REGJIMI I BACHAR AL-ASSAD RIKTHEN LIDHJET ME MONARKITË E GJIRIT
Siria, kthimi i ngadalshëm në « familjen arabe »

Në pritje të reintegrimit të Sirisë brenda Ligës arabe, po rriten afrimet bilaterale, ndër të tjera me monarkitë e naftës së Gjirit, Egjiptin dhe Magrebin, të shtyer shumë nga fuqia tutelare ruse. Fitorja ushtarake e regjimit është larg përfundimtares, por po e përforcon një rikonfigurim gjeopolitik që po zhvillohet që disa vite.

868

Në vitin 2011, qysh në muajt e parë të luftës, pushteti sirian duket i izoluar në tërë rajonin. Në nëntor, me iniciativë të Arabisë saudite dhe të Katarit, Siria largohet nga Liga Arabe, anëtare themeluese e të cilës ishte. Në muajin mars 2013, organizata po mendon t’ia jep opozitës ulësen siriane, por tri shtete janë kundër: Algjeria, Iraku dhe Libani.

Izolimi nuk është total, pushteti baasist i cili përgjatë kohë e kishte për flamur nacionalizmin arab, mban ithtarë në të gjitha « vendet vëllezër » (1), por megjithatë ai është i hidhur. Me 22 mars 2013, i pyetur nga kanali televiziv panaarab Al-Mayadeen, përfaqësuesi sirian pranë Kombeve të Bashkuar (OKB), Bachar Al-Jaafari, e përshkruan arabizmin si një obligim të detyrueshëm, për të cilin është angazhuar gjithmonë vendi i tij  dhe i përmend tri epizoda të cilët ilustrojnë hapjen pa interes të Sirisë ndaj pjesës tjetër së botës arabe : pritja që i është bërë në vitin 1855 emirit Abdelkader, udhëheqësit usharak dhe fetar algjerian, emërimin e Fajçalit, me prejardhje nga Hedjazi (perendim i gadishullit arab), si mbret efemer i Sirisë në v.1920 dhe pranimin e kuazi-tutelës egjiptiane nën Gamal Abdel Naserit, në kuadër të Republikës arabe të bashkuar (1958-1961).

Për pushtetin sirian, « tradhtia » bëhet atëherë në dy nivele : në nivelin e shteteve arabe të cilët ia kanë kthyer shpinën dhe në nivelin e djihadit transnacional – i shtyrë nga disa shtete, ndër të tjera naftomonarkitë e Gjirit, – që e ka shndërruar Sirinë në skenën e saj të re të priviligjeruar.

Nga ana e tij, Damasi mund të mbështetet në aleatin e saj iranian dhe mbi të gjitha, mbi pushtetin rus edhe politik (anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar) dhe ushtarak, ndër të tjera prej intervenimit të drejtëpërdrejtë prej vjeshtës 2015.

Damasi përfiton gjithashtu nga rrjeti i milicëve pro-iranian të fuqishëm, ndër ta, në veçanti Hezbollahu libanez. Prej 2014, paraqitja e Organizatës së Shteteve islamike (OSHI) si një kërcim terrorist të masës së madhe dhe fitoret ushtarake e palës pro-regjimit kanë ndihmuar « normalizimet » në mes shumë kryeqytetetve arabe dhe pushtetit sirian.

