Në kuzhinën e investigimit

Ata mishërojnë kundërfuqinë ose kundërpushtetin : gazetarët që hetojnë korrupsionin e të fuqishmëve. Këta hetues, investigues, po detyrojnë ministrat të dorëhiqen, po shkundin këshilltarët, po heqin shefat - më rrallë. Por, këngët e transparencës gjithmonë ruajnë një zonë gri. Si punojnë, kush u kundërvihet, çfarë i motivon, publiku nuk di asgjë. Pierre Péan, i cili ishte një figurë e spikatur në këtë mjedis, hedh njē dritë origjinale mbi kēto kulisa.

315

Që nga mesi i viteve 1980, jeta publike franceze duket e shënjuar nga një paradoks. Nga njëra anë, rritja e papunësisë, pabarazisë sociale dhe gjeografike, globalizimi ekonomik, mospjesëmarrja e shtetit të mirëqenies siç ishte konceptuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe rivendosja e tij në dobi të kompanive private, kanë shënjuar epokën tonë. Nga ana tjetër, bota e mediave ka ngritur në majën e hierarkisë, jo hetimin shoqëror apo raportin ekonomik, të aftë për të ndriçuar këto shndërrime, por një lloj dhe një figurë që zakonisht lulëzojnē kur gjithçka shpërbëhet: skandalin e korrupsionit politiko-financiar dhe gazetarin e ashtuquajtur  “investigues”.

Qarkullon emri i “biznesit” si melodia e youtub-it  ngulitur  në brazdat e kujtesës kolektive: Botton, Schuller-Maréchal, Urba, Mutuelle nationale e studentëve te Francēs (MNEF), HLM në Paris, HLM nē Hauts -de-Seine, Elf, Pelat, kasetë Méry, Credit Lyonais, Dumas, Balkany, Takieddine, Woerth-Bettencourt, Cahuzac … Një nga një ato përbëjnë lajmin kryesor, zhbëjnë fatet politike,  ngulitin idenë e një shoqërie tē strukturuar jo më prej përplasjes së forcave shoqërore dhe politike, por prej betejës midis se mirës, përfaqësuar nga një numër shumë i vogël individësh të vendosur për të pastruar demokracinë tonë të bukur të deleve të zeza që e shpërfytyrojnë atë, kundër së keqes përfaqësuar nga një bandë e zgjedhur dhe zyrtarë të korruptuar. Këta engjëj të përbetuar me mish e shpirt ndaj virtytit suprem, të drejtës së informimit, formojnë një elitë brenda profesionit të tyre.

Në vitet 1970, ekuilibri midis shtypit dhe pushtetit, i çekuilibruar në favor të këtij të fundit, përbënte aktivitetin e tyre margjinal, veçmas, të paktën derisa një palë e hetuesve të Washington Post e hoqēn presidentin e  Shteteve të Bashkuara. Miti themelues u bë model për t’u imituar, deri në pikën që u importua shprehja amerikane – “hetim” më mirë se anketim – çështja Watergate fiksoi një herë e përgjithmonë rregullat e ushtrimit: investiguesi e sheh shtetin si kundērshtar, burim i supozuar i tërëfuqishëm dhe i dëmshëm, në atë çast kur ky nis tërheqjen e tij në dobi të ndērmarrjeve private.

Kalimi nga kolonat e guximshme të  gazetës “Le Canard enchaîné” drejt fundit të viteve 1970 tek, për referencë, ato të gazetēs “Le Monde” në mesin e viteve 1990, gazetaria investigative e specializuar në çështjet politiko-financiare ka ndryshuar thellësisht teatrin demokratik. Vëzhguesi  tani është aktor, dhe nganjëherë regjisori  i shfaqjes që luhet nga partitë, zyrtarët e zgjedhur dhe votuesit. Zbulimet e tij rishpërndanë rolet  në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2017 duke kontribuar në eliminimin e z. François Fillon, siç edhe çuan në dorëheqjen e Zëvendës Kancelarit Austriak, z.Heinz-Christian Strache, në vitin 2019. Kundër-pushteti u ngrit në rangun e pushtetit. Po kush e njeh  funksionimin e tij? Si dalin këto “zbulime”? Kush zgjedh kalendarin, objektivat e tyre?

