150 VJETORI I KOMUNËS SË PARISIT
Parrullat e krenarisë së kryengritjes të Komunës së Parisit

Komunistët, anarkistët dhe madje aktivistë e ekstremit të djathtë: për një shekull e gjysmë, shumë kanë pretenduar trashëgiminë e Komunës së Parisit. Kjo betejë e kujtesës ndonjëherë është zhvilluar mbi mure, me mbishkrime dhe postera, duke vizatuar një imagjinar që i jep krenari kryengritjes së 1871.

4410

Gjatë ‘Komunës së Parisit’ më 1871, si në revolucionet e mëparshme, pankarta dhe mbishkrime vepruan si “mure revolucionare”, duke informuar dhe mobilizuar banorët e qytetit. E gjithë kjo u pastrua pas “javës së përgjakshme” (21-28 maj), e cila e pa shkatërrimin përfundimtar të kryengritjes. Por, shpejti, muret e kryeqytetit flasin përsëri: njerëz anonimë nderojnë të mposhturit dhe akuzojnë fituesit, duke prishur ekuilibrin e dënimeve të Versajës.  Mbi muret rrethuese të kazermës të La Pépinière, një “grup ushtarësh republikanë dhe miq të njerëzve” shkroi në 1872: “Ushtria e Versajës, mbrojtëse e despotizmit dhe të Francës sonë të varfër; ju jeni vrasësit e popullit, njolla e gjakut që mbani në ballë nuk do të fshihet kurrë”. Rezidenca e Adolphe Thiers, e shkatërruar nga ‘Komuna e Parisit’ dhe më pas e rindërtuar me shpenzimet e tatimpaguesit, u vu në shënjestër në 1873: “Popull i Parisit, kjo shtëpi është çmimi i gjakut tënd”. Dhe, sigurisht, ne i festojmë kryengritësit: “Lavdi trimave Ferré, Rossel, Crémieux dhe Dombrowski që vdiqën për Komunën” (1872, në një mur në rrethin e 12-të) Këto mbishkrime përfaqësojnë deri në 23% të mbishkrimeve të regjistruara – me kujdes – nga policia në 1872. Ata më pas bëhen më të rralla,  ndërsa beteja e fjalëve zhvendoset në varrezat Père-Lachaise, përpara Murit të të Federuarve, mbi kurorat me lule dhe prej të cilave policia hjek mesazhet që flasin për revoltën. Pa dyshim që do të duhej më shumë punë në shekullin e XX për t’i gjurmuar mbishkrimet komunare.

Asnjë burim tjetër, gjithashtu, se janë bërë të rrallë pasi, me instalimin e Republikës dhe afirmimin e lirisë së shprehjes, shkrimet mbi mure nuk janë më objekt, si “fjalë revolte”, i raporteve policie të dobishëm për historianin.

Nga viti 1920, Partia Komuniste Franceze (PCF) shfaqet si përcjellësja kryesore e kujtesës së ‘Komunës së Parisit’, duke imponuar filizimin e Komunarëve te Komunistët. Ngjitja në Mur bëhet një solemnitet i rëndësishëm i partisë, duke arritur kulmin në maj të vitit 1936 me një paradë e cila mbledh më shumë se pesëqind mijë njerëz. ‘Komuna e Parisit’ shpesh përmendet në fletëpalosje, artikuj, në postera. Bëhet temë këngësh, siç është ajo e shkruar nga Jean Ferrat në 1971. Por rrallë festohet në formën e shkrimeve urbane – një mënyrë veprimi pak e përdorur nga Partia Komuniste Franceze.

Megjithatë, në vitin 1968, rue de la Sorbonne, spikat një « VIVE LA COMMUNE » (RROFTË KOMUNA). Asgjë për t’u habitur: ngjarja zë një vend të rëndësishëm në muajin e bukur të majit (shfaqjet e filmave, ribotimi i gazetës së Jules Vallès Le Cri du peuple, etj.). Ndërsa shtypja kundër demonstruesve të Majit ‘68 shpesh krahasohet, jo pa ndonjë ekzagjerim të caktuar, me atë të vitit 1871: “Partia e Versaillaisve nuk ka të drejtë të flasë për reformën dhe përparimin”, shkruan për shembull sociologu Alain Touraine (Le Monde, 30 qershor 1968). Më pas, ‘Komuna e Parisit’ shërben si një referencë për demokracinë e drejtpërdrejtë, të vetorganizuar, më pak “një model identik i riprodhueshëm sesa një kujtesë e asaj për të cilën aspirojnë protagonistët – dhe e asaj që mund të ndodhë”, analizon historiania Ludivine Bantigny

