VËZHGIM NË GJIRIN E BASHKIMIT EVROPIAN
Francezët që luftojnë për « Frexit »

Në prag të zgjedhjeve evropiane të majit 2019, nuk ishte e pazakontë të dëgjoje përmendjen e emrit të një partie politike në mbledhjet e "jelekëve të verdhë": Unioni Popullor Republikan (UPR), i njohur për mbrojtjen e një daljeje brutale nga Bashkimi Evropian ose "Frexit". Me një bazë të përkushtuar dhe efektive militante, partia pretendon ta kapërcejë ndarjen e majtë. Vërtetë ?

820

29 mars 2019: shtatëqind militantë të Bashkimit popullor republikan kanë lënë takim në kryeqytetin britanik. Ky grupim i pagëzuar me emrin « Franca e lirë sërish në Londër »  duhet të festojë hyrjen në fuqi të Brexit-it dhe të veprojë si një demonstrim force para zgjedhjeve europiane. Por atë ditë, për të tretën herë, Dhoma e ulët e parlamentit hodhi poshtë marrëveshjen e arritur midis zonjës Theresa May dhe drejtuesve evropianë. 

Duke valëvitur flamujt tringjyrësh me një kryq të Lorraine-ës, francezët fillojnë të përzihen me ndjekësit e Brexit-it që nxjerrin zemërimin e tyre para parlamentit. Më pas, duartrokitje nga një turmë që nuk di, pothuajse, asgjë për këtë parti të vogël politike përtej La Manche-it, duke e ngatërruar me atë të zonjës Marine Le Pen, ata drejtohen në kortezh drejt Church House Westminster duke bërtitur: Frexit! Frexit! 

Atje, z.François Asselineau, presidenti dhe themeluesi i Bashkimit popullor republikan, nis fjalimin. Pranë ministrave të tij të dikurshëm konservatorë dhe socialistë të ftuar me këtë rast, ai entuziazmohet : «është manifestim më i madh politik, me francezë të Francës, i mbledhur deri më tani në Britaninë e Madhe që prej vitiit 1940 ( …) Francezët e lirë janë sërish në Londër në praninë tuaj dhe shpresoj që (…) ky fjalim i 29 marsit 2019 do të kumtojë paksa historinë e Bashkimit popullor republikan.  (…) ekuivalent me fjalimin e 18 qershorit 1940 ». Duke akuzuar «Rajhun e IV» europian se po sulmon demokracinë, ai vazhdon: « Ngaqë ne, francezët, kemi një Petain të ri në krye të Francës, nuk duhet të kënaqen britanikët se kanë një Chamberlain të ri në 10 Downing Street (…) Ne duam një Wiston Churchill të ri, ashtu siç duam një De Gaulle të ri në krye të Francës ».

Një shef i vetmuar dhe sublim

23 korrik, Bashkimi Popullor Republikan do të përshëndeste fitoren e z. Boris Johnson në krye të Partisë Konservatore dhe emërimin e tij në postin e kryeministrit si një «ngjarje historike» që do të mundësonte «mbylljen e më shumë se tre vite mashtrimesh», dhe hapjen e rrugës për në Brexit. Në më pak se dy muaj më vonë, ndërkohë që i njëjti Johnson u sulmua nga deputetët britanikë, BPR do të dënonte « një grusht shteti të parlamentarëve » kundër popullit.

