MBI 8300 GRA TË VRARA ÇDO VJET
Në Rusi, kamzhiku i dhunës shtëpiake

A duhet shoqëria ta parandalojë dhunën bashkëshortore në një vend ku është e zakonshme të vdesësh nga grushtet e bashkëjetuesit? Disa ruse e refuzojnë këtë dhe i japin më shumë rëndësi ruajtjes së familjes dhe fëmijëve, si dhe pajtimit të çiftit. Por, shumica e grave, sidomos në rrjetet sociale, thonë se ligji duhet t’i mbrojë ato fillimisht.

1221

Ato vuajnë deri në njëzet vjet burg. Fajtore për vrasje me paramendim, zonjushta Krestina, Anxhelina dhe Maria Kaçaturian presin procesin si të akuzuara se kanë vrarë babanë e tyre, autori i agresionit sekual, dhunimit, goditjve, plagosjeve mbi tre vajzat e tij, përkatësisht të moshës 19. 18, e 17 vjeç. Prej kohësh tri motrat janë kthyer në simbolin e kalvarit që jetojnë 16 milionë gra në Rusi sipas shifrave të fundit të Shërbimit federal dhe statistikave të shtetit rus (1), Rosstat që datojnë prej viti 2012. Gjatë këtij anketimi mbi një kampion prej dhjetë mijë femrash të moshës 15 deri 44 vjeç, një e anketuar në pesë deklaroi se kishte pësuar dhunë fizike nga partneri të paktën një herë në jetë.

Përballë vuajtjeve që po heqin motrat Kaçaturian, militantja feministe Alena Popova ka lëshuar një fushatë denoncimesh kundër dhunës seksiste në rrjetet sociale. Në instagram, Vkontakte (Facebook-u rus), apo në Tëiter, miliona ndjekës publikojnë fotografi të fytyrave të enjtura e të nxira dhe me hematoma. Sipas qendrës së Annës, e para shoqatë e vendit krijuar më 1993 që t’u vijë në ndihmë viktimave, çdo gjashtëdhjet e tre minuta një femër vdes nga grushtet e bashkëjetuesit të saj apo tëi sh-bashkëjetuesit, pra më shumë se 8300 viktima në vit. 

Trashëgimia e dyfishtë e së drejtës sovjetike

Rusia është një nga të vetmet vende që nuk zotëron një ligj specifik për këtë figurë krimi. Korrikun e kaluar, për herë të parë Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut (CDEH) e dënoi Rusinë në një çështje të dhunës bashkëshortore. Ajo urdhëroi që zonjushës Valeria Volodina ankueses në këtë çështje, t’i paguheshin 20 000 euro sepse nuk kishte qenë e mbrojtur në mënyrë të mjaftueshme nga autoritetet e vendit të saj. CEDH arriti në përfundimin se boshllëku juridik dhe mungesa e urdhrit të mbrojtjes dëshmonte një paaftësi sistematike për të zgjidhur këtë problem.

Mes 47 anëtarëve të Këshillit të Europës, vetëm Rusia dhe Azerbajxhani as nuk kan ratifikuar dhe as nuk kanë firmosur më 2011 Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunën në familje. Në gjykimin e tij Gjykata e Strasburgut deklaronte se autoritetet ruse «refuzonin të njihnin mprehtësinë e problemit ». katër çështje të ngjashme presin të shqyrothen prej CEDH-së.

Mungesa e legjislacionit të posaçëm, pjesërisht shpjegohet prej trashëgimisë së paqartë të së drejtës sovjetike. Në lindjen e saj BRSS-ja u shfaq si pararojë në fushë të të drejtave të grave e nënave. Që nga viti 1917, një dekret mbi « zgjidhjne e martesës » e pranonte gjerësisht divorcin ; në të njëjtin vit bolshevikët iu dhanë të drejtënb e votës edhe grave. Më 1920, Bashkimi Sovjetik bëhet i pari shtet që legalizoi ndërprejen e vullnetshme të barrës (IVG) ose ligji për abortin. Për të çliruar gratë nga punët e shtëpisë u ndërtuan çerdhe, lavanteri publike, të gjitha këto nën frymëzimin e Aleksandra Kollontait e para femër ministre në historinë bashkëkohore që rivendikoi sidomos shkatërrimin e dashurisë ekskluzive. Objektivi i atëhershëm: shkatërrimi i familjes si institucion borgjez.

