VAZHDIMËSIA E NJË APARTEIDI EKONOMIK
Në Afrikën e Jugut, toka nuk e thith gjakun

Një valë e dhunës ksenofobe ka shkaktuar vdekjen e dhjetë punëtorëve emigrantë në Afrikën e Jugut që prej shtatorit. Gjigand ekonomik kontinental, vendi po vuan nga pabarazitë. Papunësia ka prekur 40% të popullsisë active dhe ka goditur sidomos të zinjtë. Mes temave sociale, e pazgjidhshmja çështje agrare. Tre të katërtat e tokës private u përket gjithnjë fermerëve të pasur të bardhë.

1243

Kongresi Kombëtar Afrikan (KKA) fitoi zgjedhjet e përgjithshme të 8 majit të kaluar në Afrikën e Jugut, dhe kjo nuk ishte ndonjë surprizë. Por, përqindja e arritur (57, 50%) nuk kishte qenë kurrë më parë kaq e dobët. Në pushtet që në fillim të zgjedhjeve të lira në vitin 1994, partia e Nelson Mandelës po kritikohet për paaftësinë në zgjidhjen e ekuacionit agrar. Pothuajse ¾ e tokave private janë përqëndruar në duart e fermerëve të bardhë dhë të pasur. 

Në fshatin e mbuluar nga gjelbërimi të Këa Zulu-Natal-it, midis fushave të mbjella me kallam sheqeri dhe ndërtesave elegante, ka mbirë një grumbull i vogël barakash të vjetra prej balte përzier me kashtë dhe me çati llamarine të valëzuar. Bujqit dhe familjet e tyre punojnë për familjet Afrikane (njerëzit e bardhë që kanë lindur në Afriken e Jugut), për një pagë mujore  midis 1500 dhe 3000 rands ( 100-200 euro), nën pagën minimale, e cila është fiksuar në 3500 rands (235 euro) na janar të vitit 2019. 

Pjesa më e madhe janë zulu, ndërsa të tjerët Xhosas, ardhacakë nga provinca fqinje e Cap-Oriental-it. Në vitin 1981, këta fshatarë ndoqën punëdhënësit e tyre kur ata u vendosën në Natal. Pasi doli në pension në vitin 2016, fermeri “ia rishiti tokat e tij një të bardhi tjetër. Dhe ky i fundit do që ne të ikim që këtu”, shpjegon me pak fjalë z. David T., një fshatar zulu. Pronari i ri erdhi me avokatin e tij dhe u propozoi 14 familjeve “50 000 rands (afërsisht 3 300 euro) secilës që ata t’ia mbathin nga sytë këmbët. Dy prej tyre pranuan. Që atë ditë, ai na këcënon se do të vijë me një buldozer. “Ne jemi në shtëpinë tonë këtu!” Këtu janë varrosur të parët tanë”, shpërthen Davidi. Ai tregon fushën ngjitur: “Atje janë varret e tyre. Pastaj s’kemi më as të drejtë t’i vizitojmë atje: i Bardhi nuk na lejon. Ai i shkuli edhe kryqet”

Këtu nuk ka ujë të rrjedhshëm: dy herë në javë, një kamion i komunës vjen të mbushë cisternën. Një klinikë lëvizëse kalon herë pas here… Përse të rrimë këtu? “Ku të vemi ?”, protestojnë njëzëri banorët. “Në një qytetanije në qytet? Nën kërcënimin e gangsterëve? Do të kishim më pak të drejta mbi dhé! Jetojmë këtu që prej dyzet vjetësh. Kemi të drejtat tona”, përfundon znj. Boniswa B, një gjyshe xhosa. Një taksi ndalon përpara fshatit. Një përzierje kokash dhe krahësh shfaqet në dritare. Dy, katër, gjashtë… Tetë fëmijë gjithsej mezi dalin nga makina. “Kongresi Kombëtar Afrikan (partia në pushtet), premtoi një autobus për shkollën kur u afruan zgjedhjet. Për të bërë pazarin duhet të marrësh një taksi deri në Hoëick (një qytet 20 km larg). Ndonjëherë bëjmë dhe autostop.” 