I krijuar në vitin 2007, BPR do që të dalë nga BE, nga euro dhe nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Traktati e tij, përshtatur më 25 mars, ditën e pesëdhjetë vjetorit të marrëveshjes së Romës, bën thirrje për «vendosjen e pavarësië së Francës (dhe) kthimin e lirisë popullit francez». Duke denoncuar tekstet europiane që kufizojnë sovranitetin kombëtar dhe sovranitetitn popullor, BPR refuzon strategjinë e mosbindjes, në emër të respektit të së drejtës ndërkombëtare, dhe propozon aktivizimin e nenit 50 që autorizon një shtet të braktisë në mënyë të njëanshme BE-në. Për të realizuar këtë plan, partia fton «të gjithë francezët të mblidhen pavarsisht ndarjes të djathtë-të majtë». Në fakt, është e kotë «të debatosh pafund, pothuajse të dërrmosh veten për fiskalitetin, luftën kundër delokalizimeve, financimin e pensioneve, imigracionin, mjedisin etj». Këto tema janë «dytësore» dhe «të varura», «pasi vendimet  strategjike në këtë fushë (…) janë marrë nga drejtues të pazgjedhur nga Bankës qëndrore Europiane dhe Komisionerët europianë, edhe ata të pazgjedhur». I etiketuar «i ndryshëm» nga ministria e brendshme, Bashkimi Popullor Republikan paraqitet si një parti tranzitore. Sapo të « çlirohet”  Franca, siguron ai, «secila palë të kthehet në familjen e vetë politike» dhe ndarja e djathtë-e majtë «do të rivendoset sërish si dikur në një kuadër të qartë dhe të përshtatshëm». Në kuptim të kundërt nga shërbestarët e padronëve që dridhen nga  ideja se dëmtojnë modelin social francez, Bashkimi Popullor Republikan përvetësoi të gjithë trashëgiminë e Këshillit kombëtar të Rezistencës, (CNR), i rishfaqur në mes të viteve 1990 pas një eklipsi të gjatë në periudhën e luftës së ftohtë. Ai e mori edhe si model në Programin e tij të çlirimit kombëtar, përpunuar me qëllim përgatitjen e afateve elektorale të vitit 2017. Ky i fundit mbron një siguri sociale integrale dhe propozon restaurimin e qendrës së shtetit duke kombëtarizuar totalisht ose pjesërisht energjinë (EDF, Enedis, Engie) telekomunikacionet, (Orange)mediat (TF1, TDF), koncesionarët e autostradave dhe shoqërive  të ujësjellsit. Përkundrazi, privatizimi i bankave nuk është vënë në pikëpyetje. Në gjirin e një partie  të dhënë pas ekspertizës, miti i Rezistencës i jep një dimension epik një sjelljeje të zakonshme. Bashkimi popullor republikan është më i gatshëm të presë ngrohtë  jakat e bardha, elitat,  sesa militantët luftarakë: Ky bashkim vlerëson me dëshirë figurat, ritet dhe emblemat goliste, të braktisura gjerësisht nga e djathta në vitet 1990. Duke sjellë në vëmendje kujtimet me imazhe të kauzave fisnike, ai rekruton militantë dhe bën të ligjshëm autoritetin e një shefi të vetmuar dhe sublim. I pranuar në Shkollën kombëtare të administrimit në vitin 1985, z. Asselineau zgjodhi Inspektimin e përgjithshëm të financave. Ai u punësua në kabinetin e z. Gerard Longuet në vitin 1993, dhe në qeverinë e z. Edouard Balladur mori postin e ministrit ultraliberal të industrisë dhe të tregtisë së jashtme. I ulur në zyrën e tij të zbukuruar me një portret të Charles de Gaulle dhe më një tufë flamujsh – ata të Francës, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë-ai justifikohet : « mora frymë lirshëm  për shkak të ndryshimit të mazhorancës… Duke pranuar i dhashë një kolorit politik rrugëtimit  tim».  Dy vjet më vonë, në qeverinë e formuar sërish nga z. Alain Juppé ai bashkohet me zonjën Francoise de Panafieu në ministrinë e turizmit, më pas me z. Hervé de Charrette në ministrinë e jashtme. Pas shpërbërjes së Asamblesë kombëtare në vitin 1997, funksionari i lartë Mère sërish funksionin e tij publik të origjinës. 

