Mbështeteni Le Monde Diplomatique në Shqip
Na mbështetni

en | fr | +

Në front me James Baldwin

Botuar në 1963, “Herën tjetër, zjarri” (The Fire Next Time), një titull që do të bëhet legjendë, e ngriti shkrimtarin James Baldwin në rolin e zëdhënësit të lëvizjes për të drejtat qytetare, e cila shkundi Shtetet e Bashkuara nga 1954 deri në vitin 1968 dhe u përhap më vonë në gjithë botën. Në këtë letër drejtuar nipit të tij, Baldwin shpjegon më së miri itinerarin e tij dhe atë çka do të thotë të jesh me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara: “Çmimi i emancipimit të të bardhëve është emancipimi i njerëzve me ngjyrë”. Në ditët e sotme është ribotuar ky tekst i shoqëruar me fotografi të mrekullueshme bardh e zi të Steve Schapiro, që ishte miku dhe shoku i tij i veprimtarisë(1). Që të dy i ranë kryq e tërthor vendit kur iu desh të përgatisnin një reportazh për revistën Life, duke u ekspozuar ndaj sulmeve të jugut racist. Duke dokumentuar  kushtet e jetës  në geto dhe çastet më të spikatura të luftës, duke ofruar portrete të liderve si Martin Luther King ose Rosa Parks, si dhe tekste të z. John Lewis, një aktivist i rëndësishëm i të drejtave qytetare, të Baldwinit, të motrës së tij Gloria Karefa-Smart dhe të Schapiro, vepra ndihmon në vlerësimin e përmasave të një beteje të bërë e  cila pērmbledh sfida gjithnjë e më  të mëdha. Figura e Baldwin që sot zgjon një kthim interesi, u mor si referencë edhe nga lëvizja Black Lives Matter.

(1) James Baldwin et Steve Schapiro (photo), The Fire Next Time, Taschen, Paris, 2019, 276 faqe, 40 euro. Cf. biografinë e mrekullueshme të Bill V. Mullen, James Baldwin. Living in Fire, Pluto Press, Londër, 2019, 256 faqe, 20 livra sterling.

Botime të tjera