OFANSIVA TURKE KUNDËR KURDËVE
Ankaraja dhe Moska, një lojë e kopjuar në Siri

Operacioni « Burimi i paqes » i lejoi ushtrisë turke ta marrë kontrollin e një pjese të verilindjes siriane. Kështu, Turqia i dha fund eksperiencës së konfederalizmit demokratik të Rojava-s. Marrëveshja e arritur në Sotchi me Rusinë, më 22 tetor, kurorëzon ndikimin e Ankarasë në zonat kufitare. Ai i lejon po ashtu regjimit sirian t'i rikuperojë territoret që deri më tash ishin të forcave kurde.

996

Më 9 tetor, ushtria turke, e mbështetur prej milicisë aleate siriane, hyri duke kaluar nëpër pika të shumta nga verilindja e Sirisë. Ky rajon kurd, politikisht autonom që prej 2013-së, dhe, përgjithësisht, i quajtur Rojava (« perëndimi » në gjuhën kurde), ose Kurdistani sirian, ose akoma më tej, Sistemi federal demokratik i Sirisë së Veriut, deri në atë kohë kontrollohej nga Partia e Unionit Demokratik (PYD), dega siriane e Partisë së popullit kurd (PKK).

E paraprirë prej bombardimeve intensive që nuk kursyen as popullsinë civile, operacioni « Burimi i paqes », shumë shpejt, u shtri në marrjen e shumë qyteteve kufitare një nga të cilët ishte Tell Abyad. Duke u futur në thellësi, thuajse tridhjetë kilometra në territorin sirian, dhe duke marrë kontrollin e një pjese të gjerë të autostradës M-4, rruga kryesore e komunikimit në rajon, Ankaraja arriti një nga qëllimet e objektivave të para të saj, që e kishte kërkuar prej kohësh: të shprishë vijimësinë territorriale të entitetit federal demokratik të Rojavas.

Qëndresa e madhe e aktorëve të konfliktit sirian përbën një nga çelësat për të kuptuar ofensivën turke dhe pasojat e saj. Me këtë sulm, Ankaraja u përfshi plotësisht në strategjinë e saj të shumë kohëve më parë që synon të zhdukë çdo bazë të prapme të PKK-së, gjithë duke përforcuar ndikimin e saj politik dhe ekonomik përtej kufrit të saj meridional. Nga ana e tij, presidenti Bashar Al-Asad e dënoi dhunimin e territorrit të tij, por ai përfitoi  nga kjo situatë për të rimarrë zonat deri atëherë të kontrolluara nga PYD-i. Sa i takon Rusisë, ajo dëshiron të jetë arbitër absolut i konfliktit, një ambicie e mundësuar nga vullneti i përsëritur, disa herë, i z. Donald Trump për të mos e angazhuar SHBA-në në kënetën siriane. Pikërisht kështu ndodhi. Tërheqja amerikane shënoi fillimin e operacionit. Më 6 tetort, pas një bisede telefonike me homologun turk Rexhep Taip Erdogan, padroni i Shtëpisë së Bardhë lajmëroi largimin e ushtarëve të tij nga Siria. Tri ditë më vonë Ankaraja lajmëroi ofensivën e saj.

Të asgjësosh përvojën e Rojavas

Invazioni i detyroi forcat kurde t’ i bëjnë thirrje ushtrisë siriane të mbronte qytetet që ata i mbanin ende. Në shumë vende, si në qytetin Kobane, i cili në vitin 2015 u bë objekt i sulmeve të përgjakshme mes forcave kurde dhe Organizatës së Shetiti Islamik (OEI), Forcat e mbrojtjes së popullit (YPG), krahu i armatosur i PYD dhe aleatët arabë të bashkuar në gji të Forcave demokratike siriane (FDS), u tërhoqën për t’u bërë vend trupave të z. Al-Asad. Sulmi provokoi një valë indinjate në Perëndim, prej faktit se kurdët, aleatët e SHBA-ve në luftën kundër OEI (ISIS), u braktisën. Por kjo nuk shkoi aspak më tej se kaq. Partnerët europianë të Uashingtonit mbajtën qëndrim ndaj tërheqjes amerikane dhe Franca, po ashtu, vendosi të vërë mënjanë ushtarët e saj që ndodheshin ën Rojava. Duke mohuar t’i ketë dhënë dritën jeshile sulmit turk, z. Trump e përshkallëzoi konfuzionin duke shumëfishuar mesazhet kontradiktore dhe duke kërcënuar Erdoganin me masa të rëndësishme kufizuese duke i diktuar, në fakt, sanksione minimale. Më 17 tetor, zëvendës-presidenti i tij Mike Pence arriti një përfundim për pushimin e zjarrit mes ushtrisë turke dhe forcave kurde. Akordi ruso-turk e kurorëzoi këtë pushim armiqësish me kushtin që trupat kurde të tërhiqeshin nga zonat kufitare.