Një veçori e këtij aktiviteti të kryer në emër të moralit dhe kërkesës së transparencës është mprehtësia e tij. Një humnerë ndan nē të vërtetë imazhin e gazetarit investigues të përcjellë nga vetë shtypi me portret si të hetuesve, individë me sy me hije dhe cilësi gjoja  të jashtëzakonshme, të fotografuar kurriz mē kurriz si  si në posterat e filmave me spiunazh dhe praktikave tē përditshme tē profesionit.

Në thelb ka dy mënyra për të hetuar. Njëra, e pretenduar në mënyrë të veçantë nga autori i këtyre rreshtave, mund të përkufizohej si një gazetari banale e ngadaltë: hetuesi zgjedh lëndën e tij dhe i kushton një kohë, një energji që shumica e redaktorëve nuk do pranonin ta bënin. Ai përparon qorrazi, në mënyrë të beftë dhe merr rrezikun që të gabojë. Hulumtimet e tij, në përgjithësi, rezultojnë në çështje pak të gjykuara, në krahasim me skandalet politiko-financiare që pērbëjnë lajmin kryesor. Ai do të bëjë një libër, tē ardhurat e  të cilit mbulojnē përafërsisht, groso modo , shpenzimet e bëra  ndërsa shitjet e librit do të ndihmojnë në fillimin e hulumtimit tjetër. Është një model i brishtë: disa dështime të njëpasnjëshme tregtare, të shoqëruara me procedura për shpifje janë të mjaftueshme për t’i hequr gazetarit  mundësinē (dhe dëshirën) për të filluar përsëri. Për të riparuar kredinë e dēmtuar të mediave, disa redaksi, përfshi edhe atë audio-vizuale, kanë menaxhuar formularē për të hetuar çështje ekonomike ose sociale (cash investigation “hetimi i parave”, emisioni i Elise Lucet në TV  Francë 2), por fenomeni mbetet periferik.

Dhe për njē arsye të mirë. Megjithëse ata zakonisht pretendojnë të ndjekin këtë rrugë të pjerrët, shumica e protagonistëve të gazetarisë investigative punojnë në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Nuk bëhet fjalë pēr tē hetuar, por për të pritur një lajm qē rjedh. Nga  një procesverbal auditimi ose nga hetimi  dërguar nga një gjykatës, një  polic, një avokat. Dokumenti mbērrin, dje me faks sot me mesazh të koduar.  Detektivi i patrembur, më pas, përpiqet ta rishkruajë atë në stilin gazetaresk: fakte të hollësishme, data të sakta, emra të njohur ose cilēt do të dalin  së shpejti. Kjo punë e zhvendosjes shoqërohet me disa thirrje telefonike për të mbledhur pērgēnjeshtrimet apo pëshpëshet e sikletshme të personave të përfshirë, provë e pamohueshme e një pune të shkallës së parë

Afera HLM çoi në zbulimin e një kategorie të veçantë të korporatës së njerëzve të shtypit: gazetarët investigues. Kur isha ende naiv, mendoja se puna e tyre ishte … të hetojnë, shkruajti gjykatësi Eric Halphen. Error! (…) Me përjashtime të rralla, dhe unë mendoj se ne gazetën “Canard enchaîné”(…), gazetarët investigues  nuk bëjnë hetime… “Gjykatësi tregonte atëherë nē off  se  kishte marrë një propozim nga të dy hetuesit e shkëlqyer të kohës për të “ecur së bashku”, të cilën ai nuk e pranoi.

Rregulli ynë është t’u përmbahemi udhëzimeve gjyqësore”

Ngjitja e kësaj gazetarie, që ngre kronikēn, rrjedh, kështu, nga një aleancë rrethanash midis një fraksioni  të vogël të botës sē gjyqësorit dhe pikēs kulmore të botës së mediave. Ky koalicion i skajshëm, periferik, me efekte të fuqishme ka disa karakteristika. Në radhë të parë, gazetari investigues nuk është përgjithësisht nismētari i subjektit të tij të hetimit:  ky i vjen i gjithi i lidhur nga një gjykatës, një polic apo një avokat, i cili ka përparësitë e tij, interesat e tij – për shembull, për të zhbllokuar pengesat, frenimet politike për një hetim gjyqësor ndaj një personaliteti tē shquar duke e bërë atë publike. “Ne kemi një rregull që t’u përmbahemi udhëzimeve,” tha Ariane Chemin,e gazetes “Le Monde”. Ne nuk bëjmë hetim për nismën, iniciativën.”

