REFORMË PENSIONESH, KORRUPSION, JETA E SHTRENJTË...
Nga Santiago në Paris, popujt në rrugë

Tani, kjo është e treta apo e katërta valë protestash masive kundër rendit neoliberal dhe qeveritarëve të tij? Nga Bejruti në Santiago, pa harruar Parisin, pushteti politik, në të gjitha rastet, edhe kur përdor forcën, duket i paaftë ta rivendos rendin.

768

A si Algjeria, B si Bolivia, C, si Kolumbia, E si Ekuatori, F si Franca…

Pikënisja e protestave, disa herë apo një muaj më pas, ka pak rëndësi. Dhe kënaqësia e protestuesve për kërkesat fillestare, pak efekt. Duke anuluar rritjen prej 4% të çmimit për metronë, z. Sebastián Piñera nuk arriti, megjithatë, të zbrazte rrugët e Santiagos, dhe qeveria e Hong Kongut, duke tërhequr mbrapsht ligjin e ektradimeve, nuk i çarmatosi opozitarët. Sapo protestat nisin, ato thellhen më shumë. Për pasojë, duhet dërguar policia, ushtria. Dhe… të premtosh që në Irak, në Kili, në Algjeri duhet modifikuar Kushtetuta.

Por, sapo zjarri shuhet shpejt diku, ai ndizet gjetkë. Kërkesat janë të mëdha: «Populli do të përmbysë regjimin.» Si mund ta arrijë këtë? Po çfarë do të bëjë pastaj? Përgjithësisht, ai nuk e di dhe prandaj vijon më tej. Në Algjeri u bë një vit që populli manifeston. Në Hong Kong nisi në prill të vitit të shkuar. Merita e saj është e madhe: frika e një represioni brutal mund të paralizojë kundërshtuesit. Megjithatë, ata nuk lëvizin nga vendi. Po çfarë do të ndodhë në Iran ku numri i protestuesve të vrarë është mbajtur sekret?

Në këto manifestime popullore, një mosbesim i përgjithshëm është bërë si një masë çimentoje dhe argjili; mosbesim ndaj liberalizmit ekonomik që ndërton një shoqëri kastash me manjatët e saj dhe të dëbuarit. Por, sidomos, mosbesim ndaj arrogancës dhe gënjshtrave të sistemit politik të vendit përkatës që klasa zotëruese, « elitat », e kanë transformuar në një gardë pretoriane të privilegjeve të tyre.

Pafuqia, çështja e mbrojtjes së mjedisit janë një provë e gjallë. Katër vjet pas shpalljes së bujshme të COP 21, asaj i ka dalë boja. Planeti i të pasurëve nuk ka reshtur së shtuari oreksin e konsumizmit; rreziqet e superngrohjes globale janë të precizuara. Kryebashkiakja socialiste e Parisit, zj. Anne Hidalgo i jep fund debatit ekologjik, gjithë duke lejuar që ndërtesat gjigande të kryeqytetit të mbushen me reklama po ashtu gjigande dhe të ndriçuara për markat e luksit dhe telefoninë celulare. Ndërsa ministri francez i transporteve po shijon një karrierë premtuese në sektorin ku është përgjegjës: « Ka nevojë për tridhjetë mijë shoferë në vitet e ardhshme, pra është një zanat që duhet vlerësuar, sigurisht te të rinjtë. » Më shumë shoferë në rrugë, më shumë « vetura Makron », ja kush do ta mbrojë ekosistemin.

Po rrjeti hekurudhor, SNCF? Nuk është kjo çështja, sepse duhen luftuar stafet e tepërta në ndërmarrjet publike.  

Në dhjetor 2010, zgjimi tunizian hapi ciklin e « pranverave arabe ». « Lëvizja e shesheve » spanjollle u shfaq në majin e vitit të mëpasëm; mobilizimi i studentëve kilenë, në qershor; Occupy Wall Street, në shtator. Viti që po çelet do të shënojë dhjetëvjetorin për të gjitha këto. Tashmë, në epokën tonë, është zgjuar rinia, spontaneiteti, përdorimi i rrjeteve sociale, refuzimi për të qenë të shëruar, zemërimi i lindur nga politikat ekonomike pothujase të destinuara të sjellin dëme të provokuara nga bankat. Nëntë vjet më vonë, në qoftë se një diktator ka rënë në Tunizi, kërkesat shoqërore me origjinë nga kjo revoltë nuk e kanë gjetur as hijen e kësaj zgjidhjeje. Por, situata nuk është brilante as gjetiu. Në këto kushte, kuptohet dobia e lajmeve të mira. Dhe pastaj ngasja për të mbiçmuar ekzistencën e një vetëdijeje ndërkombëtare, të afërt me prioritetet që mbrojnë vetveten, atje ku nuk ekzistojnë ende veçse lëvizje kozmopolite, të paqëndrueshme dhe që nuk shqetësohen aspak që të ndërtojnë lidhje mes tyre.  