Që nga viti 2015, Ankaraja nuk ka reshtur së kundërshtuari projektin e autonomisë së entitetit kurd, vlefshmëria e të cilit atëherë ishte përforcuar prej aleancës ushtarake mes Kudëve sirianë dhe Perëndimorëve. Duke nxjerrë në reliev afërinë politike mes PYD-it dhe PKK-së, organizata të quajtura terroriste prej SHBA-ve dhe Unionit Europian, autoritetet turke pretendojnë se po luftojnë kundër terrorizmit dhe po hedhin poshtë idenë e një Kurdistani sirian që është i aftë të ofrojë një bazë në prapavijë për aktivistët e PKK-së dhe, më tej akoma, të formojë nyjën e një Kurdistani të ardhshëm të përbërë nga kurdët e Turqisë dhe ata të Sirisë. Tjetër motivacion i papranueshëm: Ankaraja nuk do që eksperienca konkrete dhe tepër e mediatizuar e konfederalizmit demokratik të barabartë i tentuar në Rojava të mund të përmirësojë imazhin ndërkombëtar të PKK-së dhe të degës së saj siriane, që ka kaluar në vitet 1990 nga marksizëm-leninizmi në pushtetin e lirë  dhe në ekologjinë sociale.

Për t’u ruajtur nga sulme eventuale kurde, z. Erdogan dëshiron të krijojë një zonë tampon prej katër kilometrash përgjatë tridhjetë kilometrash gjerësi në veriun sirian, ashtu siç shpjegoi më 24 shtator gjatë Asamblesë së përgjithshmë të Kombeve të bashkuara. Ideja nuk është e re. Në tetor 1998, pas tre vjetësh tension diplomatik dhe shkëmbime sporadike mes ushtrive të të dyjave vendeve, Turqia arriti të bindë Sirinë të nënshkruajë akordin e Adanasë që parashikonte mbylljen e kampeve të stërvitjes së PKK-së në veri të vendit dhe të drejtën e ndërhyrjes ushtarake në një zonë prej gjashtë kilometrash gjerësi përgjatë kufirit(1). Ky akord çoi në një normalizim të lehtë të marrëdhënieve turko-siriane, ndërkohë që e detyroi zotin Abdulla Oçalan të emigrojë ne Damask prej ku drejtonte PKK-në. Disa muaj më vonë, lideri historik kurd u arrsetua dhe u dërgua në Kenia prej shërbimeve sekrete turke. 

Tani vonë, më 7 gushtin e kaluar, Uashingtoni dhe Ankaraja u morën vesh për ndërtimin e një « zone sigurije » në Rojava. Megjithëse i zbehtë, ky akord do të duhej t’i alarmonte autoritetet kurde. Ato, megjithatë, nuk u shqetësuan shumë, të bindura se teksti nuk do të kishte efekt, ashtu siç ishte rasti i paralajmërimit bërë në dhjetor 2018 prej z. Trump, për një tërheqje të ushtarëve amerikanë nga Siria në emër të premtimit elektoral për ta nxjerrë Amerikën nga « luftërat pa fund ».

Prej tre vjetësh Turqia investohet që ta dobësojë projektin kurd në Rojava, duke e copëtuar territorin e saj përmes ofensivave që kanë si objekt zaptimin për një kohë të gjatë të territoreve siriane. Gjatë verës së vitit 2016, operacioni « Mburoja e Eufratit » drejtuar, në të njëjtën kohë, kundër YPG-së dhe, po ashtu, kundër OEI-së, i lejoi ushtrisë turke që të marrë nën kontroll qytetin e Jarabulusit në perëndim të Kobanit. Në janar 2018 i gjithë kantoni i Afrinit ishte një nga tre strumbullarët e territoreve të federatës së Rojavas që ajo e fitoi në përfundim të fushatës « Rrënjët e ullirit ». Me « Burimin e paqes » Ankaraja, ndoshta, nuk do të mbërrijë të krijojë zonën e saj të tamponit në gjithë gjatësinë e tij, por, ndërkohë, ajo do ta ketë vrarë projektin e autonomisë kurde në verilindjen siriane, të paktën në konceptin e tij fillestar.