Burokraci, korrupsion dge klientelizëm

Afërsisht ¾ e 37 milion hektarëve të tokave afrikano-jugore private ndodhen në duart e të bardhëve, sipas një auditi qeveritar. Në total 30 000 ferma tregtare kanë punësuar rreth 840 000 bujq. Drejtoreshë e Shoqatës për zhvillimin rural, që është një strukturë me bazë në Pietermaritzburg dhe që mbështet fshatarët me ngjyrë që në vitin 1979, znj. Laurel Oettle na jep një tablo të plotë të botës bujqësore afrikano jugore. “Punëtorët sezonalë mbeten pa të ardhura për muaj me radhë, shpjegon kjo grua e bardhë, e cila është shumë aktive në promovimin e barazisë gjinore. Disa prej tyre paguhen në natyrë, me prodhime bujqësore. Rastet e abuzimeve seksuale janë të shumta. Hyrja për tek varrezat e të parëve shkakton gjithmonë konflikte”. Për më shumë, mekanizmi i bujqësisë e ka rënduar situatën e bujqëve me ngjyrë, saktëson Ben Cousins, profesor në universitetin e Cap-Occidental-it dhe specialist i varfërisë dhe çështjeve bujqësore: “Në ditët e sotme llogaritet një bujk për dy hektarë, ndërsa në vitin 1994, një bujk për hektar“.

Boer do të thotë “fshatar” në hollandisht. Që me ardhjen e tyre në shek. XVII-të, kolonët Afrikaners rrëmbyen tokat. Kjo vjedhje u instuticionalizua pas luftës anglo-boere (1899 – 1902), kur fituesit dhe humbësit u pajtuan duke përfituar në kurriz të pupullatës me ngjyrë, para se të bëheshin vëllezër armësh në transhetë e konfliktit të parë botëror. Në vitin 1913, Natives Land Act kufizoi pronën bujqësore të “indigjenëve” në 7% të territorrit (që shtrihej në 13% në vitin 1936). Në këtë kohë, katër milionë fshatarë humbën tokat që i zotëronin deri në atë kohë. “Objektivi ishte që të merrnin krahë pune me një çmim të mirë, kujton z. Tseliso Thipanyane, president i Komisionit afrikano-jugor të të drejtave të njeriut. Fermerët me ngjyrë u bënë bujq qeraxhinj ose minatorë. Familja ime vinte nga Kroonstad-i shtet i lire në Orange: asaj ia shpronësuan tokën. Si mendoni ju, çfarë ndjejmë ne kur vozitim përmes vendit dhe shohim këto toka?” Në vitin 1912, Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC), u krijua si reaksion ndaj Natives Land Act, që atëherë ishte në diskutim e sipër. Ky projekt ishte pjesë e një serie masash diskriminuese, siç ishte dhënia e posteve të rezervuara për të Bardhët në sektorin e minierave. Në vitin 1955, manifesti i lëvizjes, Karta e Lirisë, kërkonte ndarjen e tokave “midis atyre që e punojnë”. Por, në vitet 1990, partia, mes të tjerash, këmbeu socializmin me neoliberalizmin, me qëllim që të fitonte favore nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe të lehtësonte arritjen e një kompromisi me presidentin e fundit të aparteidit z. Frederik de Klerk.

Në vitin 1996, qeveria premtoi rishpërndarjen e 30% të tokave gjatë pesë vjetëve, në bazë të vullnetarizmit. Dy ligje (Labour Tenants Act, LTA, në vitin 1996, dhe Extension of Security of Tenure Act, ESTA, në vitin 1997) mbrojnë në teori bujqit nga dëbimi dhe i autorizojnë që të kërkojnë një pjesë të tokës në të cilën jetojnë. Por, me përqasjen liberale, e cila e bën të paprekshme pronën private, ata paraqesin kufijtë e tyre: në vitin 2006, pothuajse një dekadë më vonë, vetëm 3,1% e 87 milionë hektarëve  të përcktuar ishte rishpërndarë. Në vitin 2009 qeveria e Z. Jacob Zuma e bëri këtë problem një prioritet dhe krijoi Departamentin e zhvillimit rural dhe të reformës agrare. (DRDLR). Gjithsesi, shumat e akorduara nuk arritën kurrë 1% të buxhetit kombëtar. 