Çēshtja e financimit të mundshëm libian të fushatës të z.Nicolas Sarkozy në 2007-në, e ekspozuar nga portali “Mediapart”, siguron një ndriçim të mirë të kuzhinave të investigimit. Aktorët kryesorë të shfaqjes janë përgjegjësit e Zyrës qendrore tē luftēs kundēr korrupsionit dhe shkeljeve financiare e fiskale (OCLCIFF).

Ky shërbim policor gjyqësor në Nanterre merr në pyetje protagonistët libianë dhe francezë të përmendur në hetim. Komandanti përgjegjës për dosjen skanon rregullisht procesverbalet e reja. Një avokat i shoqatës Sherpa, pjesë civile në këtë udhëzim, rikuperon kompaktdisqet e fundit që përmbajnë dokumentet. Në ditët që pasuan, një gazetar nga Mediapart lëshoi ​​një element të ri të “hetimit”, dukshëm të dokumentuar mirë. Kujdestar i të gjitha akteve ligjore dhe tashmē i shndērruar nē specialistin më të mirë të çështjes, Fabrice Arfi përfundon punën e OCLCIFF me ndihmën e procesverbalit, i cili përmban emrat, vendet, adresat e aktorëve si dhe ato të  të afërmve tē tyre. Në këtë mënyrë, hetimi pērfshin  pērzgjedhjen e dokumenteve të një hetimi nga gjyqësori që mund t’u interesojë lexuesve, rishkrimin e tyre , pastaj  plotësimin; hetuesi është një menaxher i lajmit që rrjedh.

Aspekti i dytë ka të bëjë saktësisht me origjinën  dhe përdorimin i këtij informacioni. Shfrytëzimi i tyre bazohet në shkeljen e dy ligjeve, prezumimin e pafajësisë dhe fshehtësinë e hetimit, në emër të një parimi – e drejta e informacionit. Këto spërdredhje u japin të drejtë një pjese të vogël të “hetuesve” që flasin në emër të profesionit pēr mēnyrat e tejkalimit tē ligjit të përbashkët, ato të drejtësisë dhe policisë, por pa kornizën administrative dhe gjyqësore që i shoqëron normalisht. Specializuar në gazetën Le Monde dhe  drejtor i gazetës Journal du dimanche, Hervé Gattegno pranoi në fillim të viteve 2000 të punojë  pak a shumë si gjyqtar. Ai e linte kartën e tij të biznesit në kutinë e postës së një protagonisti të paarritshëm në telefon me këtë kujtesë të thjeshtë: “Hervé Gattegno dëshiron t’ju dëgjojë.”


Në çështjen Cahuzac (e cila, duhet  theksuar, vazhdonte nga një hetim i vērtetē  i nismēs), drejtori i Mediapart Edwy Plenel nuk hezitoi t’i shkruante Prokurorit të Republikës për t’i kërkuar që ai të merrte një aktakuzë plotësuese, në mënyrë që gjyqtari të njihej me faktet e reja të zbuluara nga faqja në internet. Me fjalë të tjera, gazetari nuk është më i kënaqur të ndihmojë shfaqjen e  së vërtetës dhe të ndriçojë gjykimin e lexuesve: bëhet, në këtë rast, drejtësi ndihmëse, apo edhe nga policia. Ky pozicion mund të duket i ligjshëm për publikun kur bëhet fjalë për të denoncuar te prokurori një ministër buxheti që mashtron me taksën, si në rastin e z. Jerome Cahuzac. Por a do ta denoncojë nesēr  gazetari te gjykatësit një kundërshtar politik, një armik personal, një konkurrent në biznes? Për sa kohë që asnjë forcë kundër-pushtet nuk vepron si kundërpeshë për fuqinë e mediave, një pjesë e debatit publik do të varet nga zgjedhja e disa hetuesve që vënë lajmin  në dispozicion të tyre; një ndarje e bërë në atë mënyrë që të goditet “atje ku dhemb, me shpresën se do të ketë më pak dëm, më pak fatkeqësi dhe vuajtje, padrejtësi dhe mjerim, një ditë”.

