NGA KONGO NË BOTSAVA, NJË RRUGË E VËSHTIRË PËR EKOLOGJISTËT
Nafta, atraksioni i ri i parqeve natyrore afrikane

Të detyruara të kryejnë kërkime gjithnjë e më të shtrenjta në thellësi, kompanitë e naftës po fillojnë një sulm në kufirin e fundit tokësor ku kostot e funksionimit janë më të ulëta: parqet natyrore dhe rezervat e ujërave të ëmbla nga Afrika. Ky nxitim ndesh rezistencën e shoqërisë civile dhe shoqatave të veriut. Por lufta është shumë e pabarabartë.

2439

S’mbetet shumë për t’u bërë për të ndaluar buliminë e kompanive të naftës. Në Afrikë, 71% e hapësirave natyrore të listuara si trashëgimi nga Organizata Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara (Unesco) janë subjekt i koncesioneve të minierave dhe të naftës. Kompania franceze Total e cila ka hequr dorë nga prospeksioni për parkun Virunga, i vendosur ne lindje të Republikës Demokratike të Kongos (RDK), pas një fushate ndërkombëtare nga mbrojtësit e mjedisit, tani po konsideron dhjetë puseta në rezerva të tjera. Ajo synon në veçanti Parkun Kombëtar të Murchison Falls në Uganda, të përshkuar nga pylli ekuatorial dhe savana, ku jetojnë elefantë, gjirafa, luanë, rinocerontë, leopardë dhe hipopotamë.

Gjigandi i naftës gjendet nën shënjestrën e gjashtë organizatave joqeveritare (OJQ) franceze dhe ugandane, të cilat kanë apeluar në Gjykatën e Larte në Nanterre. Sipas tyre, një projekt tubacioni që shkon nga stacioni i pompimit Hoima, i vendosur afër Liqenit Albert, një orë larg me makinë në jug të Parkut Falls Murchison e deri në Oqeanin Indian, do të shkelte të drejtat e njeriut dhe mjedisin. Në të vërtetë, një ligj francez unik u imponon kompanive të mëdha një “detyrë vigjilence” në këtë fushë gjatë gjithë zinxhirit të nënkontraktimit. Miratuar pas rënies së Rana Plaza, në Bangladesh, në 2013, në të cilin më shumë se një mijë punëtorë humbën jetën duke punuar për nënkontraktorët e markave të mëdha perëndimore të veshjeve, ajo mban internacionalët si përgjegjës për pasojat sociale dhe aspektet mjedisore të aktiviteteve që ata kontrollojnë, drejtpërdrejt ose indirekt, në Francë ose jashtë saj. Në veçanti, i detyron ata të krijojnë një “plan vigjilence”. Sidoqoftë, Total nuk ka marrë ndonjë masë specifike parandaluese.

Apel për frakturimin hidraulik?

Sidoqoftë, pa vendosur mbi bazueshmërinë, gjykata e Nanterre dhe më pas Gjykata e Apelit të Versajës e shpallën veten të pakompetenta përkatësisht më 30 janar 2020 dhe 10 dhjetor 2020, duke i’a kaluar çështjen juridiksionit tregtar. Këto vendime pasqyrojnë, sipas znj.Juliette Renaud të Amis de la Terre France, një “interpretim të gabuar të ligjit i cili çon në injorimin e qëllimit kryesor të këtij ligji: mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe mjedisit”. Kjo është arsyeja pse OJQ-të po i drejtohen Gjykatës së Lartë, duke shpresuar se nuk është vonë për popullatat “tërësisht ose pjesërisht të privuara nga toka dhe mjetet e tyre të jetesës në Uganda dhe Tanzani”.

