Kakistocracia

838
PAL263472 Ship of Fools, c.1972 (oil on canvas) by De Francia, Peter (1921-2012); 178x152 cm; Pallant House Gallery, Chichester, UK; (add.info.: inspired by painting of same name by Hieronymus Bosch (see 29110);); Wilson Gift through The Art Fund; English, in copyright. PLEASE NOTE: This image is protected by artist's copyright which needs to be cleared by you. If you require assistance in clearing permission we will be pleased to help you. In addition, we work with the owner of the image to clear permission. If you wish to reproduce this image, please inform us so we can clear permission for you.

Stanley Hoffman mendonte se shpjegimi më i mirë për nisjen e luftës së dytë botërore gjendej te Rinoqeronti, drama e Eugen Ionesco. Për profesorin eminent amerikan, absurdi i dramës « trajton më mirë se cilido libër historie apo shkencë shoqërore, të gjitha absurditetet dhe tragjeditë e këtij rrëzimi të gjatë drejt ferrit (1) ». Alegoria që gjejmë te shëndrrimi i një popullatë të tërë (përveç një burri të vetëm) në rinoqeront, tregon vërtetë dinamikën e një totalitarizmi i cili i pushton edhe mendjet më pak të dëgjueshme.

Artistët kanë trajtuar më shpesh problemet e mëdha të kohës së tyre në zhanrin satirik. Te filmi Diktatori të cilin e ka realizuar në vitin 1940, Charlie Chaplin interpreton dy role: atë të diktatorit Adenoïd Hynkel, natyrisht i inspiruar nga Adolf Hitler, dhe atë të një berberi të mjerë hebre i cili përjeton persekutime. Në skenat më të paharrueshme, tragjikja shihet mbrapa komikës.

E tëra është thënë kur diktatori kap një glob, të cilin e përkëdhel me dashuri para se ta shndërroj në top (i cili do të shfryhet shpejtë) me të cilin luan me gëzim, duke e parë vetën si « perandor i botës ». Apo kur e pret te flokëtari kolegun e tij Benzino Napoleonin, sozi i Benito Mussolinit, dhe ku të dytë merren me lartësinë e karrigës së tyre.

Në vitin 1997, çmimi Nobel për Letërsi i ndahet Dario Fos, dramaturg, komedian dhe regjisor italian, sepse « është tallur me pushtetin me stilin e palaçove të Mesjetës dhe ia ka kthyer dinjitetin të poshtëruarve ».  Drama e tij më e famshmja, Vdekja aksidentale e një anarkisti, frymëzohet nga një ndodhi të viteve 1960. A kemi të bëjmë këtu me një vrasje, me një vetëvrasje apo me një aksident të thjesht ? Një i çmendur i cili ka ikur nga një spital psikiatrik merr përsipër ta ndriçoj rastin dhe të bëhet kryetar i gjykatës. Fillon atëherë një hetim i çoroditur që krijon huti te policët. Prej Aristofanit e këndej, satira e të fuqishmëve ka pasur gjithmonë sukses.  Pallaçollëku mundëson të thuhet ajo që nuk mund të thuhet. Humoristët ndonjëhere vetë joshen nga pushteti : disa e provojnë atë. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1981, Coluche ftoj vetën shkurtimisht në fushatë. Sllogani i tij: « Deri sot Franca po vdes nga ndarja në dysh, me mua do të vdes duke qeshur ».  Prej se është humbur  besimi në elitat në pushtet prej krizës financiare dhe politike të vitit 2007-2008, humoristët po kanë çdo herë e më shumë sukses. Në Itali, themelimi i Lëvizjes 5 yje në vitin 2009 nga komediani Giuseppe (« Beppe ») Grillo e tronditi lojën politike. Ukrainasi Volodymyr Zelensky, amator në politikë, ishte i njohur sidomos për rolin e tij në një serial televiziv me emër ‘Shërbëtori i popullit’, ku e luante rolin e një profesori historie i cili bëhet president i vendit për t’i dhënë fund korrupsionit në vendin e tij. Në vitin 2019, aktori kandidoj në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës dhe fitoj bindshëm.

