KONFRONTIME DHE HIBRIDIZIME MIDIS PEKINIT DHE PERËNDIMIT
Trukimi i një lufte tregtare mes përplasjes së qytetërimeve

Kur në janar të vitit 2017, z.Xi Jinping foli për një himn në lidhje me këmbimin e lirë dhe mburri performancat e Kinës, udhëheqës politikë, kinologë dhe gazetarë të ndryshëm e duartrokitën, duke iu kthyer kundër proteksionistit Donald Trump. Pothuajse tre vjet më vonë, ishin po këta që denoncuan politikën e tij në emër të « vlerave perëndimore », duke e konsideruar si periudhën më të bukur të luftës së ftohtë. Një ndryshim qëndrimi shumë i çuditshëm.

317

Trajtimi mediatik i manifestimeve në Hongkong pohoi se tema e « luftës së qytetërimeve », u përhap shumë shpejt në Kinë. Që prej shumë muajsh tashmë, dokumentarë, libra, apo dhe artikuj u përpoqën të vënë përballë të ashtuquajturat « vlera perëndimore » me ato që konsiderohen « vlera kineze» . Ndërtimi i këtyre dy ideologjive rrënjësisht të huaja për njëra-tjetrën, të kujtojnë orët e bukura të luftës së ftohtë, ku secila nxirrte në pah parimet e saj. 

Në kampin perëndimor vihej re lindja e një forme nacionalizmi, ndërtimi i një identiteti që dukej se bazohej në vlerat shkencore. Këtë gjë e dëshmojnë dy botime të fundit: njëri i gazetarit François Bougon[i], dhe tjetri i një kërkuesi të njohur, Jean-Pierre Cabestan[ii].

Çdo libër paraqitet si një përpjekje për të kuptuar trajektoren politike të Kinës. Por, në fund, çdo gjë qartësohet. Rrugës për në Athinë, kur gjëndej në Agora, Bougon na shpjegon se imagjinata e tij e shpinte « në atë çka mund të kishte qenë, para njëzet e pesë shekujsh, zemra e qytetit, që lidhte bashkë tregtinë dhe politikën e cila për ne, euopianët, është shndërruar në djepin e demokracisëSigurisht, demokracia e grekëve të Antikitetit, lidhet shumë pak me idenë që kemi ne tani për demokracinë, por, megjithatë, pikërisht nga ky shesh  e ka zanafillën besimi ynë  që është gjithmonë i pranishëm në përballjen e ideve, të asaj të fuqisë së debatit apo të bukurisë së artit për të folur gjatë dhe për të bindur. Mendoj se duke përshkuar vendin me emocion, pikërisht gjatë kalimit tim në Kinë, në pesë vitet që kam jetuar atje, nga 2005 deri në vitin 2010, u ndërgjegjësova se jam europian, me pak fjalë, bartës i një trashëgimie të çmuar ».

Cabestan-i nuk është më pak emfatik dhe partizan: « Republika popullore e Kinës do të vazhdojë betejën kundër asaj që ajo e quan « demokracia perëndomore », që do të thotë kundër nesh » (është pikërisht ai që e nënvizon këtë gjë). Më tej vazhdon: « Çfarë strategjie të përbashkët duhet të përshtasim ne, europianët dhe francezët e tjerë, për të mbrojtur interesat tona, për të ndaluar  kthimin dhe forcimin e autoritarizmit politik dhe prirjen  botërore në favor të demokracisë dhe të lirive? » Apo akoma më tej: « Partia komuniste kineze është në luftë kundër nesh, vlerave dhe ideve tona ». 

Dëgjojmë me padurim që këto vlera apo këto ide të jenë të sakta. Por s’ është hiç asgjë. Ato përmblidhen të gjitha në fjalë të tilla si – demokraci, liri e të shprehurit, të drejtat e njeriut, liri – por që nuk janë përkufizuar ndonjëherë në mënyrë të qartë. Megjithatë, duke filluar nga ekstremi i majtë në të djathtin, nga klasat popullore tek borgjezia, secili ka një koncept shumë të veçantë të këtyre nocioneve. 

