
Lufta e ngjeshur e kujtimeve mbi « çështjen franceze », në lidhje me genocidin në Ruanda, në vitin 199, ku tetëqind mijë tutsi u shfarosën për afro njëqind ditë, ka të bëjë me një mënyrë thelbësore me operacionin ushtarak « guri i çmuar » (turquoise), të nisur tre muaj pas fillimit të masakrave. Edhe sikur Franca të ketë qenë e autorizuar nga Këshilli i Sigurimit së Kombeve të Bashkuara, veprimet e saj mbeten sërish të paqarta: Të ketë pasur vallë vetëm qëllime humanitare, ashtu siç dhe është deklaruar me ngulm, apo bëhej fjalë për Parisin, që të paktën në një fazë të parë të fshihnin gjurmët, të mbronin shkatarët e vjetër të genocidit dhe të nxirrnin jashtë loje agjentët e infiltruar ?
Pas shumë të tjerëve, Laurent Larcher shtron pyetjen sesi Franca është akuzuar se ka mbështetur vrasësit dhe si ka mundësi që njëzet e pesë vjet më vonë është akoma e pamundur të kemi zemrën e pastër. Historian me profesion, ky gazetar i La Croix, ka kërkuar përgjigjet tek afro 30 dëshmitarë dhe personazhe të viteve 1990 – ministra të dikurshëm, ish-shefa ushtarakë, gazetarë, kërkues, vullnetarë -, deklaratat e të cilëve janë ritranskriptuar ashtu siç janë marrë, në emër të « së vërtetës të vërtetë ».
Të gjithë vazhdojnë të debatojnë edhe sot në një « labirint », shpjegon Larcher, pasi kjo odise e zhurmshme në kujtesën e francezëve « të çon në buzë të greminës », ndërkohë që lindin shumë versione të tjera ku janë përfshirë ata që kanë marrë vendime, ushtarakë, apo dhe shërbimet sekrete. Autori, që e pranon se ka treguar hapur subjektivitetin e tij, shqetësohet për faktin se disa nga këta «debutuesit vizionarë » qëndrojnë akoma të mbërthyer në tezat e tyre të vjetra, cilatdo qofshin dëshmitë apo dokumentet që kundërshtojnë këto teza.
“Ky konflikt nuk ka qenë as aksident dhe as rezultat i një urrejtje atavike, por ka qenë produkt i një racizmi modern, i menduar mirë, planifikuar dhe i mirëorganizuar”- florent piton
Megjithatë, nëse hyrja në arkivat zyrtare franceze në lidhje me këtë dramë ka qenë për një kohë të gjatë e pamundur për shkak të sekretit ushtarak, Marion Veyssière, përgjegjes i Departamentit të Drejtësisë dhe Ruajtjes së Arkivave Kombëtare, në kujton në një libër kolektiv, se me urdhër të Presidentit François Hollande, më 2015, 97% e dokumenteve të identifikuar si shumë të rëndësishëm në grumbullin e arkivave presidenciale të Presidentit Miteran munden të deklasifikoheshin, edhe pse mbeten sërish konfidenciale për publikun e gjerë.
Historiani Florent Piton në një libër të tijin, të mbështetur në argumete të forta, ka ndërtuar gjenealogjinë e konfliktit ruandez, që në kohën e monarkisë së vjetër tutsi deri në « Hutu power » dhe shfarosjen e tutsi-ve. Gjithmonë, sipas tij, ky konflikt nuk ka qenë as aksident dhe as rezultat i një urrejtjeje atavike, por ka qenë produkt i një racizmi modern, i menduar mirë, i planifikuar dhe i mirorganizuar. Një e treta e veprës i kushtohet « daljes nga genocidi », ku gjenden disa faqe origjinale mbi « pjesën e bllokuar të kujtimeve », « shtetëzimi i të vdekurve », « pedagogjia e emocionit », si dhe tentativa e regjimit të z.Pol Kagame, i cili ka qenë në pushtet në Kigali që në vitin 1994, me qëllim për të krijuar një tregim kombëtar që i tejkalon masakrat duke përdorur atë që autori e quan « një kredit genocidi » për t’i vënë kapakun debatit politik. Pitoni, i cili na sinjalizon se ka marrë mbështetjen e Komisionit kombëtar të luftës në Ruanda kundër genocidit, nuk e anashkalon çështjen tutsi në shkallë zone, as rolin e ushtarëve ruandezë në luftë, dhe plaçkitjen e Kongos dhe as tensionet midis të shpëtuarve të kthyer në vend.
Ndërsa Sharl Habonimana ka shkruar « kujtime të paharrueshme »: në moshën 12 vjeçare gjatë gjenocidit, duhej të ishte vrarë kur të mbaronte « puna » në krahinën e tij, por ndryshe nga familja e tij dhe gjithë tutsit e fshtatit të tij, ai arriti të shpëtonte falë disa rastësive të njëpasnjëshme. Njëzet vjet më pas, ai vazhdon të ngrejë zërin në konferencat e zhvilluara në Shtetet e Bashkuara, në Evropë, në Francë. Vendi i fundit, shkruan ai, « i ka vendosur të gjtiha genocidet e ndodhura në programet e librave shkollorë, por e ka kaq të vështirë për të shkruar aty – ashtu siç ka bërë edhe me genocidin e çifutëve në Evropë – përgjegjësia e tij, ajo e shtetit, lidhur me gjenocidin ushtruar ndaj popullsisë tutsi të Ruandës ».