
Atmosfera është qetësuar përgjatë rrugës me pemë të Chahar Bagh-it në Ispahan. Në këtë rrugë këmbësorësh, një nga më të njohurat në Iran, jo larg stendave të artizanëve vendas, altoparlantët luajnë hitet më të fundit të popit persian, një përzierje e ritmeve perëndimore dhe elementeve orientale. Dëgjohen gjithashtu këngët e paevitueshme të divas Gougoush, emri i vërtetë i të cilës është Fāegheh Atashin. Kalimtarët shkëmbejnë buzeqeshje përpara këtij manifestimi këmbëngulës të bashkatdhetarëve të tyre për luftuar të ndaluarën. Sepse, në varësi të kontekstit politik, të vendosësh muzikë të tillë mund të çojë në probleme serioze me forcat e rendit. Kjo lloj muzike është ndaluar nga revolucioni islamik në 1979 – Imam Khomeini duke dashur të ndalojë çdo formë të muzikës në sferën publike – pastaj ështe toleruar përsëri dhe ndonjëherë madje edhe inkurajuar gjatë viteve 1990 me shfaqjen e një rryme reformiste brenda pushtetit, statusi i muzikës pop mbetet i luhatshëm. Artistët e saj kanë një marrëdhënie të mjegullt dhe paradoksale me autoritetet.
Muzika tradicionale iraniane nuk është imune ndaj turbullirave të shkaktuara nga pushteti. Një nga simbolet e gjalla të kësaj turbullire është Mohammad Reza Shajarian, i cili së shpejti feston 80-vjetorin. Për iranianët, përfshirë gjeneratën e re, ai është një nga muzikantët klasikë “të vërtetë” të vendit. Artist i njohur ndërkombëtar, i vlerësuar në shumë raste me çmime, ai mbetet megjithatë i ndaluar në mediat zyrtare. Tashmë “fajtor” i metaforave poetike që kritikojnë autoritetet, faji i tij ishte që denoncoi në njërën prej këngëve të tij abuzimet e regjimit kundër demonstruesve të Lëvizjes së Gjelbër, në të cilën u protestua kundër rizgjedhjes së Presidentit Mahmoud Ahmadinejad në 2009. “Ule armën, i urrej këto gjakderdhje …”, shprehte atëherë ky monument i këngës persiane. Disa ditë më vonë, ai u përjashtua menjëherë nga valët e Radio-Televizionit të Republikës Islamike nga një agjensi që raportonte drejtpërdrejt tek udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei. Më pas, z.Shajarian u shpreh se gjithsesi ai nuk mund të duronte të dëgjonte më zërin e tij në atë radio dhe nuk do të pranonte as vetë të transmetohej …
Keshtu, shumë këngëtarë preferojnë të shmangin terrenin politik dhe t’i përmbahen regjistrit sentimental. Në një vend ku ashpërsia e ligjeve i bën marrëdhëniet romantike jashtëzakonisht të ndërlikuara, por ku poezia zë një vend të rëndësishëm në jetën e përditshme, ata mund të gjejnë përbërësit e nevojshëm për frymëzim në veprat e Saadi ose Hafez, poetët e shkëlqyeshëm të shekujve XIII dhe XIV. Sidoqoftë, tekstet e këngëtarëve të sotëm – shpesh kritikuar për mungesë të thellësisë së tekstit – ende duhet të marrin miratimin e Ministrisë së Kulturës dhe Orientimit Islamik, e njohur zakonisht si Ershad (“Orientimi”). Në këtë organ, përgjegjës për përhapjen e vlerave islamike, në territorin iranian dhe jashtë tij, ata paraqesin jo vetëm përmbajtjen e albumeve të tyre, por gjithashtu kërkojnë autorizim për t’i vënë në skenë.
Studiuesja Ameneh Youssefzadeh rishikoi kriteret e vlerësimit të aplikuara nga Ershad dhe seksionin e tyre të “muzikës“. Ndër këto kritere perfshihet fakti që “muzika dhe teksti nuk duhet të kritikojnë regjimin dhe autoritetet fetare“, as “të inkurajojnë ateizmin, kënaqësinë dhe shthurjen“. Ata gjithashtu duhet të “forcojnë ndjenjën e unitetit kombëtar dhe të nxisin një ndjenjë shprese në gjeneratat e reja“. Zonja Youssefzadeh tregon se shumë artistë i integrojnë këto udhëzime duke u vetëcensuruar. Në praktikë, ata gjithashtu negociojnë çdo fjalë me agjencinë, duke këmbëngulur në njërën fjalë, duke hequr dorë nga një tjetër, në menyrë që të marrin dritën jeshile aq të çmuar për ta.
