FËMIJËT E PUNËSUAR NË MINIERAT E KOBALTIT NË KONGO
Ana e turpshme e “metalit blu”

I domosdoshëm për prodhimin e baterive elektrike, kobalti është një nga lëndët e para më të lakmuara. Eshte bërë aq i rrallë për t’u gjendur, sa po nxit shqetësime për mungesë në të ardhmen. Në Republikën Demokratike të Kongos (RDK), prodhuesi më i madh në botë, fëmijët punojnë në miniera për t’i furnizuar ndërmarrjet e mëdha në sektorët e automobilave, kompjuterave dhe telefonisë.

1006

A do të rrezikohet ndonjëherë industria globale nga mungesa e kobaltit?  Vitet e fundit, tregu i tij i vogël – 136,000 ton të prodhuar në vitin 2019- ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të rritjes së çmimeve të motivuara nga frika e shterimit. E përdorur shumë gjatë në imazherinë mjekësore dhe radioterapinë, “metali blu” është bërë një komponent thelbësor për bateritë litium-jon që gjenden në shumicën dërmuese të telefonave celularë dhe automjeteve elektrike. Një shënim hulumtues i McKinsey parashikon që këto te fundit  duhet të përfaqësojnë 22% deri 30% të flotës globale në 2030. Meqenëse nuk ka xeherorë zëvendësues dhe riciklimi i baterive mbetet margjinal, prodhimi i këtij metali më pas do të duhet të arrijë në 220.000 ton, një rritje prej 162% në një dekadë. Kjo është madje një hipotezë pasi këto projeksione nuk marrin parasysh interesin aktual për biçikleta elektrike.

Sidoqoftë, kobalti nuk është minerali më i përhapur në planet, pasi dy të tretat e rezervave gjenden në Republikën Demokratike të Kongos (RDK). Edhe pse është prodhuesi më i madh në botë (100.000 ton në vitin 2019), ky vend po lufton të zhvillojë dhe modernizojë infrastrukturën e tij minerare. Shumë projekte shfrytëzimi janë lancuar në Rusi (6100 ton të prodhuar në 2019), Australi (5100 ton), Kuba (3500 ton) ose Marok (2100 ton), por rreziqet janë të mëdha që “revolucioni i automjeteve elektrike”, për të përdorur fjalët e ekonomistëve të McKinsey, të mos ndalet nga kapaciteti i pamjaftueshëm i prodhimit. Duke e shtyrë arsyetimin në ekstrem, analistët në bankën UBS (La banque suisse) vunë në dukje se një botë ku flota e makinave do të ishte 100% elektrike do të kërkonte një rritje prej 1928% në prodhimin botëror të metaleve blu (+ 2,898% për litium dhe + 655% për mineralet e rralla)2. Një mision i pamundur përveç se nëse rajone të tëra shndërrohen në komplekse minerare me një kosto shumë të lartë mjedisore.

Tregjet nuk gabohen. Më 21 Mars 2018, çmimi i kobaltit arriti rekordin historik prej 95.000 dollarë për ton ne London metal exchange (LME), vendin kryesor të tregtimit të metaleve. Duke u ngritur gati 300% nga nivelet e tij në fillimin e dekadës, “ari blu” justifikoi kështu kete pesudonim tjetër te tij. Më pas, çmimet ranë në nivele më pak mbresëlënëse, por që mbetën të qëndrueshëm: gjatë gjysmës së parë të vitit 2020 dhe megjithë ngadalësimin e aktivitetit për shkak të pandemisë Covid-19, çmimi mesatar për një ton varjon midis 28.000 dhe 35.000 dollarë.

Ashtu si shumë lendë të para të tjera, kobalti nuk është imun ndaj strategjive spekulative të fondeve që nuk dinë se çfarë të bëjnë me likuiditetin e tyre të marrë shumë lirë falë politikave të normave të interesit të ulëta të praktikuara nga bankat kryesore qendrore. Por është frika e mungesës në të ardhmen që shpjegon trendin në rritje të çmimeve.