Në parim nuk ekziston një çmim i caktuar për hektar. Kandidatët formulojnë një ankesë në lidhje me toka të caktuara. Në këtë pikë duhej të përballonin një burokraci që përfshinte pesë administrata të ndryshme, në mënyrë që kërkesa e tyre të pranohej dhe të caktohej një shumë për zhdëmtimin e pronarit nga Shteti. Filloi rishikimi, rast pas rasti, duke i lënë rrugë të lirë korrupsionit dhe klientelizmit. Specialiste e çështjeve agrare në universitetin e Cao-Occidental-it, profesoresha Ruth Hall e përshkroi kështu fenomenin e “kapjes së përfitimit të elitave”: “në shumicën e rasteve, tokat iu dhanë personave me pozita të shëndosha dhe jo atyre që kishin nevojë”. 

Kush ka interes për status-quo të pabarabartë

Në dhjetor të vitit 2017, Kongresi Kombëtar Afrikan votoi një rezolutë që kërkonte “shpronësim pa kompensim” (EËC sipas anglishtes). E shtyrë edhe nga mbështetësit e presidentit Zuma – i cili u detyrua të jepte dorëheqjen në shkurt të vitti 2018 -, kjo rezolutë kishte si qëllim të frenonte rritjen elektorale të Luftëtarëve të lirisë ekonomike, (EFF, e majta radikale), por edhe të kufizonte mundësinë e manovrës së shefit të ri të Shtetit, z. Cyril Ramaphosa. 

Sjellja e këtij të fundit, fillimisht, i dha siguri sektorit privat: “Fraksioni Zuma i Kongresit Kombëtar Afrikan do të bëjë marrëveshje me EWC. Por presidenti do ta bëjë këtë marrëveshje në kufijtë e së mundshmes”, do të deklaronte në fund të janarit z. John Purchase, drejtor i Dhomës së agrobiznesit (Agbiz), që bën bashkë si shoqata, banka ashtu dhe gjigandë të agro-ushqimit. Megjithatë, me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme të majit të vitit 2019, presidenti u tregua më agresiv: në fund të marsit në Ebenhaeser (Cap-Occedental) ai u dha zyrtarisht 1566 hektarë komuniteteve Khoi dhe Griqua të dëbuar nga tokat e tyre që në vitin 1920. Vetëm ky zhdëmtim kërkoi dy dekada që të kryhej dhe i kushtoi shtetit 362 milionë rands (rreth 22 milionë euro). Atëherë, presidenti shpalli qëllimin e tij: “Ka ardhur koha që toka t’u kthehet pronarëve të ligjshëm.” Ai lajmëron fermerët e bardhë: “Ky është një program që ju s’mund ta ndaloni, dhe nuk mund t’i bëni dot ballë. Ju lutem, ejani që të punoni bashkë me ne. Duhet ta ndajmë bashkë këtë tokë“. I vetëdijshëm për korrupsionin që kishte përfshirë shpërndarjen e tokave, ai paralajmëron: “Duhet të llogarisim edhe centimetrin më të vogël“. 

“Në njëzet vjet, – shkruan profesori Ben Cousin – reforma agrare vetëm sa ka ndryshuar fare pak strukturën agrare të Afrikës së Jugut, duke patur një impakt të vogël mbi kushtet e jetës në fshat Afërsisht 8-9% e tokave bujqësore janë transferuar dhe shumë kërkesa të tjera për kthimin e tokave nuk janë plotësuar”. Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC) ka pasur mungesë të vullnetit politik. I ardhur në pushtet dhe duke ndjekur logjikën e thjeshtë demografike, pothuajse i sigurt se do arrinte t’i përmbahej, “partia e liberalëve” nuk ka treguar interes për masat fshatare, pasi është fokusuar në rritjen e klasës së mesme qytetare me ngjyrë. 

