MËSIMET E KRIZËS SË KORONAVIRUSIT
Shteti, tregu dhe e fundit krizë e tillë

Epidemia e tanishme na ka ndihmuar të pajtohemi me brishtësinë tonë dhe të kuptojmë po ashtu se kjo brishtësi është rezultat i një sistemi që nuk mund të mbahet tutje. Ne thjesht nuk mund të shkojmë përpara drejt rreziqeve të panjohura dhe në rritje të së ardhmes, me një sistem shtetëror dhe treg, që pretendojnë se nuk ishim të përgatitur për diçka të tillë.

483

Epidemia e koronavirusit ka ngritur shumë çështje sociale dhe politike të cilat nuk mund thjesht të injorohenedhe gjatë kohërave ekstreme ne të cilat po jetojmë tani. Ato janë të rëndësishme sepse shumë prej tyre, në një shkallë të caktuar, përcaktojnë se si po merremi me këtë epidemi dhe si do të jetojmë pasi që ajo të zhduket. Një nga aspektet politike më të dukshme të kësaj krize është rishfaqja e shtetit si agjent përfundimtar i dhënies së përgjigjes ndaj epidemisë së koronavirusit.

Dhe që në fillim dua të sqaroj se kjo nuk është koha e përshtatshme, për ata që anojnë për prirje më shumë anarkike, për ta luftuar shtetin. Përkundrazi, duhet të pranojmë se tani kemi nevojë për shtetin dhe se ky duhet të jetë ‘shërbimi’ i fundit që e pranojmë prej tij. Edhe pse mund të analizojmë se në çfarë nivele është e gabuar përgjigja e shtetit ndaj krizës epidemike, ne kemi nevojë për shërbimin e tij, për shkak se ky i fundit duhet ta hajë supën e vet helmuese që e ka gatuar për shoqërinë. Kështu, duke e shtyer atë në vetëvrasjen e tij, e cila, është një thirrje për të gjithë ne, për t’i organizuar veprimet tona autonome që paralelojnë me ato të shtetit. Duke vepruar kështu, ne nuk duhet t’i kufizojmë përpjekjet tona kolektive vetëm në plotësimin e boshllëkut të lënë nga shteti, por të punojmë për të gjetur mënyra krijuese dhe innovative, për të zëvendësuar sistemin ekzistues mosfunksional të shërbimeve, të shkatërruara nga aleanca shtet-treg.

Kështu që nuk kemi nevojë as për nënvlerësim dhe as për ekzagjerim të situatës së tanishme të epidemisë, por që përkundrazi t’i analizojmë kushtet materiale reale që shpalosen në mes të kësaj krize dhe të ndërtojmë strategji për veprim, pa fetishizuar ose heqje dorë të menjëhershme nga shumë teori dhe praktika, për ndërtimin e komuniteteve të reja të solidaritetit dhe të kujdesit.

Kriza aktuale globale nga koronavirusi ka mundësuar që një e vërtetë të manifestohet, e vërteta e komunitetit. Kjo e vërtetë po bëhet gjithnjë e më e pranishme, jo për shkak të vetaktualizimit – ajo ka qenë pëherë aktuale, por ngase veprimet e dështuara të shtetit na kanë sjellë përpara një hapësire të gjerë me mundësi të reja. Madje në mes të krizës së koronavirusit, shteti po rrit në mënyrë drastike mobilizimin e tij për t’na penguar që ta aktualizojmë të vërtetën e komunitetit. Ky aktualizim i ka ka shanset më të mira për të fituar luftën me virusin. Bllokimet, karantinat dhe orët policore janë metoda që ndryshojnë në shkallën e kufizimit të njerëzve, duke bllokuar kështu efektivisht potencialin e shoqërisë për mobilizimin dhe ndihmën e ndërsjellë. Megjithatë, e vërteta e komunitetit sjell ende karakteristikat e saj: solidaritet, kujdes, të ndarjes me tjetrin dhe ndjenjën e përkatësisë së përbashkët.

