PEKINI I NDARË MIDIS KËRKESËS PËR TRANSPARENCË SHËNDETËSORE DHE KONTROLLIT POLITIK
Përse duhet të dyshojmë tek shifrat kineze mbi koronavirusin?

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (18-19 maj 2020), në qendër të kritikave, ka propozuar t’i trajtojë të gjithë vaksinat e ardhshme kundër pandemisë së Covid-19 si një « e mirë e perbashkët ». Aspak e mjaftueshme për t’i qetësuar Shtetet e Bashkuara, të cilat akuzojnë Pekinin si përgjegjës të katastrofës shëndetësore duke e theksuar zvogëlimin e numrit të vdekjeve të deklaruara. Por çfarë fshihet pas polemikës mbi këto shifra?

938

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara vijojnë të mbeten të prekura nga kriza shëndetësore, Donald Trump dhe qeveria e tij drejtojnë gishtin nga Kina duke e akuzuar atë, se e ka zvogëluar seriozitetin e situatës gjatë epidemisë. SHBA-ja, mbështetur nga Australia, kërkon të hapë një investigim ndërkombëtar. Ato denoncojnë Organizatën Botërore të Shëndëtësisë (OBSH), drejtori i së cilës akuzohet se ka bashkëpunuar me Pekinin, dhe kërcënojnë se do ta braktisin organizatën.

Për ta kuptuar polemikën është thelbësore njohja e kronologjisë së ngjarjeve. Rastet e para datojnë në nëntor të 2019-ës dhe në fillim të dhjetorit, kur disa mjekë vunë alarmin, por u kërcënuan dhe u arrestuan. Në fund të dhjetorit Kina raportoi për herë të parë një virus të ri të shfaqur në Wuhan në një treg kafshësh teorikisht të ndaluara për konsum.

Më 5 janar 2020, OBSH-ja deklaroi se sipas informacioneve, që vijnë nga Kina “asnjë provë e transmetimit nga njeriu te njeriu,si dhe asnjë infektim nga agjentët e shëndetësisë nuk është raportuar”. Më 15 janar u deklarua transmetimi i virusit tek njeriu pasi një laborator kinez ndau me komunitetin shkencor sekuencimin gjenetik të SARS-CoV-2. Çuditërisht, ai u mbyll ditën, që pasoi publikimin e lajmit.

Më 22 janar në Kinë, çdo gjë u përshkallëzua me izolimin e detyrueshëm të provincës së Hubei-t me qendër Wuhanin. Konfimimi preku të gjithë vendin, por vëmendja u përqëndrua më tepër në këtë provincë. Njerëzit qëndruan në shtëpi në mënyrë të tillë, që ta ngadalësonin dhe më pas ta ndalonin përhapjen e virusit. Deri në këtë pikë, OBSH-ja nuk deklaroi asnjë emergjencë të shëndetit publik në shkallë botërore: vetëm 11 raste jashtë Kinës, çka edhe e shpjegon këtë vendim. Më 24 janar ajo sugjeron organizim për teste në vendet ku ka raste infektimi. Në të njëjtën ditë, Xi Jinping mban një fjalim ku pranon rëndesën e situatës. Një fjalim ky, që u mirëprit nga Trump me anë të një tweet-i, ku shkruan se “vlerëson përpjekjet dhe transparencën e Kinës (1)”. Më 31 janar kur bilanci i Kinës shënoi 10.000 persona të infektuar dhe 213 të vdekur, OBSH-ja shpalli“emergjencën ndërkombëtare”,rast ky shumë i rrallë pasi, që nga krijimi i organizatës, më 7 prill 1948, ky vendim është marrë vetëm pesë herë: për gripin H1N1 (2009-ën), Poliomielitin (2014-ën), virusi Zika (2016-ën), Ebolan (në 2016-ën, pastaj sërish në 2019-ën). Më 10 shkurt u dërgua në Kinë një ekip i përbërë nga ekpertë të nacionaliteteve të ndryshme (Gjermania, Korea e Jugut, SHBA-ja, Japonia, Nigeria, Singapori dhe Rusia) (2).