Njëqindvjetori rindez flakën: një mori artikujsh në shtyp, ese, romane, ribotime të kujtimeve të kryengritësve, përkujtime të egra dhe madje disa programe televizive, e shndërrojnë ‘Komunën e Parisit’ në një temë dite. Megjithatë, pak mbishkrime. Por duhet thënë se pas marrjes  së mureve në 1968 (“Mure të Bardha, popull memec”, thoshte njëri prej tyre), kjo mënyrë shprehje përjetoi një kohë zbatice. Sidoqoftë, artisti Ernest Pignon-Ernest përkujton mbi gur përvjetorin e ‘Komunës së Parisit’. Një natë në mars 1971, ai ngjit në kalldërmin e kryeqytetit një imazh të serigrafuar të “figurave të shtrirë”. Dhe zgjedh, ndër vendet të ndryshme, shkallët që ngjiten në Bazilikën Sacré-Coeur, duke shtyer në një vetëdijësim për dhunën që përjetoi  qyteti një shekull më parë.

Pas vitit 1971, rënia e përdorimit të ‘Komunës së Parisit’ në lëvizjet shoqërore është e dukshme. Një efekt i humbjes së ndikimit të Partisë Komuniste Franceze, e cila ishte mbajtur mend për dekada, por edhe i integrimit të ngjarjes në romanin kombëtar në kapërcyell të shekujve XX dhe XXI: ajo bëri hyrjen e saj në programet shkollore dhe një vend i është kushtuar atij në rrethin Butte-aux-Cailles, ndërsa sheshi në këmbët e Sacré-Coeur merr emrin e Louise Michel. Atë që Komuna fiton në njohje, ajo e humb në një karakter përmbysës për të majtën ekstreme

Zgjimi filloi në fillim të viteve 2010. Para së gjithash, midis 2011 dhe 2014, kishte referenca të shpërndara, kryesisht për shkak të ekstremit të majtë libertarian dhe antifashist, të cilat janë pjesë e një kundërshtimi të dyfishtë: kundër një rishkrimi neoversajez që prezanton ‘Komunën e Parisit’  si një çrregullim vandal – për shembull me librin nga Jean Sévillia Historikisht korrekt (Perrin), në 2003, i cili e përshkruan atë si “shtatëdhjetë e dy ditë anarki gjatë së cilës një pushtet kryengritës mbretëroi përmes terrorit në kryeqytet“. Dhe kundër përpjekjes për të kapur të kaluarën komunare nga një pjesë e së djathtës ekstreme – siç është ky grup identiteti parisien (Projekti Apache) i cili ka njollosur muret që nga viti 2011 me një parullë të shkruar në një klishe: “Republika e bastardëve ka lindur nga gjaku i Komunarëve. ” Këto përdorime të reja, të cilat vazhdojnë traditën e një kujtese anarkiste të kryengritjes, më në fund korrespondojnë me rinovimin e një” vëries në pyetje libertariane të demokracisë “, për të përdorur frazën e Jacques Rougerie. Të ngritura në 1871 nga komunarët, çështjet e përfaqësimit popullor dhe sovranitetit, ushtrimi i pushtetit, demokracia “e vërtetë”, e drejtpërdrejtë dhe sociale, rishfaqen në debatin publik. Në këtë kontekst, në mëngjesin e 18 Marsit 2014 (143 vjetori), Zemra e Shenjtë zgjon mbishkrime në të kuqe dhe të zezë: “As Zot, as zot, as shtet”, “Vërja flakën kapelave” dhe ” Rroftë Komuna e vitit 1871! “.

Me mobilizimin kundër ligjit të punës, në vitin 2016, artistët e grafiteve janë në zemër të demonstratave. Ata prishin rendin grafik dhe kontrollin të hapësirës publike, marrin bilbordat, vitrinat e bankave ose të kompanive të sigurimit. Klishet shpërdahen në rrjetet sociale dhe ndihmojnë në krijimin e një estetike të re të lëvizjes shoqërore. Pushtimi, për javë të tëra, i Sheshit të Republikës nga lëvizja ‘Nuit debout’ promovon përvetësimin simbolik duke shënuar muret. Vendi madje është riemëruar “Place de la Commune” (Sheshi i Komunës), ndërsa në hyrje të stacionit të metro-së shihet një mbishkrim: “Le të jetojë prapë Komuna”, me shkronja të kuqe.