Që nga viti 2018, prodhuesit e telefonave celularë dhe prodhuesit e automjeteve kanë konkurruar në heshtje për t’i siguruar furnizimet e tyre me metal blu. Nga frika se makina elektrike mund të thithë të gjithë prodhimin, ndërmarrjet si Apple dhe Samsung kanë hyrë në negociata të drejtpërdrejta me grupe të mëdha minierash në mënyrë që të garantojnë dërgesat për një periudhë disa vjeçare. Sidoqoftë, ideja e krijimit të stoqeve strategjike të destinuara për të kompensuar çdo mungesë në treg dhe menaxhimi i së cilës do t’i besohej një lloj bashkëpunimi për përdoruesit e baterive elektrike është zhdukur. “Grupet e minierave nuk janë në favor të tij sepse kjo do të ndikojë negativisht në çmimet,” na tha një ndërmjetës i mallrave me qendër në Zvicër. Sa për prodhuesit e telefonave ose makinave elektrike, ata do të duhet të bëjnë shpenzime të konsiderueshme për t’i mbrojtur stoqet.

Që nga fillimi i viteve 2000, qoftë pambuku, nafta apo mineralete rralla (lexoni artikullin më lart), evolucioni i shumicës së lëndëve të para është luhatur sipas aktivitetit ekonomik kinez (kërkesa, prodhimi vendor, ndërmarrjet jashtë vendit). Në rastin e kobaltit, ­ështe gati-monopoli i Kinës. Në rafinimin, ai ka përparësi. Në vitin 2019, ky vend prodhoi vetëm 2000 ton metali blu nga minierat e veta, por ajo siguroi 80% të rafinimit të gjithë prodhimit botëror. Një situatë kjo që shqetëson Pentagonin, i cili e përcakton kobaltin si “strategjik” për Shtetet e Bashkuara. Që nga viti 2016, Departamenti i Mbrojtjes është përpjekur t’i bindë kompanitë e Amerikës së Veriut të investojnë në infrastrukturën e rafinimit, në mënyrë që ta zvogëlojnë varësinë e tyre.

Më 6 maj, njoftimi nga grupi kanadez FirstCobalt për hapjen në 2021 të rafinerisë më të madhe të kobaltit në Amerikën e Veriut mori vëmendjen e mediave. E vendosur në Ontario, në veri të qytetit të Torontos, projekti prej 56 milion dollarësh përfshin rehabilitimin e një objekti industrial të mbyllur në vitin 2015, me një kapacitet përpunimi prej 25.000 ton. Për nxitësit e saj, siti do të jetë po aq konkurrues sa fabrikat kineze. Por, është sigurisht fakti i marrjes së mbështetjes nga autoritetet kanadeze dhe sigurimi i mundësive të tregut në Amerikën e Veriut që inkurajoi fillimin e këtij projekti. Sipas drejtuesve të FirstCobalt, xeherori i destinuar për rafinim do të furnizohet nga Glencore, gjigandi minerar anglo-zviceran.

Sidoqoftë, pyetja e madhe është nëse ky mineral do të vijë apo jo nga depozitat e RDK. Sepse, me rrezikun e shterimit, situata kontroverse e minierave  të Kongos është çështja tjetër diskutuar në lidhje e me kobaltin. Në fund të shekullit të XIX-të, gjeologu belg Jules Cornet, duke bëre kërkime për llogari të ndërmarrjeve minerare, përdori frazën e famshme të “skandalit gjeologjik” për ta përshkruar rëndësinë e pasurisë minerale të Kongos dhe krahinës së saj të quajtur Katanga. Më shumë se një shekull më vonë, këto depozita ekzistojnë akoma dhe përbëjnë të ardhurat kryesore të RDK, me gati një miliard dollarë të ardhura nga eksporti përfshirë hidrokarburet. Sidoqoftë, skandali, ai real, ka të bëjë me gjendjen e keqe të punëtorëve në minierat e kobaltit dhe paaftësinë e RDK për të dalë nga renditja e pashmangshme e dhjetë vendeve me popullsinë më të varfër në planet.

