NË KANADA, SHPALOSJA E VIRTYTIT SI POLITIKË E JASHTME
Justin Trudeau, një skifter veshur me kostum indian

Për mediat kryesore, karakteri i dyfishtë i kryeministrit kanadez, Justin Trudeau u shfaq kur u zbuluan fotografitë që e tregojnë atë të ngjyrosur në fytyrë me ngjyrë të zezë. A nuk e kishte paraqitur veten ky udhëheqës liberal si një mbrojtës të diversitetit? Është një fushë tjetër, shumë më pak e komentuar, ku hendeku midis fjalimeve dhe veprimeve të tij është i dukshëm: politika e jashtme.

Prime Minister Justin Trudeau poses with his painted face after being presented a headdress by Tom Heavenfire in an honouring ceremony at the Tsuut'ina Nation near Calgary, Ab., on Friday March 4, 2016. Mike Drew/Postmedia

Për kanadezët e mësuar me kostumet e ngrysura të konservatorit Stephen Harper, fitorja e z Justin Trudeau, një djalë i ri “cool”, buzagas, gjatë zgjedhjeve federale në qershor të vitit 2015, solli një ndarje. Ndërkohë që kryeministri i mëparshëm refuzonte të ngrinte “çështjet  e grave”, si pabarazia në nivel pagash dhe dhuna seksuale, Z. Trudeau premtoi se do t’i rriste djemtë e tij si feministë të ardhshëm  të bindur. 

Si kundërrrymë ndaj cinizmit të konservatorëve kanadezë, i sapoardhuri  reklamonte fatin e “së nesërmes që vjen duke kënduar”, të një politike “pozitive”. Nën drejtimin e tij, vendi duhej të dilte nga hija e Shteteve të Bashkuara dhe të kthehej në skenën politike ndërkombëtare, siç kishte deklaruar ai mbrëmjen e fitores së tij. 

Ky fjalim joshi jo vetëm kanadezët, por edhe shtypin e gjithë botës, që e prezantuan  z. Trudeau si kundërshtarin e duhur të z. Donald Trump, si ilaçin kundēr nacionalizmit dhe populizmit që po rriten në Europë, po ashtu dhe në Shtetet e Bashkuara. Z. Trudeau, fillimisht, u duk sikur u dha të drejtë. Me të ardhur në pushtet, ai shkoi në Londër, ku pranoi se diversiteti përbënte një “forcë” për Kanadanë. Më pas ai e shmangu këtë temë përpara anëtarëve të Forumit ekonomik botëror në Davos, në janar të vitit 2016, duke deklaruar se diversiteti ishte diçka e mirë për biznesin, para se të shtonte: “të paguash gratë sa burrat, kjo ēshte gjë e mirë” Gjatë Konferencës së Parisit për ndryshimet klimatike (20 nëntor -12 dhjetor 2015), ai paraqiti mendimin e tij në lidhje me ekologjinë, duke thyer me dhjetëra pengesa të paraardhësit të tij në lidhje me këtë temë. Kanadaja “është aty për të ofruar ndihmën e saj”, tha ai para të pranishmëve në sallë. Së fundi, z.Trudeau tregoi qëndrimin e tij të ndryshëm në lidhje me çështjen e emigracionit. Ndërkohë që evropianët po hahen mes tyre për shpërndarjen e emigrantëve sirianë, Trudeau, në dhjetor 2015, shkoi në aeroportin e Torontos për të pritur   azilkërkuesit. “Këtu jeni në shtëpinë tuaj”,  i siguroi ai. 

Katër vjet më vonë, ylli i kryeministrit u zbeh. Bilanci i tij, shumë larg nga premtimet e fushatës, nxiti një  skepticizëm të fortë në gjirin e popullatës. Komentues të shumtë, që më parë qenë entuzistë, tani e tutje, nënvizojnë një vazhdimësi me z. Harper, veçanërisht në fushën e politikës së jashtme. 

