Shkrimtari Gore Vidal thoshte për romancierin njujorkez Louis Auchincloss se ishte “i vetmi që tregonte se si princat që na qeverisin sillen me bankat, sallat e tyre të këshillimit, në kabinetet e avokatisë dhe klubet e tyre”. Ky ndoshta është një nga funksionet e romanit, dhe jo nga më pak të rëndësishmit, të nxjerrë zbuluar një grotesk që nuk mund ta duronim ndryshe. Por kush nuk e di se të fuqishmit kanë kodet dhe zakonet e tyre, dhe se pushteti ashtu si dhe drejtësia, tregohen më të ashpër me disa se me të tjerët? Në këtë pikëpamje, çështja Jeffrey Epstein, e këtij multimilioneri të akuzuar për trafik minorenesh, i cili u vetëvra në qelinë e tij më 10 gusht 2019, është më shumë se një skandal seksual: është një rast për studim që nxjerr në pah çarjet e mëdha të drejtësisë penale amerikane.
Figurë e shquar e shoqërisë në Florida – z. Donald Trump deklaroi se ai e njihte “si gjithë të tjerët në Palm Beach”. Z. Epstein u bë i pasur duke menaxhuar aktivet e miliarderëve. Qoftë në rezidencën e tij në Neë York, e njohur si një nga më të mëdhatë e metropolit, apo në vilat e tij në Palm Beach, Santa Fe dhe ishujt Vierges, ai paraqitej pranë njerëzve të shquar të shoë-biz-it (aktorët Kevin Spacey dhe Kris Tucker, Peggy Siegal që merret me publicitet) gazetarëve televizivë (Charlie Rose, Barbara Ëalters, Mike Wallace…), por, gjithashtu, dhe njerëzve me pushtet nga të gjitha anët, si presidenti i dikurshëm, Ëilliam Clinton, që mendohet se e ka shoqëruar në udhëtime të shumta, princi Andreë d’York apo dhe ish kryeministri izraelit Ehud Barak – pa harruar, sigurisht, një yll të telerealitetit që shumë shpejt do të prekte tokën në Shtëpinë e Bardhë.
Të gjithë pohonin se ishin të magjepsur nga inteligjenca anormale e këtij njeriu që e kishte nisur nga hiçi dhe që ja kishte dalë të mbërrinte në majë pa asnjë diplomë të vetme në xhep. Duke dashur të përkufizohej si një intelektual, Z. Epstein derdhte donacione bujare në universitetin e Harvardit si dhe në institucione të tjera të ndryshme. Mik i z. Larry Summers – sekretar i dikurshëm i Thesarit të Z. Klinton që u bë dhe president i Harvard-it, më pas këshilltar ekonomik i z. Barak Obama – por, gjithashtu, dhe i shumë fituesve të çmimit Nobel dhe i profesorit të së drejtës Alan Dershowitz, Epstein-i financoi shumë programe kërkimi, dhe mund të themi fare mirë se ai i “koleksiononte” shkencëtarët.
Një marrëveshje sekrete me prokurorët
Dobësia e tij për vajzat e reja njihej që në fillim të viteve 2000: në atë kohë, shtypi që merrej me skandalet e quante avionin e tij privat “Lolita Express”. Në vitin 2002 z. Trump i rrëfeu një gazetari: “E njoh Jeff-in që prej pesëmbëdhjetë vjetësh. Është një burrë i jashtëzakonshëm. Zbavitemi shumë bashkë. Le të themi se atij i pëlqejnë femrat e bukura po aq sa dhe mua, dhe shumë prej tyre hyjnë tek kategoria “të reja”. Nuk ka dyshim që atij i pëlqen jeta sociale”.
Pesë vjet më vonë z. Epstein u akuzua se kishte ngritur një sistem të sofistikuar trafikimi të minoreneve, pjesa më e madhe e të cilave vinin nga mjedise sociale të varfra. Ndërkohë që rrezikonte dënimin e përjetshëm, njeriu i biznesit kurdisi një marrëveshje të fshehtë me prokurorët federalë të Floridës. Bëhej fjalë për një marrëveshje për mosndjekje (non-prosecution agreement) që i lejonte të përballej me aktakuza të lehta – procedurë tërësisht e ligjshme. Në vitin 2008, z. Epstein u deklarua fajtor për “rekrutim minorenesh” (akuzë më pak e rëndë se “trafik minorenesh”) dhe pranoi një dënim me burg prej 14 muajsh si dhe imunitet juridik për bashkëpunëtorët e tij. E vuajti dënimin në kushte shumë të favorshme, duke pasur mundësi që të kthehej në zyrën e tij gjashtë ditë në javë. Asnjë prej viktimave të tij të shumta nuk u njoftua për marrëveshjen që ai bëri me prokurorët, edhe pse ligji e kërkon një gjë të tillë.
