Bëjeni buzëqeshjen profesionin tuaj

1027

«Qëndro drejt!»,« buzēqesh »,« krihu pērsēri »,« mos e kthe shpinën! Këto urdhëra nuk dalin nga goja e një nëne grindavece, por nga ato të eprorëve hierarkikë që u drejtohen punonjëseve të reja, veshur me kostume. Paguar me tarifēn ndërprofesionale tē minimumit jetik për orë, hostesat (vajzat që punojnë nëpër panaire a promovime të mëdha) punësohen nē masēn dērrmuese  nga agjenci që i dērgojnē pastaj në kompanitë kliente. Pasi popullojnē manifestime sportive, inagurime, kongrese apo panaire tē mēdha  publike, siç është Mondial Paris Motor Shoë (dikur Mondial de l’Automobile de Paris, panairi i automobilit nē Paris) ato orientojnē publikun, duke harruar, gjatē punēs, “shakatë” e vizitorëve, të cilët i komplimentojnë për “trupin”, “karrocerinē” e tyre ose pyesin nëse ato janë përfshirë në çmimin e veturēs.

Ato sigurojnë, gjithashtu, misione në ndērmarrje, zakonisht më të gjata. Atëherë i gjejmë  të  postuara  pas sporteleve për të pritur  vizitorë dhe punonjës, dhe për të mbajtur standartin telefonik. Zakonisht të moshës nën 30 vjeç, ato përfaqësojnë rreth 13,000 rrogëtarë në Francë qē punojnë në kompani, pa llogaritur mijëra të tjera të dërguara gjatë ngjarjeve që zvillohen rregullisht.

Kompanitē e shērbimit nuk kënaqen vetëm me  kërkimin e grave të reja me një “paraqitje të mirë” dhe pajisjen e tyre me uniformë: ato vëzhgojnë qëndrimin e tyre, tonin e zërit  kontrollojnë lartësinë e takave në centimetër, nuancën e të kuqit të  buzëve , shkallēn  e transparencës së çorapeve, mënyrën e lidhjes së flokëve …”statutet e cilësive ” që ato u imponojnë , zbulojnë llojin e feminitetit që pritet prej tyre: “Grimi juaj nuk duhet të jetë agresiv,  gjithnjë duhet të ndihet që keni treguar kujdesin më të madh për të qenë më e  bukura”, thotë njëra prej tyre, e cila saktēson, gjithashtu, që punonjëset duhet të kenë “duar të  mbajtura mirē”, një “makijazh gati natyral, por të sofistikuar “, tē përdorin një “parfum të lehtë dhe të zgjedhur me shije “,  të mos mbajnë  asnjë “gur të çmuar me fantazi ose të dukshëm ” dhe “tē respektojnē rregullat e mirēsjelljes”

Fillimisht, e konceptuar në modelin e zonjës sē ajrit, hostesa e ceremonive pa dritēn në vitet 1960. Atëherë, qëllimi kryesor ishte rekrutimi i vajzave të reja nga  familje të mira. Në vazhdën e lëvizjes për marrëdhëniet me publikun, paraardhës i komunikimit të ndērmarrjeve, shkollat e “suksesit femëror” zhvillojnë trajnime. Ato kërkojnē të frymëzojnë “artet e kënaqësisë”, që u mësonin  dikur nënat e tyre  borgjeze  dhe  synojnë kompetencën profesionale (stenodaktilografi  dhe anglisht), si dhe “lulëzimin e personalitetit femēror” (2), duke dhënë “kurse për bukurinë” Kjo imagjinatë qëndron, edhe nëse rekrutimi synon audiencë më të larmishme: gra të reja nga lagje të bukura, në kërkim të parave të xhepit, tani përzihen me të tjera ardhur nga njē shtresë modeste  qē nxjerrin të ardhurat e tyre kryesore nga kjo veprimtari; studentet  takohen me artiste pa para ose të diplomuara të kohëve të fundit, të cilat janë duke pritur të  kapin ndonjë punë në fushën e tyre. Në kompanitë kliente, atyre u kërkohet të sillen si zonja shtëpie me të ftuarit e tyre.

Përmbajtja dhe fushëveprimi i punës së tyre janë shumë të ndryshme. Përveç aktivitetit të pritjeve, zonjat e shtëpisë, ndonjëherë, bëjnë punët e shtëpisë: përgatitin  kafenë , ujisin bimët, sigurojnë rregullin e duhur të vendeve ku zhvillohen ceremonitë. Në evente, i gjejmë para arkave, në garderoba, në sallat e leksioneve për të kaluar mikrofonin gjatë një debati, për t’u dorëzuar dhuratat  të ftuarve gjatë ceremonive, ose para kompjuterave për të shtypur dokumentet e folësve. Në kompani, ato shpërndajnë postën, vendosin pullat mbi kolitē postare, rezervojnë dërgesat dhe taksitë, menaxhojnë caktimin e dhomave të mbledhjeve, klasifikojnë dokumentet e dosjeve, menaxhojnë furnizimet e zyrës, bëjnë fotokopje, bëjnë përkthime të vogla. Ndonjëherë, pritja e publikut bëhet edhe një detyrë dytësore, si  për ato që shërbejnë  si specialiste  të shitjeve plotësuese në  stendat e panaireve apo ngjajnë me asistentët e shërbimeve të përgjithshme.