Kundër “laksizmit socialist”

Z. Asselineau ka filluar të përqafojë kauzën sovraniste në vitin 1992, që është dhe viti i nënshkrimit të traktatit të Maastricht-it. Ai kishte votuar për listën e Simone Veil –it në zgjedhjet europiane të 1979 – «isha mainstream», mbrohet sot ai – ka qenë «i ndjeshëm ndaj fjalimit të Philippe Seguain » dhe zhvilloi «një fushatë delirante të mediave për të marrë një «po» (në referendumin e organizuar më 20 dhjetor 1992) ». Në vitin 1999 ai iu bashkua  Grupimit për Francën të ministrit të brendshëm të dikurshëm, Charles Pasqua, duke u bërë kështu anëtar i zyrës kombëtare, drejtor i studimeve dhe zëdhënës. « Ishte hera e parë që angazhohesha në një parti politike », nënvizon ai. 

Drejtor i kabinetit të Pasqua-s, në Këshillin e përgjithshëm  të Hauts-de-Seine midis viteve 2000 -2004, z. Asselineau ishte në krye të listës për zgjedhjet lokale të vitit 2001 në ndarjen administrative XIX të kryeqytetit dhe bëhet anëtar i këshillit të Parisit. Në këto afishe ai dënon trafikun e drogës  dhe qentë e rrezikshëm, prostitucionin dhe efektivët e policisë që po u bie vlera, duke u bërë thirrje që ta kthejnë faqen e «gjashtëvjet laksizëm socialist ». I emëruar në vitin 2004 nga z. Nicolas Sarkozy në krye të delegacionit të përgjithshëm për sistemin e inteligjencës ekonomike në Bercy, ai  u bashkua me Unionin, Bashkimin, për  një lëvizje popullore për dy vjet rresht.Së fundi, pas një kalimi në Grupimin për pavarësinë  dhe sovranitetin  e Francës, krijuar në vitin 2003 nga eurodeputeti z. Paul-Marie Couteaux (që më vonë do të afrohet më ekstremin e djathtë), ai përfundoi duke krijuar Bashkimin popullor republikan në vitin 2007. 

Nga RPF tek RIF, nga ndarja në ndarje, trajektorja e z. Asselineau lidhet me atë të së djathtës konservatore dhe sovrane. «Thosha shpesh se tek Bashkimi popullor republikan tre gjëra janë të së djathtës: emri, që të kujton RPR (grupimin për republikën), kostumi bashkë me kravata dhe rrugëtimi im  që prej njëzet vjetësh. Për pjesën tjetër e kam pasur gjithmonë për zemër që të grupoj». Në fjalimin e ish-studentit te ENA (të shkolles kombëtare të administrimit), njohim  refrenet euroskeptike të një Zhak Shiraku në fillimet e tij, i cili  në vitin 1978 denonconte «partinë e huaj», «Europën jo europiane që dominohej nga interesat gjermano-amerikane», « partizanët e dorëheqjes », dhe të « agonisë së atdheut ». Por, akoma më e sigurt tingëllon jehona e platformës juridike të Philippe Seguin. 

Nga koha e Maastricht në vitin 1992 deri në kandidaturën e z. Jean-Pierre Chevènement për zgjedhjet presidenciale në vitin 2002, ideja e sovranitetit u rrënjos në peisazhin e politikës franceze në mënyrë që të dobësohej miti i një mondializimi të lumtur. Në galaksinë e grupimeve që ata reklamojnë, ajo e z. Asselineau veçohet nga të tjerat. Ndërkohë që  grupimet, Patriotët e z. Florian Philippot apo – Debout la France – të z. Nicolas Dupont-Aignan, rrallë humbasin ndonjë rast për të sulmuar emigrantë dhe muslimanët, Bashkimi Popullor Republikan është pak elokuent  në lidhje me këtë gjë. U ngrit një komision dedikuar imigrimit, por duke krijuar disa rrëmuja dhe me sa dimë ne, nuk i ka bërë kurrë publike punët e tij. 