Të udhëhequr nga një konsorcium i formuar nga Total, China National Offshore Oil Corporation (CNOOC), Uganda Nation Oil Company dhe Tanzania Petroleum Development Corporation, ndërtimi i tubacionit të naftës së East African Crude Oil Pipeline (EACOP) duhet të fillojë gjatë këtij muaji mars. Me një kosto prej 3.5 miliardë dollarësh, EACOP do të transportojë 1,443 kilometra bruto nga stacioni i pompimit Hoima në Uganda deri në terminalin e Tanzanisë në Tanga në Oqeanin Indian, përgjatë liqenit Viktoria. Sipas Oxfam dhe Federatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, dymbëdhjetë mijë familje janë në rrezik. Pasi janë bërë provat e pusit të naftës që përfshijnë shpime kërkimore, me rrezikun përfundimtar të derdhjes së naftës, banorët e liqenit Albert tashmë po ankohen për dëmtime në shikim dhe dëgjim, si dhe sëmundje të frymëmarrjes. Njerëzit pranë depozitave Kingfisher dhe Tilenga denoncojnë ndotjen e disa puseve nga aktivitetet e kërkimit. Ekziston gjithashtu rreziku i ndotjes së ujërave të liqeneve Albert dhe Viktoria, rezervuarët e Nilit të Bardhë. Platformat e kërkimit të naftës do të instalohen brenda parkut nga Totali dhe në Liqenin Albert nga CNOOC.

Në vitin 2016, shtatëdhjetë iktiologë (specialistë peshqish) nga shtatëmbëdhjetë vende paralajmëruan për rreziqet e nxjerrjes së naftës në rajonin e Liqeneve të Mëdha Afrikane. Duke theksuar se këto janë ekosisteme pothuajse të mbyllura, ata janë të shqetësuar për projektet e naftës në liqenin Tanganyika, ku rinovimi i plotë i ujit kërkon shtatë mijë vjet. Efekti i një derdhje nafte në ujë nuk do të largohej deri pas disa mijëvjeçarëve, për fatin e keq të rreth dhjetë milion banorëve dhe pasardhësve të tyre. Sipas Sixtus Kayombo, profesor në Prospective College of Engineering and Technology në Universitetin e Dar es Salaam, Tanzani dhe ekologjistit danez Sven Erik Jorgensen, kjo kohë rinovimi arrin në njëqind e njëzet e tre vjet për Liqenin Viktoria.

Nga ana tjetër, parlamentet belge, gjermane dhe evropiane kanë kërkuar përfundimin e aktiviteteve të kërkimit dhe shfrytëzimit në Parkun Kombëtar Virunga, vend i shenjtë i gorillave të malit, duke shkaktuar tërheqjen e kompanisë britanike të naftës Soco International në vitin 2015. Pavarësisht këtij presioni dhe studimit ikologjik të vitit 2016, Këshilli i Ministrave i Republikës Demokratike të Kongos (RDK) që nga 8 qershori 2018 autorizoi nxjerrjen jashtë përdorimit të një zone nafte që mbulon 21.5% të sipërfaqes së rezervës natyrore, si dhe një tjetër që përfaqëson 40% të parkut kombëtar të Salongas. Në rastin e dytë, bëhej fjalë për përgatitjen e një kontrate mbi ndarjen e prodhimit midis shtetit kongolez dhe Compagnie minière du Congo (Comico) të biznesmenit Adonis Pouroulis në lidhje me tre blloqe të vendosura në Cuvette centrale, njëra prej të cilave shkel në Parkun Salonga. Të konsideruara si kampione të ruajtjes së natyrës, Namibia dhe Botsvana i dhanë në vitin 2020 kompanisë kanadeze Reconnaissance Energy Africa (ReconAfrica) lejet e zbulimit që mbulojnë 35,000 kilometra katrorë përgjatë lumit Okavango në brendësi të Zonës së Konservimit Ndërkufitar Kavango-Zambezi (KAZA). Kjo përfshin, mbi një hapësirë ekuivalente me atë të Francës, tridhjetë e gjashtë zona të mbrojtura, duke përfshirë tre parqe kombëtare (Khaudum, Manghetti dhe Bwabwata). Lejet e naftës hapin korridore migrimi të botës së egër, përfshirë popullatën më të madhe të elefantëve në kontinent dhe janë të vendosura në zonat që furnizojnë me ujë deltën e Okavangos. Përveç kësaj, sipas shqetësimit të Annette Hübschle, një studiuese e shkencave shoqërore në Universitetin e Kejptaunit, njerëzit e Bushmenit ose Sanit, të cilët kanë jetuar në rajon për 40,000 vjet, rrezikojnë të humbasin strehën e tyre të fundit në Kalahari.