Sikurse të gjitha aktivitetet e njohura si “tipike femërore” (asistentet nē çerdhe, ndihmëset e shtëpisë), ky profesion u huazon punëve shtēpiake, tipare të vetëflijimit dhe të  padukshmërisë. Hostesat  s’kanë pse të skuqen nga kualifikimet e tyre. Ato me një diplomë janë më shumë sesa vajzat e tjera të reja të brezit të tyre, shumë më tepër që kanë të paktën një diplomë bachelor, dhe po aq qē  kanë kaluar një bach + 2 ose +4. Kjo nuk është për t’u habitur: Punëdhënësit i kushtojnë vëmendje të madhe mënyrës së tyre të shprehjes, në frëngjisht dhe anglisht, si me gojë dhe me shkrim. Kërkohet mendjemprehtësi dhe cilēsi përshtatshmërie; megjithatë, ato, shpesh, konsiderohen si objekt roli i tē cilit kufizohet tek  buzēqeshja. Agjensitë nuk janë të fundit qē përcjellin këtë imazh, siç dëshmohet nga një slogan i imagjinuar në vitet 2000 nga Penelope, një nga kompanitë më të mëdha që shērben tregun: “Buzëqeshjen tuaj-kthejeni në punë!” Zhvlerësimi i hostesave ka të bëjë, gjithashtu, me statusin e tyre. Ato nuk punësohen nga kompanitë që përdorin shërbimet e tyre, por nga ndërmjetësit, me kontrata me afat të caktuar (CDD) për ngjarjen ose me kontratë të përhershme (CDI), përgjithësisht, me kontratē  të pjesshme, për postet në kompani. Ato punojnë në ambientet e ndërmarrjes kliente  përkrah punonjësve të saj, pa përfituar, megjithatë, të njëjtat të drejta, siç janë këshilli i ndērmarrjes ose menca. Situata e tyre është e ngjashme me punonjësin me nënkontratë fikse. Kjo formë e veçantë e  nēnkontraktuar bën të mundur që një pjesë e fuqisë punëtore të dalë nga lista e pagave në bilanc – dhe kështu të sigurohet një performancë më e mirë kundrejt aksionerëve ose të shmanget arritja e pragjeve të caktuara prej  ligjit i cili detyron institucione përfaqësimi të personelit.

Kështu, Çelestja(5), e punësuar e Business Acueil-it është ngjitur pas kësaj shoqërie që të bëhet « shefe  e hostesave» e laboratorit të madh farmaceutik me të cilin ajo është lidhur edhe emocionalisht që prej tre vjetëve dhe ku punojnë dhjetëra kolege me më pak vjetërsi. Megjithatë, Malika, që nuk ka shkelur asnjëherë në këtë ndërmarrje, është zgjedhur për atë post. Çelesta mendon se klienti do të mbështesë kandidaturën e saj (ajo mirëkuptohet për bukuri me të), por dyshon se përgjegjësi i saj në Business Acueil do të jetë kundër kandidaturës së saj. Malika, nga ana e saj, është e sigurtë që klienti ka kërkuar lirisht një shefe të hostesave ardhur nga një tjetër ndërmarrje për të sjellë « gjak të ri » dhe « thyer zakonet e këqija ».Ai, madje ka sugjeruar të mos e pranojë Çelestën, e cila është dukshëm e mërzitur. Klienti shërben atëherë si huazues që shfaq për të vlerësime të pafavorshme. Në të kundërtën, agjencia, mund të heqë dorë nga dhënësi i urdhrave («Klienti nuk të dëshiron më ») për të provokuar një gjendje jo të mirë psikologjike ose dorëheqje. Për të qëndruar e punësuar duhet ta tërheqësh mushkën në shoqërinë klient, gjithë duke ëndërruar marrëdhënie të mira me shoqërinë që të ka huazuar. Një ushtrim gjithë vigjilencë dhe me ekulibër balancues.  

Profesioni duket arkaik për shkak të imazhit të vjetëruar të feminilitetit që shfaqet aty. Sidoqoftë është zyra e ndryshimeve të pagave që vlen. Një numër në rritje të punësuarish kanë punë të përhershme në një shoqëri klient, gjithë duke qenë të punësuara në një kompani tjetër që i ka huazuar këtu. Sektori i shërbimeve të ndërmarrjeve (një nëpunës në shtatë i sektorit të shitjeve, jashtë agrikulturës dhe sektorit financiar) përbën kontingjentin më të madh (6). Aty përfshihen agjentët e sigurisë (afërsisht 140 000 rrogtarë me kohë të plotë në 2016) ose punonjësit e pastrimit (404 000, prej tyre 294 000 rrogtarë me kohë të plotë në 2015), por gjithashtu inxhinierë të shoqërive të shërbimit në inxhinierinë informatike (SSII) ose konsulentët e shoqërive këshillimore. Zgjerimi i kontratave me kohë të plotë ka sjellë një fuqi punëtore akoma më fleksibël që CDD kërkona ta kthejë në të përkohshme.

Me një arsenal të tillë, kërcënimi i qeverisë për goditjen e punëdhënësve me gjobë (normat e kontributeve të ngritura) në rast të përdorimit jo të rregullt të kontratës me afat të caktuar nuk ka të ngjarë të eleminojë  punëdhënësit

*Lektore në sociologji në Universitetin e Versajës Saint-Quentin-en-Yvelines. Autore e librit Të Rinj , të bukur dhe tē trajtuar: hostesat e pritjeve dhe  Mosmarrëveshja. Paris, 2018.