Në një shtet si Florida, e shquar për ashpërsinë e saj në lidhje me krimet seksuale, toleranca ndaj z. Epstein është për t’u habitur. Për ta kuptuar duhet të kapemi tek një veçanti e drejtësisë penale amerikane: roli dominues i prokurorit. Në teori, në këtë sistem ku përqindja e burgosjes është nga më të lartat në botë (700 të burgosur për 100 000 banorë), procedura penale është ndërtuar në bazë të një konfrontimi midis pushteteve publike, të përfaqësuara nga një prokuror, ndërsa i akuzuari i përfaqësuar nga një avokat. Gjatë procesit, gjykatësi prononcohet mbi çështjet e drejtësisë, dhe juria mbi çështjet e faktit. Megjithatë, si njëra dhe tjetra kufizohen me fakte dhe argumente të drejtësisë që janë paraqitur nga të dyja palët. E thënë ndryshe, gjykatësi, përgjithësisht, nuk ka pushtet të pavarur mbi hetimin: u takon palëve t’i paraqesin atij elementët që ai mund t’i marrë në konsideratë.
Simetria midis prokurorit dhe avokatit është më tepër teorike. Në praktikë është prokurori ai që përcakton aktakuzën dhe që i ka të gjitha letrat në dorë. Ai disponon mjete të mëdha shtetërore dhe kontrollon zhvillimin e procesit falë “pushtetit të tij për vlerësim të lirë personal diskrecional”. (prosecutorial discretion). I përballur me fakte të ngjashme, ai mund të zgjedhë aktakuza të ndryshme, duke çuar në dënime më pak a më shumë të rënda. Gjithasht, ai mund të vendosë që të mos e ndjekë një të akuzuar kur bëhet fjalë për “interesin e përgjithshëm”. Avokati i të akuzuartit, shpesh, është një avokat i caktuar nga shteti që ka kaluar veçse disa minuta kokë më kokë me klientin e tij para se të shkojë para prokurorit për të filluar negociatat. Nuk ka të dhëna në nivel federal por elementët që janë zbuluar nga një gjykatës në dy vende të shtetit të Uashingtonit treguan se avokatët e caktuar nga shteti punonin mesatarisht më pak se një orë për çdo rast. Gjithashtu. dihet se rreth 80% e personave të fajësuar për krime që dënohen më shumë se një vit burgim, jetojnë në skamje.
Është kjo logjikë konfrontimi që justifikon parimin e famshëm të: negociimit të dënimit” (plea bargaining): nëse i akuzuari premton se do të deklarohet i fajtor për një aktakuzë të dhënë (të mos kërkojë apelim në proces dhe të bashkëpunojë me prokurorin, duke dëshmuar gjatë një procesi tjetër, p.sh), edhe ky i fundit mund të angazhohet për t’ia ulur dënimin. Edhe pse e kanë pushtetin për ta bërë një gjë të tillë, ndodh shumë rrallë që gjykatësit t’i vihen kundër kësaj lloj marrëveshjeje që ofron si avantazh shmangien e procesit – dhe çmimet e lidhura me të. Nga ana e tij, edhe i akuzuari mund të refuzojë përfundimet e marrëveshjes të propozuar nga prokurori, por ai rrezikon të dalë para gjykatës dhe, shpesh, të marrë një dënim më të rëndë. Ky është çmimi i daljës në gjyq, ose i trial penalty.
Për të akuzuarit, zgjedhja nuk është vetëm një, dhe pjesa dërrmuese e dënimeve (më shumë se 95%) rezultojnë me marrëveshje që të pranohen fajtorë. Për gjykatësin e Gjykatës së Lartë Anthony Kennedy, “transferimi i pushtetit të vetëvlerësimit diskrecionar të dënimit nga gjykatësi tek prokurori, shpesh më i moshuar se i akuzuari, është një gabim. Ai i jep prokurorit një pushtet vendimmarrës kur ky i fundit nuk është formuar për këtë gjë dhe ia heq këtë pushtet gjykatësit, aktorit të sitemit që mund ta kryejë më së mirë këtë funksion, në mënyrë të hapur transparente dhe të arsyeshme”.
Në fakt, priviligjet e tepruara të prokurorëve krijojnë praktika që habisin, shpesh, vëzhguesit e huaj: konferenca shtypi të ndezura, premtime serioze para zgjedhjeve në këtë post, konkurse të liga, si në Tennesse, ku prokurori më i ashpër merr “çmimin e çekiçit”. Pa folur për poshtërimet që pësojnë të akuzuarit, që fotografohen sistematikisht gjatë arrestimit të tyre. Këto imazhe që konsiderohen nga policia dhe prokurorët si fotografi me interes publik, mund të përdoren nga të tretë dhe të botohen në linjë pa e vrarë mendjen për hipotezën (prezumimin) e pafajësisë së tyre. Në shumë shtete, site të caktuara të internetit janë të autorizuara t’u kërkojnë para të akuzuarve që do të donin të tërhiqnin fotografinë e tyre.