Shpimi është planifikuar në fakt pranë kantierit arkeologjik të Tsodilo Hills, në Botsvana, i cili përmban 4,500 piktura shkëmbore dhe është gjithashtu trashëgimi e Unesco-s. Por, për cisternat kanadeze që kanë transportuar në portin Namibian të Walvis Bay, nga Hjustoni, materialin e një fushate shpimi që do të zgjatet deri në mes të vitit 2021, pjesa ekonomike është e konsiderueshme: rezerva që tejkalojnë 100 miliardë fuçi, ose ekuivalenti e një të tretës së atyre të Venezuelës, më i madhi në botë. Sipas promovuesve, një pjesë e saj do të shfrytëzohet duke përdorur teknologji konvencionale, por pjesa tjetër, përfshirë depozitat e shistit argjilor, mund të kërkojë përdorimin e frakturimit hidraulik. Kjo përfshin injeksione me presion të lartë të rërës, ujit dhe kimikateve për të thyer shkëmbinjtë dhe për të hyrë në xhepat e naftës ose gazit. Kjo praktikë prodhon ujë të mbetur ndonjëherë radioaktiv, shpesh toksik, i cili mund të kontaminojë ujërat nëntokësore dhe sipërfaqësore.

 Nën presionin e China National Petroleum Corporation (CNPC), nga të cilat tre blloqe shtriheshin më pas në pjesën lindore të territorit të saj (Bilma, Ténéré dhe Agadem), qeveria e Nigerit ka hequr pjesën e saj, më 26 qershor 2019, më shumë se gjysma e Rezervati Natyror Kombëtar Termit dhe Tin-Toumma (RNNTT). Réseau Espérance, themeluar nga avokati Mahamane Bachar, shpreh keqardhje për mungesën e konsultimit me komunitetet vendase Tuareg, Toubou, Fulani, Hausa ose Arabe. Sidoqoftë, Kushtetuta nigeriene e 31 tetorit 2010 thotë se “të gjithë kanë të drejtën për një mjedis të shëndetshëm. Shteti ka për detyrë të mbrojë mjedisin për të mirën e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm “.

Në gusht 2019, një peticion nga shoqata nigeriene Vullnetarët e Rinj për Mjedisin që bën thirrje për riklasifikimin e pjesës së shkëputur të Rezervës Natyrore Kombëtare Termit dhe Tin-Toumma mblodhi 40,000 firma. Më pas, Bashkimi Evropian dhe Franca pezulluan financimin e programit të ruajtjes së biodiversitetit të zbatuar nga OJQ-ja Franceze Noé, e cila ka menaxhuar rezervën që nga nëntori 2018, jo për të sanksionuar këtë të fundit, por për të treguar rreziqet që shfaq shfrytëzimi i naftës për këtë program. Komisioni Evropian tregon se kufijtë e rezervatit janë “përshtatur”: për të kompensuar çaktivizimin dhe për të ruajtur zonën fillestare të parkut, zonat e reja janë klasifikuar në perëndim dhe në veri të tij. U vendos një program konservimi për antilopën dhe mbështetja financiare ndërkombëtare rifilloi në mars 2020. Kjo duhet të zgjidhë kontradiktën ligjore që përbënte në 2012 krijimin e rezervës, një pjesë e territorit të së cilës shkelte në blloqet e naftës të dhëna më parë në zonat me interes ekologjik ende të pa klasifikuara.