Mbingarkesa e sistemit të prishur

Në vend që ta kemi një trajnim të shpejtë dhe masiv të miliona njerëzve në të gjithë botën për të ndihmuar në ndërtimin e një infrastrukture masive mbështetëse për trajtimin e të sëmurëve dhe grupeve të tjera të prekur nga virusi, ne jemi përballur me ndërhyrjen e shtetit për të legjitimuar veten si kujdestar të fundit. Pavarësisht se kjo do të rezultojë në më shumë vdekje dhe pasoja të tjera, nga ato ekonomike, tek ato sociale dhe politike. Nëse kjo prerogativë hiqet nga shteti, ajo që do të mbetet është vetëm shfaqja e forcës brutale.

Akti i shtetëzimit të spitaleve private nën pretekstin e koronavirusit do ta rrisë me siguri aftësinë e shtetit në trajtimin e epidemive në një periudhë të shkurtër kohore, por do ta ndihmojë gjithashtu atë ta ruajë karakterin e tij anti-social, monopolizimin e shëndetësisë, ndërkohë që është i pa aftë për ta kryer obligimin e tij.

Kriza aktuale globale nga koronavirusi ka mundësuar që një e vërtetë të manifestohet, e vërteta e komunitetit. Kjo e vërtetë po bëhet gjithnjë e më e pranishme, jo për shkak të vetaktualizimit – ajo ka qenë pëherë aktuale, por ngase veprimet e dështuara të shtetit na kanë sjellë përpara një hapësire të gjerë me mundësi të reja.

Problemi me mbingarkimin e sistemit shëndetësor të shkatërruar qëllimisht vjen si rezultat i koncesioneve të gjata që i janë bërë tregut të shëndetësisë. Konfirmimi dhe policimi i lirisë së lëvizjes së njerëzve është vazhdim i politikës së mbrojtjes së atyre koncesioneve. Për aq kohë sa njerëzit vazhdojnë të vdesin në spitale dhe jo në rrugë, shteti mund ta transferojë fajin në shkencën mjekësore dhe jo në kufizimet e veta. Politika e ‘rrafshimit të kurbës’ e cila fitoi legjitimitet universal brenda natës ka për qëllim të kryejë funksionin e mirëmbajtjes së monopolit të vdekjes, të mbyllur brenda institucioneve shtetërore. Në momentin që vdekja do të ndodhte masivisht në rrugë, ajo do të ishte vdekja e vet shtetit. Pavarësisht se rrugët, nëse nuk boshatisen nga njerëzit e trajnuar, në të vërtetë mund të shpëtonin shumë jetë.

I vërtetë është argumenti i joefikasitetit të shtetit në ofrimin e shërbimeve që u përdor për privatizimin e shumë sektorëve të tij, por tani dihet që shërbimet e tregut privat janë edhe më të këqija. Përballja me katastrofat e reja të ardhshme, që vijnë nga lidhja e shtetit me tregun kapitalist, do të kërkojë një organizim kolektiv horizontal për shpërndarjen e njohurive dhe teknologjive të lëshuara nga patentat dhe monopolet. Një nga hapat më të shpejtë në këtë pikë është gjenerimi i një thirrje kolektive globale për një intelekt të përgjithshëm, të çliruar nga interesa të veçantë të tregjeve dhe të shtete-kombeve. Të gjithë e mbajmë mend Aaron Shwartz që lëshoi ​​falas mijëra materiale shkencore në internet dhe që tani është i vdekur sepse e burgosi shteti. Fati i tij është një kujtesë për funksionin e lidhjes shtet-treg, për t’i kufizuar njohuritë, të cilat janë thelbësore për t’i luftuar rreziqet e zakonshme.

Ruajtja e shoqërisë së policuar

Ndërsa jemi dëshmitar të një zhvendosjeje të papritur të autoritarizmit në shoqëritë që e kanë përqafuar individualizmin e lirë si vlerë më të lartë, mund të rrëshqasim në argumentin logjik të dukshëm të së keqes së nevojshme. Kjo mund të duket përgjigja e pyetjes, se si e njëjta shoqëri e individëve të lirë kërkon tashmë diçka kolektive: një karantinim kolektiv. Por, domosdoshmëria e shtetit për të ndërhyrë në parandalimin e keqbërësve, ata që duke mos e kufizuar lëvizjen e tyre shoqërore mund të dëmtojnë shumë të tjerë; vjen si rezultat i mungesës së ndjenjës së përkatësisë dhe përgjegjësisë ndaj komunitetit. Individualizëm i lirë karshi komunitetit, ai që është gjithmonë subjekt i autoritarizmit dhe policimit.