Një “rikthim tek skifterët liberalë”

Pikërisht në këtë fushë, z. Trudeau, para së gjithash, shfaqet si një besnik “i shpalosjes së virtytit”, një teknikë komunikimi që ndërhyn gjerësisht  në media, sidomos në rrjetet sociale,  në disa tematika ngjarjesh që kanë një përhapje të gjerë, për të mbrojtur vlera pozitive, pa kryer veprime që ndjekin gjithnjë fjalët. Në të njëjtën radhë idesh, gjatë udhëtimit të tij shkatërrues në Indi, në shkurt të vitit 2018, kryeministri i ri e kishte vlerësuar të drejtë që të vishte një sari tradicional, që mbahej nga një pjesë e komunitetit indian në Kanada. Tallës, komentuesit e interpretuan menjëherë këtë zgjedhje në veshje si një mesazh në vëmendje të bazës së tij elektorale, besnike e diversitetit kulturor. Mikpritësit indianë e vlerësuan më pak, dhe ky udhētim i rëndoi akoma më shumë marrëdhëniet tashmë të tensionuara me Indinë. 

Përsa i përket feminizmit, shefi i qeverisë mburret se zhvillon një politikë ndihmash ndërkombëtare, të bazuara në fuqizimin e femrave nëpërmjet edukimit, dhënien e mikrokredive dhe ndihmën për ngritjen e ndërmarrjeve. Megjithatë, jo vetëm që Kanadaja ka investuar pak në këtë fushë, por, z. Trudeau vlerësoi se objektivat e ndihmës për zhvillimet e caktuara që para pesëdhjetë vitesh nga Kombet e Bashkuara (0,7 të prodhimit vjetor të brendshëm bruto) ishin “shumë ambicioze”.Sipas fakteve, gjysma e shumave që ai zhbllokoi do të ndihmojnë fondet private  të ngarkuara  për ngritjen e kapitaleve  në tregje. “Fjalët boshe  të Kanadasë mbi zhvillimin ndërkombëtar (..), nuk shoqërohen me një angazhim të vërtetë financiar të përcaktuar”, me këtë dolën në  përfundim studiuesit Mattheë Gouett dhe Bridget Steele. 

E njëjta situatë edhe në planin e të drejtave të njeriut. “Ne do t i mbrojmë  gjithmonë të drejtat e njerëzve, do t’i mbrojmë gjithmonë të drejtat e grave, dhe kjo  nuk do të ndryshojë kurrë”, do të deklaronte ministrja kanadeze e punëve të jashtme, znj. Chrystia Freeland, gjatë një bisede me gazetarët më 6 gusht 2018, një ditë pas një konflikti me Arabinë Saudite në lidhje me fatin e militantëve të të drejtave të njeriut në atë vend. Vetë ministrja e kishte pritur personalisht të renë saudite Rahaf Mohammed al-Qunun, që ishte arratisur nga monarkia, duke përforcuar llakun humanitar dhe feminist të qeverisë. Nuk mund të lëmë pa përmendur se disa muaj më parë, Kanadaja nuk kishte pranuar të anullonte një kontratë prej 15 miliardë dollarësh kanadezë (10,2 miliardë euro) të firmosur me Arabinë Saudite për dorëzimin e pajisjeve ushtarake – pajisje të përdorura në kuadēr të luftës me Jemenin, që, nga ana tjetër, është vend përfitues i ndihmave humanitare kanadeze. “Kjo është njëlloj sikur të ndihmosh dikë  që të blejë paterica pasi e ke ndihmuar më parë për t’i thyer këmbët”, ironizon z.Cesar Jaramillo, përgjegjës i Projektit Ploughshares, një organizatë ekumenike kanadeze e cila punon për paqen. “ Në një demokraci”, secili duhet “të respektojë kontratat e firmosura nga qeveritë e mëparshme”, shpjegoi  kryeministri për justifikim gjatë një konference në universitetin e Rexhinës, më 11 janar 2019. 

Pavarësisht premtimeve të tij, z. Trudeau ka vazhduar prirjen  e paraardhësit të tij: radhitjen në politikën e jashtme të Uashingtonit. Gjatë samitit të G20-s, organizuar në Hamburg në korrik të vitit 2017, ai e zuri ngushtë kancelaren gjermane duke i kërkuar  që deklarata  mbi mjedisin të evitojë përmendjen e marrëveshjes së Parisit mbi klimën. Kjo manovër u interpretua si një tentativë për të joshur Z. Trump, në vigjilje të  rinegociimit  të Marrëveshjes  për këmbimin e lirë  amerikano- verior (ALENA). Por kjo nuk qe e mjaftueshme. Nëse teksti i ri (Marrëveshja Shtetet e Bashkuara – Meksikë – Kanada AEUMC), nënshkruar në nëntor të vitit 2018, përmban disa hapa të vakëta progresiste – për shembull mbi lëvizjen e punëtorëve apo tregëtinë e ilaçeve, mbi të gjitha, ai i bën lëshime të rëndësishme Uashingtonit. Një nga klauzolat, për shembull, u jep Shteteve të Bashkuara të drejtën e vetos pa precedent në lidhje me negociatat e ardhshme tregtare midis Kanadasë dhe Kinës. Pa llogaritur këtu se Uashingtoni rezervon mundësinë që të aplikojë të drejta të rëndësishme doganore mbi aluminin dhe çelikun në emër të sigurisë kombëtare. 