Kërcënime, ngacmime, arrestime

Kontrata e ndarjes së prodhimit e nënshkruar në 2008 me China National Petroleum Corporation përmend që zona e lejes nuk përfshin një zonë të klasifikuar ose të mbrojtur. Ajo gjithashtu përcakton që shteti do të distancohet nga krijimi i perimetrave të tillë gjatë periudhës së vlefshmërisë së kontratës. Përveç kësaj, dekreti i vitit 2012 që krijon RNNTT kërkon studime të ndikimit në mjedis. Një dekret në përgatitje do të lejonte që kjo rezervë të rikuperonte një pjesë të tokës së humbur deri në pesë kilometra nga koncesionet e naftës. Faktet janë që, për të qetësuar plotësisht frikën e mbrojtësve të mjedisit, bashkëpunimi do të ishte i nevojshëm midis policisë, agjentëve të ndërmarrjeve të naftës dhe rojeve të mjedisit në mënyrë që të mbrojë shtesat që janë jashtë kufijve të rezervës së gjuetisë pa leje, thotë Noe. Por asgjë nuk u fitua. Sepse, meqë OJQ-ja franceze ka vendosur kontakte me Savannah Petroleum, i pranishëm me CNPC në bllokun Agadem, shoqëria kineze refuzon të përfshihet në çdo dialog. Lufta e ambientalistëve dhe e popullatave lokale është dukej i vështirë. Nëse mobilizimi i tyre, në korrik 2020, dekurajoi kompaninë e Afrikës së Jugut Sasol nga kryerja e shpimit të gazit pranë arqipelagut Bazaruto, një vend i shenjtë i një faune të jashtëzakonshme detare, duke përfshirë breshka dhe dugongë, të vetmit gjitarë detarë barngrënës, në Mozambik, kjo fitore është përkundrazi përjashtimi që vërteton rregullin. Gazetarët, studiuesit, përfaqësuesit e komuniteteve të prekura dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut në rajonin e Liqenit Albert u përballën me kërcënime, ngacmime dhe ndalime. Më 15 Prill 2014, tridhjetë kilometra nga Goma, në Republikën Demokratike të Kongos, Z. Emmanuel de Merode u zu pritë nga uniforma ushtarake. Pavarësisht se u godit me tre plumba, menaxheri i parkut Virunga mbijetoi. Ai sapo kishte depozituar te prokurori në Goma një çështje kompromentuese për Soco International, e cila mohoi çdo përfshirje në këtë krim.

Më 23 gusht 2020, gjatë një takimi të mbajtur në rrethin Kakumiro kundër projektit të tubacionit të Total, dhjetë persona u arrestuan. Në mes të shtatorit 2020, tre gazetarë dhe gjashtë aktivistë mjedisorë u arrestuan gjithashtu “paraprakisht” nga policia e Ugandës, e cila donte të parandalonte demonstrata. Dëshmitarëve që erdhën në Francë për gjyqin e Total para gjykatës së Nanterre në 2019 i’u bënë presione. Kur u kthye në Uganda, z. Jealousy Mugisha u arrestua dhe u mor në pyetje nga policia dhe ndërkohë, persona të panjohur u përpoqën të hynin në shtëpinë e një aktivisti tjetër, z. Fred Mwesigwa. Nga ana e tyre, shoqatat Frack Free Namibia, Eden and Fridays for Future në nëntor u bënë thirrje qeverive Namibiane dhe Botsvana, si dhe Unesco-s dhe Kanadasë, rreth shfrytëzimit të naftës në Okavango. Me një liri toni që bie në kontrast me atë të OJQ-ve që veprojnë në një kontekst më armiqësor, Frack Free Namibia kujtoi autoritetet në Windhoek se mbrojtja e mjedisit ishte përfshirë në Kushtetutën e vendit dhe se ata ishin nënshkrues të deklaratës për të drejtat e popujve indigjenë. “Absolutisht tronditëse të shohësh se sa pak di  popullata për këtë projekt të madh dhe ndikimet që do të ketë”, indinjohet OJQ-ja, e cila pohon se përfaqësuesit e grupit etnik San nuk janë këshilluar.

Bashkimi Evropian, i cili financon aktivitete për menaxhimin e faunës, florës dhe ujit në këto zona, u bën thirrje autoriteteve namibiane dhe botsvanane t’i përmbahen “traditës së tyre të respektimit të standardeve sociale dhe mjedisore dhe të pjesëmarrjes demokratike në vendimmarrje”, shkruajti komisionerja e partneriteteve ndërkombëtare, znj. Jutta Urpilainen, në rrezik të shihej si neokolonialiste ose paternaliste në sytë e nacionalistëve afrikanë. Nga ana e tij, Z. Charis Poethig, zëdhënës i bankës gjermane të zhvillimit KfW, e cila gjithashtu financon projekte të ruajtjes së zonës, vë shqetësimet e OJQ-ve në perspektivë, duke thënë se ai “nuk është aspak i sigurt se nafta ose gazi mund të gjenden në atë zonë ”. E nxitur për të reaguar, Agjencia Franceze e Zhvillimit, e cila subvencionon projekte në Okavango, theksoi heshtjen e radios mbi këtë temë, si për ndikimin e shfrytëzimit të naftës në projektin e ruajtjes që financon në Nigeri. Ose për projektin për të zgjeruar rrjetin e ujit të pijshëm në qytetin e Kisumu në Kenia, në kufi me liqenin Victoria. Pavarësisht rezervave të shprehura nga Fondi Botëror për Natyrën (WWF) në një letër dërguar më 21 qershor 2018 Bruno Tshibala-s nga ambasadorët e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara, Kanada dhe Zvicra, Presidenti Joseph Kabila miratoi në 13 Dhjetor 2018 dhënien për kompaninë e Afrikës së Jugut Dig Oil të tre blloqeve të Cuvette Qendrore, njëra prej të cilave është gjithashtu pjesë e Parkut Salonga. Gjatë sesionit të tij të 43-të, në qershor-korrik 2019 në Baku, Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s “nxiti” RDK të anulonte koncesionet aktuale të naftës në Salonga. Por kreu i ri i shtetit, Felix Tshisekedi, nuk anuloi asnjë leje.