Që nga fundi i shekullit të kaluar, vdekja e kapitalizmit, konvergjenca e luftërave, hegjemonia e raskapitur e mondializmit ishin lajmëruar me rregullsinë e metronomit. Me qindra herë kundërshtari ishte diagnostikuar me agoni ose e kishin marrë për të vdekur. Por, gjithmonë ai di të ndryshojë fytyrë dhe ligjërim. Dyzetë vjet pas ardhjes në pushtet të Margaret Theçerit, në Britaninë e madhe fryn një erë e re. Në anë tjetër të Atlantikut fatkeqësitë e nëntorit nuk thoshin asgjë të mirë. Më mirë ia vlen të dish (me gjithë që mund të jetë e rehatshme), të kthesh vështrimin nga një dështim ose nga disa të tilla – në Brazil, në Greqi, në Bolivi, në Itali – e shumë shpejt do të mësosh se diku zjarri është rindezur.   

Në këtë gjendje, edhe karburanti i zjarrit sot gjendet pothujase kudo. Ekonomik dhe politik në të njëjtën kohë: jo vetëm kriza financiare e 2008-s ka nxjerrë të fituar përgjegjësit kryesorë të saj, por edhe pjesa e madhe e partive tradicionale, e djathtë e majtë përzier bashkë, u koordinuan për të imponuar zgjidhje të padrejta për popullsinë e tyre. Legjitimiteti i « sistemit » ka vuajtur shumë prej saj. Dhjetë vjet më pas ai është ende në tokë. Konstatimi i një falimentimi të tillë, gjithashtu, mund të hapë rrugën (ose t’i japë frymë) interpretimeve idologjike të kundërta. Sepse « sistemi » që është nën akuzë nuk është me domosdo ai që aktivizohet në shërbim të klasës kapitaliste. Të tjerë. Për më tepër shohin në të gjithë atë që, sipas tyre, mbron padrejtësisht njerëzit e anës tjetër, që janë pak më keq ose më tej akoma, të huajt, ata që janë në « asistencë ». Privilegjet e zotëruesve vijnë nga kjo lloj fyerjeje.  

Të financosh privatët për të shkatërruar shërbimin publik

Pavarësisht ndërhyrjeve përçarëse që gjetkë shënjestrojnë sunitët, shiitët, Kabilët ose Katalanasit, uniteti i protestuesve, për momentin, ende mbahet. Rreth kërkesave dhe refuzimeve që ndeshen thuajse ngado: të jetosh me dinjitet, kryelartë; t’i kundërvihesh një amputacioni të ri të programeve shoqërore, ose rritjes së çmimeve të shërbimeve të domosdoshme (transporti, energjia, komunikimet); duke mos u kënaqur nga ulja e përqindjes së papunësisë kur ajo mbulon më së shumti « punët e mbledhjes së plehrave » (në Spanjë, 40% e kontratave të reja të punës janë realizuar për më pak se një muaj) [2], aq sa punët e përkohshme janë përqëndruar nëpër metropole ku çmimi i qerave të banesave ka shpërthyer. Kostoja e lartë e jetës, varfëria, pabarazia formojnë kështu dramën e kundërshtimeve. Në Sudan ashtu si në Ekuador, në Liban ashtu si në Kili.

Thuajse kudo, gjithashtu, falë sinqeritetit brutal të neoliberalizmit që gris perden mes Shtetit dhe kapitalit, rivendikimet ekonomike janë dyfishuar nga kërkesat politike. Sepse korrupsioni, skandalet nuk përmblidhen në çështjet e dorës së dytë që shtypi nxjerr në dritë: një asistent parlamentar në të cilën një parti në kohën e punës është konsakruar me aktivitete partizane, një president i Asamblesë që u ofron karkalecë deti familjarëve të tij; apo mësime për kalorësinë, twite të padenja, skandale revistash, emisione speciale… Tani, secili, ose pothuajse, e ka kuptuar që korrupsioni ka prekur më thellë një Shtet neoliberal që, përmes shkatërrimit të shërbimeve publike, financon zhvillimin e interesave private. Ato, logjikisht, përfitojnë nga çdo «reformë» e angazhuar (privatizimet, fiskaliteti, pensionet).  

