Bomba njerëzore – shpërthim brenda dhe jashtë planetit

332

Historinë e dy shekujve të fundit mund ta përmbledhim në mënyra të ndryshme. Më e ashpra, natyrisht, është ajo që nuk është elokuente të thuhet: 1 miliardë tokësorë në 1880-n, 7.7 miliardë në 2019-n. Revolucioni industrial lindi nga një bashkësi njerëzish të tepërt, të plakur, me shanse të pabarabarta. Në qoftë se uria shtrëngon akoma barkun e shumë njerëzve, toka ende nuk ka njohur falimentimin ushqimor që shumë vetë patën predikuar. Presioni mbi burimet natyrore asnjëherë nuk ka qenë kaq i fortë, por ai ka si përgjegjës vendet e industrializuara që po ndiejnë tani se lindshmëria në vendet e tyre po barazohet me vdekshmërinë dhe kryen kështu tranzicionin demografik. Duke u mbështetur në statistikat e fundit të Kombeve të Bashkuara të nxjerra me ndihmën e tridhjetë e pesë hartave grafike, botimi i ri i “Mënyra për të parë (1) e përshkruan këtë shpërthim demografik të tillë që e modifikon trajektoren e njerëzimit. Ajo përfill, gjithashtu, edhe atë që po ndodh aktualisht. Në maj 1968, entomologjisti Paul Ehrlich bëri bujë duke shkruar për apokalipsin ushqimor në The Population Bomb. Pikërisht, në këtë vit, përqindja e rritjes së popullsisë botërore arriti një majë përpara se të zbriste lehtësisht më pas. Sfida e numrit është gjigandeske, në veçanti për ruajtjen e ekosistemve dhe të mundësisë së banimit që ka Toka: megjithatë “bomba P” shkaktoi flakë të madhe.

Sot, më shumë njerëz vuajnë nga mbipesha sesa nga nënpesha. Përgjatë konferencave ndërkombëtare, çështja e lindshmërisë është imponuar si një prej kushteve madhore të zhvillimit. Por, nga vënia në jetë te matja e rezultateve, politikat mbi popullsinë kërkojnë kujdes dhe vendosmëri. Duke dashur të çmojmë efikasitetin e tyre, ky botim mëton të vihet në drejtpeshim evoluimi i treguesve-kyç në vendet fqinj, por që divergojnë: Iran-Irak, SHBA-Kubë, Indi-Kinë, Uruguaj-Paraguaj. Francë-Gjermani, Kore e Veriut-Kore e Jugut, etj. Inercia e fenomeneve demografike i sfidon logjikat afatshkurtra, ndërkohë që edhe të fshehtat e ndryshimeve klimaterike duhen llogaritur. Megjithatë, në të gjitha kontinentet, përveç një pjese të Afrikës, lindshmëria është ulur ndjeshëm. Në 93 vende, gjeneratat e fundit janë më të pakta në numër se ato që i kanë lindur. Europa qëndrore dhe lindore ka humbur 24 milion banorë që prej rënies së Murit të Berlinit. Njerëzimi po qortohet për atë që quhet një “dimër demografik”. Përfitimet shpresëdhënëse për jetëgjatësinë – njëzetë e pesë vjet mesatarisht që prej 1950-së – i kanë kënaqur të gjithë, por në mënyrë tepër të pabarabartë dhe mund të pyesim nëse këto përfitime mund të ruhen në vitet e ardhshme. Në tekstet largpamëse të Alfred Sauvy, René Dumont, Edgard Pisani ose Lucien Sève, botuar në kolonat e gazetës sonë, shtohen edhe analizat e specialistëve më të mirë të sotshëm. Po ashtu edhe refleksionet dhe reportazhet mbi prirjet themelore të demografisë botërore-plakja, urbanizimi, pabarazitë, përzgjedhja e fëmijëve: veprat guximtare  dhe turbulluese  të Spencer Tunick.

(1) «La bombe humaine», Manière de voir, no 167, octobre-novembre 2019, en kiosques ou sur https://boutique.monde-diplomatique.fr