E njëjta gjë dhe me autorët, « vlerat kineze » që Pekini duket se përhap, janë thjesht të kundërta me ato të homologëve të tyre « perëndimorë »: autoritarizëm, mungesë lirie, mosrespektim i të drejtave të njeriut etj. Disa përpjekje qartësimi përfundojnë menjëherë. Për Bougon–in, Kina do do të vendoste konceptet e saj si « një komunitet që ndan të njëjtin fat me njerëzimin », si « një diversitet qytetërimesh »,  « bashkëpunim fitues-fitues », ose një « tolerance reciproke ». Por, këto koncepte, a nuk janë përmendur nga Perëndimi për të justifikuar dje kolonizimin dhe sot mondializimin? 

Ndërkohë, që të dy aktorët japin shembuj të vlerave kineze në aksion, shumë pasaktësi po grumbullohen. Për Bougon-in, drejtuesit e ndërmarrjeve të mëdha amerikane janë « të nxitur në mënyrë të rregullt nga mësimet e mjeshtrit Xi (presidenti Xi),sado të huaja të jenë bindjet e tyre në lidhje me këtë ideologji ». Por « një cinizëm përfitues shfaqet tek drejtuesit e Silicon Valley », dhe « ne nënvlerësojmë mahnitjen që mund të zgjojë tek inxhinierët e iluminuar të Brigjeve Perëndimore, kjo shoqëri urbane, dinamike, e re dhe mbi të gjitha shumë hight-tech ». Përse « vlerat perëndimore » nuk u lejojnë këtyre drejtuesve guximtarë të rezistojnë? Një hipotezë: po sikur vlerat perëndimore, për të cilat bëhet fjalë, të jenë në fakt vlera kapitaliste?  

Nga ana e tij, Cabestan-i vëren se « Pekini ka përfituar nga tensionet midis Athinës dhe kredituesve të tij, në gjirin e Bashkimit Europian, për të propozuar financime në sektorët jetësorë si infrastruktura e transportit apo energjia ». A nuk duhej t’i detyronin « vlerat tona » europianët duke i shtyrë drejt solidaritetit, t’i ndalonin që të privilegjonin disa interesa të ulëta dhe të linin kinezët të përfitonin nga konkurenca? Një armator grek i deklaron Bougon-it se këta të fundit « bëjnë një punë të mirë ». Ndërsa autori shton: « Ai i gëzohet mungesës së grevave dhe pagave që paguhen në kohë dhe në bazë të orëve të punës ». Kinezët janë kapitalistë të mirë, tregtarë të mirë dhe për më shumë janë dhe të ndershëm, apo jo? 

Cabestan-i zbulon një sekret kur nënvizon se  « është e pamundur të injorosh  se shumëfishimi i sulmeve kundër demokracisë ashtu siç e kuptojmë ne, është i lidhur ngushtë  me një dobësim të Perëndimit në skenën ndërkombëtare ». Dhe të saktësosh që ekzistojnë « ndryshime vlerash dhe interesash » midis Kinës dhe Perëndimit. Pra, flitet, pa mbuluar këtu vlerat, për të mbrojtur ineresat – e dobësuara – meqë më në fund kinezët bëjnë pak a shumë atë që kryejnë dhe të tjerët, kështu kanë vepruar ose do të donin të vepronin. Të bie në sy fakti se autorët mbajnë përgjatë gjithë veprës së tyre një paqartësi mbi gjenealogjinë e këtyre « vlerave ». Të jenë vallë « perëndimore », « universale », « europiane », apo « franceze »? Nuk do ta dimë kurrë këtë gjë. 

Një vizion religjoz i demokracisë 

Mungesa e përgjigjes ndaj këtyre pyetjeve lidhet ndoshta me ngurrimin e autorëve për të folur  për kolonializmin dhe imperializmin, që, si njëri dhe tjetri, kanë qenë përpjekje për të universalizuar « vlerat tona ». Në këtë rast ata duhet të kishin saktësuar se ideali demokratik ka lindur në Europë por që « është çuar gjetkë nga individë të shumtë, grupe sociale dhe mendimtarë për të shërbyer si armë kundër «praktikave tona  politike ».  « Vlerat tona », ndonjëherë janë « ato »  që i mbrojnë kundër një pjese « tonës ». Le të vëmë në dukje në këtë rast se shumë disidentë kinezë e qortojnë qeverinë perëndimore pasi ajo nuk i mbështet. 