Por korrupsioni, gjithashtu, është një sistem politik që u lejon elitave mondializuese të përfitojnë nga pasuritë nacionale ose t’i shkatërrojnë ato, t’i delokalizojnë duke përdorur shkëmbimin e lirë dhe parajsat fiskale. Dhe janë pikërisht qeveritë fajtore që duke abuzuar me autoritetin e tyre, si në Liban, tregohen të paafta që të siguorjnë pastrimin e qyteteve që mbyten nga plehrat me rrezikun që të dëmtojnë më shumë cilësinë e ujit dhe mbijetesën e florës. Korrupsioni ka prekur ende pushtetet e goditura nga ilegjitimiteti kur, si në Irak ato braktisin misionin thelbësor duke lënë shkollat afër plehrave atëherë kur në gjashtëmbëdhjetë vjet ekuivalenti i dy herë prodhimit të brendshëm bruto ka avulluar në xhepat udhëheqësve politikë dhe sipërmarrësve  të krimbur. (3) Më në fund, nuk dihet më se çfarë termi duhet përdorur në Francë kur kryeministri konstaton me një emfazë të ngritur që spitali publik « është në fazën e uljes në tokë, siç thuhet për një avion që nuk sjell gjë, por që po ulet ». « Të ulesh » në këtë rast do të thotë të nisesh me një rrotullim dhe të thyesh hundën. Z. Eduard Philip do të jetë ende në Matignon vitin e ardhshëm për të komentuar aksidentin dhe ngushëlluar prindërit e udhëtarëve ? 

« Ne duam një komb » shpallin irakenët që 450 viktima të represionit nuk i kanë shkurajuar dhe që shoqërohen nga refuzimi i ndërhyrjeve të huaja dhe nga sektarizmi i një dëshire solidariteti, me qëllim që të ndërtojnë një shtet të denjë për këtë emër, domethënë të ndershëm (lexo artikullin 18). Në Kili, djepi i një neoliberalizmi lindur në gjak, represioni i karabinierëve (më shumë se 11 000 të plagosur, 200 të verbuar, 26 të vdekur) nuk e ka frenuar protestën. Dhe ajo valëvit, gjithashtu, ngjyrat kombëtare. Ashtu si në Algjeri ku miliona manifestues kërkojnë që ushtria të reshtë së monopolizuari pushtetin, naftën, dhunën dhe simbolet e kombit.

Është akoma flamuri kombëtar që përzgjedhin « jelekverdhët », të dëshiruar që të paralajmërojnë kështu çdo ndarje të brendshme të rendit politik ose elektoral, ata, rrugët e të cilëve ndryshuan deri në ditën kur zemërimi i tyre dhe kërkesat e tyre u takuan në rrethrrotullimet e komunave të tyre. Kur ata shprehin një refuzim të tillë, grabitësit e tregut dhe të përçarjeve që ky ndërfut mes viktimave të tij, kombëtarja duket pamje më e bukur. Dhe, më mirë akoma, ku mondializimi që i kundërvihet ka fytyrën e traktateve të shkëmbimit të lirë, të gjigandëve numerikë që spiunojnë veprimet tona dhe rrisin fitimet e tyre. Apo bankat e biznesit që po përgatisin katastrofën e ardhshme financiare (nga e cila do të dalin të padëmtuara edhe njëherë më shumë). Apo Fondi Monetar Ndërmokbëtar, që, në Liban, në Egjipt, në Ekuator, në Haiti, në Greqi, në Sudan, në Argjentinë i imponon një popllsie të rrënuar ilaçe për kuaj.

Por mondializimi, të paktën, e ka një meritë: atë që të tregojë se në cilën pikë klasat drejtuese ngjajnë. Një bankier i vjetër drejton një vend, një miliarder shtatëdhjetëvjeçar një tjetër. A priori, gjithçka i dallon, përveç kësaj: një nga realizimet kryesore të njërit dhe tjetrit ishte që të favorizojnë fiskalisht të pasurit. E pastaj, kur drejtuesit lënë pushtetin, për kë punojnë ata? Ish-kryeministri francez, Fransua Fijo, artizani i një reforme të pensioneve në 2010, pastaj partizan i një sistemi pikëzimi për të « ulur masën monetare të kontributeve të pensioneve », punon tani për Bankën Barclays. Ashtu si z. Fransua Barua, të cilin shtypi (që e adhuron) e paraqet tani si kandidatin potencial të së djthtës në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Duke pritur, ndoshta, që ai të mund t’i bëjë ballë të djathtës ekstreme, Barclays e ka ngarkuar që të « udheheqë blerësit e huaj në Hexagon ».