Të meta të tilla, disa prej të cilave ekzistonin që në kohën e Shahut, nuk janë të mjaftueshme për të dekurajuar këndimin, sepse në Iran, muzika është pothuajse aq e rëndësishme sa poezia. Më 16 nëntor 2014, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e Teheranit për të ndjekur procesin e varrimit të Morteza Pashaei, “perandorit” të popit persian, i cili vdiq në moshën 30 vjeçare nga kanceri i pankreasit. Marr spontanisht refrenin e një prej këngëve të tij, “premtom se nuk do të më braktisësh, sepse për mua dashuria është një rrugë me vetëm një drejtim, unë do të vdes nëse shkon, është hera e fundit …” , turma ishte aq e dendur sa varrosja e kantautorit në varrezat Behesht Zahra u desh të shtyhej. Në qytetin e Mashhad, një qendër e madhe fetare ku rregullat rreth muzikës janë “drakoniane”, tubime spontane mbi lajmet për vdekjen e artistit shkaktuan ndërhyrjen e policisë. Trishtimi i humbjes së një artisti të dashur luajti një pjesë të madhe në këto mbledhje, por shumë nga ata që pushtuan trotuarin atë ditë, e panë këtë funeral edhe si një mundësi për të demonstruar vullnetin e tyre për ndryshime politike.
Me bakshishe i blejmë vetes disa liri
Ndërsa skena muzikore po sheh vazhdimisht hyrje të reja, mbetet fakti se, ashtu si Gougoush, emra të mëdhenj në pop kanë zgjedhur rrugën e mërgimit. Shumica e tyre u vendosën në zonën e Los Angeles, e njohur si “Tehrangeles“, në vitet e para që pasuan revolucionin islamik. Që atëherë, fluksi i largimeve nuk është ndalur kurrë. Krijimi i kësaj skene muzikore Persiane jashtë Iranit, pop-i i Losanjelesit (“Los Angeles pop“), ka shoqëruar krijimin e kanaleve radio në internet që transmetojnë vazhdimisht muzikë persiane. E themeluar në vitin 2004, Radio Javan është një nga më të njohurat dhe ka mbi një milion të abonuar.
Për këngëtarët që kanë mbetur në vend, si për ata që kanë emigruar, këto radio përbëjnë një mundësi për t’u transmetuar në një shkallë të gjerë, kryesisht në Amerikën e Veriut por edhe në Evropë. Radio Javan, Bia2, dhe Radio Farda transmetojnë muzikë pop, rap, si dhe shumë këngëtarë klasikë. Sidoqoftë, zyrtarisht, qeveria iraniane ndalon këngëtarët që kanë mbetur ne Iran, të “bashkëpunojnë” me këto media. Ajo i mohon atyre gjithashtu të drejtën për të punuar me muzikantë që kanë emigruar në Amerikën e Veriut. Në vitin 2013, pesë artistë u arrestuan sepse, ndër të tjera, punuan me radio dhe kanale televizive satelitore (Channel 1, Nalbeki, Iran TV Network) që transmetonin nga Shtetet e Bashkuara. Në atë kohë, policia e moralit në Teheran i justifikonte këto arrestime duke iu referuar si “luftë kulturore” e zhvilluar kundër Iranit nga këto media.
Soroush Karimi është një artist nga një familje ku muzika klasike ka qenë gjithmonë shumë e pranishme. Pasi ka filluar të mësojë solfshezhin e instrumentave në moshë të re, ky këngëtar dhe kitarist aspiron një pozicion “jashtë rrjedhës mainstream” të pop-it. Përkundër të gjitha pritshmerive, ai është i kënaqur me atmosferën më të qetë që mbizotëron në muzikë vitet e fundit. Gjykimi i tij për kolegët është megjithatë i formës së prerë: «Ata që kanë vërtet talent mund të numërohen me gishtat e dorës! Për të, paratë e korrupsionit e ndryshojnë situatën. “Pesë vjet më parë, problemi numër një për një artist ishte marrja e lejes [nga Ershad] për të luajtur muzikën e tij. Sot me para blen gjithçka. “
Në një vend që mbështetet nga sistemi i vendosur nga Republika Islamike, bakshishet dhe rryshfetet e tjera bëjnë të mundur blerjen e disa lirive dhe privilegjeve. Madje, tetorin e kaluar, edhe klerikë të rëndësishëm njohën natyrën “sistemike” të korrupsionit. Nuk është çudi që bota e muzikës dhe marrëdhëniet me Ershad-in nuk janë imune ndaj saj. Megjithatë, disa yje të mëdhenj vendas refuzojnë ta luajnë këtë lojë. Një nga reperët më të njohur të Iranit, z. Yaser Bakhtiari, i njohur me pseudonimin “Yas”, ishte artisti i parë i hip-hop të cilit i’u dha miratimi nga Ershad për publikimin e disa këngëve. Një arritje në vetvete. Por nëse ai jeton në Iran, ai nuk mund të japë koncerte atje pavarësisht se ka interpretuar në Australi, Kanada, Shtetet e Bashkuara ose Londër. Në një prej këngëve të tij të titulluar Boghz yani (“Hidhërimi”), ai thotë: “Hidhërimi është një logjikë e fshehtë, që do të thotë se mund të shkoj në koncerte, por vetëm si spektator. Hidhërim është që po plake dhe akoma nuk jam në gjendje të ngjitem në skenë në Iran. Për të shkuar më lart, ekziston një zgjidhje, duke u lëpirë ’, por Zoti na dha krenari (…) Më në fund mbërrini edhe në aeroportin Emam [aeroporti Imam Khomeini në Teheran] (…) Në njërën anë pasaportën, në tjetrën çantën, kush është në gjendje të kuptojë gjendjen tuaj në këtë moment? Asnjë. Hidhërimi është momenti kur largoheni nga vendi juaj “.
