Mbështeteni Le Monde Diplomatique në Shqip
Na mbështetni

en | fr | +

Përballë heshtjes së fantazmave

Në fillim, në oborrin e një hoteli ndodhet një kafaz, nuk dihet se në cilin vend. Aty brenda në kafaz jetojnë dy burra. Të parin e thërrasin « doktor », sepse shëroi një fëmijë të sëmurë ndërsa të dytin « Mizë » për shkak të bukurisë së tij. Rrëfyesi, që është njëkohësisht dhe shërbyesi i hotelit, ka si mision që t’i ushqejë dhe t’u japë mesazhe nga këshilli i administratës, që përbëhet nga daja i tij, halla dhe banorë të tjerë. Ai do ta na tregojë historinë e këtyre dy të mbijetuarve nga mbytja e anijes së tyre, mbërritjes së tyre në fshat, qetësia e të cilit u prish menjëherë pas kësaj ngjarjeje.

« Nuk bëjmë gjë tjetër, vecse mendojmë për ta. Ata ngjasojnë me ne, gjë të cilën mund ta konstatojmë lehtësisht, si dhe manifestojnë të gjitha dëshirat dhe uritë klasike. Por ata nuk duan të na thonë se nga kanë ardhur. Ata përsërisin pa pushim me mijëra herë në ditë se nuk kanë shtëpi. » Meqë janë të stehuar dhe të ushqyer mirë, krijohet një lloj ndjesie, e ushqyer edhe nga frika në rritje e një katastrofe  hipotetike që të huajt refuzojnë të kujtojnë. « Mund t’i quajmë dy  afreske që kanë përshkuar përmbytjen e jetëve të mëparshme. »

Nja javë pas mbërritjes së tyre, ata donin të dorëzonin një kërkesë për azil në bashki, por « ata nuk kishin kartë identiteti, as dokumente, asnjë lloj dokumenti për t’u identifikuar..(…) Është e pamundur t’u japësh leje qëndrimi fantazmave ».

Një ditë prej ditësh, të huajt mbyllen pa dashje në kafazin e ndërtuar rishtaz. Edhe banorët humbasin çelësin pa dashje. Kur lajmi përhapet, të gjithë mundohen të ndihmojnë me se të munden, por askush nuk i ndihmon që t’i nxjerrë që aty. Është një botë e ngushtë  e mbushur me logjikë të palogjikshme, e stehuar mes absurdes së Franc Kafkës dhe oportunizmit të Samuel Beketit. Sepse Kafazi,  është një parabolë, një tregim që flet për epokën tonë, për egërsinë dhe hipokrizinë e saj. Ai ngjason me romanin  Épépé,  botuar në vitin  1970 (Denoël, 1999), nga hungarezi Ferenc Karinthy, në të cilin një linguist, rrugës duke shkuar në një kongres shkencor, ulet në mënyë të mistershme në një qytet të panjohur dhe ku banorët flasin një gjuhë të pakuptueshme. Njëlloj si tek ky roman, edhe Kafazi ngre në pikëpyetje nocionet e të huajit dhe të  anomalisë, – aq sa të huajt mund të shpjegojnë vetëm atë që kanë përjetuar. Të vëzhgojë apo të ndërhyjë, të bashkëpunojë apo të reagojë, e tilla është dilema që trazon shpirtin e rrëfyesit të humbur:

« Në këto momente po bombardohem midis dëshirës për t’i ndihmuar paksa ata që  ndodhen në mes të një deti të trazuar dhe asaj për të pritur sesi do ia dalin mbanë vetë. » Nuk bëhet fjalë për të pyetur njerëzimin në lidhje me dy të burgosur, të cilët janë të detyruar të jetojnë si kafshë, por në lidhje me mbikqyrësit dhe me komunitetin e tyre. « Duhet pranuar fakti se vetëm ndërgjegjësimi për trishtimin dhe braktisjen e tyre nuk ka sjellë asnjë ndryshim », konstaton rrëfyesi.

Shkrimtari nga Zelanda e Re Lloyd Jones  ka marrë çmimin e shkrimtarëve të Commonwealth-it, për librin Mister Pip (2006); Livre de poche  (libri i vogël, 2011), ka qënë finalist në Booker Prize, që më vonë është përshtatur në kinema. Pas librit  Më dhuro botën (2010); Le Livre de poche (libri i vogël, 2012), që flet për një grua me ngjyrë që kapërcen Mesdheun, ai shkon në Berlin për të takuar djalin e tij pak pas lindjes. Aty afrohet sërish me fatin e emigrantëve të humbur në palat e botës perëndimore. Ose që u kthyen në mostra pas hekurave të një kafazi…

Botime të tjera