Po, në vitet 1930, Josif Stalini rikthehet në këtë ansambël përparësish. Ndërkohë që femrat kanë vështirësi që të gjejnë një partner për shkak të humbjes së meshkujve gjatë Luftës së Parë Botërore dhe luftës civile, liberalizmi i divorcit nuk ishte gjithmonë i favorshëm për gratë. Nënat e divorcuara, numri i të cilave shpërthen i përmbytin gjykatat me paditë e tyre për të përfituar pensionin ushqimor. Të gjendura në mjerim, shumica preferojnë abortin. Autoritetet shqetësohen nga rënia e lindshmërisë. Ky realitet i kombinuar me promovimin e kuadrove të ardhur nga fshatarësia në hierarkinë e partisë favorizonte shtrëngimin e vidhave. « Çështja e femrave dhe çështja seksuale janë zyrtarisht të zgjidhura me dekrete , parashtron sociologia Mona Klaro. Familja sovjetike tashmë duhet të jetë e qëndrueshme dhe pjellore (1)». Në vitin 1936 ligji për abortin u ndalua dhe procedurat e divorcit shtyheshin pafund. Pas Luftës kjo lëvizje e drejpeshimit legjislativ e gjeti pikën e saj të ekulibrit mes kthimit të pjesshëm në traditën revolucionare dhe bezdisë për të riforcuar qelizën familjare duke u përqëndruar mbi fëmijën.

Duke konstatuar mënjanimin flagrant mes së drejtës dhe traditave, autoritetet i braktisën ato pas vdekjes së Stalinit. Më 1954, divorci u legalizua sërish. Dhjetë vjet më vonë, procedurat e divorcit u lehtësuan. Ndërkaq, pushteti mbetej i fiksuar pas çështjes demografike. « Shoqëria socialiste i jep një rëndësi të madhe mbrojtjes dhe inurajimit të lindshmërisë si dhe garantimit të një fëmijërie të lumtur », pohonte tërësia e legjislacionit mbi martesën dhe familjen në 1968. Ky tekst e lejon divorsin thjesht me nje deklaratë civile… për çiftet pa fëmijë. Nëse jeta martesore konsiderohet si një çëshjte private në të cilën shteti nuk ndërhyn, është krejt tjetër nëse çifti ka në ngarkim pasardhës.

Në këtë kontekst, dhuna kundër grave dhe vajzave nuk ka ta bëjë me dominimin mashkullor të strukturuar (zyrtarisht të çrrënjosur). Për autoritetet, ato janë thjesht fakte që vijnë « nga «sovjetikë të këqinj », që u jepen alkoolit dhe që vijojnë traditat familjare të shënuara përpara Revolucionit », nënvizon sociologia Fransuazë Dose (Françoise Daucé) dhe Amandin Regami (Amandine Regamey). Nga ana e saj, « policia e konsideron dhunën në familje mes partnerëve ose si prishje të rendit publik, ose si « skandal familjar » në të cilat ndërhyrja e forave të rendit duhet të bëjë vetëm ripajtimin » (1). Sidmos kur në mes janë edhe fëmijët. 

Legjislacioni sovjetik është shumë i përparuar në lëmë të barazisë gjinore mes burrit dhe gruas – le të kujtojmë se në Francë duhet të prisnim vitin 1965 që burri të mos konsiderohej më « shefi i familjes » dhe që gruaja e martuar të mund të ushtronte një profesion dhe të hapte një numër llogarie në bankë pa autorizimin e burrit. Në çështje penale ligji i trajtonte në mënyrë të barabartë si burrin ashtu dhe gruan. As seksi i viktimës, as natyra e marrëdhënieve ekzituese (ose që kishte ekzistuar) me agresorin nuk kishte rëndësi.