Duke u larguar nga autoritarizmat e mëparshëm ‘socialist’ që praktikonin shtypje në emër të komunitetit, urgjentet që i shohim këto ditë tentojnë shtypjen e komunitetit në emër të individëve. Regjimet ‘socialiste’ kishin individët në shënjestër. Praktikat aktuale të karantinimit synojnë komunitetet. Ndërsa dyjat janë anti-shoqërore në matricat e tyre shtetërore-ideologjike, shtypja e tanishme vjen si një domosdoshmëri ‘natyrore’, e cila nuk shfaq ndonjë pretendim ideologjik. Megjithëkëtë, kjo është rezultat dhe domosdoshmëri e drejtpërdrejtë e ideologjisë së shpallur të tregut të individëve që konsumojnë lirshëm.

Një komunitet është gjithmonë antidota për policinë. Individualizmi ndërton çështjen për domosdoshmërinë e policisë. Nëse pas kësaj krize kthehemi në normalitetin e individualizmit të lirë të tregut, do t’na duhen ndërhyrje të pafundme policie në krizat e ardhshme që na presin. Kështu që nëse zgjedhim të njëjtën rrugë, ne duhet të jemi të gatshëm të përballemi me një tendencë në rritje të fshirjes së një spektri të gjerë të të drejtave dhe lirive.

Kthimi në normalitet, pasi zhduket kriza, do të thotë vazhdimësi në mungesë të vetorganizimit dhe se gjithçka do t’i dorëzohet hierarkisë së shtetit. Shteti do të marrë sërish vendime për shoqërinë në vend se t’i shërbejë asaj. Në një emergjencë të tillë globale, si bëhet që shteti i cili është historikisht një ngjarje aksidentale pretendon legjitimitetin për t’i monopolizuar përpjekjet për t’u marrë me krizën e cila kërkon përpjekje masive popullore. Dhe e gjithë kjo ndodh pas dekadash që shteti zgjat shërbimet e tij në favor të tregut fitimprurës.

Ndërsa pothuajse asnjë luftë në historinë e njerëzimit nuk është fituar duke qëndruar në shtëpi, karantinimet aktuale që janë përhapur si veprim më efektiv, shfaqin një mungesë mahnitëse të alternativave, që vërteton sesa të kufizuar jemi në gjetjen e zgjidhjeve, kur ato mbeten në mëshirën e shtetit.

Normalizimi i tregjeve destruktive

Dy drejtimet kryesore të veprimit të elitave politike dhe të shteteve në duart e tyre, në trajtimin e trazirave ekonomike nga pandemia; kanë qenë ose ta mbajnë procesin e vazhdimit prodhimit ose ta ndalojnë atë për një periudhë të shkurtër kohore në mënyrë që të shpëtohen burimet e saj – fuqia punëtore, për një rifillim të shpejtë më pastaj.

Aspekti i kohës është ndoshta faktori më i rëndësishëm në vendimet e marra nga shtetet për trajtimin e epidemisë dhe për shërbimin e tyre të vazhdueshëm në tregun kapitalist. Fakti që asnjë masë e vetme serioze kufizuese, si ato që po shohim tani për ta trajtuar mjedisin dhe krizën e ndotjes që vret po ashtu miliona njerëz, tregon se shtetet dhe tregjet janë në rregull me një kohë të zgjatur të një shkatërrimi jetëgjatë. Një sëmundje e papritur masive e punëtorëve mund ta dëmtojë seriozisht procesin e prodhimit, kështu që është më mirë të keni një pushim të shkurtër nga procesi i prodhimit dhe të huazoni pak kohë nga e ardhmja, e cila do të paguhet me ndihma masive për korporatat që i shohim duke u shpalosur në tërë botën.

