DHJETË FILMAT RAJONALË QË SHËNUAN 2019 PËRTEJ BALLKANIT
Rilindja Kinematografike

Nga Kroacia në Turqi, nga Serbia në Shqipëri; Ballkani, vendlindja e shumë kineastëve me famë botërore, si Aleksandar Petroviq, Theo Angelopoulos, Nuri Bilge Ceylan, Cristian Mungiu dhe shumë të tjerë, tanimë mund të llogaris edhe në zëra të rinj kinematografikë. Pa i lënë pas dore temat tradicionale (familja, lufta, historia), autorët e rinj godasin me forcën e pyetjeve të tyre (identitetin, kalimin në moshën madhore, maçizmin), fuqinë e protagonistëve të tyre (bletarë nomadë, heronj të emancipuar ose në proces të emancipimit) dhe qasjet e tyre inovative në lidhje me zhanret e vendosura (filmi rrugor i kombinuar me filmin mësimor, filmi i periudhës së ngjyrosur me elemente fantastike, etj).

236

HONEYLAND

Që nga shfaqja e tij, dokumentari i Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov nuk ndalon të jetë temë e publikut dhe e kritikëve (« The Guardian », « New York Times », « Rolling Stone »). Nga Maqedonia e Veriut, vendlindja e Milcho Manchevskit, fituesit të çmimit Oskar me « Before the rain », « Honeyland » është parapërzgjedhur në mesin e dhjetë filmave më të mirë të huaj në garën për Oscar 2020.

Description: Honeyland

Për më tepër, filmi përqëndrohet në jetën e Hatixhe Muratovas, bletarja e fundit nomade e Evropës, e cila ka fituar tre çmime në Festivalin prestigjioz « Sundance Festival » dhe dhjetëra çmime të tjera gjatë turneut të saj të festivaleve. Ky “dokumentar i hidhur dhe i shkëlqyeshëm”, siç e ka përshkruar portali referues « Indie Wire » do të mbetet padyshim i shënuar në historinë e kinemasë së re maqedonase.

A TALE OF THREE SISTERS

Emin Alper është padyshim një nga kineastët më domethënës që punon sot në Ballkan. Pas dy filmave që nuk kaluan pa u vënë re nga kritikët ndërkombëtarë (“Beyond the Hill” në 2012 dhe “Frenzy” në 2015), ai u kthye këtë vit me “A Tale of Three Sisters”, një komedi dramatike me thekse fantastike, që na shpie në një fshat të izoluar të Anadollit.

Description: prica_o_tri_sestre_plakat

Tri motra të mishëruara shkëlqyeshëm në ekran nga një treshe aktorësh të rinj turq, dërgohen në qytet për të punuar si shërbëtore. Përmes një skenari të ndikuar nga letërsia dhe me një skenar të përpiktë (ka fituar çmimin për skenarin më të mirë në Festivalin e Filmit në Sarajevë), regjisori turk shpërfaq një vështrim të freskët për feminilitetin, mashkullorizmin dhe determinizmin social.

GOD EXISTS, HER NAME IS PETRUNYA

Në zemër të kësaj “fabule feministe dhe universale” (Courrier International), frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë: Petrunya, një grua që përfshihet në garën tradicionale të notit për kryqin në ujin e akullt të një fshati maqedonas. Meqenëse gara ishte e rezervuar deri atëherë vetëm për burrat, pjesëmarrja e Petrunya ngjalli indinjatën e bashkësisë fetare.

Description: download

Duke kritikuar konservatorizmin e shoqërisë maqedonase, “God Exists, Her Name is Petrunya” nga Teona Strugar Mitevska, është paraqitur në festivale të shumta ndërkombëtare duke fituar disa çmime (përfshirë çmimin LUX nga Parlamenti Evropian).

WHEN TOMATOES MET WAGNER

Qoftë në saje të kinemastëve të saj klasikë, siç është i pashmangshmi Theo Angelopoulos, apo brezi i ri i autorëve nga të cilët Yorgos Lanthimos (« The Favourite », « The Killing of a Sacred Deer »…), Greqia mbetet një vend i madh i kinematografisë.

Nëse këtë vit, filmi politik « Adults in The Room » nga Kosta-Gavras, shkaktoi bujë në rajon, ndwrsa ajo qw preku thellw mendjet e kienastwve ishte dokumentari « When Tomatoes Met Wagner » me një rend krejtësisht tjetër.

Menjëherë vërshohemi nga butësia dhe humori i historisë së këtyre dy kushurinjve që përpiqen t’i rijapin jetë një fshati të rrezikuar nga zhdukja përmes prodhimit të domateve bio, me ndihmën e çmuar të gjysheve të fshatit.”« When Tomatoes Met Wagner » është një komedi e butë dhe e hidhur, që rrënjoset plotësisht në kohërat tona. Është një histori moderne e rigjallërimit rural, risajimit të të jetuarit së bashku dhe e eksplorimit të globalizmit në shkallën e vet”, nënvizon Madeline Robert e festivalit të filmit « Vision du réel » në Nyon të Zvicrës.

