Fushata anti-Sanders e mediave mainstream

693

Gjashtëmbëdhjetë artikuj armiqësor ndaj z. Bernie Sanders në gjashtëmbëdhjetë orë! Washington Post do ta ketë të vështirë të përputhet me performancën e tij të katër viteve më parë [1]. Që nga ajo kohë, kandidati i së majtës amerikane nuk ka bërë asgjë për ta fituar simpatinë e mediave. Ata e urrejnë, ai e di. Madje edhe bën shaka.  

Këto ditë, në mënyrë rituale, ai pyeti mbështetësit e tij: “A e dini sa tatime ka paguar Jeff Bezos vitin e kaluar? ”. “Zero!”, përgjigjen ata, në një këmbim përsosmërisht të rrjedhshëm. Senatori Sanders vazhdon: “Unë e flas tërë kohën, dhe pastaj pyes veten pse Washington Post, i cili i përket Jeff Bezos, gjithashtu pronar i Amazon, nuk shkruan artikuj të mirë për mua. Vërtet nuk e di pse[2]

Por artikujt nuk janë më mirë diku tjetër. Ndoshta për të njëjtat arsye: një pronar i mediave që fiton shumë para e kupton se nuk do ta kursente programi fiskal i z.Sanders.

Dhe pastaj, të deklarosh ithtar i socializmit, qoftë edhe “demokratik”, nuk është përshpejtuesi më i mirë i karrierës në televizion.

Sam Donaldson ishte për dekada me radhë gazetari më i famshëm në televizionin ABC. Ai sapo ka mbështetur Michael Bloomberg.

Përballë z.Sanders, të mbështesësh një miliarder shumë më tepër të djathtë është mënyra e vetme, beson ai, për ta mundur pastaj z.Donald Trump dhe për të siguruar që Amerika do të mbetet “vendi që shkëlqen në breg për të cilën fliste Ronald Reagan dhe që e zbehte tërë botën nga zilia [3]”.

Pasardhësi i Donaldson në ABC është George Stephanopoulos, ish-zëdhënësi i Presidentit William Clinton në Shtëpinë e Bardhë (1993-2001). Ai ishte aq i bindur që krijimi i një takse mbi pasurinë të paralajmëruar nga z.Sanders ishte jopopullore sa që kundërshtoi një nga të ftuarit e tij që ia dëshmonte të kundërtën. Dhe pastaj, duke pranuar përfundimisht gabimin e tij, ai përfundoi: “Kjo tregon se unë jetoj në Manhattan. Kjo taksë nuk është e popullarizuar këtu“(20 tetor 2019). Stephanopoulos fiton 15 milion dollarë në vit nga ABC News.

“Më kujtohet lufta e ftohtë. Besoj se nëse do të kishin fituar [Fidel] Castro dhe të kuqtë, do të kishte pasur ekzekutime në Central Park dhe se unë do të isha në mesin e të dënuarve përderisa do të duartrokisnin të tjerët”. Kush për shembull? “Unë nuk e di se kënd e mbështeste Bernie përgjatë atyre viteve ose edhe çfarë nënkupton ai me socializëm.” [4]

Që kur zoti Sanders filloi të fitojë zgjedhje për kandidaturën, z.Trump i pëlqen të rikujtoj udhëtimin e Sandersit në Moskë më 1988 në muajin e tij të mjaltit.

Por, në këtë regjistër, ish-presidenti/kryeshefi ekzekutiv i Goldman Sachs, z.Lloyd Blankfein, një demokrat klintonian, shpërfaqet edhe më i ashpër. Më 12 shkurt ai postoi në Twitter: “Sanders është po aq polarizues sa Trump dhe ai do ta falimentoj ekonominë tonë. Ai përqesh ushtrinë tonë. Nëse do të isha rus, këtë herë, unë do ta zgjidhja Sanders.

Preferenca e Moskës është e panjohur në rast të një përballje midis biznismenit njujorkez dhe senatorit Sanders në nëntorin e ardhshëm. Por tashmë dihet se për gazetarët amerikanë, të cilët i urrejnë po aq njërin sa tjetrin, kjo përballje do të ishte një rrugëtim kryqëzues.


[1] Lexo Thomas Frank, « Tir groupé contre Bernie Sanders », Le Monde diplomatique, dhjetor 2016.

[2] Tubim në New Hampshire, 13 gusht 2019.

[3] Intervistë në CNN, 14 shkurt 2020.

[4] MSNBC, 7 shkurt 2020.