Prej kohësh një grupim, Bashkimi Popullor Republikan do të numëronte sot, pas dymbëdhjetë vjetësh eksperiencë, 38 000 ndjekës. Progresi i vërtetë daton në vitin 2017, kur z. Asselineau u paraqit në zgjedhjet presidenciale për herë të parë, disa muaj pas referendumit mbi Brexit. Arriti të marrë 587  vota (përkundrejt 17 në vitin 2012) ku vetëm gjysma ishin nga departamentet e veri lindjes. « Në kërkim të diçkaje më të madhe se rehatia e saj personale », zonja. Manon Chevalier, inxhiniere në Montreal dhe e rreshtuar tek Bashkimi Popullor Republikan që në vitin 2014, mori një pushim saabatik të gjatë, për të mbledhur premtimet mbështetëse, duke qëndruar me shpenzimet e saj në Picardie. « Në vend nuk kishte pothuajse asnjë organizatë. Telefonova rreth tetëqind kryetarë bashkie dhe takova vetëm treqind. U thosha se për demokracinë duhet  mbështetur Z. Asselineau. Por pjesa më e madhe nuk e njihnin ».  Kjo « grua e dashuruar ndaj  gjithckaje që ka sjellë Franca », e  bindur se « dalja nga Unioni do t’i lejonte vendit t’i hapej botës frankofone », arriti të siguronte 35 mbështetës – « të zgjedhur nga komunat me më pak se 300 banorë, të paetiketuar, që, shpesh, u kishte ardhur në majë të hundës nga partitë tradicionale ». 

Shifrat dhe formulat latine

Mesatarisht të moshës 46 vjecare, pjesa më e madhe e ndjekësve janë të seksit mashkull (85%). Pjesa më e madhe (85%) nuk kanë qenë kurrë të angazhuar më parë në ndonjë parti. Nëse gjatë anketës sonë, kemi takuar  zgjedhës nga të gjitha partitë, si dhe shumë persona pa parti, të shumtë ishin ata që vinin nga radhët e së djathtës. Horizontet profesionalë të bashkëbiseduesve tanë ishin shumë të ndryshme: tregtarë, shfrytëzues të ndonjë terreni kampingu, ta papunë, kontrollorë menaxhimi në një grup industrial, gazetarë, studentë, elektricistë, agjentë imobilar, inxhinierë (shpesh), por asnjë funksionar. 

Në përgjithësi, këta militantë kanë vendosur të aderojnë pasi kanë lexuar një botim në internet ose kanë parë vidéo nga konferencat e Z. Asselineau. Mosbesues ndaj mediave tradicionale, ata preferojnë një plejadë altenative: kanalet RT (Russia Today e dikurshme) apo TvLibertés, agjencia e shtypit multimedia Sputnik, shkrime personale si ato të Olivie Berruyer (Krizat) apo të Etienne Chouard (Plani C), apo akoma kanalet YouTube që kanë krijuar pak a shumë një distancë nga partia (Trouble Fait, Penseur sauvage, Thinkerview). 

