PIKTURË
Fluturimet e pëllumbave

378

Pablo Pikaso i thoshte gazetës Libération: « Piktura nuk është bërë për të zbukuruar apartamentet. Është një instrument lufte ofensive dhe defensive kundër armikut » (Letrat franceze, 24 mars 1945). Në fakt, është i vetmi pranim i fjalës « luftë » që ai ka pranuar, atë që ekspozita e fundit  (5 prill-8 korrik) e Muzeut të Ushtrisë në Paris « Pikaso dhe lufta », nuk e kishte përmendur qartësisht. Është mbledhur këtu gjithë atë që mund të bashkëshoqëronte këtë emër dhe kjo fjalë, falë lidhëzës « dhe »: Pikaso gjatë luftës, efektet indirekte mbi artin e tij, denoncimi ballas (Ëndrra dhe gënjeshtra e Frankos, Guernika, Gropa e varrit, Masakra në Kore), tërthorazi ( Largimi i Sabinave) ose metaforik (Macja duke kapur një zog). Tema mund të kishte qenë « Pikaso dhe paqja », sepse kjo temë ekziston mirë e bukur në veprën dhe në veprimin e tij si qytetar: ai ka pikturuar pëllumbin bërë simbol i paqes, emblemën e masës, ka ndihmuar refugjatët, shoqatat e mbrojtjes së të përsekutuarëve, pjesëmarrës në Lëvizjen e paqes, shpërthyer në 1950, thirrjen e Stokholmit kundër armatimit nuklear (dhjetë mijë firman ë Francë). Që mund të jetë varur pranë « pëllumbave » një afishe e ofoçinave antikomuniste Paqe dhe Liri, kjo të çudit… Katalogu paraqet komente të pabarabarta dhe sjell pak kontekst, por sjell, gjithashtu, një minierë dokumentare.