Mbështeteni Le Monde Diplomatique në Shqip
Na mbështetni

en | fr | +

Ta parashtrosh pyetjen e duhur

Gusht 2025

Në vitin 2017, Portugalia kishte 400 mijë të huaj dhe e djathta ekstreme ishte inekzistente. Tetë vjet më vonë, ajo numëron gati 1,6 milion të huaj (15% e popullsisë së përgjithshme) dhe e djathta ekstreme është shndërruar në forcën e dytë parlamentare. E vërtetuar pothuajse kudo në Evropë, korrelacioni në mes rritjes së flukseve migruese dhe ngritjes së formacioneve ksenofobe duket thuajse mekanik.
« Populli francez nuk do më imigracion », përfundon znj.Marine Le Pen, përpara se të bëjë thirrje për një referendum. Por cila do të ishte pyetja që duhet parashtruar?

Le t’i kthehemi Portugalisë, në vitin 2008, shumë kohë përpara bumit të fundit migrues. Vendi i goditur nga kriza financiare ndodhej në prag të falimentimit. Në këmbim të ndihmës së tyre, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian kërkuan reforma: Lisbona duhej ta “modernizonte” ekonominë e saj. Pra të privatizonte, t’i shkurtonte shpenzimet publike, të çrregullonte tregun e punës. Duhej rritur konkurrueshmëria, për të tërhequr investitorët. Portugalia bëri të pamundurën për ta siguruar hyrjen e kapitalit të ri. Në vitin 2009, krijoi statusin e “rezidentit të pazakonshëm”, të destinuar për të joshur kuadro të larta dhe pensionistë të huaj, duke ofruar përjashtim nga taksat për dhjetë vjet. Një sukses i menjëhershëm. Tre vjet më vonë, nisi “vizën e artë” (ose “lejen e qëndrimit për veprimtari investimi”) me një qasje të privilegjuar drejt shtetësisë për të huajt që hapnin xhirollogaritë. Një shi kapitalesh u derdh mbi sektorin e pasurive të paluajtshme. Së fundi, qeveritë e njëpasnjëshme vendosën të mbështeteshin plotësisht te burimet turistike. U hapën linja ajrore “low cost” dhe u liberalizuan qiratë afatshkurtëra. Turistët filluan të vërshonin me miliona, duke sjellë valutat e tyre.

Terapia duket se po jep fryte. Portugalia rifilloi rritjen ekonomike në vitin 2014, bilanci i saj tregtar u bë suficitar dhe deficiti publik u zvogëlua vit pas viti. Ish-“nxënësi i dobët” po paraqitej tani si një model. Por, pas treguesve të hijshëm, po shfaqej një tjetër realitet. Që nga kriza financiare, vendi ka përjetuar një eksod të konsiderueshëm të popullsisë, me kulmin prej 120 mijë largimesh në vitin 2013 dhe ende 75 mijë në vitin 2023, shumica të rinj të diplomuar. Të privuar nga perspektivat në këtë ekonomi me vende pune shërbimi të pakualifikuara, ata nuk arrijnë më të sigurojnë strehim në qytetet e mëdha, ku qiratë janë dyfishuar në më pak se dhjetë vjet. Sot, gati një e treta e portugezëve të moshës 15 deri në 39 vjeç jetojnë jashtë vendit.

Ky emigrim ka përshpejtuar plakjen e vendit i cili tani i ka dy të moshuar për çdo të ri, me një indeks të lindshmërisë ndër më të ulëtit në Evropë. Por nuk janë shtatëdhjetëvjeçarët ata që do të lajnë enë në restorante, të pastrojnë dhoma të hoteleve apo të mbledhin mjedra. Prandaj, në fillim të viteve 2020 u sollën punëtorë nga Brazili, Angola, India, Sri Lanka, Maroku…

Në lojën e shifrave, disa studime tregojnë gjithashtu një korrelacion – madje më të ngushtë se ai i pari – midis emigrimit (të brendshëm dhe ndërkombëtar) dhe rritjes së djathtës ekstreme. Kjo ndodh, nga njëra anë, sepse këto largime privojnë disa territore nga votuesit e rinj e të diplomuar, të cilët kanë më pak prirje të votojnë për parti ksenofobe dhe nga ana tjetër sepse ato ndryshojnë sjelljen politike të popullsisë që mbetet, në një rajon që zhytet gjithnjë e më shumë në krizë.

Pra, nëse Portugalia do ta organizonte një referendum për të huajt, cila do të ishte pyetja? A doni ta ktheni mbrapsht fuqinë punëtore të huaj, të shfry

Botime të tjera