Çdo vjeshtë që në vitin 2012, partia organizon një universitet. Personalitete si Annie Lacoix-Tiz, Emmanuel Todd, Jean Bricmont apo Coralie Delaume kanë pranuar të  marrin pjesë, një apo shumë herë. I sigurt, me  një faqe interneti shumë të ndjekur, Bashkimi popullor republikan ka edhe një kanal Youtube dinamik (114 900 të abonuar) dhe që prej pak kohësh një kanal televiziv : UPRTV. Sepse «partia që ngrihet pavarësisht  heshtjes së mediave », siç e deklaron dhe sllogani, thotë vuaj, si gjithë «kandidatët e vegjël», nga përbuzja e « gazetarëve të mëdhenj ». «Krijuam UPRTV për zgjedhjet europiane, shpjegon Z. Fabien Semat, përgjegjës i rrjeteve sociale. Sot rreth 15 militantë kujdesen për këtë gjë.  Më shumë se një gazetë apo një revistë e përjavshme, kanali shpërndan zhvendosjet e z. Asselineau, takime të realizuara nga z. Asselineau, fjalime të z. Asselineau dhe, shumë shpejt, një emision kulturor frymëzuar nga z. Asselineau. Duket sikur interneti e ka forcuar  centralizimin. E pajisur me një zyrë kombëtare dhe me delegatë nga zonat dhe departamentet, Bashkimi Popullor Republikan është një parti e strukturuar. Përqindja e dobët elektorale (0,92% në zgjdhejet presidenciale të vitit 2017) e pengoi të rimbursonte veten për shpenzimet e fushatës, dhe kështu ajo mund të mbështetet vetëm tek militantët, që paguajën një taksë prej 30 eurosh. Ata më energjikët mes tyre janë dekoruar. Kështu zonja Chevalier ka marrë një medalje ari të madhe « që është realizuar në mënyrë specifike nga Monnaie de Paris »,  shpjegon z. Assilineau duke ia vendosur medaljen para një numri të madh militantësh.  Koka e medaljes  paraqet  monedhën 1 frangë të zmadhuar –  logoja e Bashkimit popullor republikan – dhe  ana tjetër fjalët «UPR-Manon Chevalier-zgjedhjet presidenciale 2017 ». Të njohur nga aktiviteti i tyre, militantët e mbledhur në Kongres votojnë statutin  dhe zgjedhin përfaqësuesit – vetëm në shkallë kombëtare. Në të kundërt ata nuk marrin pjesë në përpunimin e orientimeve të mëdha strategjikë dhe politike. Dokumenti themelues « nuk ka pësuar asnjë modifikim », që nga redaktimi i tij në vitin 2007, siç pretendon faqja e Internetitt të Partisë. Përsa i përket programit, ai nuk është bërë kurrë objekt diskutimi dhe as vote. 

I shoqëruar nga dy zëvendësat e tij, z. Charles-Henri Gallois, i ngarkuar me çështjet ekonomike, dhe z. Vincent Brousseau, ekonomist i dikurshëm tek BCE-ja, përgjegjës për çështjet monetare, z. Asselineau është çelësi i organizimit. Në radhët e partisë, vlerësohet ndjenja e tij pedagogjike, mënyra gjithmonë e përpiktë për të administruar provat, lehtësia  për t’u marrë me datat, nenet e ligjeve, numrat dhe formulat latine, bile dhe ato kërkimet e vogla, disa të dala pak mode dhe jo spontane, por më të sinqerta në dukje, sesa formulat e përgatitura nga këshilltarët e komunikimit. Lëvdohet  gjithashtu dhe rregullsia e këtij funksionari të lartë që nuk ka asnjë ambicie personale dhe as ligësi, i përkushtuar tërësisht ndaj virtytit dhe së vërtetës – ai, njeriu i Sarajit, Pallatit, që mund të kishte zgjedhur të punonte privatisht  si shumë nga kolegët e  tij. Shpesh e quajnë «Zoti Asselineau», madje edhe në mungesë të tij, dhe e dëgjojnë jo vetëm si profesor, por edhe si profet. Lagjet në veri  të Marsejës 8 mars 2019. « Si e kishte emrin ai që e hiqte veten si Luigji i XVI ? », – pyet z. Jean Claude Dib, i ulur në sediljen e makinës që na çon në një takim me shefin e UPR-së dhe të «jelekverdhëve». «Balladur», –përgjigjet pa ngurim shoferi ynë, z. Marc Antoniotti. « Kjo është! – fillon sërish Z. Dib. Zoti Asselineau nuk është si Balladur-i. Ai i prek duart e të gjithë atyre që e takojnë… Dhvetëm ai flet për Francën ». Njëri 69 vjeç dhe tjetri 65 vjeç, të dy militantët, njëri ish – shofer dhe tjetri muzikant, që marrin te ardhura nga solidariteti aktiv (RSA), bëjnë pjesë mes mijëra anëtarëve që numëronte Bashkimi Popullor Republikan në zonën e Bouches du Rhone. Për një kohë të gjatë « apolitik », z Antoniotti vendosi të angazhohej në çastin e krizës ukrainase, i joshur  nga « fjalimi i argumentuar » i z. Asselineau që denonconte « ndërhyrjet  e Shteteve të Bashkuara dhe luftërat jo të ligjshme të NATO-së ». Që në atë kohë ai merret me një faqe interneti duke instaluar një bibliotekë të vogël on-line në të cilën gjenden ese si p.sh. Të vrasësh një komb, Vrasja e Jugosllavisë, autor Michaele Parenti, apo Propaganda.Si të manipulosh opinionin në demokraci, të Edward Bernays.  

