Që të gjithë fëmijë

1720

Bota është përsëri përtokë. Dhe nuk e kemi rrëzuar ne. Për momentin po flitet për programin ekonomik dhe social të Këshillit Kombëtar të Rezistencës, për pushtimin e të drejtave sindikale dhe për punët e mëdha të New Deal.  Asokohe, shumë kryengritës i kishin ruajtur armët e tyre dhe në rrugë një popull priste ikjen e bukur të « Rezistencës ndaj revolucionit ».  Madje kjo edhe ishte deviza e gazetës së përditshme të kohës që quhej ‘Combat’ (Beteja). 

Sa i përket Franklin Roosevelt, ai diti të kuptohet nga pronarët amerikanë, se revoltat e punëtorëve dhe kaosi social rrezikonte t’ia fshinte nga dheu kapitalizmin e tyre të adhuruar.  U desh ta pranonin kompromisin. Sot, nuk është asgjë njësoj. Të izoluar, infantilizuar, befasuar, po aq sa edhe të terorizuar nga informimi i vazhdueshëm, popullatat janë shndërruar në spektatorë, pasivë dhe të shkatërruar.  Rrugët janë boshatisur nga forca e gjërave. Nuk ka më « jelekë të verdhë » në Francë, në Hirak në Algjeri, as edhe protesta në Beyrouth ose në Barcelonë. Si një fëmijë i trishtuar nga bubullima e stuhisë, secili pret ta dijë fatin që ja ka përcaktuar pushteti.

Sepse spitalet janë pushteti, maskat dhe testet janë pushteti, pagesat që ja mundësojnë mbijetesën janë pushteti, e drejta për të dalur apo jo – kush? si? kur? me kënd?  – përsëri dhe gjithnjë pushteti. Pushteti ka të gjitha pushtetet. Mjeku dhe pronari, ai është po ashtu gjykatësi ynë zbatues i dënimeve që vendos për kohëzgjatjen tonë, sikurse për kohëzgjatjen e izolimit tonë.  Pse të çuditemi atëherë se tridhjetë e shtatë million francezë, një rekord ky « sa dy herë rezultati i një kampionati botëror të futbollit », e kanë shikuar Presidentin e Republikës më 13 prill kur ai u paraqit në 11 televizione njëkohësisht?  Çfarë mund të bënin tjetër në atë mbrëmje?

Marramendja rritet nga fakti se kjo fuqi nuk e di se ku po shkon. Vendimet e saj janë kontaminuese, edhe kur janë kundërthënëse. Maskat? Nuk shërbejnë për asgjë. Kjo dihej përderisa nuk i kishim. U bën sërish të dobishme – me idenë se shpëtojnë jetën – prej se i kemi në dispozicion. “Distanca sociale” imponohet, kuptueshëm, por distanca e sigurisë rritet për 50% kur një francez shkon në Belgjikë ose në Gjermani, si dhe dyfishohet  nëse ia del ta kaloj Atlantikun. Edhe pak kanë me na thënë se cila është mosha dhe pesha që ndalohet të del nga shtëpia.  Më mirë ishte dikur të jesh i moshuar dhe me peshë, se sot “senior” ose me “mbipeshë”: të parët së paku ishin të lirë për lëvizjet e tyre.  Do të mësojmë po ashtu se nxënësit nuk janë më të kontaminueshëm për mësimdhënësit afër pensionimit, të cilëve ju sugjerohet megjithatë ta ruajnë distancën me nipërat dhe me mbesat e tyre. Një ditë do të bëhemi përsëri të moshës madhore. Të aftë për të kuptuar dhe për të imponuar përzgjedhjet tona, përfshirë ato ekonomike dhe sociale. Për momentin, po marrim goditje pa mundur t’i kthejmë, po flasim vetëdijshëm në zbrastësirë. Andaj edhe kjo klimë e pistë, ky zemërim i papërdorshëm. Një fuçi baruti midis dhomës që po e pret shkrepësen. Por pas fëmijërisë, vjen mosha e pjekurisë…