Nëse çështja agrare rikthehet në çdo afat zgjedhor, ajo po gëzon dhe një popullaritet të mprehtë. Fillimisht, futja e së majtës nacionaliste të njerëzve me ngjyrë (e majta radikale), partizane e kombëtarizimit dhe specialiste e protestave të urrejtjes kundër jugafrikanëve të bardhë, EFF-ja partia e krijuar në vitin 2013 nga z. Julius Malema, ish-shef i Ligës së rinisë së Kongresit Kombëtar Afrikan, renditet si formacioni i tretë politik në vend, me 44 deputetë, pas zgjedhjeve të përgjithshme në maj të vitit 2019, përkundrejt 25 që kishin në asamblenë e mëparshme. Nga 400 deputetë që janë gjithsej, Kongresi Kombëtar Afrikan ka 230 vende, Aleanca demokratike (AD, qendra e djathtë) 84, EFF 44, Partia Inkatha e lirisë (IFP) 14, Fronti i lirisë Plus (VF+ konservatorët e bardhë) 10. Z. Andile Mngxitama, deputet i vjetër i EFF-së, nisi në vitin 2016 një lëvizje akoma më radikale, të Zinjtë  të parët, toka në fillim (Black Fisrt Land Fisrt, BLF).  

Faktori i dytë: tensionet në gjirin e Kongresit Kombëtar Afrikan. Në dhjetor të vitit 2017, i zhytyr në një çështje korruptive, z. Zuma kishte ngjallur në mënyrë cinike zemërimin kundër fermerëve të bardhë për të bërë diversion, duke angazhuar një agjensi të marrëdhënieve publike britanike për të  mbuluar  rrjetet sociale me  hashtagun # VhiteMonopoly Capital.

“Askush nuk e di se çfarë do të bëjë qeveria, psherëtin z. Rossouë Cillié, një nga fermerët më të rëndësishëm afrikano-jugorë. Nëse do të na shpronësojnë nga tokat tona, ne do të braktisim vendin, siç kanë bërë shumë afrikano-jugorë që kanë ikur në Australi që në vitin 1994. Shtatëqind fshatarë punojnë për mua gjatë gjithë kohës, ndërsa një mijë të tjerë, punojnë si punëtorë sezonalë. Edhe ata janë të shqetësuar”. Pasardhës i Huguenots-ve francezë të ardhur në shek XVII-të në Afrikën jugore, z. Cillé zotëron fushën e Laastedrif-it dhe prodhon fruta dhe perime për tregun e brendshëm dhe për eksport. “Janë gjithsej shtatë ferma në një hapësirë prej njëzet mijë hektarësh”. Burri thotë i shqetësuar: “Nëse hiqni kapitalin intelektual, çdo gjë do të shkatërrohet. Shikoni se çfarë ndodhi në Zimbabve”– ç’ka do të thotë shkatërrim i prodhimit dhe hiperinflacion pas shpërndarjes së fermave të pronarëve të bardhë nga pushteti i z. Robert Mugabe, veteranëve të luftës së pavarësisë dhe të afërmve të regjimit. Pjesa më e madhe e tyre falimentuan. Një skenar katastrofik që në Afrikën e Jugut shërbeu si shysë si për fermerët ashtu dhe për autoritetet…dhe shërben si argument i fortë për mbrojtësit e një status quo të pabarabartë. 