Nga ana e tij, Presidenti i Republikës së Kongos, Z. Denis Sassou Nguesso, i cili nuk i’u nënshtrua aq shumë presionit, shpalli në 31 dhjetor 2019 një ligj që miraton kontratën e ndarjes së prodhimit (CPP) të quajtur “Mokélémbembé” midis vendit të tij, Société Nationale des Pétroles du Congo (SNPC) dhe Total. Fondi Botëror për Natyrën (WWF) nuk arriti të bindë banorët vendas të kundërshtojnë projektin. Ata shpresuan që hapja e rrugëve nga ndërmarrjet e naftës do t’i japë fund izolimit të rajonit, shkaktuar nga krijimi i një zone të mbrojtur natyrore të menaxhuar nga WWF. Z. Gérard Iloko, nga Shoqëria e Re Civile e Tshuapa dhe Z. Célestin Engelemba, nga Observatori Kombëtar i Mjedisit, raportojnë kequshqyerjen midis banorëve, duke qenë se këta njerëz që jetonin duke gjuajtur, peshkuar dhe mbledhur në territoret e Monkoto, Bokungu dhe Ikela u zhvendosën dhe u mbajtën larg rezervatit.

Ndërsa projekti “Makala” i WWF në Kivu po ndihmon banorët e parkut Virunga të bëjnë qymyr, marrëdhëniet janë shumë më të acaruara në Salonga. Në maj të vitit 2019, një hetim i Rainforest Foundation UK zbuloi krimet e kryera nga rojet e parkut, të cilët mbështeten nga WWF: dy raste përdhunimi në grup, dy ekzekutime pa gjyq, dëshmi të shumta të torturave dhe formave të tjera të abuzimit. Në Prill 2020, Bashkimi Evropian pezulloi një pjesë të fondeve të tij të alokuara për WWF në Kongo-Brazzaville, duke dyshuar për abuzime të të drejtave të njeriut në projektin e zonës së mbrojtur Messok Dja. Sipas Observatorit të Kongos për të Drejtat e Njeriut, Baka Pygmies, gjuetarët që varen nga pylli për ushqim, trajtim dhe rite të shenjta, gjithashtu kanë përjetuar dhunë nga rojet e mjedisit nën mbikëqyrjen e WWF. Nga një hetim i besuar znj. Navanethem Pillaynga , ish Komisionerja e Lartë e OKB për të Drejtat e Njeriut, nuk gjeti prova se WWF kishte blerë ose furnizuar drejtpërdrejt me armë rojet e përfshira, të punësuar nga qeveritë e tyre. Edhe nëse nuk mund të prisnim shumë nga ky vetë-hetim, ai megjithatë zbulon një farë laksizmi të organizatës në “zbatimin e angazhimeve të saj, të paktën pjesërisht për shkak të mungesës së burimeve dhe ekspertizës adekuate”. Nga ana e saj, Total njoftoi më 6 korrik 2019, krijimin e një njësie të veçantë biznesi për të investuar në ruajtjen e pyjeve me një buxhet vjetor prej 100 milion dollarësh. Për Alain Karsenty, ekonomist në Qendrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Kërkimin Bujqësor për Zhvillim (CIRAD), mbi të gjitha bëhet fjalë për të ulur vigjilencën e publikut. Rezultate të tilla në çdo rast sugjerojnë një mungesë vullneti politik nga ana e shteteve të interesuara, pavarësisht nëse ato strehojnë selinë qendrore të kompanive të naftës apo nëse mirëpresin koncesionet.

*Gazetar.