Nga këto reflektime të krijohet përshtypja se kinezët ndoshta kanë praktika më pak virtuoze se perëndimorët, por që kjo nuk mund të provohet falë analizës së këtyre « vlerave ». Përse autorët nuk krahasojnë asnjëherë sjelljen e kinezëve në Afrikë me atë të Francafrikës? Ata mbrojnë një vizion fetar të demokracisë sikur demokratizimi të varej nga një lloj transformimi. Na kujtohen njëkohësisht edhe referencat tek Bougon-i. Cabestan-i i thekson me tepër (duke dashur « të tregojë se për një afat të gjatë kohor, regjimi kinez aktual është i dënuar, jo aq shumë për arsye ekonomike sesa për arsye politike dhe njerëzore, do me thënë kur elitat dhe shoqëritë kineze do ta shohin të papranueshme burgosjen e personave vetëm për shkak të ideve të tyre, duke qenë se janë qeverisur për një kohë të gjatë nga një shoqëri sekrete dhe do të vlerësonin se vetëm një Kinë demokratike do të mund të shndërrohej në një fuqi të madhe të respektuar dhe një anëtare me të drejta të plota të komunitetit ndërkombëtar». Demokratizimi nuk do të kishte të bentë aspak me një situatë politike dhe sociale, konflikte, probleme ekonomike, me pak fjalë me historinë. 

Bëhet fjalë për të pakësuar vlerat perëndimore me parime të paqarta, dhe perëndimorët me një identitet ahistortik dhe asocialë. Duke proçeduar në këtë mënyrë, të dy autorët  harrojnë se pas kësaj « ne » ekzistojnë klasa sociale, ndërmarrje, hapësira gjeografike, vlerat e të cilave dhe « interesat » ndryshojnë shumë. Ata fshijnë faktin se « vlerat perëndimore » kanë shërbyer shpesh si armë kundër Perëndimit për të kundërshtuar funksionimin e institucioneve politike që hiqet se i mbron. Duke filluar nga lëvizja punëtore dje deri në aksionet e sotme kundër masave që shkatërrojnë lirinë, grabitjen e planetit, dhunat policore në favor të të drejtave të emigrantëve, shumë njerëz refuzojnë të përfshihen në këtë « ne ». Në fakt, ata që i marrin më seriozisht të drejtat e njeriut apo demokracinë mendojnë se përfaqësuesit e kësaj « ne-je » nuk i respektojnë ato në të vërtetë. 

Ky mohim i historisë bën të mundur krijimin e një spektri ideologjik: « vlerat kineze ». Duke mbrojtur një vizion dikotomik të botës, Bougon-i dhe Cabestan-i çojnë ujë  në mënyrë paradoksale në mullurin e drejtuesve kinezë: këta të fundit luftojnë për të treguar se ekziston një bazë morale në vullnetin e tyre për të luftuar me ashpërsi kundër fuqive perëndimore. 

Duke i  kundërvënë Sokratin  Konfuciusit, autorët tanë penguan një punë të vërtetë krahasimi. Nëse disa elita europiane shkojnë drejt autoritarizmit kinez, pa dyshim, kjo ndodh sepse shoqëria kineze është më tepër kapitaliste sesa konfucioniste. Në fakt, modeli social kinez që mbrohet nga Partia komuniste kineze mbledh të gjitha utopitë e Perëndimit. Pushteti kërkon të çrrënjosë varfërinë dhe të krijojë një shoqëri « me prosperitet të vogël » (xiaokang) në të cilën ashtu si tek Thomas Hobbes, qytetari do të këmbejë një pjesë të lirisë së tij përkundrejt jetesës në mënyrë të sigurtë: ëndrra e vjetër e një shoqërie prej qytetarësh-pronarë të vegjël të fiksuar nga rendi. Financime të mëdha  janë lejuar në zonat rurale në vështirësi për të transformuar fshatrat në qytete të vogla të reja me të njëjtat parime sociale dhe arkitekturore të modernitetit korbusjan. Kjo referencë me modernitetin  dhe me rendin e shpie partinë që të mbikqyrë popullsinë e saj deri në detajet më të vogla; një ambicje panoptike sipas Bentham që Michel Foucault e ka përshkruar me mjeshtëri të madhe që para dyzet vjetësh (4)… Perëndimi në ëndërr, Kina do ta bëjë – por asgjë nuk jep garanci që ajo do t’ia dalë. 