Zbatimi i EWC-së do të kërkojë gjithashtu të përmirësohet Seksioni 25 i Kushtetutës së vitit 1996, që e ndalon Shtetin të shpronësojë toka për nevoja publike pa derdhur një dëmshpërblim “të drejtë dhe të ndershëm”. Ky ndryshim i ligjit thelbësor supozon një shumicë prej 2/3 në Parlament… si dhe mbështetjen e deputetëve të të pakontrollueshmit z. Malema. “Kongresi Kombëtar Afrikan gjendet me shpatulla pas murit, përmbledh me pak fjalë Ruth Hall. Ai qëndron ulur mbi këtë problem që prej një çerek shekulli; ai duhet të veprojë që tani e tutje.” 

Çështja agrare, një bombë e vonuar sociale

“Është i mjerueshëm fakti që të drejtat thelbësore të shkatërrohen fshehurazi dhe Kushtetuta të ndryshojë për hesape elektorale”, psherëtin në Pretoria znj. Annelize Crosby, përgjegjëse e çështjes agrare në gjirin e Agri SA, një sindikatë agrare në të cilën përfshihen grupet më të rëndësishme të fermave tregtare eksportuese. “Ne jemi për një reformë agrare, saktëson ajo, duke nënvizuar se njëzet e pesë vite premtimesh jo të mbajtuara e kanë rritur zemërimin: Duhet të përballemi me problemin para pushtimit të fermave”. Agri SA, gjithsesi, vazhdon të jetë kundër EWC-së: “Preferenca jonë shkon për parternitet publik-privat (PPP)”. Të kapura nga neoliberalët, PPP-të u përhapën në horizonte të tjera, të kushtueshme dhe pak efikase…Patronati agrar afrikano-jogor, i përballur me një nga thatësirat më të këqija të historisë së tij, vlerëson se EWC do ta përkeqësonte akoma më shumë shëndetin e tij ekonomik. Edhe pse tokat më pjellore nuk duken se janë prekur – presidentit Ramaphosa iu desh të jepte garanci në këtë drejtim për të mos vënë në rrezik sigurinë ushqimore – “fermat e mëdha, 15% e botës agrare prodhojnë 80% të prodhimeve. T’i marrësh në shënjestër do të kishte një impakt mbi sigurinë ushqimore. Do të preket gjithë zinxhiri vlerave të këtij procesi.” Agri SA dyshon pasoja që bien si kaskadë: një ulje të vlerës së tokës që zvogëlon prodhimin dhe rrit çmimet e prodhimeve ushqimore, një rivlerësim të rrezikut para huadhënies nga bankat që rrisin përqindjet e tyre të interesit. “Pasiguria ka tashmë një impakt. Investitorët po e humbasin interesin për këtë sektor” – ndërkohë që presidenti mendon të tërheqë 100 miliardë dollarë investime direkte të huaja (IDE) në pesë vite, kur ekonomia po ecën ngadalë që nga viti 2013.

“Besimi nuk ka qenë kurrë kaq poshtë këto dhjetë vitet e fundit”, siguron z. Purchase. Këto pasiguri drejtori i Agbiz i lidh me çështjen agrare, por edhe me thatësirën, madje edhe me Brexit-in. “Afrikano-jugorët preferojnë të investojnë në Zambi. Çka nuk u jep siguri investitorëve të huaj… ”Ai paralajmëron: “Borxhet e botës agrare arrijnë në 200 miliardë rands; 77% e borxheve aktive bazohen mbi vlerën tokave “. Duke e ditur këtë vlerë, EWC-ja mund “të vërë në rrezik gjithë sistemin bankar”. 

