Mbështeteni Le Monde Diplomatique në Shqip
Na mbështetni

en | fr | +

Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari

Akademia Musine Kokalari për Politika Publike dhe Sociale është një program zhvillimi arsimor dhe profesional i hartuar për të forcuar kapacitetet e të rinjve në fushat e politikave publike dhe sociale. Ajo i pajis pjesëmarrësit me njohuri të thella teorike dhe aftësi praktike për të nxitur ndryshime pozitive shoqërore. Akademia mbahet një herë në vit dhe zhvillohet në format intensiv për 5–6 ditë radhazi.

Akademia është themeluar në vitin 2021 nga Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari dhe një nga tiparët thelbësore është përfshirja e lektorëve të njohur vendas dhe ndërkombëtarë, profesorë, studiues dhe ekspertë të besueshëm.

Pjesëmarrësit janë të përgatitur të angazhohen aktivisht në proceset demokratike dhe të kontribuojnë në avancimin e politikave publike dhe sociale në Kosovë dhe në rajonin e gjerë. Akademia ndërthur mësimin teorik me zhvillimin praktik, duke ofruar një qasje gjithëpërfshirëse që integron : Ligjërata akademike, Aktivitete sociale dhe kulturore, Punëtori praktike dhe simulime, Debate politike dhe shoqërore, Aktivitete sociale dhe kulturore, Projekte avokimi dhe kërkimore, Rrjetëzime profesionale, etj

Fushat tematike të Akademisë janë:

Historia Shoqërore, Kombësia, Qytetaria

Ideologjitë Politike dhe Spektri Politik

Barazia dhe Përfshirja Shoqërore

Demokracia Liberale dhe Ekonomia e Kujdesit

Ekologjia Shoqërore dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm

Politika Publike dhe Sociale

Ekonomia e Mirëqenies dhe Shteti Zhvillimor

Përgjatë edicioneve të deritanishme, Akademia ka angazhuar qindra të rinj të moshës 18-28 vjeç nga të gjitha komunitetet etnike në Kosovë. E përkushtuar ndaj promovimit të diversitetit dhe përfshirjes, Akademia inkurajon pjesëmarrjen e vajzave dhe grave të reja, pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, të rinjve nga zonat rurale dhe periferike.

Video: Përmbledhje e shkurtër mbi mbarëvajtjen, përmbajtjen dhe përshtypjet nga Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari 2024, me pikëpamje nga ligjëruesit Mirishahe Syla, Alban Hashani, Edison Jakurti, Rinora Gojani & Shpend Kursani.

Botime të tjera