Kur z. Asselineau u fut në sallën e madhe ku bëhen mbledhjet, 250 persona po e prisnin. Ashtu si dhe z. Dib dhe z. Antoniotti, pjesa më e madhe janë aderues. Shumë prej tyre kanë veshur jelek të verdhë, dhe manifestojnë çdo të enjte. Animatore e vjetër në një zonë të madhe, zonja Genny Miranda ishte një anëtare shumë aktive e protestave në Port-de-Bouc dhe në Martigues, ku nën shoqërinë e rreth shtatëdhjetë personave të tjerë, ajo ndërtoi një kabinë dhe zaptoi një kryqëzim duke qëndruar atje ditë e natë. « Është e sigurt se Bashkimi Popullor republikan ka luajtur një rol brenda lëvizjes së « jelekverdhëve » –shpjegon ajo. « Ai bëri që të rritej niveli i ndërgjegjësimit të francezëve për Europën ». Nëse ajo vetë e cila kishte votuar gjithmonë për të djathtën, e mori kartën e saj në vitin 2007, kjo ndodhi sepse ajo e përjetoi si një « tradhti » faktin që z. Sarkozy nuk i konsideron votat e francezëve, që e kishin hedhur poshtë Traktatin konstitucional europian me 54, 68% të votave gjatë referenduami të 29 majit 2005. « Nuk kisha qenë kurrë pjesë e një partie politike, më parë, dhe as që kisha manifestuar deri në kohën e «jelekverdhëve »». Prania e Bashkimit Popullor Republikan në kortezhe favorizoi në mënyrë të pakundërshtueshme shpërndarjen e ideve të tyre përtej shoqërive numerike ku ato ishin të pranishme. Të ndërgjegjshëm për këtë mundësi, UPRTV-ja ka programuar një emision të pagëzuar  «jelekverdhët marrin fjalën ».  

Për një kohë të gjatë, UPR-ja qëndroi larg mobilizimeve sociale. Nëse iu bashkua paradave që u thirrën në mbrojtje të SNCF (shoqëria kombëtare e hekurudhave), më 22 mars 2018, dhe të atyre që u zhvilluan më 1 maj 2018 dhe 2019, ngeli jashtë etapave të sindikatave dhe indiferente  ndaj levizjes punëtore. Kështu, në konferencën e tij që zgjati tri orë e pesëmbëdhjetë minuta mbi historinë e Francës – padyshim më e shikuara nga militantët, z. Asselineau nuk tha një fjalë mbi përvojën e frontit popullor.  Në një konferencë tjetër, « Kush e qeveris Francën dhe Europën? » funksionari i lartë shpjegoi se revolta e majit të vitit 1968  kishte ndodhur pasi CIA dhe fondacionet Ford dhe Rockefeller do të kenë kërkuar të destabilizojnë presidencën  e Republikës duke paguar studentët – duke eklipsuar rolin përcaktues të kërkesave  punëtore në këtë lëvizje  protestë, si dhe aspiratat e tyre të barabarta. 

Mospërfillës ndaj çdo materializmi, z. Asselineau nuk përmend as rolin historik të borgjezisë. Me opinion e fiksuar tek pabesia, ai kujton se të jesh francez « do të thotë të dish se elitat mund ta tradhtojnë Francën ». Termi « elitë » nuk i ngjitet  kurrë një klase sociale. Mbrojtja e demokracisë qëndron formale, dhe struktura e pabarabartë e shoqërisë duket si një problem dytësor. Shumë i respektueshëm kundrejt perandorisë së drejtësisë, UPRT-ja e ktheu referendumin e nismës popullore në një mjet qëndror të programit të tij. Ai nuk i beson as domosdoshmërisë për të prishur lidhjen e kontratës së punësimit, dhe as asaj për t’u prerë kokat e pasanikëve më të mëdhenj te Francës, me qëllim forcimin e demokracisë. Që « Revolucioni e bëri francezin mbret në qytet dhe e la skllav në ndërmarrje», kjo gjë nuk e emocionon aspak. 

