
Fundi i Republikës demokratike gjermane (RDA), më 3 tetor 1990, i kurseu jetën Anna Seghers (1900-1983). Po të kishte jetuar disa vite më shumë, pa dyshim, që romancierja do firmoste thirrjen e 28 nëntorit 1989, të nisur nga shkrimtarja Christa Ëolf, në favor të qëndrimit të Gjermanisë Lindore si besnike të vlerave socialiste. Firmëtarët vinin përballë projektit të ribashkimit të kancelarit Helmut Kohl, atë të Republikës Demokratike të Gjermanisë “jo siç kishte qenë, por ashtu siç do të duhej të ishte”. Një utopi? Ndoshta. Në vigjilje të tridhjetë vjetorit të rënies së murit të Berlinit, asnjë nuk guxon të pyesë për ligjshmërinë e ribashkimit të Gjermanisë. Ata që kishin justifikuar ekzistencën e Republikës Demokratike gjermane, e gjykuan zhdukjen e saj si të merituar. Rendi i vendosur merr gjithnje pamje racionale. Por është e vërtetë, gjithashtu, siç e përkujtoi qershorin e kaluar shkrimtari Christoph Hein gjatë festës së verës, organizuar në varrezat e Chausseestrasse, në Berlin, përpara varrit të Anna Seghers-it dhe jo larg atij të dramaturgut Bertolt Brecht, që “këtu është varrosur një brez i cili u sakrifikua për një të ardhme të cilën nuk e donte askush më”. Një brez dyfish i mundur, sepse, tashmë, i lënë pothuajse në harresë – përveçse kur nuk gjendet në bankën e të akuzuarve.
Nga ky brez i kthyer nga arratia pas Luftës së Dytë Botërore, nga radhët e shkrimtarëve Brecht, Stephan Hermlin dhe Arnold Zëeig, historianit të ekonomisë Jurgen Kuczynski, përmendëm disa prej tyre, Anna Seghers është, padyshim, një nga figurat më përfaqësuese të këtij brezi. Përulësia e saj ndaj regjimit komunist, përforcuar nga besnikëria për t’u rikthyer në këtë pjesë të Gjermanisë, duket sikur e dënoi të mbante “etikën e heshtjes” për të cilën e qortuan pas rënies së Murit. Por, megjithatë, kur vëmë përballë njëra-tjetrës korrespondencën e saj me arkivat e Partisë ose më mirë akoma, me ato të Lidhjes së shkrimtarëve ku ishte president për një kohë të gjatë – pa harruar natyrisht dosjet e Stasi-t që nuk reshti së mbikqyruri romancieren më të njohur dhe më luajale të Republikës Demokratike të Gjermanisë – na vizatohet tjetër portret, shumë i ndryshëm nga ai që ajo shfaqi publikisht deri sa vdiq në 1983.
Kur Anna Seghers braktisi Berlinin, në çastin e ardhjes në pushtet të nazistëve, ajo ishte një romanciere e konfirmuar, fituese e çmimit Kleist. E martuar me një komunist hungarez, mik me filozofin Georg Lukacs, ajo militoi në gjirin e partisë komuniste gjermane(KPD). Për më tepër, ajo ishte me origjinë çifute. Çifti dhe fëmijët e tyre u strehuan fillimisht në Paris. Me hyrjen e trupave gjermane në Francë, shkuan në Marsejë, nga ku do të largoheshin në vitin 1941 me ndihmën e gazetarit amerikan Varian Fry dhe të Komitetit të shpëtimit urgjent (Emergency Rescue Committee). Gjatë këtij udhëtimi, Seghers do të shkruante dhe tregimin Transit, i cili u ekranizua në vitin 2018 nga Christian Petzold me subject pritjen e një anijeje me antifashistë gjermanë në qytetetin Phosée, Marseja. E skeduar si komuniste, ajo nuk e mori autorizimin për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara dhe u vendos në Meksiko, ku botoi në vitin 1942, romanin që e bëri të njohur, Kryqi i shtatë, libri i parë mbi kampet naziste.
