Multilinguizmi, një kokëdhimbje shkollore

684

“Më tregoni steriotipet e gjinisë që keni gjetur në këtë katalog lodrash”, thotë mësuesja. Fjala qarkullon rreth tavolinave të vendosura në formë U-je, përballë saj. Çdo nxënës, me radhë, zgjedh një shembull në tabletin e tij elektronik dhe e pasqyron në ekranin e madh kolektiv: djalë duke luajtur si mjek apo mekanik, ndërsa vajza e veshur me ngjyrë rozë, e lumtur  që hekuros apo gatuan. Një risi kjo e « seksionit 2 » të « mësimdhënies europiane », që mbledh të rinj të moshës 13 vjeç të dhjetëra kombësive të ndryshme ku të gjitha orët (përveç orës së gjuhës), zhvillohen në frëngjisht. I hapur në fillim të vitit shkollor 2018, liceu Edward-Steichen de Clervaux, në veri të vendit, përbëhet nga ambiente ultramoderne, me një strukturë të betonizuar të lëmuar, me dyer të jashtme dhe dritare prej xhami që bien nga pylli si dhe sallat e klasave të pajisura me teknologjitë e fundit. Ai bën pjesë në katër sistemet publike që ofrojnë këtë plan mësimor të ri. I afërt me sistemet franceze apo gjermane, – provimi i pjekurisë – modeli europian, ndahet nga origjinaliteti linguistik i mësimdhënies në Luksemburg. 

Që në mesin e shekullit XIX-të, mësimi i leximit dhe i shkrimit fillon në moshën 6 vjeç në gjermanisht. Frëngjishtja futet në mënyrë progresive, fillimisht në gjuhën e folur, pastaj në atë të shkruarën, në moshën 8 vjeçare. Kjo gjuhë imponohet për të gjitha disiplinat duke filluar që nga mosha 15 vjeç në planin mësimor të quajtur « klasik », si rruga  e sigurt  drejt universitetit. Në planin mësimor të konsideruar si « të përgjithshëm » në të cilin futen mësimdhënia teknike dhe profesionale (60% e efektivëve të ciklit të dytë), gjermanishtja është mazhoritare edhe pse gjuha frënge po zë një vend gjithmonë e në rritje. 

Që në mesin e shekullit XIX-të, mësimi i leximit dhe i shkrimit fillon në moshën 6 vjeç në gjermanisht. Frëngjishtja futet në mënyrë progresive, fillimisht në gjuhën e folur, pastaj në atë të shkruarën, në moshën 8 vjeçare. Kjo gjuhë imponohet për të gjitha disiplinat duke filluar që nga mosha 15 vjeç në planin mësimor të quajtur « klasik », si rruga  e sigurt  drejt universitetit. Në planin mësimor të konsideruar si « të përgjithshëm » në të cilin futen mësimdhënia teknike dhe profesionale (60% e efektivëve të ciklit të dytë), gjermanishtja është mazhoritare edhe pse gjuha frënge po zë një vend gjithmonë e në rritje. 

Kësaj mësimdhënieje të dyfishtë i shtohet anglishjta dhe gjuha luksemburgeze – e përdorur çdo ditë  në aktivitetet jashtëshkollore – gjë që përbën një « sfidë të madhe për të rinjtë », shpjegon z. Jean Billa, drejtor i liceut të Clervaux. Një eufemizëm. Studimet kombëtare dhe ndërkombëtare kanë nxjerrë në pah braktisje të shumta të shkollës. Ndërkohë që përbëjnë më shumë se 2/3 e efektivit të arsimit kryesor (fillor), nxënësit e huaj ose me origjinë të huaj kanë rezultate shumë më të dobëta se ata që kanë për gjuhë amtare gjermanishten apo gjuhën luksemburgeze. (1) “Për fëmijët portugezë, të ish-jugosllavisë, apo të Kepit të Gjelbër, mësimi i gjermanishtes është pothuajse i pamundur në këtë kontekst”, shpjegon sociolinguisti Christoph Purschke.

Edhe pse vendi është shumë i pasur dhe zotëron shumë mënyra për të ndihmuar shkollat, përsëri çështja është e komplikuar. Gjuhët  përbëjnë një faktor-kyç në dështimet shkollore. Sistemi orvatet të forcojë riprodhimin e elitave, që do të dalin trigjuhësh, bile dhe katërgjuhësh nga ky rrugëtim mbushur me vështirësi. Ai dekurajon një pjesë të nxënësve të kulturës gjermanike, të cilët e përjetojnë në mënyrë shumë të vështirë mbizotërimin e frëngjishtes në provimin klasik të maturës, pjekurisë. 

Për të vepruar mbi faktorët linguistikë të ndërprerjes së shkollës, qeveria aktuale, fillimisht,  përgjithësoi futjen e përbashkët të frëngjishtes dhe të gjuhës luksemburgeze në çerdhe dhe në klasat e vogla që paraprijnë marrjen e njohurive në shkrim e këndim – duke qenë se shkolla ishte e detyrueshme që në moshën 4 vjeç. 

« Duhet provuar të krijohen situata shumëgjuhëshe për të hapur shpirtin, veshin dhe mendjen me shumë gjuhë njëherësh që në moshë fare të vogël », thekson ministri i arsimit Claude Meisch. Mbi të gjitha, shkolla publike propozoi që me fillimin e vitit shkollor 2018, në katër lice, mes të cilëve dhe ai i Clervaux, këto plane mësimore drejt provimit të pjekurisë në sistemin europian dhe atë ndërkombëtar. 

Këta të fundit i lejojnë çdo nxënësi të zgjedhë vetëm një gjuhë komunikimi (lingua franca), por edhe nivelin e gjuhëve të tjera që ai kërkon të mësojë. Me këtë program, qeveria kërkon, gjithashtu, të shmangë largimin e të rinjve liceistë drejt vendeve fqinje, apo drejt sektorit privat. 

Për të njëjtën arsye, ajo nuk është e vendosur që të hedhë hapin e madh drejt një arsimimi në gjuhën kombëtare, teori kjo e mbrojtur nga e djathta e spektrit politik, nga Partia reformiste e alternativës demokratike (ADR) dhe, nga ana tjetër,  nga Die Linke (e majta).  Kufizimi i gjuhës luksemburgeze vetëm me dy orë në javë komunikim të gjuhes së folur, ka shkaktuar shumë diskutime  zyrtare. «Nuk shoh kontradikta midis promovimit të gjuhës luksemburgeze dhe një shumëllojshmërie të ofertës arsimore”, mendon Z. Meisch. “Them se për të funksionuar si vend, multilinguizmi është shumë i rëndësishëm. Dhe, që të kuptohemi si vend, dhe të kemi një identitet si komb i Europës, gjuha luksemburgeze është shumë e rëndësishme. Pra duhen të dyja”.

Nxënësit e filialeve të reja publike do të ecin me ritmin e një niveli çdo vit, por prirjet e para kanë sjellë surpriza. Mundësia për të zgjedhur një gjuhë të vetme kryesore ka qenë në përfitim të frëngjishtes e cila është zgjedhur si gjuhë, pothuajse nga gjysma e nxënësve e seksioneve të para të regjistruara në fillim të vitit 2019, shumë më tepër se anglishtja, gjermanishtja dhe më pas portugalishtja.