Mbështeteni Le Monde Diplomatique në Shqip
Na mbështetni

en | fr | +

Emancipimi seksual, çështje politike

Nga fundi i shekullit të XIX e deri në atë të XX, pretendimi për rinjohjen e identitetit homoseksual, disa herë, është kryqëzuar me luftën e klasave. Lëvizja militante Homo ka dashur të përafrohet me lëvizjen punëtore, megjithë goditjet, në kuptimin e plotë të fjalës, që ajo ka marrë. Kjo vajtje-ardhje përshkon veprën e eseistit kontravers Zhil Dove[1] dhe doktorantit Matija Kuer[2]

Më 1869 Frederik Engels, në një letër drejtuar Karl Marksit, shqetësohej për « pederastët » qëorganizoheshin « en secret » me të majtën që sapo lindte në Gjermani. Që në 1864, Karl Hajnrih Ulrihs, pranë social-demokratëve të atëhershëm, kishte botuar Kërkime mbi enigmën e dashurisë mes meshkujve. Për të, të mbrosh « të drejtën e dashurisë brenda të njëjtit seks shpesh ngatërrohet me luftën për liritë demokratike ». Psikiatërit, pas Sigmund Frojdit, do të ishin armiqësorë  me penalizimin e homoseksualitetit – të rrënjosur edhe në kodin penal gjerman në paragrafin e tmerrshëm 175, adoptuar më 1871 dhe rrëzuar më 1994, – duke shpallur se « duhej njohur shmangia që ta zotërosh pastaj », shpjegon Dové. Nazistët nuk ishin të këtij mendimi dhe e ashpërsuan këtë nen në vitin 1935 duke dërguar disa dhjetëra mijëra homoseksualë në kampet e vdekjes.

Hipokrizia e Anglisë postviktoriane, shfaqja e « zanave » – paraprijëset e drag-qeens (burra që vishen me rrobat e grave –shën i përkth.) – në SHBA dhe ndërtimi i një korrenti politik të strukturuar në Gjermaninë e viteve 1920 : paraqitje e huazuar nga rrugë të ndryshme sipas fuqive perëndimore. Përmes teksteve, korrespondencave, studimeve sociologjike, intervistave, Dové përshkruan një homoskesualitet të lidhur me mënyrën e riprodhimit kapitalist dhe, për rrjedhojë, me luftën e klasave. Duhet të presim shpërthimin e Stonuellit në Nju Jork, në 1969-n, në një periudhë, «të tronditur nga mosbindjet e klasës punëtore »  që lëvizja Homo, në fillim e afërt me të majtën radikale, të lindë gay power me logjikën e saj konformiste. Këtu Dovéja shikon dështimin e besimit sipas të cilit « emancipimi seksual kalon përmes revolucionit social global ». Kapitalizmi « i rehatuar me atë që nuk e bezdis » uron një « kapërcim » drejt një « poliseksualitetit » (me konture teorike të zbehta), me qëllim që të dalë nga pretendimi për një identitet strikt.

Kuéréja merret me një faqe të veçantë të luftës lesbiane, gej, biseksual dhe trans (LGBT) në Francë, hapur prej Grupit të lirisë homoseksuale mes 1974-s dhe 1979-s. Debati për identitetin homoseksual niset atëherë prej konstatimit që « nuk ka asnjë konvergjencë mes një borgjezi të madh homo, një proletari homo dhe një borgjezi të vogël homo ». Ta bësh atë që është private një çëshjte politike do të thotë të shpikësh një lëvizje të veçantë, të bëhesh aleat me të shtypyrit: debati për konvergjencën e luftërave përshkon tekstet e përdorura prej Kuérésë dhe duken në fakt të vërteta përballë një modeli të homoseksualitetit trajtuar si mall. 


[1] Gilles Duavé, Homo, Question sociale et question sexuelle de 1864 à nos jours. Niet ! Editions, Le Mas-d’Azil, 2018, 296 pages, 9 euro. I afërt me grupin ‘La Veille Taupe’, Dauvé është konsideruar për një kohë të gjatë në mesin e përfaqësuesve të tjerë të një rryme të së majtes ekstreme, si një mbështetës të pikëpamjeve revizioniste.

[2] Mathias Quéré, Qui seme le vent recolte la rapette. Une histoire des Groupes de liberation sexuels en France de 1974 à 1979, Tahin Party, Lyon, 2019. 168 faqe, 6 euro.

Botime të tjera