Në vitet 1990 organizatat feministe që u shumëfishuan filluan të punojnë për adorptimin e standardeve perëndimore në fushët të parandalimit të dhunës në familje. Nën presionin e organizatave ndërkombëtare, Rusia tentoi disa herë që të adoptonte një ligj special: në vitet 1990, pastaj në vitin 2012, sërish më 2014. Në korrik 2016 mazhoranca qeverisësë bëri një përparim të brishtë. Të godasësh me grushta një « të afërm » (bashkëjetuese, fëmijë, vëlla ose motër) përbën një rrethanë rënduese (artikulli 116 i kodit penal). Nocioni i « të afërmit » e thotë mirë atë që mund të kuptohet se mbrohet nga legjislatura : familja, të cilën duhet të imunizosh me mbrojtje nga dhuna, por jo femra. Në të njëjtën kohë, ky ligj lejon dhunën e ushtraur prej agrsorëve në hapësira publike nga të panjohur (vetëm në raste përsëritjeje) ; një evolucion që mund të përshëndetet në një vend të njohur për kodin penal rigoroz dhe ku burgjet janë të përmbytur me të dënuar.

« Mos imitoni teprimet e Evropës Perëndimore »

Ky tekst tregon zemërimin e Kishës ortodokse dhe të të tjerëve mbrojtës të familjes tradicionale që i gjykojnë këto dispozita si diskriminuese. Në fakt, e shpjegon kjo se si një i panjohur që godet një kalimtar në rrugë e ka të sigurtë se nuk bën burg, ndërsa një prind që korrigjon fëmijën e tijmundet të gjendet pas hekurave ? « Prindërit e vetëdijshëmkërcënohen deri me dy vjet burg ( në rast përsëritjeje), për çfarëdo lloj sjelljeje, edhe të moderuar që shoqërohet me forëcn fizike në edukimin e fëmijëve », indinjohet në sitin e tij në Internet komisioni i çështjeve familjare të Patriarkatit.

Po ashtu të njëjtën gjë vëren edhe regjistri i senatores Elena Mizolina. Në rend të parë për luftën që të hiqet nocioni « i afërt », ajo denoncon atë që e quan « ligji i i shpullës ». Pasi ka prpozuar disa herë masa për të kufizuar aksesin e Ligjit për abortin ose taksimin e divorcit, ajo deklaron se dhuna në familje « nuk është problemi kryesor i familjes, më shumë se barrëlindja, mungesa e respektit sidomos nga ne gratë. Ne, gratë, me qenë se jemi të brishta, nuk duhet të mërzitemi kur na qëllojnë. Kur një burrë qëllon gruan e tij, nuk është i njëjti zemërim ashtu sikur  një burrë është i poshtëruar (1) ».

Ngritja e mburojës e arrin objetivin e vet : çdo përmndje e një « të afërmi » zhduket nga kodi penal që prej vitit 2017. Kremlini bën të diktur me anë të zëdhënësit të tij se « klasifikon si « dhunë në familje » disa gjeste në gji të familjes [më në fund] që dramatizojnë gjërat nga pikëpamja juridike ». Shoqatat feministe, nga ana e tyre, alarmohen nga një situatë akoma më kritike se para 2016-s. Meqë lidhja familjare mes agresorit dhe viktimës nuk përbën më një rrethanë rënduese, grushtet e bashkëshortit të dhunshëm (vetëm në rast se ai shtrohet në spital) janë tashmë të dënueshme me një gjobë te thjeshtë prej 5000 rublash (afërisht 70 euro). « E njëjta shumë që mund të të dënojë në rast të prishjes së qetësisë publike apo nëse shkel ligjin antiduhan », nervozohet Julia Gorbunova, autore për Human Rights Ëatch, në fund të 2018, në një raport të titulluar « Unë mund të të vras, askush nuk më ndalon ». Në rast përsëritjeje, gjoba mund të rritet deri në 33 000 rubla (përafërsisht 410 euro) – dhe shoqërohet ndërkohë me pesëmbëdhjetë ditë burg – më së shumti këto para merren nga numri i llogarisë i çiftit.  