Pushteti turk pohon se ky korridor do ta lejojë, saktësisht, që të trajtohen dy milionë refugjatë sirianë prej afër 3.6 milionësh të tillë që jetojnë, aktualisht, në territorin e saj. Tensionet janë të shumta me popullsinë lokale, të përndezura sidomos, prej deklaratave të autoriteteve për koston e pretenduar të këtyre refugjatëve për vendin. Transferimi i përfytyruar do të kishte një efekt pozitiv në konteksitn e politikës së brendshme të tendosur dhe të acaruar prej vështirësive të rëndësishme ekonomike. Sigurisht, me përjashtim të Partisë demokratike të popujve (HDP, e majta prokurde) që ka kritikuar ndërhyrjen ushtarake, gjithë opozita u reshtua pas zotit Erdogan në një kor të vërtetë nacionalist. Por, ky bashkim i shenjtë nuk do të vazhdojë gjatë dhe presidenti turk do të tregojë fytyrën, pasi formacioni i tij politik, Partia për drejtësi e zhvillim (AKP), gjatë zgjedhjeve të pranverës së fundit ka humbur shumicën e pushtetit vendor, mes të cilave Stambollin dhe Ankaranë.

Projekti i korridorit vizaton, gjithashtu, një kufi të ri për interesat ekonomike turke. Zoti Erdogan dëshiron të ndërtojë me të një zonë influence ku, psh., të ndërtohen fshatrat e reja të destinuara që të presin refugjatët e riatdhesuar – siç ishte, tashmë, rasti në Afrin – prej sipërmarrësve turq, mbështetës të zakonshmë të AKP-së, të përballur, tashmë, po ashtu, me kërkesën e ulët të punëve publike në qytetet e humbura nga partia islamo-konservatore. Rojava do të bëhej kështu një gjueti për këto sipërmarrje dhe do të ofronte një vijimësi gjeografike me provincën e Hatay-s, për një kohë të gjatë siriane dhe e rilidhur me Turqinë. Që prej 1939, regjimi i Damaskut  e rivendikon gjithmonë këtë apendiks ku gjenden qytetit i Antiokut, që hartat zyrtare e vendosin sistematikisht në territorin sirian.   

Presidenti turk duket i bindur që homologu i tij amerikan nuk do t’i pengojë projektet e tij në Siri. As emailiet me tone të prera, as kërcënimet për sanksione të ashpra, as debatet e njëpasnjëshme në Uashington për largimin e Turqisë nga NATO-ja, nuk kanë pasur efekt mbi të. Rreziku i një transferimi jashtë Turqisë të pesëdhjetë kokave nukleare që ndodhen në Incirlik – që do të shënonte de facto fundin e Turqisë në NATO – nuk e shqetësojnë paraprakisht; ai preferon të punojë rregullisht që vendi i tij të ketë të drejtën të zotërojë armën atomike. I ftuar në Shtëpinë e Bardhë më 13 nëntor, z. Erdogan pati gjithë mundësinë dhe kohën që të përparojë me gurët e tij në fushën e shahut sirian.

Rimodelimi demografik

Në të kundërt, ai e di se duhet më shumë se kurrë të llogarisë edhe z. Putin. Siç e tregon akordi i Soçit, rusëve dhe turqve u vjen për mbarë që të veprjnë në një zë në Rojava. Ky bashkëpunim shpjegohet me objektivin thelbësor të Rusisë në krizën siriane. Për Moskën, prioriteti është që të përforcojë regjimin e z. Al-Assad duke e lejuar ushtrinë e tij të rimarrë territoret e humbura nga vera e vitit 2011. Pikërisht këtë nuk resht së përsërituri Moska Turqisë dhe Iranit në kuadër të procesit të Adanasë që ka për qëllim një zgjidhje politike të krizës siriane. Përpara ofensivës turke, Damasku nuk kontrollonte veçse 60% të territorit. Një sipërmarrje, megjithëse e pjesshme, e Rojavas, e çoi këtë shifër në 70-75%. Deri këtu negociimet me PYD, të çuara përpara nën drejtimin e shkopit të Moskës, për çështjen e autonomisë së Kurdistanit sirian, z. Al-Assad refuzon të dëgjojë të flitet për kurdët sepse ata ishin mbështetësit e fortë të amerikanëve dhe, kështu, hidhte poshtë çdo lëshim për ta.

