Mbështeteni Le Monde Diplomatique në Shqip
Na mbështetni

en | fr | +

Brazil, misteri i një grusht-shteti juridik

Shkarkimi i presidentes braziliane Dilma Ruself në vitin 2016 dhe procesi me një spektakël të madh i burgosjes i Luiz Inacio “Lula” da Silva në vitin 2018 u ngriten mbi të njëjtin motiv : lufta kundër korrupsionit. Një numër i madh vëzhguesish miratuan këtë fshesë në emër të drejtësisë republikane. Por mund të vërehet se fjala është për një grusht shtet juridik nga i cili përfitoi e djathta ekstreme.

Operacioni “Lava Jato” (“Larje me presion të lartë”), që lidhet me skandalin më të madh të korrupsionit në historinë e viteve të fundit në Brazil, shpërtheu në mars të vitit 2014. Ky operacion drejtohej nga gjykatësi Sergio Moro, që kishte marrë emër tashmë që në 2005 si assistent në një çështje shumë të përfolur në media: skandali kishte të bënte me dhënien e parave nga ana e Partisë së Punëtorëve në këmbim të mbështetjes së tyre. 

Z.Moro përshkroi mënyrën e tij të proceduarit në një artikull të botuar në mes të viteve 2000. Kjo mënyrë konsiston në imitimin e procedurave të përdorura gjatë operacionit “Mani pulite”, “Duar të pastra”, e cila, në fillim të viteve 1990, kishte shpartalluar partitë qeverisëse italiane, duke afruar fundin e Republikës së Parë. Në shkrimin e tij, z.Moro nënvizon rëndësinë e dy aspekteve të kësaj metode: kërkesa për dënime parandaluese për të nxitur spiunimin; si dhe ikje nga shtypi, të kalibruara për të ngjallur zemërimin e opinionit publik dhe për të vënë nën presion  të dyshuar dhe institucione.

Në sytë e tij, një vënie në skenën mediatike ka më shumë rëndësi sesa hamendësimi i pafajësisë.  Gjatë çështjes « Lava Jato », gjykatësi brazilian zbuloi talentet e fshehura organizuese. Arrestime të bujshme, nga ato që tërheqin vëmendjen e njerëzve, rrëfime, telefonata që iu bënë organeve të shtypit dhe kanaleve televizivë duke garantuar në çdo etapë një mbulim të gjerë të operacioneve  që ai drejton. 

Njëra më dramatike se tjetra, këto arrestime u emërtuan dhe u pajisën me një emër kodi të huazuar nga imagjinata kinematografike, klasike apo biblike : « Dolce vita », «  Casablanca », « Aletheia » , ( që do të thotë « e vërtetë » në greqishten e vjetër), « Gjykimi i fundit », « Omerta », « Abnyss », etj. Italianët u mburrën se kishin një dell të lindur spektakli? Z.Moro i bëri të duken si amatorë. Gjatë një viti, ndjekjet patën në shënjestër drejtues të vjetër të shoqërisë kombëtare të naftës, Petrobas, të cilët akuzohen se kanë qenë të shitur, para se të provokonin rënien e kuadrit të parë të rëndësishëm të PT (thesarmbajtësi i tij, Z. Jaao Vaccari Neto), dhe drejtuesit e dy shoqërive të mëdha të ndërtimit dhe të punëve publike (BTP) të vendit Odebrecht dhe Andrade Gutierrez. 

Manifestimet në mbështetje të Z. Moro u bënë akoma më të fuqishme: duke kërkuar ndërshkimin e PT dhe ikjen e presidentes Dilma Rusef, duke e vendosur kështu Kongresin nën presion. Nuk i duhet asgjë më tepër presidentit të Asamblesë Kombëtare Eduardo Cunha që të vendos në rend të ditës shkarkimin e presidentes. E izoluar dhe e dobësuar znj.Rusef thërret në ndihmë presidentin e mëparshëm Luiz Inacio të njohur si « Lula » da Silva. Ky i fundit shpalos gjithë njohuritë e tij prej negociatori për të rregulluar marrëdheniet me aleatin e tij të vjetër, Partinë e Lëvizjes Demokratike braziliane. Z. Cunha, që me sa duket ka vendosur shumë milionë dollarë në llogaritë sekrete në Zvicër, propozon një pakt për mbrojtje të dyanshme: ai do të ndërpresë të gjitha përçapjet e tij kundër znj.Rusef nëse qeveria i bënte atij një favor. « Lula » e urdhëroi shprehimisht presidenten të pranonte politikën e pajtimit; ajo nuk pranoi e mbështetur dhe nga drejtuesit kombëtarē që kanē frikë se mos marrëveshja zbulohet. Deputetet e Partisë Punëtore (PT) mbështesin përpjekjet kundër z.Kunha, i cili përgjigjet duke filluar procedurēn e shkarkimit. 