Ndërkohë që shpresonte të dinamizonte tregtinë me Pekinin për të lehtësuar varësinë e saj nga  Uashingtonit, Otava u dha fund projekteve të saja, në vend që të përballonte aleatin e vet. 

Kështu, në dhjetor të vitit 2018, qeveria kanadeze ndaloi drejtoreshën e financave të shoqërisë Huaëei në aeroportin e Vankuverit, me kërkesë të homologut të saj amerikan, që e akuzonte  se kishte thyer sanksionet e vendosura  nga Shtëpia e Bardhë ndaj Iranit. Një nga zërat e rrallë kanadezë, kundërshtar i kësaj dosje, z. John McCallum, ish – ambasadori i Kanadasë në Kinë, iu desh të japë dorëheqjen, ngaqë sugjeroi gjatë një takimi me mediat  kanadeze dhe ato kino-kanadeze, se Shtetet e Bashkuara përdornin juridiksionin jashtëterritorial si një armë. Nëse Otaëa përmend respektimin e një marrëveshjeje ekstradimi, nënshkruar me Uashingtonin, masat ndërshkuese kundër Huawei-it mbeten, megjithatë, të njëanshme, të marra jashtë çdo rezolute të Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara dhe pa një marrëveshje formale midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre. 

Kina u kundërpërgjigj me burgosjen e dy kanadezëve, duke shkaktuar një krizë të rëndë diplomatike, dhe me rikoshetē, mënyrë indirekte, shkatërrimin e strategjisë kineze të z. Trudeau. 

Sipas të përjavshmes “The Economist”, me analistët më tolerantë në lidhje me kryeministrin kanadez, Otava mjaftohet me përshtatjen e parimeve të vjetra të internacionalizmit liberal ne realitetin e administratës së Trump-it.

Me shumë më pak mundësi veprimi, kriza aktuale e sistemit ndërkombëtar dëmton ekonomitë e mesme si ajo e Kanadasë. Dy superfuqitë, njëra e stabilizuar mirë ( Shtetet e Bashkuara) dhe tjetra në industrializim e sipër (Kina), japin tonin, janë referenca, ndërsa vendet në rënie si Rusia dhe BE-ja, vuajnë që t’u dëgjohet zëri. Në këtë kontekst, organizatat shumëpalëshe që Otaëa ka vendosur  në zemër të strategjisë së saj kanë prekur limitin. Organizata botërore e tregtisë (OBT) nuk funksionon mirë, G7 është e përçarë, Organizata e Traktatit të Atlantikut  të Veriut (NATO) po humbet unitetin e saj. Në këtë mënyrë po bëhet gjithmonë e më e vështirë  të përballohen sfida si terrorrizmi, sulmet ndaj sigurisë së, sistemeve të informacionit, kibernetike, etno-nacionalizmi dhe pabarazitë socio-ekonomike. 

Megjithatë, disa komentues tregohen më pak tolerantë. Sipas tyre, zgjedhjet e ekipit të z. Trudeau sugjerojnë se, në vend që të pësojnë ndikimin e autoritetit të fuqishëm  fqinj, ekipit i vlen me mire të përcaktojë vizionin e tij.  

Kurse gazetari që shkruan kryeartikullin e Toronto Star, Thomas Ëalkom, përmend “një kthim të skifterëve liberalë”, ish- diplomati Daryl Copeland, nënvizon me shqetësim: “Ministrja e punëve të jashtme Freeland (..), duket e mahnitur dhe shpesh herë e verbër nga hard power-i.” 

E zgjedhur nga Think tanks-at amerikanë, mjaft armiqësore me Pekinin dhe Moskën, ministrja u kurorëzua si diplomatja  e vitit nga Foreign Policy Group. Sipas këshillave të saj, qeveria Trudeau vendosi Venezuelën, Sirinë, Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut në fillim të listës së saj të prioriteteve, duke imituar – dhe mbështetur –  inisiativat e administratës Trump: samite, sanksione, presione politike dhe manovra ushtarake. 