Kjo e ka bërë edhe të tejkaluar aleancën e momentit të krijuar deri aty kundër Damasit në mes akterëve rajonal po aq të ndryshëm si Arabia Saudite dhe Turqia. Kundër kampit lojalist në Siri dhe më përgjitësisht, kundër « vijës së rezistencës » – të përfaqësuar nga Teherani, Damasi dhe Hezbollahu -, qëllimet dhe prioritetet ishin të ndryshme. Në një anë, aleanca islamo-reformatore e udhëhequr nga Turqia dhe Katari kishin në plan ta rrëzojnë regjimin e Bashar Al-Assadit në dobi të të preferuarve të tyre : Vëllëzërit Muslimanë. Në anën tjetër dhe përkundër pozitës së saj kundërrevolucionare, Arabia Saudite, aleate me Emiratet e Bashkuar të Arabisë, dëshironte sidomos ta kundërshtonte ndikimin iranian në Lindjen e Mesme, duke e këputur lidhjen strategjike në mes Damasit dhe Teheranit. Mbijetesa e papritur e regjimit të Damasit me mbështetjen ushtarake ruse i ka kontribuar ndarjes se kampit të kundërt dhe  krijimit të një ndarje brutale në mes vijës Ankara-Doja dhe vijës Riyad-Abou Dhabi. Në korrik të vitit 2013, kjo ndarje mund të shihej në skenën egjiptiane me rastin e grushtetit kundër presidentit Mohamed Morsi, anëtar i Vëllazërisë Muslimane : ishte puç i mbështetur nga Arabia Saudite dhe Emiratet (dhe i përshëndetur nga Moska dhe nga pushteti sirian), por i dënuar nga Turqia dhe Katari, aleatë të presidentit të rrëzuar.

Roli përcaktues i Rusisë

Efikasiteti i strategjisë kundërkryengritëse ruse në Siri (me beteja vendimtare të fituara sikur ajo e Alepit, e Deraas ose e Gutës orientale) dhe nisja e procesit të Astanës në maj të vitit 2017 (një marrëveshje që kishte bashkuar Rusinë, Iranin dhe Turqinë, kjo e fundit si kumbare e opozitës siriane, me synim gjetjen e një zgjidhje politike) i kanë bërë pothuajse të kota përpjekjet për ta rrëzuar Al-Assadin. Roli i Rusisë është edhe më përcaktues pasiqë marrëdhëniet e saj me të gjithë armiqtë e moçëm të Damasit janë përmirësuar dukshëm, si në planin bilateral ashtu edhe në atë të menaxhimit të dosjes siriane. Për Moskën, reintegrimi i Sirisë në « familjën arabe »       ( formulë e përdorur shpesh nga diplomacia ruse) është mënyra për ta legjitimuar prapë pushtetin sirian në skenën ndërkombëtare, por kjo vlen edhe për ta përgatitur rindërtimin material të shtetit, gjë që konsiderohet më e rëndësishme se reformat politike dhe institucionale. Për Rusinë, vendet e Gjirit Persik më së miri mund ta ndihmojnë « rehabilitimin » e Damasit në gjirin e Ligës arabe dhe rindërtimin e tij me mbështetje financiare. Nëse Katari ngurron ende t’i kthej marrëdhëniet  normale me Damasin, pjesërisht për shkak të lidhjes së tij të priviligjuar me Turqinë dhe Arabinë Saudite për të cilën Iraku mbetet armiku kryesor, diplomacia ruse mund të ketë besim në Emiratet Arabe për t’ia zgjatur dorën Al-Asadit. Së paku tri ngjarje e ilirustrojnë  afrimin në mes Sirisë dhe Emiratet : rihapja e Ambasadës së Emiratëve në Damas, në fund të muajit gusht 2019 dhe biseda telefonike në mes princit trashëgimtar të Abu Dabhisë MOHAMMED Ben Zayed (i quajtur « MBZ ») dhe  presidentit sirian në fund të muajit mars 2020 (2). Solidariteti përballë pandemisë së Covidit 19 paska qenë tema e bisedës në mes dy udhëheqësve.