Nga ana e tij, z.Moro përgatit goditjen e fundit. Në fillim të muajit mars 2016, ai nis operacionin « Aletheia ». « Lula » del që në mëngjes para kamerave dhe media, i lajmëruar më parë prej tyre. Presidenti i dikurshëm dyshohet  e ka përfituar nga bujaria e Odebresht-it. Të tjera kthesa vijojnē. Z.Moro përgjon dhe shpërndan për shtyp një bisedë telefonike midis zonjës Rusef e Lula, të cilën ai e ka regjistruar. Dy drejtuesit diskutojnë mundësinë për këtë të dytin që të bëhet shef kabineti (ekuivalenti brazilian për postin e kryeministrit). Meqë funksionarët e rangut ministror dhe anëtarët e Kongresit gëzojnë një imunitet që vetëm Gjykata e Lartë mund t’ua heqë, askush nuk dyshon se kjo është një dredhi për t’i shpëtuar arrestimit. Dy gjykatës të Brasilia dalin kundër emërimit të tij; i pari është një njeri i mēsuar me qortimet e ashpra kundër Partisë Punëtore; ndërsa i dyti, një  borxhli i Partisë Social-demokrate braziliane, që është kundër pushtetit.

Presioni që vinte nga manifestuesit në favor të shkarkimit të presidentit arriti kulmin e tij. Në Asamble nuk ka asnjë lloj shenje që të tregojë se është arritur shumica me 2/3. Aksione të reja zbuluan shënime të Odebreht-i ku shihehshin qartë shumat e derdhura  që shkonin tek 200 personalitete nga të gjitha partitë. Në klasën politike të gjitha sinjalet ishin të kuqe. Një operator i rangut të parë në gjirin e PMDB u regjistrua pa dijeninë e tij kur i thoshte një kolegu se « duhej të ndryshonin hemoragji, gjakderdhje ». « Ata tipat e Gjykatës së Lartë » i thanë se kjo dukej e pamundur për aq kohë sa znj.Rusef ishte në pushtet, pasi mediat ishin radhitur kundër saj. Nuk ka ndonjë mundësi tjetër, shpjegon ai, duhet  ta zëvendësojmë sa më shpejt që të jetë e mundur me presidentin e Senatit, z.Mishel Temer dhe të formojmë një qeveri të komitetit kombëtar të mbështetur nga gjykata dhe ushtria. Në më pak se dy javë, Asambleja aprovoi shkarkimin e presidentit, duke i lënë hapësirë të lirë z.Moro që të heqë qafe z.Kunha, i cili tashmë nuk i duhej njeriu. I përjashtuar shumë shpejt edhe nga Asambleja, ky i fundit përfundoi në burg. Senati e konsideroi të vlefshēm shkarkimin e presidentit dhe z.Temer mori drejtimin e vendit. 

Në fillim të viteve 2017, « Lula »  u arrestua në bazë të dyshimeve për korrupsion, dyshime të cilat lidheshin me përfitimin e një apartamenti buzë detit, por që nuk mundi kurrë të ishte pronari i tij ligjor. I gjykuar në Kuritiba, verën që shkoi, ai u dënua me nëntë vjet burg. Pas gjykimit në appel, dënimi shkoi në 12 vjet. Presidenti i parë i zgjedhur nga radhët e Partisë punëtore pas hekurave dhe e dyta e shkarkuar me qesëndisje: fundosja e partisë dukej totale. 