Bllokimet, karantinat dhe orët policore, të vendosura nën rrethanat aktuale, janë masa për të mbrojtur punëtorët si asete kapitali dhe jo për t’i mbrojtur ata në trupat e tyre si individë të shëndetshëm, organe që janë gjithnjë e më shumë të ekspozuar ndaj orarit teknologjikisht të zgjatur të punës, duke jetuar në qytete të ndotura, rritjes së pasigurisë dhe uljes së mbrojtjes të kujdesit shëndetësor.

Masat policore të ndërmarra nuk po ndeshen me baza logjike, por përkundrazi mbështeten në idenë abstrakte që shteti e di se çfarë bën. Në një organizim të ndryshëm shoqëror, mjekët do të ishin ata që marrin rolin kryesor, ata që gëzojnë gjithashtu një besim më të lartë në mesin e njerëzve. Atëherë ekspertiza e tyre do të ishte shumë më efektive në luftën kundër virusit nëse nuk do të ndeshej nga ndërmjetësimi popullist i politikës së shtetit.

Masat aktuale të ndërmarra nga qeveria nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për t’i normalizuar të njëjtat tregje që me veprimet e tyre degraduan kapacitetet kolektive për menaxhimin e krizës. Dhe ajo që ata po përpiqen të normalizojnë është një treg global që po shkonte tashmë drejt kolapsit. Organizata Botërore e Tregtisë ka deklaruar tashmë se deri në vitin 2019 rritja e tregtisë globale ishte më e ulëta në një dekadë. Kriza e tanishme e shtyu atë më shpejtë në kolapsin e saj të pashmangshëm.

Teksa ekziston një shqetësim i mirëfilltë se miliona punëtorë janë larguar nga puna si rezultat i krizës ekonomike nga pandemia, kjo gjithashtu mund të shihet si një potencial i madh për t’i mobilizuar punëtorët global të vetëorganizuar në proceset e prodhimit jopërfitues. Rëndësia e atyre punëtorëve që do të pushohen nga puna është tani më e lartë se në çdo kohë tjetër në historinë e vonshme. Mjekët, infermierët, zjarrëfikësit, punëtorët në sektorin e ushqimit, punëtorët e transportit, drejtuesit e kamionëve dhe të tjerët, janë profesionet që nevojiten me të vërtetë në mënyrë që të përgatitemi më mirë për sfidat e ardhshme; jo bankierët dhe politikanët e korruptuar. Në mes të kësaj epidemie, mënyrat sesi merremi me sfidat e së ardhmes nuk pushojnë së formuari, ashtu si edhe lufta e klasave dhe dinamike e saj në shoqëri.

Po e shohim tani sesi po sakrifikohen nga shteti mjekët dhe infermierët, heronjtë e këtyre kohërave, për shkak të tkurrjes së qëllimshme të sektorit të shëndetit publik. Por, përqendrimi dhe lokalizimi i punëtorëve të viktimizuar nuk është aspak një strategji e re e kapitalizmit të tregut dhe shtetit. Nëpërmjet veprimeve të tyre, miliona punëtorë në të gjithë botën po sakrifikohen çdo ditë përmes prodhimit të materialeve toksike për pajisjet që përdorim në jetën tonë të përditshme. Epidemia zbuloi vetëm mjekët si një shembull i thjesht që flasin për një tendencë të përgjithshme. Kështu, në vend që ta vlerësojmë heroizmin e mjekëve dhe infermierëve, duhet të luftojmë të shpëtojmë këdo, kudo, që vihet në punë, në kushte të ngjashme. Lufta përmes angazhimit kundër shtetit dhe tregut kapitalist gjen motivim të mjaftueshëm në faktin se të lartpërmendurat s’kanë ide për të tashmen e aq më pak për të ardhmen. Shohim sesi shtetet, duke pasur parasysh të gjitha vlerësimet logjike dhe të dhënat empirike që vërtetojnë të kundërtën, vazhdojnë të fusin para pa mbarim në shpëtimin e tregut kapitalist nga rënia drejt së cilës po shkonte gjithsesi.