Emiratet kanë vendosur t’i kthehen bisedimeve me Al-Assadin jo vetëm për t’ia bërë qejfin Rusisë. E para, mbështetja e pushtetit sirian është në përputhshmëri të plotë me retorikën e detyrimit për stabilitet të praktikuar nga Abou Dhabi, i cili edhe nuk ngurron ta përdor autoritarizmin në emër të saj (3). Pastaj, megjithë aleancën e Abou Dhabisë dhe Rijadit dhe marrëdhënien e veçantë që i lidhë princat trashëgimtarë të dy vendeve (Mohammed Ben Zayed përshkruhet shpesh si mentori i  Mohammed Ben Salman, i quajtur  « MBS »), partitë politike dhe strategjike të Emirateve janë larg të qenurit në një vijë me ato të Arabisë saudite. Për Abu Dhabinë, armiqësia ndaj islamit politik të rrjetizuar (dhe veçanërisht të Vëllezërve Muslimanë) duket më e rëndësishme se përballja me Iranin. Dhe, rivalitetit në rritje me Turqinë – si në Libi ashtu edhe ne Detin e kuq – po i shtyen Emiratet që mos ta lejojnë ndikimin e saj në Siri. Në Idlib madje, ushtria turke dhe rebelët, të cilët janë nën mbrojtjen e saj janë lënë të vetme. Koha duket se ka kaluar, kur grupet e armatosur sirian që ishin kundër regjimit merrnin armë dhe pare nga monarkitë e Gjirit (4). Përtej rastit të veçantë të Emirateve Arabe të Bashkuar, Damas mund të shpresoj në dashamirësinë relative të disa vendeve të tjera arabe prej fillimit të konfliktit. Si fqinjtë irakianë (Iraku lidhet me ndërhyrjen ushtarake ruse në shtator 2015) dhe libanezë,  por edhe ata të Algjerisë, apo edhe të sulltanit të Omanit. Disa vende të tjera kanë evoluar mbi këtë çështje dhe kanë kaluar nga armiqësia e hapur në konvergjencë. Tri vjet pas puçit të vitit 2013, Egjipti i Abdel Fattah Al-Sissi ka vendosur t’ia jep qartazi mbështetjen Al-Assadit me një argument të ngjashëm të përdorur nga Rusia dhe nga Emiratet : ushtritë kombëtare gjithmonë vijnë para ekstremizmit dhe terrorizmit. Tunizia ka pasur një evolucion të njejtë. Në vitin 2012, regjimi i ri i dalur nga një proces revolucionar dhe i udhëhequr nga presidenti Moncef Marzouki ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me Damasin, vendim shumë i kritikuar nga e majta tuniziane. Sot Tunisi nuk e përjashton mundësinë e lidhjes së sërishme me regjimin e Al-Assadit. Në atë kohë, Ministri i Punëve të Jashtme i Tunizisë (dhe ish ambasador në Rusi), Khemaies Jhinaoui thoshte në fillim të vitit 2019 se « vendi natyral » i Sirisë ishte në Ligën arabe, pa e përmendur që largimi paraprak i presidentit sirian ishte i detyrueshëm. Në vjeshtën 2018, edhe Jordani e zgjati dorën: pas një marrëveshje në mes Ammanit dhe Damasit është rihapur kufiri në Nassib. Dhe në fund, vende të tjera po e bëjnë një normalizim indirekt. Sikurse Katari, me kthimin e madh të Qatar Airways në hapësirën ajrore siriane në pranverën 2019. Çështja e rivendosjes normale të marrëdhënieve me Libanin po shtrohet natyrisht në terme të veçanta. Në fillim të konfliktit në Siri (prej 2011 deri ne 2013), territori libanez shihej në Siri si burim jostabiliteti. Partitë e quajtur « antisiriane » (« Lëvizja e së ardhmes » e Saad Hariri, Forcat libaneze e Samir Geagea dhe Partia socialiste progresiste e Walid Joumblatt) dhe e disa grupeve salafiste (sikur ai i ‘Sheik » Ahmad Al-Assir) kishte tendencë të mbështesë publikisht kryengritjen dhe të militonte për rënien e regjimit. Në 2012, në veri të vendit, armët kalonin në mes dy territoreve, porti i Tripolit ishte përdorur për këtë trafik. Atëherë mund të flisnim për një rrezik të dyfishtë djihadistë : prej tokës libaneze kah toka siriane dhe prej tokës siriane kah toka libaneze. Në mes pranverës dhe verës 2013, dy beteja kanë pëmbajtur këto kërcënime në Liban: beteja e Saidës (qershor 2013) dhe beteja e Qusseirit (maj-qershor 2013). E para ka përballur ushtrinë libaneze me idhtarët e « sheikut » Al-Assir dhe ka përfunduar me ikjen e tij. E dyta është zhvilluar në provincën e Homsit, afër kufirit të Libanit, ku janë përballur ushtrinë siriane dhe Hezbollahun me grupet djihadiste (ndër të tjera atë të Al-Nosrës). Ajo përfundoj me fitoren e kampit lojalistë. Ky intervenim i Hezbollahut në Siri (në gjithë territorin e jo vetëm afër kufirit libanez) po vazhdon ta përçajë klasën politike libaneze: aleatët e saj (ndër të parët edhe presidenti Michel Aoun) mbështesin këtë qasje dhe konsiderojnë se mundet ta mbrojë Libanin nga « kërcënimi terrorist » kurse kundërshtarët e saj- të ndihmuar nga Rijadi-. në veçanti Forcat libaneze, janë kundër statutit të veçantë të cilin e gëzon Hezbollahu në Liban dhe e kritikojnë  pjesëmarrjen e tij në luftën e Sirisë. Në mes viteve 2016 dhe 2018, situata në Liban evoluonte në favor të Damasit. Zgjedhja e Presidentit Aoun në tetor 2016, dorëheqja e detyruar dhe më në fund e dështuar e Haririt prej Rijadit në nëntor 2017 – kjo peripeci i ka afruar Haririn dhe Aounit- dhe zgjedhjet e përgjithshme në maj 2018 (shumica në favor të Damasit) kanë përforcuar kampin të quajtur “prosirian”. Sot edhe nësë kriza politike dhe ekonomike që po e përjeton Libani e bën këtë çështje dytësore, klasa politike libaneze (bashkë me qeverinë) mbetet e ndarë rreth së ardhmës së marëdhënieve me regjimin sirian. Vërtetë nuk ka pasur një ndarje të vërtetë siç e kemi parë diku tjetër, por Hezbollahu dhe aleatet e tij duan një bashkëpunim të ngushtë, kurse kundërstarët e tyre jo.

