POLITIKA
Uashingtoni kundër Pekinit

830

Me gjasë, SHBA-të po vlerësojnë se nuk mund ta përballojnë njëherësh edhe Kinën edhe Rusinë. Në dhjetëvjeçarët që vijnë, rivali i tyre kryesor gjeopolitik do të jetë Pekini. Ka një mirëkuptim mbi këtë temë në mes administratës republikane dhe demokratëve. Vitin tjetër, zgjedhjet e ardhshme presidenciale do ta trajtojnë këtë argument me shumë energji. Kështu, Kina pason “Perandorinë e së keqes” sovjetike dhe “terrorizmin islamik” si kundërshtarët kryesorë të Uashingtonit. Por, në ndryshim nga Bashkimi Sovjetik, Kina zotëron një ekonomi dinamike me të cilën SHBA-të regjistrojnë një deficit tregtar abisal. Dhe fuqia e saj është veçanërisht më tërheqëse se ajo e dhjetëra mijëra luftëtarëve integralistë që endeshin në shkretëtirat e lashta të Mesapotomisë dhe në malet e Afganistanit.

NUK DO TË MJAFTOJË MË Për Uashingtonin të sheS pak më shumë misër ose pajisje elektronike në Kinë. Duhet të izolohet KY RIVAL, megjithëse prodhimi i brendshëm bruto i tij është shumëfishuar me nëntë në shtatëmbëdhjetë vjetËT E FUNDIT

B. Obama e kishte bërë diplomacinë amerikane, tashmë “strumbullar drejt Azisë” dhe Paqësorit, ashtu siç edhe pasardhësi i tij e formulon shpesh këtë strategji të re me më pak elegancë dhe zgjuarsi. Me qenë se në mendjen e tij kooperimi është gjithmonë një grackë, një lojë me rezultat zero, lulëzimi ekonomik i rivalit aziatik kërcënon automatikisht zhvillimin e SHBA-ve. Dhe ndërsjellazi: “Jemi duke fituar kundër Kinës tha me triumf krekosës z. Trump gushtin e shkuar. Ata po njohën vitin më të keq që prej një gjysmë shekulli dhe kjo falë meje. Unë jam krenar për këtë“. ”Jo krenar” kjo gjendje nuk i shkon…Ka më pak se një vit që ai ka autorizuar dhomat e deputetëve që të transmetojnë direkt një mbledhje të kabinetit të tij. Dhe aty ndodhi gjithçka: një nga ministrat e tij u tregua i lumtur prej ngadalësimit të rritjes së Kinës; një tjetër i kishte lidhur eksportet kineze të fentanylit në SHBA me epideminë e opoideve; një i tretë i kishte lidhur vështirësitë e fermerëve amerikanë me masat shtrënguese tregtare të Kinës. Nuk mbetej tjetër tani veç që z. Trump ta shpjegonte kokëfortësinë nukleare të Koresë së Veriut me butësinë e Pekinit kundrejt aleatit të saj. Për Uashingtonin të shesësh pak më shumë misër ose pajisje elektronike në Kinë nuk do të mjaftojë më. Duhet që ky rival të izolohet, megjithëse prodhimi i brendshëm bruto i tij është shumëfishuar me nëntë në shtatëmbëdhjetë vjet. Duhet ta dobësosh, ta pengosh që të shtrijë influencën e tij dhe sidomos ta pengosh që të bëhet një i barabartë strategjik me SHBA-të. Prosperiteti i tij i flaktë nuk e çoi atë në amerikanizëm, për të qenë i shkathët, ndaj dhe goditjet nuk iu kursyen. 4 tetor 2018, zëvendës-presidenti amerikan Mike Pence u zhyt në një fjalim me një violencë ekstreme “system orewellian”, “autoritete” që shkatërrojnë kryqe, djegin bibla dhe burgosin besimtarë, “presion mbi sipërmarrje, studio kinemaje, univeristete, think tank-e, shkencëtarë e gazetarë amerikanë”. Ai, madje, la të kuptohej edhe tentative për të ndikuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020”. Pas “Russiagate”, një “Kinagate” që këtë radhë do të ketë për objektiv humbjen e z. Trump? Shtetet e Bashkuara, pa dyshim, janë një vend shumë i brishtë …