Të shesësh Audi në Birmani

2132

Që nga themelimi më 1950 i Komunitetit Evropian të qymyrit dhe çelikut e deri në atë të Bashkimit Evropian, përmes Traktatit të Romës dhe Tregut të Përbashkët, arkitektët e Evropës patën për armiq të shpallur proteksionizmin dhe sovranitetin. Prandaj nuk është për t’u habitur që edhe në një kohë kur ekonomia ndërkombëtare është në rënie dhe papunësia po rritet, Bashkimi mendon me kujdes dhe palëkundur zgjerimet e reja (Shqipëria, Maqedonia e Veriut) dhe negocion marrëveshjet e ardhshme të tregtisë së lirë (Meksikë, Vietnam). A e ka përplasur derën Mbretëria e Bashkuar? Me rëndësi që po vjen Ballkani. Dhe nesër nëse është e nevojshme, mirë se vjen Ukrainë!

Askush nuk mund ta bindë një të paarsyeshëm të veprojë kundër natyrës së tij. Evropa është e fiksuar pas ndërtimit të një tregu të madh. Pa kufij, tarifa doganore ose subvencione. Pa liberalizim të mëtejshëm tregtar, ajo do të binte vërtet në tokë. Kjo quhet “teoria e biçikletave”: duhet të bëni pedalimin për më shumë integrimi ose rrëzoheni. Bota për të cilën ëndërron Brukseli gjason që shumë kohë në një pellg të madh vaji të butë mbi të cilin transportuesit e mallrave rrëshqasin në tingujt e Himnit të gëzimit.

Le ta dëgjojmë për shembull z. Phil Hogan, komisionerin aktual të tregtisë evropiane. Në mes të krizës së koronavirusit, përderisa shumica e banorëve të Bashkimit Evropian  ishin ende të izoluar, që përkeqësoheshin tensionet kinezo-amerikane dhe që Washingtoni shkelte duke qeshur shumicën e “rregullave” të tregtisë, të cilat Shtetet e Bashkuara i kishin miratuar, z.Hogan jepte mendimet e tij mbi globalizimin. Ato mund të përmblidhen si më poshtë: ne nuk ndryshojmë asgjë, ne shpejtojmë. Disa kompani shëndetësore do të zhvendosen në Kontinentin e Vjetër, si të bëjmë ndryshe? “Por ky është një përjashtim”, paralajmëron Hogan (1).

Dhe duke iu drejtuar atyre që flasin për qarqe të shkurtëra, për rënie ekonimike, ai paralajmëron: “Më 2040, 50% e popullsisë botërore do të jetoj pesë orë larg Birmanisë. (…) Më duket e natyrshme se kompanitë evropiane nuk do të duan ta privojnë veten nga kjo situatë e aktivitetit. Do të ishte plotësisht idioteske”. Ai tashmë e di se ç’do të punësojë në muajt e ardhshëm:” Duhet t’i thellojmë marrëveshjet tona ekzistuese të tregtisë së lirë – kemi të tilla me rreth shtatëdhjetë vende – dhe duhet të përpiqemi të nënshkruajmë me të tjerë.”

Tani për tani, intelektualët grafomanë po përpilojnë projekte që kanë të bëjnë me “botën tjetër”. Ato janë poetike, polifonike, të kujdesshme, komplekse, solidare dhe shumë gjëra të tjera të bukura. Sidoqoftë, ato do të mbeten po aq të kota sa të padobishme për aq kohë sa nuk merren me arkitekturën e një Bashkimi Evropian i cili është bërë ndër dekada një “globalizim në miniaturë” (2). Normat tregtare që ëndërronte të impononte në të gjithë planetin për shkak të madhësisë së tregut të tij mund të fluturojnë larg para syve të saj të frikësuar, ajo ngjitet në respektimin e saj për “rregullat” që janë edhe të vjetëruara dhe të dëmshme . Për shkak se shitja e Audi në Bimrani mbetet i vetmi ideal që ushqen. Projekti i vetëm i qytetërimit që diti ta shoqërojë me emrin e tij.

(1) « L’Union européenne doit rester ouverte sur le monde », Le Monde,8 maj 2020.

(2) Cf. Henry Farrell, «A most lonely union», Foreign Policy, Washington, DC,3 prill 2020.