Numri i emigrantëve gjermanfolës, që nga viti 1933 s’ka mundur të jetë kurrë i saktë. Mendohet se numri i atyre që janë arratisur nga regjimi nazist të ketë qenë rreth 500 000, nga të cilët 130 000 arritën të shkonin në Shtetet e Bashkuara. Më pak se gjysma e tyre vendosën të ktheheshin pas mbarimit të luftës (nga ku vetëm 4% ishin çifutë), por, sërish, nuk ka statistika zyrtare në lidhje me këtë temë. Asnjë organizëm nuk u ngarkua të bënte këtë lloj regjistrimi, as në Gjermaninë perëndimore dhe as në Republikën Demokratike Gjermane.
Të gjesh një të ardhme
Një gjë është e sigurt: ndryshe nga emigracioni, kthimi drejt vendeve të origjinës nuk është një fenomen masiv. Jo vetëm ndërgjegjësimi mbi krimet naziste i dekurajon emigrantët, çifutë qofshin ose jo, që të mos kthehen, por kthimi i nënshtrohet kontrollit të autoriteteve pushtuese. Madje, aleatët perëndimorë që ndajnë me sovjetikët kontrollin e Gjermanisë së mundur, mundohen t’i pengojnë, a fortiori kur bëhet fjalë për komunistët. Burokracia gjermane i ndihmoi në këtë detyrë. Vjen një çast kur gjermanët nuk i shohin me sy të mirë, “të kthyerit”, a nga mëria, nga urrejtja ndaj antinazistëve, apo ngaqë ata u kujtojnë ndërgjegjen e trazuar. Në zonat nën autoritetin perëndimor, nuk ishte parashikuar asnjë lloj plan pritjeje.
Nga ana tjetër, zona e pushtuar nga sovjetikët mundohet t’i tërheqë. Deri në krijimin e Republikës Demokratike Gjermane më 3 tetor 1949, oficerë rusë zhvillojnë një politikë kulturore që do të sillte më pas frytet e saj. Kështu, pjesa e parë teatrale e luajtur në Berlin pas kapitullimit të Gjermanisë do të ishte I urti Nathan, i Gothold Ephraim Lessing-ut, një nga librat e parë të botuar mbi studimin e filologut Victor Klemperer për gjuhën naziste, ndërsa Ëolfgang Staudte do të realizonte filmin e madh të pas luftës Vrasësit janë mes nesh. Me këtë mund t’i siguroje kandidatët e mundshëm për kthim. Për më tepër, zona sovjetike u ofron të ardhmen që regjimi nazist ua kishte mohuar. Brecht-i propozon një teatër, filozofi Ernst Bloch një katedër në universitetin e Leipzig-ut, Alfred Kantoroëicz një tjetër në Berlin. Jurgen Kuczynski, do të themelojë institutin e tij të historisë ekonomike.
Seghers, Brecht, Bloch, Kuczynski apo edhe Arnold ZWeing, nuk janë vetëm garancia intelektuale e Republikës Demokratike Gjermane, POR EDHE mentorët e një rinie të shkatërruar nga zbulimi i monstruozitetit të regjimit, e një rinie në kërkim të personaliteteve si referencë
Me të mbërritur në Berlin në vitin 1947, Anne Seghers rigjen sipas fjalëve të thëna prej saj “një popull zemër gur”. Ajo flet për “çmendurinë e këtyre burrave dhe grave të cilëve bombardimet u shkatërruan gjithcka, mobilje dhe rroba, dhe që nuk kanë nxjerrë, aspak, asnjë mësim”. Por, ata që zgjodhën të kthehen në këtë pjesë të Gjermanisë, u frymëzuan nga dëshira e zjarrtë për të rigjetur njëri-tjetrin, për t’u numëruar sërish, pas arratisjes dhe sprovave. Nëpërmjet krijimit të Republikës Demokratike të Gjermanisë, një lloj kundër-Gjermanie, ata jo vetëm që do ndërtojnë socializmin, por do të marrin dhe hak kundër atyre që i persekutuan. Më në fund ata hidhen me gjithë energjinë e tyre në ndërtimin e “shtetit të parë gjerman të punëtorëve dhe të fshatarëve”, duke u përpjekur të mbyllin sytë para gjithçkaje që nuk u pëlqen, apo më keq akoma. Anna Seghers kontribuoi më shumë se të tjerët. Dëshmitare e kësaj periudhe, gazetarja amerikane Edith Andersonn shkruan: “E nxjerrin në publik, e hedhin gjithandej, e shpien të vizitojë uzina dhe shkolla që mbajnë emrin e saj, e shkulin nga zyra për të organizuar konferenca në Gjermani dhe jashtë saj. Ajo nuk guxon të refuzojë”.
