Filozofia paraqitet si një emblemë sidomos e demokracisë. Ajo është e pakufizuar, emancipuese universale, kampione e çdo terreni të shpirtit kritik. Tē anulluara, asnjëherë, « Udhëzimet » e ministrit të arsimit publik dhe arteve të bukura Anatol dhe Monzi, që datojnë në vitin 1925, deklarojnë se « pikërisht në orën e filozofisë studentët mësojnë çfarë është liria duke ushtruar refleksionin, dhe mund të themi se është pikërisht aty objekti i pastër dhe thelbësor i mësimdhënies (1) ». Kur bëhet fjalë për ta dhënë si mësim, pranohet se jemi larg asaj që duhet. Në fillim kur u hap lënda e filozofisë pati studentë më shumë se asnjëherë tjetër: gjysma e një brezi në Francë – vetëm gjysma ama, sepse studentët e liceve profesionalë, që përfaqësojnë 28% të maturantëve, u përjashtuan(1), njëlloj si ata që dolën nga institucionet shkollore një vit më parë. Pavarësisht të tjerave, gjysma e një brezi nuk është pak, dhe një grup liceistësh patën fatin që vitin e tyre të fundit të zbulonin mënyra të vëzhgimit të gjërave të pazakonta për ta, që nxitën frikën dhe kuriozitetin, dhe që, për pjesën më të madhe të tyre, do të jetë takimi i parë dhe i fundit me filozofinë.
Çfarë nxjerrin ata si konkluzion? Raporti i fundit i hartuar para dhjetë vjetësh nga inspektimi i përgjithshëm i filozofisë të godet nga qartësia e tij, në një regjistër ku figurat e imponuara duhet të kënaqen me gjendjen e tanishme(1). Kështu, duke nënvizuar cilësinë e mësuesve, angazhimet dhe përpjekjet e tyre për t’iu përshtatur kushteve ndonjëherë dhe shumë të vështira, vërehet se « një pjesë goxha e madhe e nxënësve, sidomos në disa kurse, shfaq një indiferencë totale dhe pa nuanca ndaj aspektit çlirimtar të filozofisë, duke e konsideruar nga çdo pikëpamje, si humbje kohe qëndrimin në klasën e filozofisë ». Filialet teknike janë nga më të përmendurat. Vazhdojnë t’u kërkohet që të shkruajnë disertacione – që konsiderohet si një provë kryesore që prej një shekulli – sidomos nxënësve që kanë vështirësi në shkollë, orientimi i të cilëve në një degë të caktuar është bërë gabimisht, dhe që nuk kanë asnjë bagazh kulturor, apo shprehi gjuhësore që do të mund t’i ndihmonte të kalonin këtë lloj ushtrimi.
I kaluar fare pa u vënë re në profesion, ky raport do të përfundonte kështu: « Mësimdhënia e filozofisë ndodhet në udhëkryq të disa rrugëve. Ka shumë mundësi që të humbasë, nëse në imazhn e vet, ajo refuzon të ndryshojë mënyrën e të qënit, dmth, mënyrën e dhënies së mësimit ». Dhjetë vjet më vonë asgjë nuk ka ndryshuar.
Si arritëm deri këtu? Padashur hedhim një sy në retrospektivë: nëse sot mësimdhënia e filozofisë i vë në vështirësi profesorët dhe nxënësit, duke u kërkuar me ngulm disave që të kërkojnë nga të tjerët që të marrin në të njëjtin vit provimesh një kulturë filozofike dhe një metodë reflektimi të gdhendur në mermer, kjo ka ndodhur sepse të gjitha tentativat e shndërrimit u hodhën në mënyrë të pandryshueshme. Në vititn 1988, ministri i arsimit Lionel Zhospë, i kërkoi një grupi të drejtuar nga sociologu Pjer Burdjë dhe filozofi Frederik Gros të mendonin rreth përmbajtjes së mësimdhënies. Komisioni i filozofisë dhe epistemologjisë, i drejtuar njëkohësisht nga Zhak Buveres dhe Zhak Derrida përfundoi raportin e tij në qershor të vitit 1989 (1). Ky tekst përfundimtar, ku diagnostika dhe propozimet nuk morën as një rrudhë në 30 vjet rresht, nuk u bë kurrë objekt i një debati serioz dhe të argumentuar në këtë profesion: ministri hoqi dorë nga botimi i tij, nën presionin e një pjesë të mirë të komisionit. Edhe sot e kësaj ditë, një pjesë e madhe e mësuesve e injoron ekzistencën e tij. Përse bënte fjalë ky raport? Në të thuhej se duhej të zbritej nga piedestali metoda e mësimdhënies së filozofisë në të cilën kishte ngritur lart shenjtërimin e saj. Duhet të futej karakteri i saj shkollor, progresiv, më pak elitiste dhe që shqetësohej më shumë për formimin real të nxënësve.
