Teatri Kombëtar… “The show must go on”

1065

Prej datës 9 Prill, Teatri Kombëtar ka zhvilluar aktivitetin e tij online përmes mediave sociale facebook, instagram dhe youtube.
Si gjithmonë orari i takimit me publikun është ora 19:00, nga e enjtja deri të dielën.

Nje iniciative e Drejtorit te Teatrit Kombetar  per t’i qendruar sa me prane publikut ne keto dite distancimi social.

1-Në javën e parë programacioni që ju ofrua publikut ishte:

Nata e parë, datë 9 Prill, Ora 19:00
Poezi dhe prozë nga Ismail Kadare
▪︎Mall për Shqipërinë
▪︎Kinema e vjetër
▪︎Kitaristi
▪︎Portret i Lasgush Poradecit
▪︎Kristal
▪︎Në leksion
Me aktorët: Indrit Çobani, Elia Zaharia Zogu dhe Genti Deçka

Nata e dytë, datë 10 Prill, Ora 19:00
Poezi dhe prozë nga Dritëro Agolli
▪︎Turkesha
▪︎Pulëbardha
▪︎Guri dhe pellgu
▪︎Kali dhe gomari
▪︎Fragment nga “Shkëlqimi dhe rënia e shokut       Zylo”
▪︎Poçari
▪︎Në vendin tim e në vendin tënd
▪︎Mundja e Lekë Dukagjinit
Me aktorët: Dritan Boriçi, Luli Bitri dhe Arben Derhemi

Nata e tretë, datë 11 Prill, Ora 19:00
Poezi dhe prozë nga autorë italian
▪︎Poezi nga Cesare Pavese
▪︎Tregim nga Dino Buzzati
Me aktorët: Ina Gjonçi, Anila Bisha dhe Donald Shehu

Nata e katërt, datë 12 Prill, Ora 19:00
“Anatomia e një aktori”
Intervistë me Olta Dakun

2- Programacioni i javës së dytë:
Nate e parë, datë 16 Prill, ora 19:00
Mbrëmje me poezi dhe prozë nga Lasgush Poradeci e Mitrush Kuteli.
-Dimër”
-“Dremit liqeri”
-“Kënga pleqërishte”
-“Po qan vasha në shtëpi”
-“Ku vemi shpesh”
-“Gjarpërushja”
-“ABC-ja e kreshnikëve”
-“Këngët që i sjell era”
Interpretuar nga aktorët e Teatrit Kombëtar:
Artan Imami, Flaura Kureta, Laert Vasili.

Nata e dytë, datë 17 Prill, ora 19:00
Mbrëmje me poezi dhe prozë nga autorë shqiptarë dhe të tuaj.
Fragmente nga “Më kujtohet” me autor Ylli Demneri.
“Këngë për një grua grindavece” nga Robert Burns.
“Dehuni” nga Charles Baudelaire.
“E diela në Tiranë pa ty” nga Flutura Açka.
Interpretuar nga aktorët e Teatrit Kombëtar:
Olta Dalu, Helidon Fino, Erjona Kakeli, Lulzim Zeqja.

Nata e tretë, datë 18 Prill, ora 19:00.
Mbrëmje me poezi dhe prozë nga autorë francezë.
“Thesari im” nga Charles Baudelaire
“Jam unë” nga Paul Eluard
“Korbi dhe dhelpra” nga Jean de la Fontaine
“Mashtrim” nga Maurice Careme
“Për një fije bari” nga Jean Paul Sevres
“E vdekura” nga Guy de Maupassant
“Qetësi jete” nga Jaques Prevert
“Për ty dashuria ime” nga Jacques Prevert
“Të Rinjtë që duhen” nga Jacques Prevert
“Konti i Monte Kristos” fragment nga libri, me autor Alexander Duma
“A la jeune fille” nga Victor Hugo në frengjisht.
Interpretuar nga aktorët e TK: Eva Alikaj, Niada Saliasi, Ola Harizaj, Elia Zaharia Zogu.
DHE PJESËMARRJEN E VEÇANTË TË:
MANIOLA CAMUSET-TREBICKA

Nata e katërt, datë 19 Prill, ora 19:00.
Intervistë me aktorin Artan Imami, “Anatomia e një aktori “.

ANALIZA STATISTIKORE E SHFAQJEVE ONLINE.

Ku produksion online në kushtet e izolimit sociale, ka pasur një pritje të jashtëzakonshme nga spektatori. 
Kjo duket nga shikueshmëria që kanë pasur shfaqjet online në këto dy javë, ku shikueshmëria ka arritur  9,200 shikime. (9,2K Views/ për postim).
Gjithashtu komentet në postime dhe regimet përmes opioneve like, love, excited kanë qënë të shumta dhe përkrahëse ndaj aktorëve dhe interpretimit të tyre.