Zbatimi i masave shtrënguese sociale përmes popullizmit

Mespërmes rrjeteve sociale shohim sesi individët e karantinuar po shpikin mënyra të pakuptimta për ta kaluar kohën e tyre në shtëpi. Në vend që të shpikim metoda për t’i ndihmuar të sëmurët dhe ata në nevojë, ndërsa zgjatë kjo pandemi, shteti na mban larg nga realizimi i këtij potenciali kolektiv. Në vend që t’i ndihmojmë fqinjët, jemi duke u ndarë nga ta, duke u detyruar të bëhemi spiunë të sjelljes së tyre potencialisht të rrezikshme. Rreziku i paraqitur nga kjo pandemi për shëndetin dhe standardin e jetesës së miliona njerëzve është shumë i madh tani për të mbetur vetëm në menaxhim të shteteve.

Ky lloj shtrëngimi shoqëror, nuk është asgjë tjetër veçse një version i masave shtrënguese të zbatuara pas rrëzimit financiar 2008/09. Të dhënat e pas vitit 2008 tregojnë qartë se shtrëngimet shkaktojnë mjerim social e ekonomik dhe vdekje të shumta. Ndërsa shtrëngimi i mëparshëm u implementua përmes masave financiare, ky aktual po implementohet përmes policisë dhe në disa raste qesharake – ushtrisë. Kjo flet vetëm për shtrirjen e përkushtimit të shtetit për ta vendosur epërsinë e tij hierarkike përmes një kombinimi të metodave në varësi të situatës.

Në kapjen e tij të horizontit të mundësive kolektive dhe shtypjes pasuese, shteti po gjeneron një formë të kthyer mbrapshtë të popullizmit. Një popullizëm nga poshtë-lart që pasqyron gjendjen e shoqërisë nën (ri)paraqitjen e drejtpërdrejtë të shtetit si autoriteti i vetëm legjitim për t’u marrë me krizën epidemike. Ky status i shtetit, i kombinuar me elementin e panikut dhe histerisë, i shtyen masat të kërkojnë të gjitha llojet e gjërave nga shteti, si bllokime më të rrepta, orë më të gjata policore dhe madje grumbullimin e ilaçeve që s’janë provuar akoma e që luftojnë koronavirusin. Për të gjitha këto kërkesa, shteti përgjigjet duke dhënë sa më shumë që është e mundur, duke u siguruar masave një sens (fals) të sigurisë në periudha të vështira.

Kështu, kjo situatë siguron një moment të përsosur popullist për shtetin, i cili ndërsa karantinon më shumë njerëz, bëhet edhe më popullor si strukturë. Kjo edhe është arsyeja pse në paraqitjet publike të politikanëve të shtetit, ata përqendrohen në masat e policisë dhe jo në dinamikën e virusit, sepse thjesht dimë shumë pak për të. Edhe me kaq pak njohuri, masat policore të ndërmarra nuk po ndeshen me baza logjike, por përkundrazi mbështeten në idenë abstrakte që shteti e di se çfarë bën. Në një organizim të ndryshëm shoqëror, mjekët do të ishin ata që marrin rolin kryesor, ata që gëzojnë gjithashtu një besim më të lartë në mesin e njerëzve. Atëherë ekspertiza e tyre do të ishte shumë më efektive në luftën kundër virusit nëse nuk do të ndeshej nga ndërmjetësimi popullist i politikës së shtetit.

Ekzistojnë gjithashtu një varg pyetjesh mbi efektivitetin e shkencës sipas modelit aktual të interesave të drejtuara nga tregu në kërkim dhe inovacion. Çështja nuk është të vihen në dyshim gjetjet shkencore, përkundrazi, si do ta përdorim tonë potencialin të sotshëm shkencor dhe çfarë e shtyen inovacionin. Në cilat hapësira është planifikuar dhe prodhuar teknologjia, dhe për cilat qëllime? Për sa kohë që fitimi i drejton të gjitha këto, ne duhet ta marrim shkencën si një mjet thjesht teleologjik në duart e atyre që i zotërojnë burimet e zhvillimit të tij.

