Në vitin 2017, në Francë, z. Fransua Fijo, kandidati i republikanëve, pa të veniteshin mundësitë e tij për t’u futur në Elysée, kur u hap një hetim ndaj bashkëshortes së tij, e akuzuar se kishte përfituar vende pune fiktive. Në vitin 2018, drejtësia braziliane hodhi dyshime mbi shefin e dikurshëm të shtetit, Luis Injacio “i ashtuquajtur “Lula” da Silva, se kishte përfituar mitmarrje dhe e pengoi që të merrte pjesë në zgjedhjet presidenciale. Në vitin 2019, presidenti i mëparshëm i Asamblesë kombëtare franceze, Fransua de Rygi dha dorëheqjen nga posti i ministrit të ekologjisë kur në shtyp dolën të dhëna se ai i kishte gostitur me karavidhe dhe verērat mē tē shtrenjta të afërmit e tij me shpenzimet e shteti. Nga Parisi në Brazilia, nga Londra në Seul, jeta politike zjen nga “çështjet” tronditëse. Fatkeqësia e madhe – që papa Françesku e konsideroi sē fundmi si “kancer” të shoqërive moderne(1) – ngriti aq shqetësime, sa që çdo 9 dhjetor, nën shtysën e Kombeve të Bashkuara, planeti feston Ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit…dy ditë pas asaj të aviacionit civil dhe dy ditë para festës së malit.
Nëse dënimi i këtij fenomeni u bë unanimisht, ky term bie në sy nga paqartësia e tij. Studjuesja Anastasija Zaganova nënvizon se ky fenomen shpreh, në të njëjtën kohë, “shkelje penale, duke përkufizuar një sjellje të caktuar dhe sanksionimin e saj (korrupsion aktiv dhe pasiv, ndërhyrje, shpërdorim fondesh, cënim të barazisë së mundēsive në tregjet publike” dhe tē “ sjelljes sociale të diskutueshme), por mënyra e sanksionimit ngelet e paqartë ( lobingu, evzaioni fiskal, krijimi i shoqërive fantazëm offshore, raste të punësimit të një funksionari të lartë nga sektori publik në atë privat, etj)” (2).
Në Shtetet e Bashkuara një ndërmarrje që synon të ndikojë në zgjedhjet e një kandidati nuk ka nevojë të paguajë fshehtas nēn dorē. Që në janar të vitit 2010 dhe me vendim të “Citizens United v. Federal Election Commission”, hartuar nga Gjykata e Lartë, asaj i mjafton të subvencionojë shoqatat e lidhura me përkrahësin që ajo do të mbështesë në mēnyrën më të ligjshme në botë dhe pa caktuar një tavan të shumës. (lexoni “Dikush me të vërtetë i poshtër”, faqja ..).
Në shumë vende një praktikë e tillë është e ndaluar; përtej Atlantikut flitet për… lirinë e shprehjes. Sipas një raporti të Sunlight Foundation, midis viteve 2007 – 2012, dyqind ndërmarrjet amerikane më aktive politikisht kanë harxhuar në nivel federal 5,8 miliardë dollarë shpenzime të këtij lloji. Në të njëjtën periudhë, ato kanë marrë afërsisht 4400 miliardë dollarē si dhurata të ndryshme: subvencione, përjashtim nga taksat, ulje e taksave (3)
Ndryshim i ligjit më shumë sesa sjellljet e tij: kjo lloj metode josh. Multinacionalet amerikane që kërkonin të vendoseshin në vende të varfra janë të autorizuara të bëjnē “pagesa lëhtësimi” për të përshpejtuar një procedurë, për të marrë një autorizim, për të kaluar një dosje mbi pirgun e të tjerave. Nga ana e tyre, të gjykuarit me fat mund t’i japin fund ndjekjes ligjore për të cilën janë bërë objekt, duke i dhënë para palës kundërshtare. Kufiri i paqëndrueshēm midis korrupsionit dhe praktikave ligjore duket, pra sikur i është nënshtruar të papriturave të drejtësisë dhe të logjikës që shërben si bazë në përpunimin e futjes së këtyre praktikave për sunduesit në mënyrë ligjore duke garantuar ashpërsinë më të madhe për shkeljet e klasave popullore.
I ndryshueshēm sipas pikave të globit dhe hierarkive shoqërore, vëmendja kushtuar këtij fenomeni tjetërsohet me kalimin e kohës. Midis viteve 1981 dhe 1990, gazetat Le Figaro, Le Monde, dhe Liberation botuan 2630 artikuj që trajtonin në një mënyrë apo në një tjetër korrupsionin. Dhjetë vjet më vonë, kjo shifër u katërfishua.