Që nga ai moment, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë përshkallëzimin e akuzave ndaj OBSH-së. Pas një periudhe relativisht heshtjeje, kjo e fundit kundërsulmon në fund të prillit duke  siguruar, që ka paralajmëruar mbi emergjencën shëndetësore “në kohën e duhur”.

Ajo ka lançuar një projekt bashkëpunimi ndërkombëtar (ACT- Accelerator) me qëllimin e përbashkët “aksesin nga të gjithë, të instrumenteve të duhura për ta fituar lufën ndaj Covid-19” (3). Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), thotë se “nuk duhet një vaksinë ose trajtim për një shtet ose një regjion,apo për gjysmën e botës” (4). Të tilla deklarata u lexuan si përgjigje ndaj vullnetit të shfaqur hapur nga Trump për ta pasur eskluzivitetin e vaksinave premtuese.

A duhej që Organizata të reagonte ndryshe ose më shpejt?

Fillimisht, të njohësh të dhënat reale është gjithmonë e vështirë. Pavarësisht vendit, epidemisë (gripi, për shembull), shifrat e “vërteta” nuk mund të llogariten veçse retrospektivisht. Kur një person vdes në spital, në funksion të prezencës së sëmundjeve të tjera, përcaktimi i shkakut të vdekjes është i komplikuar. Kur bëhet fjalë për vdekje jashtë strukturave spitalore, përcaktimi i shkakut bëhet akoma më kompleks pa pasur domosdoshmërisht tendenca përgabime.

Aksesi në kujdesin shëndetësor luan gjithashtu rol. Ndërkohë që dekada e cila pasoi epideminë e SARS (2002-2003) njohu krijimin e sigurimeve shëndetësore publike të cilat mbulojnë afërsisht të gjithë popullsinë, sistemi mbetet i prekur nga oferta e kujdesit shëndetësor lokal të një kualiteti të pamjaftueshëm dhe nga nivele shumë të larta varësie, duke përjashtuar një pjesë të madhe të popullsisë.

Sistemi piramidal

Kur ndërhyn kriza shëndetësore, një pjesë e kinezëve nuk mund të trajtohen, për arsye financiare. Rimbursimi i testeve nga autoriteti qëndror ka bërë të mundur anashkalimin e vështirësisë, vetëm pjesërisht. Me të drejtë, mund të mendohet se shumë njerëz kanë vdekur nga Covid-19 pa kaluar nëpër spitalet e mëdha të Hubei (si epiqendër e epidemisë) ose nëpër spitalet e qendrave provinciale. Mungesa e marrjes në dorë nga spitalet, shkakton domosdoshmërisht mungesa në vlerësim.

Për më tepër, organizimi gjeografik dhe hierarkik i kujdesit shëndetësor ka rritur vështirësitë e numërimit: sistemi është piramidal, me burime të përqëndruara në spitalet e mëdha, përfshirë këtu përgatitjen e personelit. (5) Diplomat e mjekut dhe infermierit nuk kërkojnë të njëjtat vite studimi në varësi të strukturave në të cilat ata do të punojnë. Thënë ndryshe, një mjek i trajnuar në një spital lokal nuk ka të drejtë të ushtrojë profesionin në shkallë province, si dhe nuk ka të njëjtat protokolle të menaxhimit të pacientëve. Me pak fjalë, aksesi në shërbimin shëndetësor ndryshon nga një zonë, në tjetrën. Prandaj, identifikimi në mënyrë homogjene i rasteve të kompikacioneve dhe vdekjeve lidhur me Covid-19, është i pamundur.

Llogaritja e numrit të viktimave të një epidemie bëhet gjithmonë brenda një intervali gabimi, i cili korrigjohet më pas falë krahasimeve në segmente dhe gjatësi. Në Kinë, masa e gabimit ka arsye objektive të jetë më e madhe. Mbetet për t’u parë nëse do të bëhen korrigjime. Përtej këtyre aspekteve statistike, shifrat e krizës shëndetësore i përgjigjen gjithashtu organizimit lidhur me politikën e brendshme dhe gjeopolitikën kineze.

