EKOLOGJI
Në kutinë e veglave të Andre Gorz-it

312

NGA ALIOCHA WALD LASOWSKI

Në në fjalim  të  pazakontë të vitit 2005 dhe që është botuar sot,(1) mendimtari Andre Gorz (1923- 2007) i tregon mikut të tij filozof  Fransua Nudelman se lufta e tij në favor të ekologjisë është e pandarë nga kritika e tij në lidhje me racionalitetin ekonomik. Mendimtar  kundërshtues dhe teoricjen i rënieve, në librin e tij  Të mendosh të ardhmen, ai shpjegon se shoqëria  e konsumit krijon më shumë nevoja të pakënaqshme sesa përmbush në të vërtetë. : « jetojmë në një regjim ku qëllimi i çdo aktiviteti është krijimi i gjërave të këmbyeshme dhe të  pagueshme, dhe ajo ç’ka nuk është e pagueshme nuk ka status në ekonominë kapitaliste ». Larg diktatit të kryeqytetit dhe mbretërimit të mallrave, Gorzi mbron një botë ku mundohet të mbrojë kohën e lirë dhe lulëzimin në gjirin e të gjallëve. Ashtu siç e tregojnë edhe librat e tij, Ekologjia dhe politika, botuar në vitin 1975, Ekologjia dhe liria botuar në vitin 1977, ai shqetësohet për të ekuilibruar biosferën, ekosistemin dhe njerëzimin. I alarmuar nga ndotja e madhe dhe i shqetësuar nga rreziqet që sjellin përdorimet e lëndëve bërthamore, ai hedh një thirrje të mprehtë : «  Akuzoj » logjikën ekonomike shkatërruese. Për mendimin e tij, sindikalizmi dhe ekologjia politike shkojnë bashkë, dhe janë baza e një mendimi «baza e lirisë, e emnaciopimit, e subjektit autonom dhe e demokracisë vetadministruese », përfundon Nudelmani.

Pikërisht këtë gjë analizon dhe Uilli Xhaninazi në ribotimin e biografisë së tij Andre Gorzi. Një jetë e tërë .(1) « Ekologjizmi i tij drejtohet nga qëllime sociale », komenton Xhaninazi, ku saktëson se « Gorzi vdiq duke menduar se « dalja nga kapitalizmi ka filluar tashmë ».  Gazetari-filozof kishte kuptuar më herët me mjaft qartësi dobësitë dhe krizën e kapitalizmit financiar pas vitit 2008.  Në ditët e sotme, gratë dhe burrat që duan të kufizojnë tregtinë e mallrave, lëvizjen e parave, utilitarizmin dhe ekonominë për të krijuar një shoqëri me një masë ekstratregtare, do të gjejnë në utopinë konkrete të Gorzit një pikënisje të mrekullueshme.

Si mund të ndërtojnë parimet e ekologjisë sociale një horizont të ri emancipimi ? Kjo është pyetja e ngritur  në një artikull të titulluar « Ekologjia politike ndëmjet ekspertokracisë dhe autokufizimit », e vitit 1992 dhe  qërimerret përsëri  nën titullin  Elozh i mjaftueshëm (1).  Përgjigjja bashkon atë që ndonjëherë e quajmë « ekosocializmi » apo dhe « ekologjia arkadiane ». Bëhet fjalë për të interpretuar degradimet e planetit si një shenjë e krizës sistematike të qytetërimit. « Kriza e jetës urbane, e vendit ku banojmë, e mjekësisë, e shkollës, dhe e shkencës », saktëson Gorzi. Atëherë çfarë duhet bërë ? Për babain e ekologjisë politike dhe të teorisë së autonomisë, realiteti ekologjik shënon një kufi të mjaftueshëm për sjelljet tona dhe për veprimet, gjithashtu. Autonomia njerëzore duhet të integrojë kuadrin mjedisor si një parim politik dhe ruajtjen e burimeve natyrore si një domosdoshmëri  materiale. Çdo gjë që vihet në lojë në mënyrë demokratike qëndron në një ekuilibër të arsyeshëm dhe në një përqasje koherente, të cilat, së bashku, përcaktojnë normën e të mjaftueshmes. Kjo do të thotë, përfundon ai, se « një normë e caktuar rregullon nivelin e përpjekjes në funksion të kënaqësisë së kërkuar dhe anasjelltas ». Me anë të këtyre tre veprave, mendimi i Andre Gorzit, që ngelet një referencë thelbësore në regimet kritike, është një pikënisje e së ardhmes së ekologjisë politike franceze.