Përgjegjës i BLF-së, (Black first, land first) z. Mnxitama na pret në një vilë në një lagje të pasur të Pretorias. Porta është e hapur, pishina bosh, dhe nuk ka as ujë as drita. “Që prej tri vjetësh banojmë në këtë shtëpi të braktisur nga një Boer i cili iku jashtë shtetit”, shpjegon ai duke buzëqeshur. BLF-ja praktikon parullën e saj:  “Monopol kapitalist i bardhë, do ta rrjepim lëkurën!” Jam rritur në një fermë. Kur isha 12 vjec, fermeri i bardhë më ndoqi prapa me një shkop sepse nuk kisha pranuar ta quaja “boss”, (pronar), tregon ai. E braktisa EFF sepse ata kishin kaluar nga e djathta. Kjo EËC është një farsë: Ramaphosa flet vetëm për shpronësim të tokave që nuk përdoren. Pra është një shpronësim pa shpronësim, një diskutim ky që mundohet të marrë sa më shumë vota pa kompensim, në mënyrë që rritja e kapitalit të vazhdojë.” Ai largon rrezikun e krizës në rast shpronësimi: “Të mos më flasim për Armageddon ekonomik. Jeta e përditshme e njerëzve me ngjyrë është tashmë një Armageddon ekonomik!” Disa ditë pas këtij fjalimi në fund të janarit, një zëdhënës i BLF-së do të bënte një skandal duke ironizuar në Twitter vdekjen e katër fëmijëve të bardhë gjatë rrënimit të një shkolle. Ky episod është vetëm një ilustrim i sjelljes së anëtarëve të BLF-së. 

“Çështja e tokës është emocionuese”, thotë William Gumede, profesor në universitetin e Ëitëatersrand në Johannesburg dhe drejtor ekzekutiv i “think tank” Democracy Words Foundation.  Ai denoncon rrezikun e shkatërrimit të bujqësisë tregtare nëse u shërbehet të shpronësuarve të vjetër: “Po marrë tokën e këtij femeri të bardhë. Po hakmerrem. Por nesër do ta kem stomakun bosh sepse do duhet të ma sjellin ushqimin nga jashtë”. Për disa, përmendja e parimeve juridike e mbyll në mënyrë të përshtatshme këtë çështje. “Afrika e Jugut nuk është Zimbabve, por një shtet i së drejtës, argumenton z. Neo Masithela, president i Shoqatës së rëndësishme të fermerëve të Afrikës së Jugut (Afasa), që ka mbledhur rreth vetes rreth treqind mijë fshatarë dhe bujq pa tokë.  Z. Masithela është në favor të EWC-së dhe punon me autoritetet për vënien në funksion të saj: “Çështja agrare është një bombë me shpërthim të vonuar social”, parashikon ai. Ai ngulmon mbi faktin se EWC-ja do të realizohet në kuadrin e ligjit, pa pushtim të paligjshëm të tokave: “Duhet të shmangim panikun dhe ikjen e kapitaleve. Ashtu siç ditëm ta bëjmë në vitin 1994 (gjatë tranzicionit demografik). 

Një trust që nuk frymëzon besim

Një tjetër faktor komplikon ende më shumë ekuacionin agrar: rastin e tokave zulu. Midis viteve 1986 dhe 1994, dhuna midis Kongresit Kombëtar Afrikan dhe IFP-së së princit Mangosuthu Buthelezi, shef i bantustanit zulu dhe aleat i regjimit të aparteidit, shkaktuan me mijëra të vdekur. Mbreti Zoulous Goodëill Zëelithini KahBhekuzulu (nip i Z. Buthelezi), arriti të krijojë Ingonyama Trust, drejtuar nga Ingonyama Trust Boad (ITB), vetem tre ditë para zgjedhjeve të para shumëracore të 27 prillit 1994. ITB-ja administron 2.8 milionë hektarë tokë, hapësirë në të cilën banojnë 4.5 milionë banorë. Dëshmitë që kemi arritur të mbledhim tregojnë për abuzime të shumta. Një fshat i vogël në fund të savanës, jo larg Ulundit, çiflig i Inkatha-s; këtu jetojnë shtatë familje, pa ujë dhe pa drita. Z. Thokozani tregon se ai dhe njerëzit e tij punonin gjatë periudhës së aparteidit për fermerët boerë, dhe kanë njohur abuzime dhe shpërngulje me manu militari, me forca ushtarake. Në vitin 1997, ndërkohë që mendonin kërkonin këtë tokë, ITB-ja e mori në zotërim dhe krijoi një rezervë natyrale: “Askush nuk na lajmëroi më parë”, ankohet Z. Ndaëo, bagëtia e të cilit duhet të ndajë kullotat me zebrat dhe xhirafat e futura nga trusti. “Ata lëshuan pitonë. Na kërcënojnë gjithashtu se do të na sjellin dhe luanë. Por ne kemi lindur këtu. Nëse ikim, do të kemi gjithmonë e më pak të drejta. Toka ku do të shkojmë do t’i përkasë në mënyrë fatale dikujt tjetër”. Situata e tij nuk ndryshon nga ajo e bujqve të fermave të të bardhëve: “Ne duam EWC-në, sepse ne kērkojmë ta marrim këtë tokë!” 