U shfaqën dy analiza të gjykatësve. Analiza e parë i përshkruan si mbrojtës të caktuar për ta shfarosur korrupsionin; ndërsa e dyta i përshkruan si operatorë politikë gati të bëjnë gjithçka për t’ia arritur qëllimeve të tyre. Në librin O Lulismo em crise (Companhia Das Letra 2019) sociologu brazilian Andre Singer i hedh poshtë që të dyja këto analiza. Sipas tij, gjykatësit janë treguar tërësisht republikanë dhe në mënyrë të pamohueshme kundërshtarë. Republikanët: si mund të përshkruhet ndryshe burgosja e shefave të ndërmarrjeve më të pasura dhe më të fuqishme të vendit? Kundërshtarët: çfarë kuptimi tjetër mund t’u jepet ngacmimit sistematik të anëtarëve të Partisë Punëtore në kohën kur anëtarët e partive të tjera nuk ishin prekur fare – përveç z. Kunha, që ishte bërë shumë i mërzitshëm? Pa folur këtu për afrinë politike të gjykatësve, sharjeve që ata kishin shkruar në FB, apo fotografive ku shihen duke qeshur dhe duke vënë në dukje emblemat e partive konservatore. Ngrihet një pyetje: republikanë dhe kundërshtues, a kanë qenë këta gjykatës në proporcione të barazvlershme? Në sistemin juridik brazilian, policët, prokurorët dhe gjykatësit formojnë një trup të pavarur nga njëri-tjetri. Policia mbledh provat, prokurorët lexojnë pretencën dhe gjykatësit vendosin dënimin (në Brazil anëtarët e gjyqit ndërhyjnë vetëm për vrasjet). 

Gjithsesi, në praktikë, të trija këto funksione u shkrinë me njëri-tjetrin në rastin e operacionit « Lava Jato ». Policia dhe prokurorët punonin nën mbikqyrjen e gjykatësve që kontrollonin hetimet, vendosnin dënimet dhe i shpallnin: një mohim i dukshëm i mekanizmave bazë të drejtësisë, që parashikojnë ndarjen e akuzës nga pjesa që jep dënimin (pa përmendur faktin se gjykatësi Moro ka një anë kundërshtuese kryesore të parimit mbi hamendësimet e pafajësisë). 

Një tjetër hamendēsim i sistemit juridik brazilian: « spiunimi i shpërblyer » që bën të mundur kërcënimin e personit që vendos dënime dërrmuese, që të mos kontribuojnë në implikimin e një të përligjshmi tjetër – një tjetër ekuivalent juridik i shantazhit. Mund të llogariten shmangiet që i atribuohen një dispozitivi të tillë përmes rastit të z.Marcelo Odebreht, padroni më i pasur që ishte thirrur në kuadrin e një hetimi të tillë. I dënuar me nëntë vjet burg për korrupsion, arriti ta ulë dënimin në vetëm dy vjet e gjysmē kur luajti lojën e spiunit. Në një kontekst të tillë, do të mundoheshim kot të mbivlerësonim presionin e marrë për t’u dhënë magjistratëve elementët e kapshëm për të çuar përpara hetimet që i shqetësojnë më tepër se të tjerat. 

Por gjithçka që paraprin peshon pak përsa i përket hyrjes në konceptin e dominio do fato: zotērimi i provave, mundësia për ta dënuar dikë në mungesë të provave direkte për pjesëmarrje në krim, duke ndjekur idenë që ai nuk mund të mos jetë përgjegjës në këtë krim. Ky mekanizëm rrjedh nga ai  i Tatherrrschaft (mbi veprën penale) » i sjellë nga juristi gjerman Klaus Roksin për të dënuar kriminelët e luftës naziste. Por Roksini denoncoi përdorimin e parimit brazilian: të jesh në këtë apo atë vend në një organigram nuk mjafton, thotë ai, për të vendosur përgjegjësinë e një krimi të kryer. Për më tepër, duhet që drejtësia  të mund të provojë që krimi në fjalë është finalizuar nga i akuzuari. Gjykatësi Moro nuk i ka këto lloj ndjeshmërish. Vetëm se gjoja kishte marrë një apartament me një vlerë 600.000$, « Lula » u dënua me 12 vjet burg : dy pjesë të dënimit fillestar të z.Odebreht për të paktën 2% të shumës për të cilën është dënuar ky i fundit. 

Në një kontekst të tillë, aksioni i gjykatës së Kuritibës korrespondon pak a shumë me koktein e identifikuar nga SINGERI: një dozë e dellit republikan, një tjetër dozë e strategjisë kundërshtuese. Nëse ngjitemi në hierarkinë juridike deri tek Gjykata e Lartë, atëherë gjërat ndryshojnë. Këtu nuk ka as ashpërsi etike dhe as zell ideologjik. Motivimet shfaqen më të neveritshme. 