Znj. Freeland e përshkroi samitin e Grupit të Limas për Venezuelën, mbajtur më parë në Otava në shkurt të vitit 2019, si një shembull i mirë diplomacie dhe negociimi për kontinentin amerikan, ndërkohë që kjo organizatë karakterizohet nga një armiqësi ndaj regjimit venezueljan dhe një vendosmëri për të përmbysur presidentin Nicolas Maduro. Znj. Freeland nuk e gjykoi të nevojshme të ftonte në këtë mbledhje Rusinë dhe Kinën, furnizuesit  kryesorë të ndihmave në Karakas. Moska dhe Pekini  nuk kanë marrë  pjesë as në samitin për Korenë e Veriut që organizoi Kanadaja në vitin 2017,  edhe pse të dyja vendet kanë kufi të përbashkët  me Pyongyang.

Të ndryshosh vëmendjen e zgjedhësve

Qeveria e z. Trudeau duket sikur është e mendimit se krizat që kërcënojnë planetin mund të zgjidhen pa Rusinë dhe Kinën. Megjithatë, a nuk do të kishte përfitime Otava nëse do të futej në diskutime më të parën nëse do vërtetë t’i dëgjohet zëri për temën e Arktikut? Dhe objektivat e saj ekonomikë – në veçanti aspirata  për tu çliruar  nga një fqinj i bezdisshëm –a nuk përafrohen me ato të së dytës? Sa keq: dialogu nuk është në rendin e ditës. Kanadaja është treguar gjithmonë e mbyllur përballë Moskës përsa i përket krizës në Ukrahine. Përsa i përket marrëdhënieve të saj me Pekinin, ato ngelen të minuara për shkak të  burgosjes së dy qytetarëve të saj, ndërsa konflikti u thellua akoma më shumë nga z. Trump dhe nga ish – ambasadori kinez në Otava, z. Lu Shaye, që në janar të vitit 2019 do të denonconte “egoizmin perëndimor” dhe “ racizmin” e bashkëbiseduesve të tij. Kësaj i shtohet dhe fillimi i një skandali politik që e zvogëloi të ashtuquajturin superioritet moral të Kanadasë përballë Kinës dhe reputacionin e saj si Shtet i së drejtës, sepse zyra e kryeministrit  dyshohej se  kishte kërkuar të ndërhynte në një procedurë gjyqësore për të ndihmuar gjigandin e Ndërtimeve dhe Punëve Publike kanadeze SNC – Lavalin, akuzuar për korrupsion. 

Kur u afruan zgjedhjet, qeveria Trudeau i dyfishoi përpjekjet për të  shpalosur virtutet e saj dhe për të shmangur vëmendjen nga bilanci i saj diplomatik. Ndërsa liberalë dhe konsevatorë janë shumë afër njëri-tjetrit në pretendimet e tyre për votë, shkrirja e New Democratic Party (qendra e majtë), ofron matematikisht një avantazh për të parët në sistemin elektoral kanadez ku është shumë e lehtë të përcaktohet fituesi nisur nga votat. Të sigurtë në avantazhet e tyre në sondazhe, të Gjelbërit ishin për zgjedhje të lira. Zgjedhësit e qendrës së majtë dhe të rinjtë, që kishin mbështetur z. Trudeau para katër vjetësh, do të ndëshkojnë liberalët për premtimet e tyre të pambajtura, sidomos në planin mjedisor? Apo do të shkojnë të votojnë për ta me gjysmëzemre me të vetmin qëllim pengimin e konservatorëve? Vendimi i Partisë Liberale për të mos marrë pjesë në debatin televiziv mbi politikën e jashtme – i njëjti që kishte ndihmuar shumë në fitoren e vitit 2015 – tregon qartazi se ai i trembet përballjes me kontradiktat  dhe humbjet e tij.  Pasi përtej fjalimeve të bukura, Kanadaja nuk ka gjetur ende vendin e saj në skenën ndërkombëtare. 

*Respektivisht profesor në Shkollën e studimeve autoktone dhe kanadeze dhe në Norman Paterson School of International Affairs, Universiteti Carleton, Ottawa (Kanada). Që të dy kanë drejtuar së bashku Canada, Nation Branding and Domestic Politics, Routledge, Abigdon (Mbretëri e Bashkuar), 2019.