Midis të tjerash, dy propozime të këtij raporti u ofruan për debat. E para ishte që të nxirrej kjo lëndë nga izolimi i saj pasi jepej vetëm në vitin e fundit dhe të kthehej në një cikël të detyrueshëm: të fillonte në fillore, pastaj në shkollë të mesme duke e përfunduar në shkollën e lartë. Filozofia nuk konsiderohej më si kurorëzim, por si një shoqëruese dhe e lidhur me disiplina të tjera, duke e ndihmuar nxënësin që të japë një unitet dhe një përmasë kritike kulturës së tij në mënyrë që ai ta përfitojë atë.
Propozimi i dytë ishte që të saktësohej dhe të përcaktoheshin programet në mënyrë që të sigurohej se nxënësi në provim do vlerësohej duke u nisur nga çfarë kishte përfituar në klasë; sepse në mungesë të tyre, aftësitë e marra jashtë shkolle do të bëheshin përcaktuese, aftësi të cilat i dimë se nuk janë më të mirat të përhapura në mënyrë sociale. Që në vitin 1973 programet kanë të bëjnë me nocionet: liria, lumturia, shteti, arti, etj… ose i njëjti nocion mund të shihet nga kënde të ndryshme. Profesorët në teori janë të lirë të zgjedhin tema dhe të ndërtojnë orët e tyre me autorët që ata përzgjedhin vetë. Por, në praktikë, nuk kanë kohë të thellojnë të gjitha aspektet e një nocioni, dhe nxënësit e tyre mund të kenë në provim në fund të shkollës së mesme një temë që nuk e kanë studiuar ose e kanë studiuar shumë pak gjatë vitit.
Kjo liri mund të hapë debate mbi ekzistencën e një libri-arbitër, libēr i pērzgjedhur me vullnet tē lirē, (një liri që kundërshton determinizmin) apo dhe mbi liritë politike. Një tjetër shembull: një inventar jo i plotë i temave të provimit në fund në lidhje me artin e dhënë që prej tridhjetë vjetësh nxjerr në pah se kandidatët mbahen për të përballuar afërsisht rreth 15 problematika të ndryshme. Midis këtyre temave mund të vecojmë: « Natyra e veprave të artit », (« Çfarë e dallon një vepër arti nga një objekt cfarëdo ? »), « Raportet midis Artit dhe së vërtetës » (« Vepra e artit na vendos përballë një të vërtetë të pamundur për t’u arritur në mēnyra të tjera? »), apo akoma « Raportet midis Artit dhe historisë » (« A varet vepra e artit nga koha në të cilën është realizuar? »).
Programi ekzistues pretendon të garantojë lirinë e profesorëve, por, në realitet, përmbush të kundërtën: një program i pacaktuar nuk ofron liri më të mëdha. Përkundrazi: sa më shumë që është i përqëndruar në disa probleme të caktuara për t’u studiuar, në bazë të të cilave do të vlerësohen kandadatët në provim, aq më shumë kohë dhe aftësi kanë profesorët për të thelluar dhe ndryshuar metodat filozofike me nxënësit e tyre. Ky episod i raportit Derrida-Buveres ka shkrirë tre dhjetëvjeçarët që erdhën pas. Çdo tentative për të reformuar programet dhe provimet e fundit të shkollës së mesme, në kuptimin e një kufizimi të madh të nocioneve për të studiuar dhe të një formulimi më të mirë të arsyeve, një kamp konsevator po formohet, ose më mirë të themi po riformohet, mbështetur në mitologjinë e profesionit.
Rezultati i kësaj lufte programesh është përjetësimi i gjendjes aktuale të gjërave: futja e lëndës së filozofisë në shkollën fillore, në shkollat e mesme profesionale dhe në arsimin e lartë nuk është debatuar seriozisht dhe provimet e fundit të shkollës së mesme ngelen të pandryshuara.
Në emër të autencitetit filozofik, reflektimet dhe praktikat me të vërtetë pedagogjike shihen të degdisura në rangun e « një kuzhine të vogël » ku çdo profesor ka të vetën, dhe kur nuk priten me mosbesim apo përçmim. Siç e vë në dukje dhe sociologu Luis Pinto në vitin 1983, « një punë që ka për objekt përmasat sociale të aftësive filozofike nuk mund të ndjehet apo denoncohet si një agresion nga të gjithë ata që e shndërrojnë në një monopol profesional të mendimit të fundit, një mendim që përkufizohet vetë ». Kështu, kjo përmasë qëndrore e çdo mësimdhënieje – didaktika e saj – është përjashtuar përgjithmonë nga formimi fillestar dhe i vazhdueshëm i profesorëve, pothuajse ekskluzivisht e mësuar. « Konkurset dhe sidomos konkurset për profesorë, janë konceptuar dhe jetuar si « tituj ekselence filozofike » dhe mjete për të vazhduar të qënit « filozof » më shumë se një rrugë hyrjeje në profesionin e profesorit të filozofisë », do të denonconte që para njëzet vjetësh Manifesti për mësimdhënien dhe për filozofinë, që është dhe teksti bazë i Shoqatës për krijimin e instituteve të kërkimit mbi mësimdhënien e filozofisë. (Acireph).