Brenda vendit, autoritetet kanë si mision të mbajnë nën kontroll ankthin e popullit. Nuk ka dyshim që provinca e Hubeit ka kërkuar me qëllim ta zvogëlojë seriozitetin e situatës. I ardhur në pushtet me vendosmëri për ta luftuar korrupsionin, Xi Jinping targetoi autoritetet lokale. Këto të fundit kërkojnë ta mbajnë pushtetin qendror sa më larg punëve të tyre të brendshme.

Ka të ngjarë që drejtuesit e Wuhan-it, duke mos dashur të krijonin ndonjë trazirë, kërkonin të mbanin frenat për aq kohë sa të ishte e mundur, padyshim që shumë gjatë, përpara se Pekini të ndërhynte. Aq me tepër pasi progresi në Partinë e udhëheqësve lokalë varet nga arritjet e tyre ne fusha të ndryshme (progresi shoqëror, lufta kundër ndotjes, stabiliteti shoqëror etj).

Ky qëndrim vjen nga regjimi autoritar i vendit, por edhe i një decentralizimi shumë të madh në zbatimin e politikës së saj- e cila shpesh nënvlerësohet.

Pushteti qëndror ka kërkuar të kombinojë dy objektiva mesa duket të papërputhshme: të përdorëserozitetin e epidemisë për tëjustifikuar masat ekstreme të konfinimit, duke dhënë idenë se ka nën kontroll situatën dhe menaxhimin e ankthit për 1.4 miliardë banorë. Për sa i përket shëndetësisë, vihet re që burimet janë përqëndruar në spitalet kryesore të provincave, emërtuar si niveli i 3-të. Gjithsesi, nivelet nuk janë si në Francë: Hubei, për shembull, përfaqëson më shumë se një të tretën e sipërfaqes së Francës. Pra, izolimi është pamundësia për të pasur akses të pajisjeve mjekësore të avancuara për një pjesë të madhe të popullsisë.

Përpjekje për komunikim

Në spitalet e mëdha kineze që i korrespondojnë si struktura, qendrave spitalore rajonale ose universiteteve franceze, kualifikimi i stafit mjekësor mund të krahasohet me atë të vendeve perëndimore. Nuk është e njëjta gjë për strukturat më të vogla. Të parat gjenden në qytetet e mëdha, me dendësi të madhe popullsie, me të ardhura mesatare më të larta, ndërsa të tjerat gjenden në zonat rurale. Me një izolim shumë strikt, mangësitë e strukturave rrisin akoma më shumë pabarazinë. Aq më tepër që shumica e tyre janë private, prandaj janë më të shtrenjta. Kësaj i shtohet paqëndrueshmëria ekonomike; jashtë metropoleve, kinezët punojnë përgjithësisht në ndërmarrje të mesme ose të vogla që nuk garantojnë kompensim gjatë izolimit dhe as kthim në punë pas daljes nga izolimi. Banorët e zonave rurale dhe një pjesë e punonjësve emigrantë gjenden në një situatë pasigurie akoma më të madhe. Kështu, familjet që i përkasin shkallës së të ardhurave të ulëta, kanë vështirësi të dyfishtë: pak të ardhura dhe pak kujdes shëndetësor. Pavarësisht survejimit që i bëhet rrjeteve sociale, « shoqëria civile » ka arritur të shprehë pakënaqësinë dhe zemërimin e saj, veçanërisht pas vdekjes së mjekut Li Xenliang, i cili që nga të parët që ngriti alarmin.

Në këtë kontekst diferencimesh të mëdha të shëndetësisë, autoritetet luajtën një rol të rëndësishëm, ku politika dhe sigurisht komunikimi i numrit te vdekjeve, synonin të tregonin kapacitetin e Kinës qëndrore për të justifikuar konfirmimin e rasteve që ka bërë që një pjesë e popullsisë ta kenë jetesën gati të papërballueshme.