Nëse grupe të mëdha si Glencore, Umicore ose BHP sigurojnë 80% të prodhimit të përgjithshëm të Kongos, pjesa tjetër vjen nga operacione artizanale pak a shumë të ligjshme, ku dyqind mijë “gërmues”, sipas termit që i ështe vënë, rrezikojnë jetën e tyre duke punuar me mjete rudimentare dhe pa asnjë pajisje mbrojtëse. Shumë prej tyre vuajnë nga problemet e mushkërive dhe dermatitit. Akoma më keq, disa mijëra fëmijë të vegjël të privuar nga shkollimi, punojnë në këto site4. Disa janë caktuar për të transportuar rrënoja, të tjerët për të renditur dhe larë minerale. Disa madje detyrohen të futen nëpër galeri të ngushta për të nxjerrë me duar të zhveshura. blloqet e gurëve blu.  Aksidentet në këto “tunele të vdekjes”, siç quhen në vend, janë të shpeshta. Më 27 qershor 2019, shembja e dy galerive në një vend afër qytetit të Kolweizi – “kryeqyteti” i kobaltit Kongolez – la 36 minatorë të vdekur dhe disa dhjetëra të plagosur.

Organizatat për të drejtat e njeriut denoncojnë rregullisht këtë situatë. Më 15 Dhjetor 2019, shoqata Avokatët Ndërkombëtarë për të Drejtat (International Rights Advocates International Rights Advocates -IRA) njoftuan paraqitjen e një ankese në Uashington kundër disa firmave transnacionale të akuzuara për bashkëpunim në vdekjen e katërmbëdhjetë fëmijëve në minierat e kobaltit në Kongo. Kjo procedurë implikon drejtpërdrejt Apple, Alphabet (kompani mëmë e Google), Dell, Microsoft dhe Tesla. Sipas IRA, kobalti është “minuar në Republikën e Kongos në kushte të epokës së gurit, jashtëzakonisht të rrezikshme, nga fëmijë të cilët paguhen një ose dy dollarë në ditë (…) për të siguruar kobaltin që shërben për pajisjet e shtrenjta te fabrikuara nga disa prej kompanive më të pasura në botë.

Qasja e IRA-s i bën jehonë asaj të Amnesty International e cila, me imazhe mbështetëse, ka disa vite që dokumenton situatën në minierat në DRC. Në vitin 2016, organizata publikoi me shoqatën e vëzhgimit të burimeve afrikane (Afrewatch) një raport që akuzonte gjashtëmbëdhjetë emra të mëdhenj në industrinë e kompjuterave dhe automobilave (përfshirë Apple, Daimler, Lenovo, Microsoft, Sony dhe Samsung) se nuk hetuan nëse kobalti për bateritë e tyre vinte nga miniera që punësonin fëmijë. “Dritaret e butikëve elegantë dhe marketingu i teknologjive të larta kontrastohen me fëmijët që përkulen nën çanta shkëmbinjsh dhe me minatorë që punojnë në tunelet e ngushta që ata kanë gërmuar, të ekspozuar ndaj rrezikut të kontraktimit të sëmundjeve të përhershme të mushkërive.”, deklaroi z. Mark Dummett, specialist në përgjegjësinë e korporatave për të drejtat e njeriut në Amnesty International.

Qu’il s’agisse de la plainte d’IRA ou des mises en cause par Amnesty international, les réponses des industriels relèvent toutes de la réfutation catégorique. Dans un premier temps, les groupes informatiques ou automobiles ont assuré qu’aucun cobalt extrait par des enfants n’était présent dans leurs composants. Puis, face à la persistance des critiques, le discours a évolué pour désigner « la complexité » de la chaîne d’approvisionnement et la nécessité de prendre le temps pour mettre en place un système efficace de « transparence » et de « traçabilité », deux mots qui rappellent les éléments de langage employés au début des années 2000 par les joailliers mis en cause pour leur complicité passive dans le trafic de « diamants de sang ».