Alfred Jarry (1873-1907) me dramën e tij Mbreti Yby, kishte krijuar arketipin e një tirani të etshëm dhe gjakatar. Në shfaqjen e saj të parë (dhe të fundit) në Teatrin de l’Oeuvre, me 10 dhjetor 1896, karagjozllëku kishte bërë skandal për shkak të fjalorit vullgar dhe të fjalëve të ndyta. « Kusheri patafizik » i Makbethit të Wiliam Shekspirit, Yby vret Venceslan, mbretin e Polonisë dhe ia merr vendin. Por sapo ta merr pushtetin, ai urdhëron vrasjen  e kaq shumë njerëzve, sa edhe ithtarët e tij e braktisin, dhe  e dëbojnë me ndihmën e Carit të Rusisë. Atëherë Yby niset për Francë.

Jarry e kishte kuptuar sistemin e pushtetit pa mbrojtëse. Mbreti Yby, nga i cili pritej çdo gjë, është « një fëmijë i tmerrshëm » i cili « thotë fjali të marra me autoritetin e një bualli ». Ai është qenie groteske dhe e tmerrshëm dhe nuk e fsheh këtë. Ai tregon madje edhe njëfarë transparence kur i lajmëron si tellal qëllimet dhe metodat e tij, sikur këto: « E kam nderin t’ju informoj se për ta pasuruar mbretërinë, do t’i vras të gjithë fisnikët dhe do të ua marr pasurinë » Apo : « Dua të pasurohem, nuk do t’jap asnjë para”. Ai tregon indiferencën e tij, madje edhe urrejtjen, ndaj rregullave të cilat vetë i shpall dhe vetë i shkel. Megaloman dhe autoritar, ai flet për vetën në vetën e parë shumës. Gjatë gjithë shekullit XX, nuk kanë munguar udhëheqësit ybyeskë- gjeneralë puçist ose palaço gjakatar.  Është  e njohur tirania e Idi Amin Dada i cili ishte në pushtet në Uganda nga viti 1971 deri në vitin 1979, tirania e të cilit shkaktoj qindra mijëra viktima (2).  Në Rumuni, Nicolae Ceausescu ka mishëruar çmendinë fëmijërore të pushtetit absolut, duke ndërtuar monumente faraonike për lavdinë e tij dhe duke e quajtur vetën “gjeniu i Karpateve” dhe “Danubi i mendimit”.

Një lloj tjetër e Ybyt është paraqitur me Mileniumin e ri, në mes ideologjisë neoliberale dhe rolit në rritje të parasë në politikë. Qysh në vitin 2002, Dario Fo shpreh shqetësimin e tij me abuzimet e Kryeministrit italian, miliarderin Silvio Berlusconi : « Jemi këtu para paradoksit më të çmendur, të llojit të Mbretit Yby, farsë e së pamundurës : bëhen ligjet shprehimisht për mbretin, zgjedhen ministrat nga  oborri i tij, dhe i mbrojnë vetëm interesat e tij, dhe publiku duartrokit. Edhe më mirë, dikush lëshon një gogësimë indinjate. E gjitha kjo shpreh një vetëdije e plotë, si te « Cavaliere » ashtu edhe te punëtorët e tij, se i kanë në dorë te gjitha pushtetet, se gëzojnë një mosdëshkueshmëri totale (3)

Kjo tendencë përshpejtohet me zgjedhjen e z.Donald Trump në vitin 2016. Arkitekti i fitorës së tij, djallëzori Steve Bannon (i larguar prej atëherë), prej fillimit kishte shprehur projektin e tij të madh politik « Të ç’ndërtohet shteti administrativ » që do të thotë të ç’thurren strukturat e vendosura nga New Deal-i dhe të zhvilluar në vitet 1960 me reformat e Great Society (« 
Shoqëria e madhe »)

Në librin e tij për « rrezikun e pestë » (që është njëri prej rreziqeve të paparashikueshëm të cilat vetëm funksionarë me përvojë mund t’i bëjnë ballë), eseisti Michael Lewis i jep elementet e këtij dekonstruksioni (4) : të mos jepen disa poste, ose vetëm për një kohë; të shpërbëhen administratat ekzistuese, të zbrazën nga substanca e tyre, t’i ndërpriten financimet; të diskretitohen ekspertet dhe të akuzohen për planet më të zeza (para dy viteve, kështu u hoq struktura që kishte për detyrë menaxhimin e një pandemie të mundshme).