Ekziston një variant kinez i një stili jetë bashkëkohore; ose më mirë të themi variante kineze, pavarësisht ndryshimeve sociale, gjeografike, etj…janë pasuese, ashtu siç ekzistojnë tek « ne » ndryshime midis vendeve, krahinave dhe klasave sociale. Por paraqitjet e një jetese të mirë, e shijes së mirë, e sjelljeve të mira dhe e marrëdhënieve të mira familjare si dhe mënyrat  e kundërshtimeve sociale duken të afërta me ato që ekzistojnë në Evropë (5). Cilat janë objektivat e kinezëve të klasës se mesme, nëse nuk bëhet fjalë për gjetjen e një pune interesante, për t’u kujdesur për fëmijët dhe prindërit e tyre, për të fituar para, për të blerë një apartament, për të grumbulluar një pasuri, për të udhëtuar ? 

Në Kinë, shkencat sociale janë po aq perëndimore sa dhe gjetkë, dhe universitetet janë pushtuar gradualisht nga profesorë të formuar me metoda amerikane që nxjerrin botime në revistat anglo-saksone. Do të thoshim se shpirti kritik është më i gjallë në Evropë sesa në Kinë, por a jemi të sigurtë se ky shpirt kritik mund të jetë përhapur universalisht përmes vendeve dhe kategorive sociale? A jemi të sigurtë se të gjitha qeveritë  perëndimore e vlerësojnë një gjë të tillë? 

Edhe në fushën politike, ndikimi perëndimor është vendimtar. Nacionalizmi kinez nuk ka pse të ketë aspak zili nacionalizmin amerikan dhe ideologjia teknokratike e ka pushtuar administrimin kinez. Për më shumë, çensura nuk është  në mënyrë specifike një ide kineze. « Të drejtat e njeriut », janë pjesë e referencave të qeverisë së Pekinit, edhe pse ai shpjegon në mënyrë shumë hipokrite se  e drejta e parë e njeriut  është të dalë nga varfëria. Përsa i përket autoritarizmit, ky parim sipas të cilit vetëm një pushtet i fortë efikas dhe kompakt mund të sigurojë lumturinë tonë, është vallë kjo një shpikje kineze? Nga fashizmi në stalinizëm, duke kaluar më vonë nga nazizmi, a nuk i kemi teorizuar pak a shumë të gjitha modelet autoritare? A e ka krijuar Kina kolonializmin, imperializmin dhe kapitalizmin? 

Fjalimi i qeverisë kineze që justifikon këtë autoritarizëm riprodhon pothuajse tërësisht atë të drejtuesve europianë (dhe që vazhdojnë ta mbajnë, shumë nga ata) me qëllim që të kufizojë praktikat demokratike. Në thelb, popullsia nuk është aq e urtë dhe e edukuar për të kuptuar se çfarë është e mirë për të. (6)

Ndërkohë që Bougon-i dhe Cabestan-i vënë kundër njëri-tjetrit regjimin demokratik me atë komunist, mesazhi i nënkuptuar mund të përmblidhet kështu: shoqëria perëndimore duhet pranuar pavarësisht të metave të saj; në Kinë është akoma më keq. Duke lënë në harresë bazën e vlerave të përbashkëta që lidhin që tani e tutje Kinën me Perëndimin rreth kapitalizmit. 


* Profesor i Shkencave Politike, kërkues në Qendrën e kërkimeve ndërkombëtare (CERI), autor i The Making of the Chinese Middle Class. Small Comfort and Great Expectations, Palgrave Macmillan, New York, 2017.

[1]François Bougon, Kina nën kontroll. Tiananmen 1989-2019, Seuil, Paris, 2019. Në atë kohë gazetar i Le Monde, Bougon kaloi tek Mediapart në shtator 2019. 

[2]Jean-Pierre Cabestan, Kina nesër: demokraci apo diktaturë? Gallimard, coll. «Debati», Paris, 2019.

[3]Jeremy Bentham (1748-1832), midis të tjerave, krijues i burgut panoptik që i lejon vëzhguesve të shohin, pa u parë. 

[4]Michel Foucault, Të vëzhgosh dhe të ndërshkoshGallimard, Paris, 1975.

[5]Cf.The Making of the Chinese Middle Class. Small Comfort, Great Expectations, Palgrave Macmillan, New York, 2017.

[6] Të lexohet «Në Kinë, demokracia…. Kur populli të jetë i pjekur»  Le Monde diplomatique, mars 2017.