Në një shoqëri të pushtuar nga vështirësitë ekonomike dhe nga sanksionet ndërkombëtare, ku një pjesë e tërë e popullsisë shpreh rregullisht dëshirën e saj për më shumë liri, rap-i, dhe vena e saj kundërshtuese, ze një vend special. Autoritetet e konsiderojnë atë si një zhanër muzikor “të pahijshëm”, ndaj kjo gjë detyron shumicën e artistëve iranianë të hip-hopit të performojnë në vende të fshehura, zire-zamin (“underground”). Nga ky status “i paligjshëm” që në fillim, rrjedh një liri që nuk jepet nga këngëtarët që presin për dritën jeshile nga Ershad. Për reperët, referenca është Soroush Lashkari, i internuar në Londër që nga viti 2011 dhe i cili njihet me emrin skenik Hichkas (që do të thotë “askushi”). Ky rrugëtim i këngëtarit përmbledh evolucionin e Iranit gjatë dekadës së kaluar. Në vitin 2009, ai u bë jehona e shpresës për ndryshim. Në Ye rooze kojob miad (“një ditë më e mirë do të vijë”), ai këndon: « Gjaku do të mbetet në vena dhe nuk do të njohë qiellin dhe asfaltin. Nuk do të pranohet më dhe do të mpikset, asnjë nënë nuk do të shkojë më në varrin e fëmijës së saj ». Por një vit më vonë, një këngë që përshkruan realitetin e shoqërisë së Teheranit i shkaktoi telashe me drejtësinë iraniane – gjë që shkaktoi largimin e tij. Edhe sot, shumica e iranianëve të rinj i dinë vargjet e kësaj kënge: «Në ditët e sotme, të parat janë paratë, pastaj Zoti; nga më të vegjlëlit deri te më të rëndësishmit, (…) Duhet të jesh i verbër që të mos shohësh këtë kotësi kudo; në rrugë, a nuk e sheh mjerimin dhe prostitucionin, Zoti im zgjohu, llumi [vetë Hishkas] ka gjëra për t’ju thënë… ”.
‘Kumbari’ i rap-it persian sigurohet që të mos kapet
Dhjetorin e kaluar, pas protestave kundër kostos së lartë të jetesës dhe korrupsionit, Hichkas publikoi një këngë tronditëse në llogarinë e tij në Twitter. Suksesi ishte marramendës. Referuar protestave dhe shtypjes së dhunshme, Dastasho mosht karde (“Ai shtrëngoi grushtat”) është një dëshmi e dhunës së regjimit. Në këtë këndim të kthjelltë me një sfond muzikor minimalist, artisti flet më shumë sesa rap-on. Toni i tij i ashpër shpreh zemërimin: «Ata nuk duan qytetarë, ata duan skllevër, tingulli i të qarit po shpëton nga qelizat. Ai [protestuesi] dëshiron t’i japë fund dekadave të vrasjeve dhe plaçkitjeve, ata e bënë atë të qajë për vite me radhë dhe ai nuk ka më më lot për gazin lotësjellës (…). Ai bërtet, kush do t’i harrojë këto krime? Jeta është vetëm në buzët e tij [jeta po e lë], dhe ai po ulërin… ”. Në fund të këngës, dëgjojmë klithmat zemëruese dhe të panikuara të demonstruesve: “Ata po qëllojnë njerëz! “,” Policia po sulmon, nuk ka turp! », ” Mos ki frikë ! Përpiqet të qetësojë situatën zëri i një burri, përpara se të mos dëgjohej më asgjë.
Larg vendit të tij, “kumbari” i repit persian e merr me lehtësi rolin e tij si zëdhënës i një rinie që pret më kot për hapjen politike të regjimit. Ai gjithashtu kujdeset që asnjëherë të mos merren kapet nga kundërshtarët e huaj të Republikës Islamike dhe preferon të mos jetojë në “Tehrangeles”. Marsin e kaluar, Festivali i Tantura në Al-Ula të Arabisë Saudite, mirëpriti yjet e popit losanjelesi si këngëtari i njohur Ebi, në vitet e shtatëdhjeta e tij dhe ylli në rritje Arash Labaf. Duke i parë ata të performojnë para Princit të Kurorës, Mohamed Ben Salman (MBS) në këtë mbretëri “armiku”, ka skandalizuar më shumë se një iranian. “A nuk kanë më asnje gram nacionalizmi?! Rebeluan shumë përdorues të Internetit për të cilët armiqësia ndaj regjimit që disa mendojnë se nuk duhet të çojë në shoqërimin me sauditët, amerikanët ose izraelitët.
*Gazetar