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për ankesën e IRA-së apo akuzat e Amnesty International, përgjigjet e industrialistëve janë të gjitha përgënjeshtrime kategorike. Në fillim, grupet e  mëdha kompjuterike ose automobilistike  siguruan që asnjë kobalt i minuar nga fëmijët të mos ishte i pranishëm në përbërësit e tyre. Pastaj, përballë këmbënguljes së kritikës, fjalimi i tyre evoluoi për ta dizenjuar “kompleksitetin” e zinxhirit të furnizimit dhe nevojën për të marrë kohë për të krijuar një sistem efektiv “transparence” dhe “gjurmueshmërie”, dy fjalë që kujtojnë elementet e gjuhës të përdorura në fillim të viteve 2000 nga argjendarët, të dyshuar për bashkëpunimin pasiv në trafikimin e “diamanteve të gjakut”(9) (shën. diamantet e gjakut ose siç quhen ndryshe diamantet e konfliktit i referohen diamanteve që nxirren në Afrike dhe që ushqejnë shumë luftëra civile).

Ndërsa presioni i mediave mbeti i lartë, prodhuesi BMW vendosi në vitin 2019 që të mos e përdorë më altin Kongolez për prodhimin e makinave të tij elektrike. Nga ana e saj, Tesla thotë se automjetet e saj në të ardhmen do të bëjnë pa kobalt, një njoftim i pritur me skepticizëm pasi ky metal mbetet thelbësor për prodhimin e baterive elektrike. Sa i përket Apple, firma thotë se ka vendosur “auditime të pavarura nga palë të treta”, të cilat i lejojnë asaj të verifikojë nëse rafinuesit janë duke u furnizuar nga “gërmuesit”. Kompania njofton se në vitin 2019 ka përjashtuar gjashtë furnizues nga kanalet e saj të furnizimit.

Logjika e këtij komunikimi të krizës synon të vendosë përpara përgjegjësisë grupet minerare dhe atyre të rafinerive. Shumë i pranishëm në RDK, ku siguron 60% të prodhimit të kobaltit, Glencore betohet se minierat e saj nuk punësojnë asnjë fëmijë dhe fajëson “gërmuesit” që përfshihen ilegalisht në sitet e saj, duke rrezikuar jetën. Nga ana e tij, grupi kinez Huayou, rafineri kryesor i kobaltit në RDK, njoftoi më 28 maj se po ndalonte blerjet nga minierat artizanale. Deri në atë kohë, “gërmuesit” ua shisnin prodhimin e tyre tregtarëve – kinezëve në pjesën më të madhe. Këta ndërmjetës ndodhen kryesisht në provincën e Lualaba, dhe furnizojnë Huayou dhe rafinerë të tjerë.

Roli i këtyre tregtarëve mbetet shumë i errët, vëren ndërmjetësi zviceran. Ata blejnë kobalt për rafinim nga kudo që të vijë dhe ia shesin kujtdo që dëshiron ta blejë. Nuk ka asnjë organ të aftë të mbikëqyrë plotësisht veprimtarinë e tyre. Ai vuri në dukje se pezullimi nga Huayou i blerjeve të kobaltit nga “gërmuesit” është vetëm “i përkohshëm“. Me kalimin e kohës, mbase, pasi trazirat e mediave mbi ankesën e IRA-së të zhduken.

Sa për qeverinë Kongole, ajo nuk duket e aftë të ndikojë në rrjedhën e ngjarjeve. Më 24 nëntor 2019, për të treguar se ajo synon të mbrojë vendin nga shfrytëzimi intensiv, qeveria e deklaroi kobaltin një mineral strategjik, së bashku me coltanin dhe germaniumin. Ai filloi një përballje me kompanitë e minierave duke miratuar një kod të ri i cili parashikon rritjen e taksave për shfrytëzimin e minierave nga 3.5% në 10%. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për kushtet e punës në vendet e minierave, Kinshasa fillimisht paralajmëroi një komplot që synonte të mbronte interesat e Kongos dhe mbështeti fushatën “Mos e prekni kobaltin tim” që filloi nga gazetarë dhe shoqata. Përballë shkallës së madhe të zbulimeve, autoritetet mbajtën një profil të ulët, duke thënë se puna e fëmijëve është e ndaluar në RDK. Një argument i dobët, i cili nuk na bën të harrojmë se vendi – ku 90% e punëtorëve janë të pakualifikuar – ende nuk ka një projekt të vërtetë zhvillimi industrial që do shërbente drejtpërdrejt në popullatë. Pavarësisht gjithë pasurisë së tij minerale.