E njëjta logjikë gjendet sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, ku Donald Trump po përpiqet ta pastrojë emrin e qeverisë mbi menaxhimin e epidemisë, duke e fajësuar Kinën.

Në të dyja rastet, bëhet fjalë për strategji për të larguar opinionin publik nga problemet e vërteta socio-ekonomike të krizës shëndetësore.

Ndërkohë që shifrat duhen parë nga një distancë, duhet pranuar gjithashtu një përpjekje në komunikimin e situatës në krahasim me epideminë e SARS 2002-2003, falë shpërndarjes së të dhënave shkencore.

Për me tepër, autoritetet informojnë në rrugë të tjera përveç shifrave. Kështu, nga 21 janari 2020, ambasada e Kinës, në Paris, njoftoi Francën për rastin e një gruaje që udhëtoi nga Wuhani. Autoritetet franceze e ekzaminuan, por nuk pati as izolim dhe as karantinë, pasi në atë periudhë, sinjalet e dërguara nga Pekini nuk u morën si mjaftueshëm shqetësuese. Sot, Xi Jinping synon ti japë Kinës imazhin e një vendi që ka kontrollin e plotë te situatës, si nga brenda vendit, ashtu dhe nga jashtë, për të « shitur » statusin e superfuqisë që synon të posedojë. Ai nuk kursehet kur vjen puna tek simbolet.

Kështu, më 28 janar, qeveria paralajmëron krijimin e dy « spitaleve » për të akomoduar pacientët e infektuar me Covid-19. Mund të kishin përdorur ndërtesa ekzistuese te qytetit, por kjo nuk është zgjedhja mediatike e përdorur. Shumë kamera janë instaluar për të raportuar live mbi ndërtimin e spitaleve dhe imazhet janë shpërndarënë të gjithë mediat, kineze dhe të huaja. Në fakt, struktura spitalore të tjera janë vendosur, veçanërisht në qendrën ndërkombëtare të ekspozitës në Wuhan.

Tani që epiqendra e pandemisë është zhvendosur në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, Pekini do të bëjë që njerëzit ta harrojnë  origjinën e pandemisë, si dhe shifrat që ajo publikoi ​​për ta paraqitur veten si partner ose si mbështetje – si plotësim, dhe madje edhe si një zëvendësim për rolin që më parë i ishte akorduar Washingtonit.

Zgjidhjet e saj mbështeten te pranimi i popullimit të masave të cilat synojnë ta gjurmojnë në mënyrë digjitale. Si vendi i parë që doli dalëngadalë dhe me maturi nga kriza, Kina kërkon të promovojë modelin e saj. Çdo person që udhëton, duhet të ketë një kod identifikimi. Celularët përmbajnë një sasi informacioni, përfshirë këtu shëndetësor, të cilat janë të lidhura me mënyrën e jetesës, konsumit, lëvizjeve, zakonet e të dalurave dhe jetës sociale të çdokujt. Tashmë i përdorur edhe për pagesa të përditshme, celulari bëhet një mjet informacioni mbi çdo aspekt të jetës personale. E drejta e jetës është garantuar në këmbim të “transparencës” totale mbi jetën private. Për më tepër, disa teknologji, në tëcilat Kina ka asete të forta, janë zhvilluar. Kemi mundur ta shohim në Wuhan dhe në spitale të tjera, robotë që janë në pikën ku shërbejnë si asistentë të stafit shëndetësor. Qysh para krizës, edhe në kontekstin e reformave shëndetësore të nisura gjatë viteve të kaluara, tre gjigantët e internetit (Alibaba, Tencent, Baidu) ofronin shërbime që përfshinin telekonsultimet, marrjen e takimeve në spital duke shmangur listat e gjata të pritjes – të cilat lejojnë shpërndarje më të mirë të pacientëve sipas patologjisë së përshkruar, ruajtja e dosjes mjekësore të pacientit dhe siguracione private. Pekini, si pionier, mund të përfitojë nga njohuritë e tij në këtë treg akoma në zhvillim.