Z. Bongani Zikhali, oficer policie në pension, qe i detyruar ta vinte tokën e familjes në emër të ITB-së me kërkesë të shefit tradicional të fshatit të tij: “Mendoja se ishte për mbretin tonë, për çështjet fisnore”. Por trusti i kërkoi më vonë një qera prej 3000 rands në vit… Polici i vjetër me trupin e bëshëm, që nuk e la veten të frigohej, mendon se “vetëm frika” i detyron Zulutë të paguajnë. Z. Edward Mpeko zotëronte një shtëpi të tijën në bregdet. Pas një zënke me shefin e zonës, ndërtesa e tij u fut në thes nga disa krahë të mëdhenj. “ITB-ja interesohej për shtëpinë time. Edhe pse nuk jam një Zulu, por jam Sotho…”  Drejtësia i dha të drejtë, por pa e zhdëmtuar. Pranë Eshowe-s banorët na tregojnë sesi u është dashur të luftojnë për të mbrojtur tokat e tyre, të dorëzuara nga ITB-ja një grupi miniere indiane pa më të voglin konsultim: “Supozohet se toka i përket komunitetit, por, në fakt, vendos vetëm shefi”, thonë shkurt fshatarët. Njëri prej tyre kujton me dëshirë Revolucionin francez të vitit 1789. 

Ingonyama Trust me qendër në Pietermaritzburg nuk u është përgjigjur kurrë kërkesave tona pēr bisedime. Në vitin 2017 pasi u mblodhën me dhjetëra dëshmi të të njejtit lloj, një komision hetimor drejtuar nga z. Kgalema Motlanthe, president i Afikës së jugut nga viti 2008 deri në vitin 2009, deklaroi Ingonyama Trust Act si jo kushtetues dhe rekomandoi shpërbërjen e rij. Pikërisht për këtë gjë Inkatha, militantët e të cilës janë mësuar të manifestojnë të armatosur me ushta, u përgjigj me kërcënime. “Disa nga rrethi im ishin gati për luftë, por unë iu thashë jo”, deklaroi mbreti Zwelithini. “Qeveria nuk do ta sulmojë këtë trust feudal, këtë shtet brenda shtetit, në mënyrë që të mos rrezikojë fillimin e një lufte civile”, analizon një ekspert i dosjes, që do të ruajë anonimatin për arsye sigurie. Krijimi i Ingonyama Trust bën pjesë në “kompromisin e madh të vitit 1994”. Për të njëjtën arsye “shteti toleron dhe ekzistencën e Oranias apo të Vanderkloof-it” – disa territore ku jetojnë autonomë ekstremistë boerë të super armatosur dhe nostalgjikë të aparteidit. Z. Zwelithini mori mbështetjen e Forumit afrikan, një shoqatë e mbrojtjes së të drejtave të Boerëve që përfshin 260 000 anëtarë: “Ne kemi një pozicion të përbashkët kundër EWC-së”, na konfirmon presidenti i saj z. Ernst Roets. Ruth Hall nuk habitet nga ky afrim i çuditshëm: “Forumi afrikan dhe mbreti zulu janë që të dy konservatorë. Ata nuk kanë asnjë lloj konsiderate për të drejtat individuale.”

*Gazetar