Por Seghers, Brecht, Bloch, Kuczynski apo edhe Arnold Zëeing i sapo kthyer nga Palestina, nuk janë vetëm garancia intelektuale e Republikës Demokratike Gjermane. Ata, gjithashtu, janë mentorët e një rinie të shkatërruar nga zbulimi i monstruozitetit të regjimit në të cilin ajo u rrit, e një rinie në kërkim të personaliteteve si referencë.
“Ky angazhim për Republikën Demokratike Gjermane, shkruante dramaturgu Heiner Muller, lidhej me Brecht-in; Brechti legjitimonte faktin e ekzistencës për republikën demokratike gjermane: Prova e superioritetit të sistemit, ishte fakti se kishte një letërsi më të mirë: Brecht, Seghers, Cholokhov, Maiakoski”. Për Christa Wolf është pikërisht Anna Seghers që luan rolin e autoritetit moral.
Gjatë viteve të fundit të ekzistencës së regjimit, aureola e Anna Seghers-it do të venitej nga dëshmiae Walter Janka-s, viktimë e proces-spektaklit të fundit të organizuar nga regjimi gjermano-lindor. Në vitin 1956, të inkurajuar nga zbulimi i krimeve të Stalinit gjatë kongresit të XX-të të Partisë komuniste sovjetike, një grup marksistësh kritikë mblidhen në shtëpisë botuese Aufbau. Anna Seghers është e pranishme, ashtu si dhe ministri i kulturës, poeti Johannes R.Becher. Ndjekin nga afër turbullirat në Budapest dhe dyshojnë më të keqen për filozofin Lukacs, autor i shtëpisë botuese, që u vu në shërbim të protestuesve. Lukács në fakt, pranoi të bëhej ministër i kulturës në qeverinë e Imre Nagy-t. Seghers dhe Becher projektuan që të dërgonin në Budapest botuesin e tij, Janka, për ta sjellë më pas në Berlinin lindor. Në çastin e fundit, Walter Ulbricht, sekretari i përgjitshshëm i Partisë, doli kundër.
Janka u arrestua për konspiracion dhe u dënua me dhjetë vjet në një proces gjyqësor ku Seghers dhe Becher të thirrur si dëshmitarë, heshtën. Kur botoi librin me Kujtimet e tij, në të cilin denoncon mungesën e mbështjetjes nga ata, në vitin 1989, Seghers dhe Becher nuk ishin më gjallë. Letra të nxjerra nga arkivat do dëshmonin ndërhyrjet e Seghers në favor të Jankas pranë Ulbricht-it. Natyrisht, asgjë nuk filtroi në këtë drejtim, por Janka u lirua para mbarimit të dënimit. Nga ana e tij Becher u kishte nisur dhurata fëmijëve të Jankas, i cili u arrestua natën e Krishtlindjeve. Ai u deh për vdekje natën e vigjiljes së procesit, më pas u sëmur dhe u shua një vit më vonë. Heshtja ka çmimin e saj.
Në gjirin e Lidhjes së shkrimtarëve, Anna Seghers shënon faktet me të cilat ajo nuk është dakort duke shumëfishuar shenjat “infrapolitike”. (James C.Scott). Vërehet se ajo ikën, shpesh, nga seancat me një buzëqeshje në cepat e buzëve që nuk gënjen dot asnjë. Vetëm një fjalë e saj mund të ndryshojë atmosferën, por ndodh rrallë që ajo të ndërhyjë prerë. Heiner Müller kujton se pasi qe kritikuar nga aparatçikët shërbëtorë, Seghers vetëm sa u ngrit, “u afrua te Inge (gruaja e tij) dhe te unë, na shtërngoi dorën të dyve dhe iku”. Në maj të vitit 1963, gjatë konferencës mbi Kafkën në Liblice, ajo largohet qëllimisht haptazi nga bashkëpatriotët e saj dogmatikë që kishin ardhur për të kundërshtuar tentativën e shkrimtarëve çekë për të rifutur Kafkën në pasurinë letrare. Në shkurt të vitit 1966, pas pleniumit të famshëm të 11-të të Partisë, ku letërsia gjermano-lindore u cilësua si “pornografi”, nga ai që do të merrte frerët e vendit disa vite më vonë, Erich Honecker, Seghers u jep zemër shkrimtarëve të mbledhin veten, duke punuar. “Të punosh” është një term që Seghers e përdor shpesh dhe ajo vetë vihet në punë. Shkrimi është terapia e saj.