Për të demokratizuar mësimdhënien e filozofisë nuk mungojnë idetë. Duke filluar me nxjerrjen e saj nga mbyllja vetëm në vitin e fundit të shkollës së mesme, për ta futur në rrugën progresive dhe bashkëkohore në të tria vitet e liceut. Do të duhej që programe të reja, të dhënë për këta tre vite, të mundēsonin futjen tek analiza, kërkimi dhe diskutimi racional. Duke e ditur se bëhet fjalë për përmbajtje dhe praktika, duhet vënë theksi tek thithja e njohurive thelbësore nga vetë nxënësit, thithja e njohurive logjike dhe argumentuese (një kusht i domosdoshëm dhe i mjaftueshëm; argument/ sofizëm; arsyetim induktiv/deduktiv; etj.), orientime leksikore dhe konceptuale të lidhura me çdo nocion apo problem, orientime kulturore që lidhen me rrymat e mëdha filozofike duke kundërshtuar një problem të dhënë, dhe në fund, çështje të lidhura me botën bashkëkohore.
Mund të imagjinonim një orar të përbashkët për këtë formim të përbashkët të klasës që nga viti i dytë deri tek i fundit. Asgjë nuk e justifikon shpërndarjen e orarit aktual, me vetëm katër orë filozofi në formimin e përgjithshëm, krahasuar me dy orë në profilet teknologjike dhe asnjë orë tek licetë profesionalë. Kjo situatë nuk ka asnjë lloj kuptimi: atje ku nxënësit janë më të dobët në formimin e përgjithshëm për shkak të profilit që kanë zgjedhur, atje ku do të kishin nevojë për një formim akoma më të fortë, kanë më pak orë në dispozicion.
Reforma e diskutuar në ditët e sotme, e ndryshuar nga masat e marra në lidhje me rendin buxhetor, nuk po merr këtë drejtim, fatkeqësisht. Përveç çështjes së orareve dhe mënyrave të përhershme, nëse nuk është zvogëlues në një kontekst të rreptë, ministri i arsimit Z.Jean-Michel Blanker emëroi një konservatore në krye të Këshillit të lartë të programeve (CSP). Znj. Suad Ajada ka ushtruar, gjithashtu, një kontroll mbi grupet e ngarkuara për përpunimin e projekteve të programeve (GEPP), duke i ndaluar që të takohen me shoqatat, sindikatat dhe specialistë të tjerë të mësimdhënies, në kundërshim më kartën që inkuadron Këshillin e lartë të Programeve, sipas të cilit, « në bazë të dekretit të 24 korrikut 2013, grupi i përpunimit të projekteve për programet (…), konsulton specialistët dhe partnerët ekspertiza e të cilëve duket e nevojshme ». Programet e ardhshme, nuk do të jenë ndonjë surprizë, pasi do të ruajnë paqartësinë e programeve të para.
Njëkohësisht, së prapthi, kundër reformës konservatore dhe « disnivelimit të kërkesave » që përkojnë shpesh me qëllimet më të mira, i kërkohet më pak nxënēsve të dobët – duke bërë kështu që ata të mësojnë më pak – është më e nevojshme se kurrë të rinovojmë metodat praktike të formimit dhe të vlerësimit të nxënësve në filozofi, për t’iu dhënë mjetet e të mësuarit real të mënyrave të mendimit kritik. Kjo lejon të shndërrohen provat e provimit të pjekurisë për të saktësuar, qartësuar dhe argumentuar kërkesat. Një shteg veçanërisht urgjent në seritë teknologjike, ku një pjesë domethënëse e kandidatëve të habitur nga paqartësia e arsyetimeve, e mbaron vetëm në një orë, një provim të planifikuar të zgjasë katër orë.
*Përkatësisht profesor filozofie në shkollën e mesme të mësuesisë dhe të edukimit të Kretej, autor i librit me titull Filozofia, një reformë e pamundur? Një mësim në nivel elite si provë për demokratizimin, që do të dalë në qarkullim këtë vjeshtë nga botimet Lambert-Lukas; si dhe profesor filozofie, president i Shoqatës për krijimin e instituteve të kërkimit mbi mësimdhënien e lëndës së filizofisë (Acireph).