Dosja e vështirë të kthimit të refugjatëve sirian të vendosur në Liban sipas gjasave do të ketë ndikim në zhvillimin e marrëdhënies bilaterale. Sipas Amnesty International, në qershor 2019, Libani numëronte 938531 refugjatë sirian të regjistruar në Komisariatin e Lartë të Kombëve të Bashkuar për Refugjatë (UNHCR) dhe 31 refugjatë palestinezë të ardhur nga Siria. Për qeverinë libaneze, këtij numri i shtohen 550.000 refugjatë palestinezë të vendosur, por jo të regjistruar zyrtarisht (5). Kthimi i tyre, i dëshiruar ndër të tjera nga President Aoun, ende nuk po përmendet. Fundja, derisa akterë joarabë (Rusia, Irani, Turqia) e luajnë një rol mbizotërues në Siri, ideja e një kthimi të Damasit në gjirin arab hap perpspektiva të reja udhëheqësve të vendit. Ndërkohë që Rusia po irritohet me luftën e klaneve në Damas, dhe që drejtësia gjermane po gjykon dy liderë sirian, – proces që le të mendohet se edhe udhëheqës të tjerë të Damasit do të mund të gjykohen– bashkimi me “vendet muslimane” do të ia mundësonte Al-Assadit të deklarojë se regjimi i tij është shpëtuar.

* Hulumtues në gjeopolitikë, autor i një doktorate mbi politikën arabe të Rusisë.

(1)  Akram Belkaïd, « Pse Magrebi po e mbështet Bachar Al-Assadin », Le Monde diplomatique, prill 2016

(2) Shih. Antoine Ajoury,  « Si po mundohet Rusia t’i përafroj Emiratet me Sirinë », Orient – Le Jour, 29 mars 2020.

(3) Shih. Andreas Krieg, « Si po e kërcënon ndryshimin në rajon narrativa e stabilitetit të Emirateve Arabe të Bashkuar”, Middle East Eye, 17 avril 2019.

(4) Shih.Murat Yeşiltaş dhe Ömer Özkizilcik, «Pse Turqia është e vetë në Idlib ? », Middle East Eye, 28 qershor 2019.

(5) « Siri : çështja e kthimit të refugjatëve», Amnesty International, 20 qershor 2019.