Shumëfishimi i skandaleve duket sikur arriti të bindë një pjesë të së majtës se bota nuk do të funksiononte kaq keq nëse do të arrinim të shkulnim nga rrënjët mashtrimin, hilen dhe korrupsionin. Duke këmbyer objektivat e tyre politike për të tjera objektiva morale, këta militantë u metamorfizuan
Një epidemi shkeljesh ka rënë në të gjithë botën? Në një material botuar në vitin 2004 studiuesit Katerine Fieski dhe Pol Hejud sjellin një tjetër shpjegim: shndërrimi i debatit politik shkak-pasojë, shembi sistemin komunist në fillim të viteve 1990. “Palët , betejat elektorale tē tē cilave organizoheshin dje rreth objektivave ideologjike, por që kishin të njëjtat praktika në fushën e korrupsionit, iu desh të ndryshonin taktikë. Programet e së majtës dhe të së djathtës filluan të ngjasonin ndërsa urgjenca për të shfaqur aftësine, me të ardhur nē pushtet , bëhej përcaktuese.
Konkurenca politike ka çuar në braktisjen e debateve thelbësore për t’u marrë me akuzat për korrupsion, të destinuara për të njollosur njollos kreditet e kundërshtarit (5). ”Ky evolucion ka qenë një e mirë e papritur për mediat e mëdha. Të kundërshtuara për gatishmërinë e tyre për të përfaqësuar preferencat e elitave, ato gjejnë tek “këto çështje” mjetin për të praruar emrin e tyre të mirë: meqë zbulojnē punët e fëlliqura të të fuqishmëve, janë media të lira. (Lexoni artikullin e Pjer Pean faqe… dhe… ).
Nxjerrja në pah e temës së korrupsionit në vitet 1990 shkon njëkohësisht me një lëvizje ideologjike akoma më të thellë. Modeli politik alternativ i përfaqësuar nga blloku lindor i zhdukur, dhe shpërblimi perëndimor sipas promotorëve, po ngelet e vetmja mundësi, si mishërim i arsyes. Në korridoret e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës botërore po shfaqet tema e “qeverisjes”: ideja e një qeverisjeje teknike, e drejtuar nga ekspertë që punojnë për të mirën e përbashkët. Kështu, për vendet e jugut ashtu si dhe për ata të bllokut komunist konvertimi në ekonominë e lirë ose në kapitalizëm nuk është më një zgjidhje politike, por një kërkesë e domosdoshme e një administrimi të mirë. Konkurenca politike ka çuar në braktisjen e debateve thelbësore për t’u marrë me akuzat për korrupsion, të destinuara për të njollosur kreditin e kundërshtarit (5). Ky evolucion ka qenë një e mirë e papritur për mediat e mëdha. Të kundërshtuara prej gadishmērisē sē tyre për të përfaqsuar preferencat e elitës, ato gjejnë tek “këto çeshtje” mjetin për të vënë në vend sërish emrin e tyre të mirë: meqë nxjerrin në pah punët e fëlliqura të të fuqishmëve, pra qenkan media tē lira (lexoni artikullin e Pjer Pean faqe .. dhe ..).
Mjaft i dëmshëm për ndërmarrjet që duan të vendosen në vendet në zhvillim, korrupsioni përqëndron flakën e institucioneve neo-liberale, që identifikojnë shumë shpejt rrënjën kryesore: mungesën e shkëmbimit të lirë. “Duke fryrë çmimin e të mirave më shumë se ai i tregut, shpjegon studiuesi Strom C. Thacker, pengesat në tregti mund t’i shtyjnë drejtuesit e ndërmarrjeve të paguajnë mitmarrje për të përfituar ndonjë përjashtim (nga taksat) apo të bëjnë një marrëveshje në favor të tyre. » Liberalizimi dhe lufta kundër shkeljeve: organizatat ndërkombëtare shumë shpejt do të kushtëzojnë ndihmat e tyre financiare në lidhje me këto dy probleme urgjente. Të kudondodhura, sapo bëhet fjalë për të matur fenomenin e korrupsionit, organizata jo qeveritare OJQ, Transparency International – themeluar dy vjet pas shkrirjes së Bashkimit Sovjetik, nga një anëtar i vjetër i Bankës Botërore – është e mendimit se shpërdorimet prekin vetëm sektorin publik. Si rregull, ndërmarrjet do të ishin të mbrojtura.