Ndryshe nga ekuivalentët e tjerë nëpër botë, Gjykjata e Lartë braziliane kombinon tre faktorë : ajo interpreton Kushtetutën; luan rolin e gjykatës së apelit me vendim të formës së prerë për proceset civile dhe kriminale; dhe së fundi ajo  ka gjithë mundësinë për të përndjekur drejtuesit politikë – anëtarë  të Kongresit dhe ministra – të cilët gëzojnë pa këtë, një imunitet të njohur me emrin foro privilegiado. 11 anëtarët e Gjykatës emërohen nga ekzekutivi. Ndryshe nga ajo që ndodh në Shtetet e Bashkuara, konfirmimi i tyre në detyrë nga pushteti ligjor është vetëm një formalitet. Nuk  është e nevojshme asnjë pērvojē e mëparshme e gjykatave: mjafton që të kesh praktikë si avokat apo prokuror dhe kaq. 

Gjithmonë emërimi i anëtarëve të Gjykatës është mbështetur më tepër në logjikën e rrjeteve se në afrinë ideologjike. Në ekipin aktual, njëri nga anëtarët ka qenë avokati i « Lulës », një tjetër anëtar është një i detyruar (borxhli) i presidentit të mëparshëm Fernando Henrik Cardozo, ndërsa anëtari i tretë është një kushëri i një tjetër presidenti, z.Fernando Color de Melo. Ndërkohë që presioni i publikut i cili  kërkonte me ngulm shkarkimin e znj.Rusef ishte në pikën më të lartë, tetë nga njëmbëdhjetë anëtarët e Gjykatës ishin zgjedhur nga presidenti dhe nga paraardhësi i tij. Por gjykatësit duke shfaqur ngjyrën e tyre politike si të kameleonit, pikërisht ata që për rrogat e tyre i detyroheshin Partisë së punëtorëve, kërkuan pavarësinë e tyre nga partia në pushtet. Ata kënaqeshin me faktin që të vendosnin një formë detyrimi besnikërie ndaj një tjetri: duke harruar të parët e Partisë Punëtore, ata do t’i bindeshin tashmë medias dominuese. 

Që në fillim të operacionit, ekipi i Kuritibas përdori arratisjet dhe informatat që kishin dalë në shtyp për të shkurtuar procedurat normale. Të shpejtosh stigmatizimin publik të një të akuzuari para paraqitjes së tij në gjyq është normalisht e ndaluar, por z.Moro, e përjashtoi mundësinë për t’u besuar gazetarëve për të vënë Gjykatën e Lartë nën presion. Kur një nga gjykatësit e intitucionit e informoi se parimi i së drejtës civile kërkonte që ai të lironte një drejtues të Petrobasit, z.Moro u kthye nga shtypi duke deklaruar se, në këtë rast, do t’i duhej të lironte dhe trafikantët e drogës. Eprori i tij ndryshoi mënyrën e të reaguarit (volteface). Pasi kishte shkelur tre norma duke marrë dëgjimet telefonike dhe duke bërë publike bisedat midis « Lulës » dhe Znj. Ruseff, gjykatësi Moro u justifikua duke shpjeguar  se kishte reaguar në « interes të të gjithëve ». I konsideruar si një hero kombëtar nga i gjithë shtypi, ndaj tij nuk u mor asnjë masë. 

Pas zgjedhjes së tij si president i vendit, në tetor të vitit 2019, Z.Jair Bolsonaro njoftoi se z.Moro kishte pranuar postin e ministrit të drejtësisë. Në vitet 1990, magjistratët italianë të ngarkuar me operacionin « Mani pulite » duart e pastra, kishin shprehur keqardhje që përpjekjet e tyre për të luftuar kundër korrupsionit patën përfunduar me favorizimin e ardhjes në pushtet të z.Silvio Berlusconi. Në Brazil ylli i « Lava Jatos », iu ngazëllye faktit që iu bashkua ekipit të një prej drejtuesve të lartë politikë të aftë për të paraqitur Z.Berluskoni si një personazh simpatik. 

*Historian dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos. Një version i këtij artikulli është botuar në London Review of Books ( më 7 shkurt 2019).

Botime të tjera