Së fundi, për prokurorët më të spikatur, mund të shfaqën karriera fitimprurëse, në gjirin e kabineteve të avokatisë më prestigjoze. Kalimi i një funksionari të lartë të shtetit në sektorin privat është shumë i përhapur, dhe i pranuar dhe klientët janë gati të paguajnë çmime të larta për të përfituar shërbimet e një këshilli që zotëron të gjitha sekretet e sistemit. Nëse rregullat e deontologjisë i ndalojnë këta avokatë të rikthyer që të punojnë për rastet që më parë i ndiqnin si prokurorë, asgjë nuk i ndalon të implikohen në çështje të tjera, duke rrezikuar të gjenden përballë kolegëve të tyre të dikurshëm – të cilëve ndonjëherë u detyrohen dhe karrierën e tyre. Kalimi i funskionarit të shtetit në sektorin privat, funksionon në dy kahe: një numër i konsiderueshëm i prokurorëve federalë kanë filluar të punojnë në një nga këto kabinetet e mëdha të avokatëve.
Një tablo e tillë ndriçon të fshehtat e çështjes Epstein. Në vitin 2007, biznesmeni përballet me akuza të rënda. Prokurori i çështjes quhet Alexander Acosta. Është një ish-funksionar i lartë, i emëruar në këtë post nga presidenti republican Xhorxh W. Bush. Z. Epstein punëson në ekipin e tij të avokatëve z. Keneth Starr, i cili kur ishte prokuror, kishte udhëhequr hetimin ndaj Z. Ëilliam Clinton për çështjen Monica Leëinsky. Ai ka në krah Alan Dershoëitz dhe të tjerë mjeshtra të urdhërit të avokatit. Shumë prej tyre, mes të cilëve Z. Starr, kanë kaluar nga kabineti Kirkland & Ellis që ka mes bashkëpunëtorëve të tij të vjetër. Alexander Acosta-n. Nuk është aspak për t’u shqetësuar.
Nepotizëm, marrëveshje të vogla e të fshehta
Për të justifikuar trajtimin përfitues ndaj z. Epstein, z. Acosta, si zakonisht, argumenton trysninë e padurueshme që avokatët e të akuzuarit ushtruan mbi ekipin e tij. Këta të fundit do të kishin punësuar edhe detektivë privatë për të hetuar mbi zakonet e prokurorëve me qëllim prishjen e reputacionit të tyre – një praktikë ku mund të kuptosh gjithë ironinë e mundshme.
Siç e zbulon, dhjetë vjet pas fakteve të dhëna, një artikull i Miami Herald, prokurorët u impresionuan nga pushteti i Epsteinit. Email-et e nxjerra nga gazetarja dëshmojnë për konsideratën e madhe që ata provonin ndaj avokatëve mbrojtës – e kundërta e asaj që përjetojnë pjesa më e madhe e të fajësuarve, që përballen me prokurorë të ashpër dhe këmbëngulës. Nëse avokatët e Epsteini-t u treguan agresivë, asgjë nuk mund të sugjerojë se ata vepruan në mënyrë të jashtëligjshme. Kur u botua artikulli, z. Acosta u bë ministër i punës në qeverinë e z. Trump, i ngarkuar, përveç përgjegjësive të tjera, dhe me ndëshkimin e trafikut seksual… Pasi rezistoi disa muaj, ai s’e përballoi dot presionin publik, dha dorëheqjen në korrik të vitit 2019, pak kohë pasi ministria e drejtësisë hapi një hetim mbi kushtet e përmbylljes së marrëveshjes.
Funksionimi për problematikën më të vogël të drejtësisë amerikane, shkëmbime favoresh, marrëveshje sekrete dhe kompromiset, allishverishet e vogla, provokoi disa synime të reformës. Z. Obama dhe ministri i tij, Eric Holder vepruan, por pa sukses. Pastaj i erdhi radha z. Trump, për kētë nismë u arrit të merreshin vetëm disa masa të thjeshta duke u kufizuar me lehtësimin e disa dënimeve, kryesisht me shqetësimin për ekonominë buxhetore, pa prekur problemet në thelb. Pas këtyre tentativave të dështuara, po dukej një ndërgjegjësim. Ishte një kohë kur të mburreshe për karrierë prokurori përbënte një avantazh elektoral të pamohueshëm. Me sa duket, tani s’është më rasti. 31 korrikun e shkuar, gjatë një debati në fushatën parazgjedhore të demokratëve për zgjedhjet presidenciale 2020, kandidates Kamala Harris iu desh të mbrohej që kishte treguar ashpërsi të tepruar kur mbante këtë post në Kaliforni .