Është pak të thuash që në Rusi asgjë nuk është parashikuar për të mbrojtur femrat nga një bashkëshort i dhunshëm. Përafërsisht dy orë rrugë në Moskë, shtëpiza Kitej, adresa e të cilit mbetet sekret për të ruajtur sigurinë e tij, prêt viktima të dhunës shtëpiake. Çdo vit që nga hapja e saj më 2013, kjo rifuxhio private strehon falas tridhjetë ose dyzetë gra bashkë me fëmijët e tyre. Një pikë ujë në oqean. Mungesa e qendrave të pritjes së urgjencës është alarmuese . Sipas shifrave zyrtare  (1), Rusia nuk zotëron veçse 22 shtëpi pritjeje për viktimat sociale. Gratë duhet në mënyrë urgjente të strehohen në qytetin ku kanë shtëpinë, gjë që është e pamundur për shumicën e tyre. «Unë jam gjithmonë e detyruar të refuzoj pensionistët, thotë e mërzitur drejtoresha e Kitej, zonja Aliona Sadikova. I evitoj dhe nuk i dërgoj të refugjatët që trajtohen prej institucioneve religjioze, apo në qendrat shtetërore, sepse atje i detyrojnë me anë fjalimesh që të pajtohen, të falin dhe të mirëkuptohen mes partnerëve që hanë në të njëjtën pjatë ».

Në vitin 2019 dhuna familjare është konsideruar si një diskutim në gjit të çiftit dhe veprimet e policisë  vërtiten mes mohimit dhe talljes, shakave dhe mosveprimit. Zonjës Volodina, e para femër që e dërgoi çështjen e saj në Gjukatën e të drejtave të njeriut në Strasburg, pas denoncimeve të panumërta për dhunën që pësonte në seksionet e policisë i ishte deklaruar disa herë se çështja e saj është një « zënkë dashurie ». Përveç deputetti të Partisë komuniste të Fedreatës Rusë Juri Sinelçikov, i cili, gjatë diskutimeve që paraprinë adoptimin e ligjit në Duma dhe që rikujtoi se « traditat ruse nuk mbështeten në edukimin e femrave me kamzhik, siç po përpiqen këtu disa që të na bindin », të rrallë kanë qenë parlamentarët e tjerë që janë indinjuar. I zgjedhuri i partisë Rusia e bashkuar, Andrej Isajev deklaronte të kundërtën dhe kërkonte të dëshmonte se kolegët e tij dhe ai vetë nuk do të « imitonin teprimet që ne shikojmë në Europën Perëndimore ». Ky refren i shtuar vitet e fundit shkon kundër vlerave tradicionale ruse përballë një Perëndimi dekadent që kërkon të imponojë ligjet e tij përmes agjentëve të ardhur nga jashtë. Pikërisht këtë mbështet edhe zonja Vera Nikolaevna (1) sekretarja e Organizatës ruse të mbështetjes së prindërve. Ajo na siguron neve se në qoftë se nocioni i « të afërm-it » nuk është hequr nga artikulli 116, kjo do të kishte bërë që «një prind të shkonte në burg për një shpullë bythëve, siç ndodh në Europë. Pastaj fëmijët tanë do të ishin adoptuar prej çifteve gej të Europës ». Aq më keq nëse kjo do të privonte një minimum të mbrojtjes së femrave viktima të dhunës martesore. E pak rëndësi ka nëse qe nga dhjetori i vitit 2017, ministri i brendshëm Vladimir Kolokoltsjev e di që gjoba nuk lejon një parandalim efikas të dhunës në familje.

Audiencat e fundit të procesit të motrave Kaçaturian do të duhet të mbaheshin këtë vjeshtë. Ishte rasti për të mësuar nëse atëvrasja mund ta ndryshonte legjislacionin. Duke pritur këtë, rrjetet sociale ruse mbeten të përmbytura prej qindra përdoruesish që fotografojnë hematomat e gjakut për të reklamuar fundin e pandëshkueshmërisë.