Nëse çdokush ka  interes të dramatizojë këtë përballje me gjasë, të supozuar, midis të drejtit dhe të padenjit, duke nisur nga gjyqtarët dhe policia, të cilët e shohin atë si një mjet për të vepruar pa u dukur, askush nuk mund ta mashtrojë veten: duke ndjekur kriteret e veta, prioritetet e tij politike, agjendēn e tij ose atë të informatorëve të tij, hetuesi do të vendosë për shembull të botojë dokumentet e sekuestruara gjatë kontrollit të shtëpisë së një personi të shquar  që policia nxitoi t’ia përcillte. A do ta shohim, për shembull, jetën private të z. Jean-Luc Mélenchon, kompjuterët dhe korrespodenca personale e të cilit u kapën në tetor 2018, postuar me lehtësi në prag të një maturie politike? Apo informacionet e mbledhura nga detektivët e z.Bernard Arnault mbi jetën e deputetit François Ruffin dhe marrëdhëniet e tij me ekipin e Fakir?

E gjitha ndodh sikur disa personazhe të skenës gazetareske të arrinin tē ndryshonin rendin e artikujve të Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit të vitit 1789, duke kaluar supozimin e pafajësisë (neni 9) pas shprehjes së lirë të mendimeve dhe opinioneve (neni 11). Dhe përsëri: e drejta për informacion nuk figuron aty. Ky nocion, për të gjithë qytetarët, të cilët janë teorikisht përfituesit, përcaktohet vetëm nga profesionistë të informacionit në tekste korporatiste (siç është Deklarata e Detyrimeve dhe të Drejtave të Gazetarëve të Mynihut të 1971-shit) – është përfshirë gjithashtu në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. A i takon vetëm shtypit ta zgjidhë vetëm këtë çështje apo atë të mbrojtjes së intimitetit?

Debati për përdorimin e përgjimeve telefonike nga yjet e hetimit ilustron këtë tension. Si të gjithë ata që punojnë për çështje të ndjeshme, edhe Plenel, atëherë gazetar në gazetën Le Monde , ishte objekti i një përgjimi. Ai e tregoi në një libër këtë sprovë. “Një dialog në telefon është si një bisedë me veten,”  shkruajti ai nē librin Fjalët e vjedhura në (Stock, 1997). Nëse bashkëbiseduesi është një njeri intim, ne jepemi,  zhvishemi, mendojmë shpejt, flasim shpejt, shprehim atë që nuk mendojmë vërtet, gënjejmë, predikojmë marrëzi, llomotisim kot, e pohojmë si të vërtetë atë pēr tē cilēn dyshojmë thellë (…). Ne mendojmë se jemi në shtëpi, të strehuar, në një intimitet mbrojtës. » Njëzet vjet pas shkrimit të këtij teksti të mrekullueshëm dhe të sinqertë, ai kujton nocionin e “interesit publik” për të justifikuar botimin nga Mediapart të  te tjera “fjalëve të vjedhura”, ato të maxhordomit të Liliane Bettencourt, trashëgimtare e L ‘ Oréal, ose të  z. Alexandre Benalla. Padyshim që zbulimet ngjallin interes publik. Por burimet e tyre nuk janë gjithnjë moralisht aq të patëmeta, sa do t’i dëshironin të ishin, justifikuesit e penēs. Gëzimi i egēr për të parë rënien e tē korruptuarve shpesh çon në pafuqi përballë strukturave korruptive, të cilat mbesin në vend kur njëri ministër ndjek tjetrin. Ne mendojmë se jemi hakmarrë, por asgjë nuk ka ndryshuar (7)