Melankoli e djathtë

Përgjegjësja e «punëve sociale» të Bashkimit popullor republikan, znj. Christine Annoot, që na pret në shtëpinë e saj, e pranon me dëshirë. Fillimisht aderuese e RPR-së dhe e RPF-së, më pas anëtare themeluese e lëvizjes Debout la France dhe e Bashkimit popullor republikan, për momentin nënkryetare e bashkisë së Lisieux, ajo është gati të kritikojë tiraninë e Bashkimit Europian. Shënimi i saj biografik në faqen e partisë e përshkruan me këto terma : « me origjinë serbe nga babai, dhe franceze nga e ëma, ajo e di se Franca ashtu si dhe Serbia, aleatja e saj në vitin 1914, është Francë vetëm nëse mbetet një fuqi e pavarur dhe sovrane ». Nga ana tjetër, zonja Annoot duket sikur  injoron pothuajse gjithçka nga  programi social i partisë së saj. Kështu, ajo nuk do të vonohet as me shfuqizimin e « ligjit të punës », dhe as me rivlerësimin e SMIC mujor në nivelin 1300 euro neto. 

Duke e lëvduar De Gaulle-in si « një njeri të rendit dhe të revoltës », kjo lexuese e Figaro-s dhe le Monde diplomatique, e pranishme në rrethrrotullimet e rrugëve bashkë me « jelekverdhët » shprehet se : « Progresi social ka ndaluar në vend. Bëj pjesë në këtë brez që ka njohur zhvillimin falë kapitalizmit. Sot ky zhvillim është bllokuar(…) nuk ka më luftë klasash, por një luftë midis ndjekësve të modelit botëror dhe atyre që mbrojnë një lloj ideje të kombit. Në një Francë të pavarur dhe sovrane, progresi social nuk mund të vazahdojë përveçse nga bashkëpunimi midis kapitalit dhe punës ». Kur e pyesim zonjën Annoot nëse duhet t’u japim të drejta të tjera punëtorëve, përgjigjja e saj nuk u dëgjua : « Të drejta të reja ? Nuk më duket kështu. E dini, ka shumë të drejta. Duhet forcuar ekonomia e pjesëmarrjes dhe interesimi i punëtorëve. » 

I drejtuar nga nje zyrtar i lartë i administratës shtetërore, Bashkimi Popullor Republikan po pajtohet me sjelljen e madhe modernizuese. Në radhët e tij, miti i Trente Glorieuses (periudha 30-vjeçare nga viti 1945-1973 gjatë së cilës vendet perëndimore njohën një lulëzim të madh)  nuk është bërë asnjëherë objekt i një analize kritike. Dhe as dogma e produktivizmit dhe kortezhi i saj i brutaliteteve sociale nuk janë dënuar, dhe as cezarizmi i Republikës së V-të, (i referohet pushtetit të Jul Çezarit, autoriteti absolut i nje njeriu) s’është  vënë në pikëpyetje. Edhe pse nuk u morën në konsideratë nga kapitalizmi i aksionerëve ashtu si dhe nga atlantizmi dhe europeizmi triumfues, trashëgimtarët e vetëshpallur të golizmit u bashkuan në kampin e të mundurve. Megjithatë, me të njëjtin ritëm që dridhet absolutizmi i tregut dhe aspirata për të rigjetur një madhështi kombëtare nxit sërish një lloj vrulli. Melankolia e së djathtës, ku shfaqja e Bashkimit popullor republikan është një nga shenjat, ruan një pushtet mobilizues.