Sulmi turk i detyroi këta të fundit që të rishihnin ambiciet e tyre në ulje duke ia lëshuar kontrollin e disa zonave ushtrisë siriane. Në mënyrë paradoksale, invazioni turk i ofroi Damaskut rastin për të rikuperuar  disa pjesë të territorit të tij me kusht që YPG-ja të pranojë të tërhiqet.

Megjithëse akordi i Soçit konfirmon statud quo-në në kufi, Moska do të përpiqet deri në fund të bindë Ankaranë që të rikthejë ose të gjithën ose pjesë të territoreve siriane të okupuara. Loja është larg së qeni e fituar. Në fakt, Turqia dëshiron të ruajë në këtë zonë influencën ekonomike, por, edhe politike, gjithashtu. Milicitë e saj aleate, si Ushtria kombëtare siriane (ANS) dhe Ahrar Al-Charkiya (« [njerëzit] e lirë të Lindjes »), disa pjestarë të së cilës janë shpallur fajtorë për krime kundër kurdëve në ditët e para të « Burimit të paqes » nga që disa prej tyre kryenin akte dhune kundër kurdëve, dëshirojnë gjithmonë rrëzimin e regjimit të Assadit. Nga ana e tyre, autoritetet e Damaskut e shohin me sy të keq instalimin e refugjatëve të cilët a priori vështrohen si armiq dhe që mund të ushqejnë rekrutë të rinj për grupet rebele.

Ngurrimi i pushtetit sirian, megjithatë, është zbutur prej faktiti se këto popullsi këtu janë arabofone. Instalimi i tyre në Rojava – që nuk është vendi i tyre i origjinës – do të sjellë si pasojë hollimin e popullsisë kurde. Thënë ndryshe, turqit do të kontribuojnë në një rimodelim demografik të pafavorshëm për kurdët, duke i ofruar Damasku një levë shtesë për t’i dhënë fund çfarëdolloj prirjeje për autonomi.

Marrëveshja mes Ankarasë dhe Moskës sa i takona Rojavas, veç të tjerash, hap rrugën për një ofensivë siriano-turke në provincën e Idlibit ku ndikimi i Ankarasë pranë grupeve rebele që e kontrollojnë atë zonë, mes të cilëvë Hayat Tahrir Al-Cham dhe aleanca proturke e Frontit kombëtar të çlirimit, mbetet i rëndësishëm.

Duke arritur të ketë nën kontroll një pjesë të zonës kufitare, Turqia, në mënyrë të padukshme, mund të ndezë dritën jeshile që rajoni i Idlibit të kthehet në prehrin e Damaskut.

Paradoksalisht, Moska dëshiron të përfitojë nga invazioni turk për të favorizuar një dialog direkt mes Ankarasë dhe Damaskut, përkatësisht mes rrugës së mekanizmave të akordit të Adanasë. Vendet perëndimore, duke mos hequr dorë nga ideja që një ditë ta dërgojnë z. Al-Assad përpara një gjykate ndërkombëtare për krime lufte, do të gjenden përpara faktit se kjo lëvizje mund të bëjë që regjimi i Assadit të njihet si i qëndrueshëm.  Deri tani, z. Erdogan refuzon të diskutojë me homologun e tij sirian, por, zëra të ndryshëm bëjnë me dije se një takim i tillë mund të ndodhë. Operacioni « Burimi i paqes » mund të shpejtojë riintegrimin e Sirisë në gji të Ligës araba, anëtarët e së cilës e kanë dënuar « agresionin turk ».

Në vizitën zyrtare në Arabinë saudite dhe në Emiratet e Bashkuara në mes të tetorit, z. Putin ka kërkuar që këta dy vende të lehtësojnë rikthimin e marrëdhënieve dhe të kontribuojnë financiarisht në rindërtimin e Sirisë.