POLITIKA
Kuptimi i humbjes

1171

Jemi familjarizuar me këto mbrëmjet elektorale ku diskutimet bëhen në lidhje me faktin se kush ka fituar dhe kush ka humbur. Në politikë, asnjë tabelë shënimesh nuk i paraqet rezultatet përfundimtare, sepse fitorja apo humbja janë të vulosura në komentet qē ato nxisin. Megjithatë, humbja mbetet gjerësisht një pikë qorre. Ekziston padyshim një letërsi ngushëlluese, një punë kundēr zisë së të mundurve, interpretimet e mediave që arrijnë në konkluzionin se ata fituan sepse ishin më të mirët dhe se humbësit humbën pasi bënë gabime…, por këto sjellin pak analiza shkencore. Libri selektiv drejtuar nga Frederic Louault dhe Cedrik Pellen fillon ta mbushë këtë boshllëk. Autorët e studiojnë humbjen nga shumë këndvështrime dhe në shumë vende: fillimisht humbja është një problem i rregullave politike tē përcaktuara thelbēsisht në shekullin e XIX-të, sidomos, në rastin e kundërshtimeve të verdiktit të zgjedhjeve të trukuara apo të rreme. 

Ka akoma shumë vende ku zgjedhjet pasohen në mënyrë sistematike nga protesta që denoncojnë parregullsinë e tyre. Në Meksikë, presidenti aktual, Andres Manuel Lopez Obrador, e bëri një specialitet të tijin këtë gjë, deri në zgjedhjen e tij në vitin 2018. Pastaj humbja mund të mos jetë e vetme, por duhet kuptuar zhvillimi i një raporti forcash. 

Përsa u përket humbësve, secili më vete, ata kanë fate të ndryshme, dhe një nga meritat e këtij libri është që të përmendë disa prej tyre. Kështu, Klemenso, i mundur në vitin 1893 në Var, pas një fushate shumë të dhunshme ndaj tij, iu përkushtua gazetarisë, para se të ulej në bankat e të zgjedhurve në gjurmët e çështjes Dreyfus. Por, të rrallë janë ata që ia dalin një rikthimi të tillë. Humbja mund të bëhet dhe tragjikë, ashtu siç ndodhi për drejtuesin sindikalist polak Andrzej Leper, që, pasi u emërua ministër i bujqësisë, vrau veten në zyrën e tij në vitin 2011. Humbja, gjithashtu, ka një përmasë kolektive, sepse ajo i transformon partitē, duke i shtyrë, ndonjëherë, drejt shkatërrimit, duke çuar në zero financat e tyre, duke lënë pa punë personelin dhe duke nxitur luftëra të brendshme. Historia tregohet shumë kapricoze me të: disa humbje fshihen nga një kthesë e shpejtë, – si nē zgjedhjet lokale të 2004-s, pas rënies së Partisë socialiste (PS), në zgjedhjet presidenciale të 2002-shit, – ndërsa, humbje të tjera përsëriten aq egërsisht saqë partitë fundosen – si Partia socialiste pas vitit 2002, 2007 dhe 2017. Mund ta na vijë keq për mungesën e disa rasteve klasike, siç është p.sh rezistenca e jashtëzakonshme e një Fransua Miterrani dhe e një Zhak Shiraku, apo dhe shkatërrimi i partive po aq të ndryshme sa Partia liberale britanike në vitet 1930 dhe Partia komuniste franceze në fund të shekullit XX. Por çështja ishte po aq e madhe sa dhe e harruar. Në një tjetër vepër do të gjejmë analizën e një prej rrugëve të mundshme të kthimit në jetën politike, të përdorura nga Zhorzh Klemonso dhe Fransua Miteran: zgjedhja në Senat.  Në fakt kjo asamble është më pak e rrezikuar, ndoshta për shkak të mandatit të zgjatur që shkon në nëntë vjet. Është dyshuar, gjithashtu, se deputetët i bashkoheshin kësaj për t’i shpëtuar kundërvënies elektorale. Në fillim të Republikës së III-të, 75 senatorë të palëvizshëm, dmth të zgjedhur përjetë, qëndruan në këto poste deri në fund të jetës së tyre. Kjo ishte një zgjidhje shumë radikale për të pasur stabilitet. 

Brenda kompromisit të mënyrës indirekte të zgjedhjeve, Senati zgjidhet nga “zgjedhës të mëdhenj”, çka e shndërron në një asamble të përbërë nga njerëz të rëndësishëm. Megjithatë, fushata nuk vazhdon më “kaq ngadalë”, sepse kandidatët detyrohen të krijojnë një kontakt personal me secilin prej zgjedhësve të mëdhenj. Nisur nga ky fakt, pavarësisht masave të tyre paraprake, ata janë të aftë të paraprijnë rezultatet e tyre. Një senator zbulon mënyrën se si ai e kupton sekretin e votës së ardhshme: nëse nuk i ofron asgjë për të pirë, votuesi nuk është në krahun e tij; nëse i jep një kafe, votuesi është i pasigurt; nëse i ofron shampanjë, atëherë e ka të sigurtë votën. Kjo mënyrë funksionimi bazuar në njohje reciproke u jep zgjedhjeve senatoriale një lloj paraqitjeje konservatore politike, çka e konfirmon ky studim mjaft kërkues, por, në shumë aspekte, me nuanca.