Natyra e kësaj krize dhe e katastrofave të tjera në të ardhmen, siç është ajo mjedisore, është mjaft komplekse dhe ka nevojë për një bashkim të forcave kolektive përmes teknologjive të reja aktuale dhe të mundshme. Metodat arkaike të shtrëngimit dhe ushtrimit të fuqisë nuk janë të përshtatshme për t’i adresuar sfidat me të cilat po përballemi sot. Një ushtri e pajisur mirë me njerëz me teknologji dhe trajnim të duhur, mund të shpëtojë shumë më tepër jetëra, se policia dhe ushtria e vendosur aktualisht në rrugët tona.

Ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme të së ardhmes

Epidemia e tanishme na ka ndihmuar të pajtohemi me brishtësinë tonë dhe të kuptojmë po ashtu se kjo brishtësi është rezultat i një sistemi që nuk mund të mbahet tutje. Ne thjesht nuk mund të shkojmë përpara drejt rreziqeve të panjohura dhe në rritje të së ardhmes, me një sistem shtetëror dhe treg, që pretendojnë se nuk ishim të përgatitur për diçka të tillë. Është pikërisht mosgatitshmëria që duhet të merret në ballë të debatit për krizën epidemike. Nuk ishim të përgatitur sepse shtetet tona dhe tregjet kapitaliste nuk janë të dizajnuara për t’u përgatitur dhe për ta planifikuar për të ardhmen. Sepse ata nuk e shohin të ardhmen si një perspektivë për një mirëqenie kolektive të njerëzve. Në të kundërtën, ata e shohin atë si një bankë për të marrë hua kohën, si një potencial për t’u shfrytëzuar për përfitim.

Për t’u bërë të qëndrueshëm në të ardhmen, duhet të ndërtojmë komunitete të qëndrueshme të cilat janë pengesa të vetme të maksimumit të potencialeve tona kolektive. Sfidat e ardhshme të cilat shpërndahen nëpër lokacione të ndryshme në një hapësirë ​​globale të mbushur me faktorë të shumtë. Ato bashkëveprojnë për të gjeneruar një situatë të përgjithshme, bëjnë thirrje për një vetëmenaxhim lokal të potencialeve tona dhe një shkëmbim global të njohurive dhe inovacionit përtej kufizimeve të paraqitura nga interesat globale të kapitalit. Njohuritë dhe burimet për zgjidhjen e rreziqeve përkatëse në të ardhmen janë shumë të vlefshme për shëndetin dhe mjedisin tonë, që të lejohen ta kenë një çmim tregu.

Mënyra në të cilën u futëm në këtë krizë mund ta përcaktojë kryesisht mënyrën e daljes nga ajo. Mësimet që i kemi marrë pas krizës së vitit 2008 tregojnë se nuk mund të ketë kthim në “normalitet” pa një çmim masiv të paguar nga miliona punëtorë dhe popuj të tjerë të shtypur. Në vitin 2008 kemi hyrë në krizë me një hendek të madh në ndarjen e klasave dhe zgjidhja ishte një luftë e klasave e kryer përmes masave shtrënguese për të varfërit dhe ndihmat për të pasurit.

Dinamika e krizës së kësaj epidemie në ndërthurjen e shtetit dhe tregut kapitalist nuk është një territor i paeksploruar. Në fakt, përcaktohet nga dinamika e fuqisë që vendos për rrugën e saj jashtë kësaj situate. Vendosja e policisë nga shteti është një masë për t’i betonuar vendimet të cilat merren në emër të tregut kapitalist. Por, gjithashtu tregon kufizimet e të dyjave, kufizimet të cilat policohen dhe financohen për ta mbajtur larg potencialin e zhdukjes masive të hapësirës së tyre të spekulimeve. Hapjen e derës për atë potencial po e siguron vet shteti dhe tregu kapitalist. Pushimi i shkurtër i synuar me prodhimin për përfitim, që do ta mundësonte një rifillim të shpejtë, mund të zgjatet edhe mëtej. Duke e pasur parasysh interesin popullist të shtetit për t’i përmbushur kërkesat popullore në këtë moment, mund ta kërkojmë kolektivisht një periudhë shumë më të gjatë të këtij pushimi. Një i tillë që do ta kryejë të njëjtin rol si një pauzë teatrale, në vend që të zbrazë hapësirën, rritë tensionin.

(*Autori është filozof dhe teoricien nga Shkupi)