Do të argumentojmë se Meksika e viteve 1980 dhe Rusia e dhjetëvjecarit që vijoi treguan se sundimi i tregut – dhe privatizimi që ai kërkon – i njohin mirë marrëveshjet e fshehta, ryshfetet dhe korrupsionin. Por, pak rëndësi ka për ata që bashkë me Frensis Fukajaman mendojnë se shkrirja e bllokut sovjetik shënoi dhe fundin e historisë. Në tregimet e tyre, busullat nuk janë më politike, por morale. Sigurisht që elitat ruajnë preferencat e tyre ideologjike, por ato i formulojnë duke i nxjerrë nga regjistri i virtytit. Dje flisnim për kapitalizmin? Shumë shpejt do të flitet për liri ekonomike. U bënë ndërhyrje në Grenad për të luftuar kundër kërcënimit komunist? Do t’i çojnë trupat e tyre në ndihmë të të drejtave të njeriut.
Kështu, në Brazil e majta nuk duket më si një kundërshtare elektorale, por si një armike, opsionet politike të së cilës kërcënojnë ndershmërinë e përgjithshme. Dy universitarë llogaritën se 95% e artikujve që trajtonin korrupsionin një natë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2010 dhe 2014 i përkisnin partisë së punëtorëve dhe 5% Partisë social-demokrate braziliane, një grupim konservator i identifikuar si “institucioni elektoral “ më i fëlliqur” në vend në këtë periudhë. Një mbulim i tillë çon pak nga pak në bashkëngjitjen e shpërdorimeve jo më me personalitete politike, por me rrymat me të cilat ato janë lidhur. Ky lloj mbulimi fton në përzierjen e shumave të stërholluara nga drejtuesit e paskrupullt dhe të pandershëm me ato që kanë të bëjnë me ngritjen e nivelit të jetesës së më të varfërve, të cilët akuzohen për plogështi. A nuk bëhet fjalë si në njërin rast ashtu dhe në tjetrin për një funksion të padrejtë – pra “immoral” – të pasurisë kombëtare? Presidenti i ri i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro mund të premtojë se do të luftojë korrupsionin duke spastruar Brazilin nga “veset morale dhe ideologjike” që ai ia bashkangjit Partisë sē punëtorëve.
Shumëfishimi i skandaleve duket sikur arriti të bindë një pjesë të së majtës se bota nuk do të funksiononte kaq keq nëse do të arrinim të shkulnim nga rrënjët mashtrimin, hilen dhe korrupsionin. Duke këmbyer objektivat e tyre politike për të tjera objektiva morale, këta militantë u metamorfizuan.
Dje ata luftonin: që sot e tutje ata indinjohen. Ata krijonin organizata pë të marrë pushtetin në dorë. Ja tek janë tek nënshkruajnë peticione, duke urdhëruar botën që të tregohet më e dashur, më tolerante, më pak raciste, më e gjelbër, dhe më e barabartë. Zotin de Rygi nuk e shqetësojnë fare këto gjëra sepse ka qenë ministër i mjedisit në një qeveri që e rëndoi krizën klimatike duke promovuar këmbimin e lirë sepse ai do të pajisej me një tharëse flokësh shumë të shtrenjtë. Dhe meqë morali na detyron të zbatojmë vetë atë që presim ta bëjnë të tjerët, më e rëndësishmja nuk është më që t’ia arrish qëllimit, por të tregohesh i drejtë, i saktë, i paanshëm dhe i sjellshëm.
Ndjekim disa pasoja mbi organizimin e betejave politike, siç e tregon dhe një seancë formimi përgatitur nga Konfederata e përgjithshme e punës për përfaqësuesit e personelit të zgjedhur në mes të këtyre rangjeve në vitin 2014. Një grua e re, kandidate rishtare, punonjëse në një hotel të madh u ftua që të merrte fjalën për të shpjeguar konceptimin e saj për luftën sindikale: « Për mua më e rëndësishmja është të mos e zgjedh grupin e a saj në mënyrë sistematike dhe tē tregohem e paanëshme.” “Mos thuaj gjëra pa kuptim, i përgjigjet formatuesi i CGT-së. Ti mendon se në rast konflikti, drejtoresha jote e burimeve njerëzore do të kërkojë se çfarë është e drejtë dhe e paanshme? Politika është një kamp kundër një kampi tjetër: I yti, meqë je sindikaliste, është kampi i të punësuarve.”
Sankylotët, komunarët apo dhe manifestuesit e vitit 1936 nuk luftonin kundër korrupsionit, por kundër pushtetit të parasë. Ata nuk u nxitën nga dëshira për t’u treguar ekzemplarë, por u shtynē nga vendosmëria e tyre për të arritur fitoren e çështjes. E majta nuk ka lindur për të qortuar vazhdimisht botën, por për ta ndryshuar atë.