Tani edhe Pranvera 2018 është trazuar, me në njërën anë punëtorët dhe punëtoret  hekurudhorë, që ngrihen kundër një reforme të Kompanisë dhe nga ana tjetër studentët dhe studentët e shkollave të mesme që luftojnë kundër Parcours sup’, programi i ri i pranimit në Arsimin e Lartë. Përvjetori i pesëdhjetë detyron. Shkrimet urbane festojnë Maj’68, por  ‘Komuna e Parisit’ nuk mungon. Gjatë protestave të punëtorëve hekurudhorë të 22 majit 2018, mund të lexojmë: “Maj’68 nuk na intereson, ne duam 1871-shin”. ‘Komuna e Parisit’ atëherë duket e mobilizuar për potencialin e saj dhe imagjinarën e saj kryengritëse, ato të vitit 1968 u shiheshin si më të butë. Në një farë mënyre, të thuash “ne duam 1871” do të thotë të thuash se “ne” jemi gati për një konfrontim të armatosur, i cili, për më tepër, qëndron mbi një imazh të rremë të ‘68, si trazirë e butë e disa borgjezëve të rinj, por ky është muhabet tjetër.

“Jelekët e verdhë” përmendën Revolucionin Francez shumë më tepër, nga i cili morën konceptin e librave të ankesave, sesa ‘Komunën e Parisit’. Sociologjia dhe kultura e tyre politike ndryshojnë nga ato të mobilizimeve të mëparshme shoqërore. Një referencë kryesore në lëvizjen e punëtorëve, ‘Komuna e Parisit’ mbetet shumë më pak e njohur, më pak e transmetuar ose më pak e rimarrë në kulturën popullore se Revolucioni Francez. Por shfaqja, nga Akti III (1 Dhjetor 2018), e grupeve autonome që sjellin dhe së shpejti ndajnë kulturën e tyre luftarake të shënuar nga 1871 mund ta shpjegojë paraqitjen e citateve të para më të mprehta. Me rastin e Aktit VI (22 Dhjetor 2018), në Montmartre, mbishkrimet u vendosën te këmbët e Bazilikës Sacré-Coeur: “Komuna e Parisit 1781/ Jelekët e verdhë 2018”. Më 12 janar 2019, një “1871, arsye e shkëlqyeshme për ta q…Macron” mbulon një gradh me dërrassa mbron dyqanet e bulevardeve të mëdha. “Komuna do të lulëzojë përsëri”, “Rroftë Komuna”, “Komuna mbetet”…: vepro pas veprimi (këto shkruhen shpesh në kaligrafi me anarkistin “A”), tekstet shumohen në rrugët e protestave. Ata më pas takohen përsëri gjatë lëvizjes kundër reformës së pensioneve, e cila fillon më 5 dhjetor 2019. Shohim, më 8 dhjetor, në bulevardin Magenta, një: “Le të fillojmë me grevën, le të përfundojmë me revolucionin. 1871-2019. Ne jemi këtu. JV” dhe, dy ditë më vonë, në bulevardin Raspail : ” Ne duam paratë, ndërsa presim Komunën “.

Të gjitha këto citate s’janë asgjë më shumë sesa thirrja e një emri dhe nuk janë treguese e asaj që lëvizjet e ndryshme dinë ose mendojnë për këtë episod. Megjithatë, ato dëshmojnë për faktin se “jelekët e verdhë” si kundërshtarë të reformës së pensioneve e dinë efektin – mobilizues ose provokues, sipas përfituesve – të vitit 1871. ‘Komuna e Parisit’ na del  më tepër si një sinonim, më i mishëruar, i ‘trazirës’, ‘revoltës’, ‘popullit të kryengritur’.

Ndoshta kriza sanitare do të prishë 150 vjetorin e ‘Komunës së Parisit’. Por mbishkrimet mbeten një nga repertorët e paktë të veprimit në dispozicion të një populli të mbyllur. Do të duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë na thonë muret. Në 14 korrikun e kaluar, në një fasadë në Parisin lindor, mund të lexonim: “150 vjet / Le ta marrim përsëri Komunën tonë / Ne nuk harrojmë”.