“Lëreni të rimarrë çmimin e saj”
Edhe pse në publik kishte marrë vetëm nderime dhe lëvdata, ajo vëzhgohej rrëptësisht nga Stasi (Ministria e Sigurisë së Shtetit). Të gjitha qëndrimet e saj regjistroheshin, edhe sikur të ishin fare pak larg nga fjalimet zyrtare. Më 2 tetor 1963 një informator raporton se ajo ka refuzuar të punojë mbi skenarin e frymëzuar të romanit të saj Kryqi i shtatë. Ai nënvizon se ajo e bënte me qëllim duke e quajtur skenaristin “Kaltenbrunner” (emri i një nazisti të rangut të lartëni ekzekutuar menjëherë pas procesit të Nuremberg-ut), ndërkohë që emri i tij i vërtetë është Kaltofen. Që me hapjen e dosjes së saj, u kujdesëm që të shënojmë se pas kthimit të saj nga arratia, Seghers ka përhapur disa “rezerva kundrejt udhëheqjes gjermane të Partisë, dhe arsyeja buron ngaqë është çifute dhe ka një lloj përçmimi ndaj gjermanëve”. Mënjanë apo dhe në mbledhje, ajo tregohet shumë kritike në disa pika. E shohim duke bërtitur në ambasadën sovjetike: “çfarë po bëni me Solzhenicinin? Lëreni të marrë çmimin e tij!” ( na kujtohet që autori i Arkipelagu i Gulagut nuk ishte autorizuar të shkonte në Stokholm për të marrë çmimin Nobel në vitin 1970). Më vonë, vērejmë se ajo denoncon mënyrën se si janë sjellë me këngëtarin e rebel Ëolf Bierman, i cili humbi qytetarinë në vitin 1976. Megjithatë, ajo nuk iu bashkua firmëtarëve që protestuan kundër këtij vendimi.
I kanë mbetur besnikë imazhit të Anna Seghers-it pjesa më e madhe e “të kthyerve” të lidhur nga një e shkuar e përbashkët, nga zgjedhja e tyre për Republikën Demokratike Gjermane dhe mohimi i Gjermanisë tjetër. Për të shpëtuar vizionin e tyre për botën në të ardhmen, ata pranuan mbikqyrjen policore si një të keqë të domosdoshme (pa dyshuar për përhapjen e saj), iu nënshtruan drejtuesve dogmatikë dhe menaxherëve të Partisë të pashpirt duke i thënë vetes se ishin kalimtarë, ndërsa Partia do të qëndronte gjtimonë, ashtu si dhe misioni i saj historik. Mjafton që të prisnin ditë më të mira. Ata formuan brezin e ardhshëm me një shpirt kritik, atë të Christa Wolf, Volker Braun dhe Heiner Muller, por edhe i rrënjosën rregullin e heshtjes. Gjatë ngjarjeve të nëntorit të vitit 1989, “të kthyerit” , që ishin akoma gjallë dhe trashëgimtarët e tyre – këta marksistë kritikë ende anëtarë partie apo afër saj,simpatizantë – nuk folën në publik veçse në çastin e fundit, gjatë manifestimeve të 4 nëntorit në Alexanderplatz, në Berlin, ose më mirë të themi pesë ditë para rënies së murit. Ata kishin humbur çdo ndikim në shoqëri dhe nuk mundën të ndërtonin dot një forcë politike të aftë të negocionte dićka tjetër përveç aneksimit pa kushte të Republikës Demokratike Gjermane.
* Historiane, autore e librave Përulësi me çdo çmim.