 Z.Trump i cili ka mbërri në instancën më të lartë të shtetit pa asnjë përvojë të shërbimeve publike vazhdimisht do të kërkojë nga funksionarët dhe bashkëpunëtorët dëshmi të besnikërisë së tyre të pakushtëzuar. Sikur mbretëresha te Alisa në botën e çudirave, ai reagon kundër kundërshtimeve me urdhërin “Le t’ia prejnë kokën!”. Ndëshkimet e tij nuk ndalen, nën pretekste të ndryshëm : se personi është emëruar nga një administratë para të tijën, se i përket “ Shtetit të thellë” (deep state) i cili do ta pengoj që të qeveris. Dhe armiqtë e tij marrin cicërrime vrasëse në Twitter, apo kritika të shumta. Kur z.John Brennanit i hiqet titulli secretdefense, ish-shefi i Agjencisë qendrore të Inteligjenës (CIA) i cili është bërë komentator politik në televizion zhvarros një fjalë të harruar, kur i përgjigjet Presidentit me një cicërrimë: “Kakistocracia e juaj po bie” (5)

Ky term i cili  rrjedh nga dy fjalë greke, kakistos (superlativi i mbiemrit  “keq”) dhe kratos (“pushtet”), ka kuptimin e “qeverisja nga më të këqinjtë”. I shpikur qysh në shekullin e XVII për ta përshkruar ngritjen politike e qytetarëve më pak të kualifikuar ose me më pak skrupuj, u kthy në trend me zgjedhjen e z.Trump apo z.Jair Bolsanoro. Gazetari Alexander Nazaryan ka analizuar kualifikimet e anëtarëve të administratës Trump. Aty zbulojmë një galeri personazhesh qesharak, të njohur sidomos për konfliktet e tyre të interesit dhe mungesën e kompetencave për vendet që i mbajnë, “ një orgji për kleptokratët të klasit të parë.” Sipas formulës së Grover Norquist, kryetar i një shoqate të të pabindurve të tatimeve, Americans for Tax Reform, nëse qëllimi i mbrojtësve të tregut është që ta zvogëlojnë madhësinë e shtetit me qëllim që “ta mbysin në një vaskë”, atëhere paaftësia kërkohet sepse ajo e ndihmon diskreditimin e idesë së shërbimit publik. Pak para  Depresionit të Madh, virtytet e kakistokracisë ngriteshin lart. 

Në vitin 1928, ish kryetari i Odës së Tregtisë amerikane Homer Ferguson deklaronte për shembull: “Shërbëtori më i Mirë i shtetit është më i keqi. Një njeri i klasit të parë në shërbimin publik është gërryes. Ai i shkatërron liritë tona. Sa më mirë që ndjehet në pushtet dhe sa më gjatë që e mban atë, aq më i rrezikshëm është ai”.(6)

(1) Stanley Hoffmann, « The arrival of World War II : An anticlimax », The New York Times, 1 shtator 1989.

(2) Shih filmat Général Idi Amin Dada : Autoportrait, i Barbet Schroeder (1974), dhe The Last emperor of Scotland, i Kevin Macdonald (2007).

(3) Dario Fo, « Le nouveau fascisme est arrivé », Le Monde,11 janar 2002.

(4) Michael Lewis, The Fifth Risk : Undoing Democracy, W. W. Norton, New York, 2018.

(5) Avi Selk, « Kakistocracy, a 374-year-old word that means “government by the worst”, just broke the dictionary », The Washington Post, 13 avril 2018.

(6) Thomas Frank, The Wrecking Crew : How Conservatives Rule, Metropolitan Books, New York, 2008.