Z. Manuel Barroso, ish kryeministri portugez dhe ish-presidenti i Komisionit Europian, ka preferuar një bankë tjetër, Goldman Sachs. Disa javë më parë, ish-komisari i tij i numerikut, holandezi Neelie Kroes, u rekrutua nga Uber. Dhe ka një vit, Facebook-u i ka bërë ofertë një ish zv/kryeministri britanik, z. M. Nicholas Clegg, për drejtor të marrëdhënieve me publikun. Paga e tij do të duhet të kapë 4 500 000 euros në vit, pra gjashtëdhjetë herë më shumë sesa  ai merrte si parlamentar. Manifestuesit janë vërtetë paranojakë kur pyesin se për cilët guvernatorë të ardhshëm punojnë ata tashmë? Dhe si duhet të reagojnë kilenët kur në shtatorin e fundit, ministri i tyre i financave, që u zgjodh nga president Piñera, ishte edhe ai vetë një miliarder si presidenti, si t’ua shpjegojë manifestuesve të pakënaqur, pra rritjen e çmimeve të artikujve ushqimore që « romantikët » mund të blejnë gjithmonë vetëm lule sepse çmimi i tyre ka « rënë » ?

Shembulli i Kilit është ulëritës. Me gjithë fundin e diktaturës ushtarake dhe një tranzicioni demokratik në të cilin kanë marrë pjesë udhëheqës të së majtës, Kushtetuta e gjeneralit Augusto Pinoçet mezi u prek që nga viti 1980. Vendi ruan kështu korsinë e tij neoliberale të plotësuar me përfitime të interesave finaciare: pensione shtetërore, autorrugë urbane me pagesë, universitete private, shitje të burimeve ujore në formë aksionesh. Në lëvizjen kiliane, pa zëdhënës dhe që mbledh turma të stërmëdha, mospërfillja nuk mund të mos kursejë opozitën e majtë. Shumë shpesh ajo ka pasur frikë që të frikësojë me të vërtetë të djtthën « liberale ». Për pasojë, që prej « El pueblo unido avanza sin partido » (« Populli i bashkuar marshon pa u drejtuar »). Pa banderola partiake në manifestime, thjesht flamuri kombëtar dhe ai i popullit mapush, shënjestër e privilegjuar e represionit.

Megjithatë, atje si gjetiu, në veçanti në vendet arabe, një çështje shtrohet: dëshira për të mos u kompromentuar, refuzimi për të pasur drejtues, përfaqësues, janë ankoruar në një përvojë të gjatë të zhgënjimit, të dështimit dhe të tradhtisë. Por si mund të evitohet margjinalizimi, lodhja apo thyerja nëse presioni popullor nuk gjen kurrë një rrugëdalje politike? Ngurtësimi i represionit juridik, policor dhe ushtarak, lidhjet gjithmonë e më të ngushta mes kapitalit dhe Shtetit parathonë që një debat i tillë duket i ndaluar. « Duhet të organizohemi dhe të dimë ku do të shkojmë, thotë Frederik Lordon, sepse të tjerët janë organizuar dhe e dinë ku duan të shkojnë.»  (4)

Duke pritur, ndërkohë që qysh prej tridhjetë vjetësh asnjë reformë strukturore esenciale e kodifikuar nga neoliberalizmi (shkëmbimi i lirë, tregu unik, privatizimet, çrregullimet financiare) nuk ka qenë vënë në diskutim nga ndonjë alternim elektoral, lëvizjet popullore të këtyre muajve të fundit, tashmë, mund të afishojnë një tablo të gjuetisë me pjatel: një regjim ra (Sudan), kryeminstra dhanë dorëheqjen (Liban dhe Irak), një president i paaftë nuk mundi të rifitojë (Algjeri), Kushtetuta të reja së shpejti do të mund të shpërthejnë arranzhimet e vjetra (ajo e Kilit mund të rishkruhet tërësisht). Sidomos, një brez i ri, shpesh i dënuar që të rimbursojë borxhin studentor, të jetojë në pasiguri dhe të mund të marrë një pension të gjymtuar, një mjedis i degraduar, zbulojnë betejën kolektive, solidaritetin dhe fitoren. Ajo që vjen më pas mbetet e hapur, por vetëm kjo përvojë, e jetuar prej dhjetëra milionë manifestuesish që tashmë ndjehen më të fortë dhe më me dinjitet, garanton që asnjë qeveri nuk do të mund t’i ofrojë neoliberalizmit shpresën e një rikthimi normal.

  1. Lexo « Contre l’équité », Le Monde diplomatique, dhjetor 2010.
  2. Daniel Michaels et Paul Hannon, « Europe’s new jobs lack old guarantees – stoking workers’discontent », The Wall Street Journal, New York, 25 nëntor 2019.
  3. « Pour Washington, l’Irak doit répondre aux revendications des manifestants », Le Figaro (avec l’Agence France-Presse), Paris, 29 nëntor 2019.
  4. Frédéric Lordon, « Le capitalisme ne rendra pas les clés gentiment », La pompe à phynance, 22 novembre 2019, https://blog.mondediplo.net