I paraqitur si një shërbim ndaj publikut, një scoop sjell para

Nëse jo, llogaria bankare apo hapēsira sociale e mediave e nxorën lajmin. Sepse interesi publik  kaq shpesh i pērmendu, ruan lidhje të ngushta me interesin privat. I paraqitur gjithmonë si një shërbim për publikun, njē scoop shet  të ardhura.  Ai bën “lajmin kryesor”, nxit emisione televizive dhe radiofonike, zhurmon nē  rrjetet sociale, shndërrohet nē famë, besueshmëri pastaj nē shitje, abonime, rritje tē tarifave të çmimit tē reklamave. Prodhimi aktual i scoop- it u bindet kritereve ekonomike. Qasja në dokumentet e gjykatës mundēson  tē fitohet kohē dhe, për këtë arsye, edhe para. Gazetarët – gjykatēs që marrin këto pjesë përfitojnë nga hetimet jo vetëm të parapērgatitura, por edhe të parapaguara, pasi procesverbalet që përbëjnë lëndën e parë sintetizojnë hetimet e kryera nga policia dhe drejtësia falë parasë publike. Disa firma që “ia dalin mbanë” përmes rrjedhjeve te lajmit, kapin një formë  subvencioni,  qē varet nga kontaktet e tyre personale që kolegëve të tyre u mungojnē. Rrugēt  e virtytit dhe lufta kundër shtetit janë përfundimisht dredha-dredha Kjo ekonomi e hetimit ka një efekt të dyfishtë pervers. Gazetarët që pajtohen të krijojnë aleancën mjeko-gjyqësore paguajnë mundësinë e qasjes në dokumente me varësi ekstreme nga burimet. Kur procesverbalet  dalin nga avokatët  e çështjeve civile, artikujt zakonisht mbrojnē ,mbēshtesin, betejat e tyre. Duke pasur parasysh numrin shumë të vogël të magjistratëve, avokatëve dhe policisë që pranojnë të çlirojnē sekretin e hetimit, numri i “gazetarëve të mëdhenj investigues”,  të përkushtuar ndaj çështjeve të forta gjyqësore, deri më tani është i kufizuar në Francë – rreth 12. Pabarazia e aksesit në informacione të nënkuptuara nga kjo strukturë, gjithashtu, ka një dimension ekonomik: pasi që një e katërta e hetuesve mbajnë monopolin e qasjes në dokumentet e udhëzimeve të çështjeve të ndjeshme, të gjithë të tjerët janë të detyruar të marrin përsëri informacionin e tyre, t’i  citojnē, dhe kështu të kontribuojnë në promovimin e konkurrentëve të tyre.

Tri dekada pas shpërthimit të saj në zemrën e jetës publike franceze, kjo gazetari që i shndērron disa hetime politiko-financiare në biznes, jo vetëm që prishi lojën demokratike duke zëvendësuar përplasjen ideologjike të partive me spektaklin e një gjykate të virtytit të orkestruar nga media, por, gjithashtu, ndërpreu ekuilibrin e drejtësisë duke futur një shkallë të dytë të gjykimit publik në çështjet civile. I pari, gjyqësori, bazohet në zbatimin e ligjit. E dyta, media, përdor mjetet e së parës por bazohet në moralin e gazetarit-hetues. Ky i fundit shqipton aktgjykimin, verdiktin e tij pērpara procesit duke ndikuar  domosdoshmērisht nē zhvillimin e tij. Për më tepër qē procesi paraqet veçantinë e frikshme  për të qenë pa apel. Asnjë e drejtë pēr përgjigje ose veprim juridik nuk është i mjaftueshëm për të fshirë gjykimin e mediave. Kështu, gjatë shtjellimit  të çështjes Elf, e cila u zhvillua në gjysmën e dytë të viteve 1990, ish-Ministri i Jashtëm Roland Dumas ishte subjekt i pesëdhjetë e dy kryeartikujve dhe i një kryeartikulli në gazetēn Le Monde; ai u pastrua në apel nga  të gjitha akuzat, por emri i tij mbeti i lidhur me këtë shpërdorim fondesh.

Padyshim, do të kundërshtojmë ne, po zoti Cahuzac? A nuk është lartësuar morali publik? Këtu prekim kufijtë e “zbulesës”. Degëzimet e pazhvilluara të disa çëshjeve bartin kuptime mē  domethënëse sesa ato që kryesojnë në revistën televizive të orēs  20. Kur dhe pse thahen papritur burimet institucionale, duke e lënë gazetarin pa prova? Përgjigjja është përgjithësisht mjaft e thjeshtë: kur përparimi i hetimit nuk akuzon më një individ të zëvendësueshëm dhe të korruptuar, por vetë sistemin korruptues.