MY MORNING LAUGHTER

Fitues i çmimit kryesor të Festivalit të kinemasë të autorit të Beogradit, “My morning laughter” është filmi i dytë me metrazh të gjatë i regjisorit të ri serb Marko Gjorgjeviq. I xhiruar me një buxhet të vogël, ai përqendrohet në një tridhjetë vjeçar në nevojë për jetë nga provinca serbe.

Aktorë të rinj premtues, me një nga rolet e fundit të të jashtëzakonshmit Nebojsha Glogovac (vdekur në vitin 2018), përbërje e pazakontë e planeve, spontanitet i dialogjeve, humor autentik lokal ..Gjorgjeviq na shfaq një perlë që tregon se mjafton një buxhet i vogël dhe sinqeritet për ta bërë një film të shkëlqyeshëm.

THEN COMES THE EVENING

Regjisorja e re Maja Novakoviq udhëton në vendlinjen e saj në lindje të Bosnje dhe Hercegovinës për ta xhiruar përditshmërinë e dy grave të moshuara që jetojnë në një fshat të izoluar.

Description: download (3)

Duke u luhatur midis atmosferës foklorike, poezisë së përditshme, melankolisë së vetmisë dhe ndikimeve piktoreske, ajo vështron marrëdhënien e dashur midis dy grave dhe marrëdhënien e tyre me natyrën. Ky film i parë i metrazhit të shkurtër të regjisores ka fituar tashmë disa çmime (“Truth Cinema” në Teheran, “Festival i Filmit të Autorëve” në Beograd).

OPEN DOOR

I shfaqur si premierë botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë, “Open Door” ka për subjekt shoqërinë e sotme shqiptare, të shënuar thellësisht nga kanunet patriarkale. Ky film i parë i regjisorit të ri shqiptar Florenc Papa paraqet dy motra që përballen me pamëshirshmërinë e babait të tyre.

Description: download (4)

Filmi është pjesë e traditës së dramës sociale, një zhanër kaq i popullarizuar në gadishullin ballkanik.

THE WHISTLERS

Skenarist dhe regjisor që ka fituar çmime të shumta për filmat e tij, Corneliu Porumboiu ka marrë pjesë sivjet në festivale me filmin e tij të metrazhit të gjatë « The Whistlers ». I cilësuar nga Siegried Forster (RFI) si “një film policor muzikor i jashtëzakonshëm që argëtohet duke luajtur me konventat e filmit të zhanrit, pa harruar dashurinë dhe humorin“, filmi i ri fiksion i autorit rumun ka për personazh kryesor Cristin, një polic i korruptuar i Bukureshtit i cili duhet ta mësojë gjuhën e fishkëllimave të banorëve të ishullit La Gomera në Kanari.

Filmi u nominua për Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe mori çmimin për skenarin më të mirë në Festivalin Evropian të Filmit në Sevilja.

TAKE ME SOMEWHERE NICE

Ena Sendijareviq, të cilën e takuam në Festivalin e Filmit në Sarajevë, vetëm disa ditë para se filmi i saj i parë i metrazhit të gjatë “Take me somewhere nice” të fitojë çmimin e madh të festivalit – Zemra e Sarajevës, është një nga ata autorë për të cilët do të duhet ta llogarisë kinemaja e autorëve evropianë në vitet e ardhshme.

Description: MV5BMmI0OTRiYWEtYWJlNS00MzM3LTk5YjMtNmNjOGM0OTg4Y2Q1XkEyXkFqcGdeQXVyNjgwNTk4Mg@@

Midis road movie dhe filmit mësimor, të ndjeshëm dhe të guximshëm, frymëzuar nga Kelly Reichardt dhe Agnès Varda, “Take me somewhere nice”  pikëpyet mbi identitetin e dyfishtë të protagonistit, një identitet të cilin e ndan edhe vet kineastja boshnjako-holandeze.

THE LOAD

Ndonëse filmi kishte premierën e tij në vitin 2018, viti 2019 do të jetë ai që do të mbetet i gdhendur në kujtesën e kineastit serb Ognjen Glavoniq, autorit të “The Load”.

Ky road movie na shpie në Serbi, në kohën e bombardimeve të NATO-së.

Në një atmosferë ngufatëse dhe mbytëse, jemi në udhëtim me vozitësin e kamionit : Vllada (interpretuar me një minimalizëm goditës nga Leon Luçev) i cili bart një ngarkesë misterioze.

Në vitin 2019, “The Load” ka qarkuluar gjithandej në botë (Cleveland, Los Angeles, New York, Chicago, Argjentinë, etj.) dhe u vlerësua nga kritikët e revistave prestigjioze (Los Angeles Times, Cinema Scope, New York Times, Variety).

Përtej rezultatit 100% me “Rotten Tomatoes”, filmi nga Ognjen Glavoniq është cituar si “një nga filmat më të mirë të vitit” nga portali referues RogerEbert.com.

(Courrier des Balkans)