« Ditën pas, kur do t’fitojmë nuk do të ketë rikthim një ditë përpara », ka shpjeguar z.Emmanuel Macron gjatë « adresimit për francezët » më 16 mars. « Do të duhet nesër të nxjerrim mësimet nga momenti që po përjetojmë », pati premtuar ai katër ditë më herët. « Por koha është sot për bashkim të shenjtë drejt ndjekjes të gjithë së bashku të një rruge të njëjtë ». Që nga vendosja e izolimit më 17 mars, dramaturgjia e debatit publik artikulohet përreth një kuadri kohor të vendosur nga autoritetet dhe të pranuar nga një masë e madhe e njerëzve : por ka një « përgjatë » dhe do të ketë një « pastaj ». « Përgjatë » krizës, qeveria pezullon shtetin e së drejtës, liritë e qarkullimit, tubimeve, protestave etj., rishkruan pjesë të plota të së drejtës së punës, shkelë mbi të drejtat e mbrojtjes në gjyqësi, sistematizon mbikëqyrjen e masave. « Përgjatë », ministria e brendshme kryen për një muaj 12,6 million kontrolle policore – më shumë se depistime të virusit – dhe shqipton 760 000 gjoba njerëve të ngeshëm, ose më shumë se maskat për civilët. « Përgjatë », kallëzimet bëhen virtyt qytetarie që grumbullon më në fund intelektualë parizien të izoluar në shtëpi, që bëjnë « tweet » me tërbim kundër shëtitsve të dalur jashtë megjithë këshillat. Pa harruar prefektin e Seine-et-Marne që rekuizon gjuetarët për « t’i paralajmëruar dhe njoftuar forcat e rendit për shkeljet » e izolimit të detyruar (para se të shpërbëjë milicinë e tij par shkak të ‘bazës së brishtë juridike’ sipas prefekturës). « Përgjatë », flamujt e kuq dhe « jelekët e verdhë » zëvëndësohen me jelekët e bardhë, jo të infirmierëve dhe ndihmësve mjekësorë, por të infektiologëve, virologëve, mjekëve kryeshef që imponojnë në media një qasje krejtësisht mjekësore të një krize para së gjithash politike. Përndryshe, një njoftim greve e nisur nga Konfederata e Përgjithshme e Punës për ta denoncuar mungesën e mbrojtjes së punëtorëve më të ekspozuar konsiderohet “e papërshtatshme” nga qeveria (27 Mars). Do të shohim « pastaj » për punonjësit, liritë, projektet dhe mësimet që duhen nxjerrur. Sepse gjithçka do të bëhet në mënyrë që të mos ketë « pastaj ».
Lufta, ushtarake ose shëndetësore, kërkon një mobilizimtë përhershëm dhe beteja të përtëritura vazhdimisht: për izolim, më pas për dalje nga izolimi, për unitet kombëtar, rimëkëmbje ekonomike, “përpjekje të konsiderueshme” – masa shtrënguese – të njoftuara tashmë nga kryeministri Edouard Philippe (TF1, 2 Prill 2020), etj.
Shteti dikton dinamikën aq lirshëm saqë kundërshtimi vlerësohet tradhti. Të ngritura nga adresimet televizive të z.Macron, momentet kryesore zëvëndësojnë periudhat e rëndësishme. Secila fillon përdërisa zgjat ende paraprakja, nën tingëllimin e mediave në masë, ku shpërthen audienca e tyre, në mënyrë që të mbizotërojë rregulli i artë: pa pauza. Asnjë kufizim nuk duhet ta shënojë kufirin midis “përgjatë” të përhershëm dhe hipotetikës “pastaj”. Koha e llogarisë nuk duhet të godasë kurrë. Dhe është pikërisht ky momenti që e presin disa nga forcat sociale protestuese. Ata që me lëvizjen e “jelekëve të verdhë” dhe grevës kundër “reformës” së pensioneve, kishin imponuar ritmin e tyre në jetën politike franceze. “Dita pas” bëhet rubrikë mediatike, pika ku pikëtakohen të gjitha debatet, mirazhi që shohim gjithë pa e arritur asnjëherë.
Falimentimi i regjimit ekonomik i kombinuar me izolimin në pranverë po bulëzon projektet e botërave të reja ku ndihmësit e infermierisë, të detyruar dje të veshnin një qese plehrash si fustan do ta kapërcejnë reklamuesen në hierarkinë e profesioneve të dobishme shoqërore. Ideja imponohet me një lloj qartësie se momenti për ta rifilluar iniciativën do të përkonte me fundin e epidemisë. Pushteti mirëmban këtë rritje shpresash që ia lë hapësirën e lirë. Drejtori i përgjithshëm i agjencionit rajonal të shëndetësisë së Grand-Est është shkarkuar për shkak se prishi mitologjinë e “pastaj” duke konfirmuar vazhdimin e heqjes së shtretërve spitalorë. “Kryeministri i bën thirrje qeverisë së tij dhe shërbimit të lartë civil ta respektojnë disiplinën e hekurt në komunikimin me krizat”, ka komentuar gazeta e përditshme Les Échos (9 Prill 2020). “Ditën e nesërme”, “ditët e lumtura” shënjojnë kalendarin e iluzioneve, të ofruara për ta mirëmbajtur të flluskuar shoqërinë e izoluar, pa shpërthyer kurrë.